E merkure, 12.02.2025, 05:23 AM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Kopshti Zoologjik i partive politike

E marte, 25.06.2024, 05:56 PM


KOPSHTI ZOOLOGJIK

I PARTIVE POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Kopshte Zoologjike ndërtoi edhe Partia Komuniste, në sistemin komunist jugosllav, në Shkup. Kopsht Zoologjik, që unë asaj kohe, sa herë që vinte Babai në Shkup e vizitoja shpesh plotë gëzim. Edhe, gjatë Shkollës Normale “Zef  Lush Marku si nxënës, në Shkup. E, më vonë edhe me fëmijët e mi të vegjël me biberon në gojë, kur donim t’i ndajmë nga gjiri i nënës pas një viti. Edhe pse, vetë unë si fëmij kisha pi tambël te Nana ime deri në moshën nëntëvjeçare.

Sisot, më kujtohet ndarja nga gjiri i Nanës e cila një ditë kishte vendosur të më trembë me një leckë të zezë me të cilën e kishte futur në gji. Unë, atë ditë me kafshët shtëpiake që i ktheja nga kullosa e livadhit “Pukoshta”, ende pa e hapur portën dhe hyrë në lëmë, bërtita: -Nanë, dua sisë! Ajo, e hapi këmishën dhe m’u përgjigjë: -Sot, sisën e ka marrë buba. -Unë, bubën do ta vras me shkop! Dhe, me shkopin që e kisha në dorë e nxorra “bubën” nga gjiri i Nanës. Iu futa sisës si qengj. Tre muaj më vonë e lash vetë Tambëlin e Nanës, u dalldisa pas tambëlit të deleve.

E vizitoj edhe sot me mbesën Gonxhe dhe nipin Fisin, por jo si asaj kohe. Nuk e di, pse Sot: nuk më duken të lumtura këto kafshë të egëra dhe buta shtëpiake si dikur në sistemin komunist mes mureve dhe hekurave?! E, sidomos majmuni me biberonin e Asdrenit në gojë?!

Padashtas, mu kujtua, se sistemi komunist: vërtetë, kishte Kopshte zoologjike me kafshë të egëra dhe të buta shtëpiake, por jo si sot kopshte zoologjike biznesi me njerzë të burgosur brenda betonit nëpër palletet disakatëshe të partive politike në pushtet.

Pallate, që lindnin parqeve si këpurdhat pas shiut mes sëpatave politike, duke shkatërruar gjelbërimin me prerjen e pemëve. Nuk mbillet bar dhe lule, por mbeturina jashtë kontejnerve. Parqe, që i ndërtoi dhe lulëzoi sistemi komunist, e i sakatoi pamëshirë Neokomunizmi...



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora