Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Për ”hajër” qeveria me ‘’besë’’ politike
E merkure, 10.07.2024, 06:53 PM
PËR
”HAJËR” QEVERIA
ME
“BESË” POLITIKE
(Parashikim
i Ditës Nesërme. Shkrim, moti
i
pubilikuar në mrjetet e informaacionit).
NGA
KALOSH ÇELIKU
Ministri i tollumbave
Partiake
Amani, mos më thuani më
se ka besë në politikë. Shkaku, se: në Ditën e sotshme do t’i vjellë edhe
zorrët nga barku në këtë shkrim publicitik. Dudumi me shokë (“trim mbi trima”)
korri “fitore”, që nuk lanë parti politike pa iu ngjitur si rriqëra për rraçesh
(herdheve), duke filluar nga Partitë komuniste e neokomuniste: PPD, PDSH, BDI e
deri tek kjo e fundit, ”Ndryshime” me besë”?!
Kohën e fundit, e kanë parë veten ëndërr edhe në “Parajsë”, postin e Kryemistrit (?uku),
në Qeverin e Tollumbave “Shqiptaro - maqedonase”. Guximshëm dalin edhe si
deputetë shqiptar me “Din e Iman”.
Fatkeqësisht, kësaj
radhe: i ka hipur gomarit Nastradineca për Liri. Që, e heq vallen për në “fitore”
të “vëllazërim-bashkimit”, për kërpeshi nëpër “Bit-Pazar”. Donkishotët politik shqiptarë
me sançot e tyre shqiptar në ballë të popullit shqiptar, përmbrapa me nga një
Sanço Panço shqiptar, i dalldisin shokët e arratisur gjithë ditën e gjatë nëpër
protesta politike “paqësore" në
rrugë, çajtore me një kafe mbi tavolinë. Ose, çaj rusi kokë më kokë “muslimane”.
si atë pulën qafërjepur të nënkryeme dhe
arratisur të poetit për fëmijë tek vjersha e Rexhep Hoxhës, duke kakarrisur tra
më tra, që e ka bërë një ve, dhe e
çuditë gjithë “dynjanë”. Edhe, atë: jashtë kotecit Shtëpisë, në lëmë.
“Kryevepër historike”, ë?! E, tjetër hiç më, në kotec për Katundin. E,
përsëris, vetëm një ve, e tjetër hiç më për Katundin?!...
Rrufjanët, i rrenë
mendja se, duke ndejtur me “ vëllezërit” kokë më kokë me shqiptarët me
“besë” në xhami nëpër lokalet e Çarshisë
të Shkupit me çaj rusi dhe qebapë (qofte) te “Destani”, nëpër Kuvendet e
Qeverisë të përbashkët të “vëllazërim-bashkimit”, dhe me “vëllezërit” në
Qeveri, më në fund do t’ia mbushin mendjen Ali Ahmetit, që gjithë jetën
politike t’ua japë “probatimave” politik sa herë që do të jenë në zor për të
formuar Qeveri nga një kryeminisër teknefes, qoftë ai edhe shqiptar. Herë
Partisë të “Vojvodave”, e herë asaj Partisë Neokomuniste. “Vëllezër”, që sa
herë kur do ta humbin pushtetin, t’i shajnë shqiptarët më zi se shoqi ish komunsit,
dhe t’u fusin çotek sa herë ta ngrejnë para komunave flamurin shqiptar e
kërkojnë shkolla në gjuhën shqipe. Identike me atë thënien e popullit: E
kapërceva zallin, dhe ta shkërdhevsha kalin! Përçudi, shqiptarëve nuk u
përsëritet vetëm historia, po sot edhe politika “madhore” me kualicione
qeveritare me brekët partiake ende nëpër këmbët e partive politike të “vëllazëim-bashkimit”,
në Maqedoninë e Veriut.
Nuk u mjaftuan
shpërblimet e djeshme materiale komuniste e neokomuniste shtetërore, duke i shëtitur
“vëllezërit” nëpër ministri, kabinete e redaksi me poste politike, banesa të
shtetit “demokratik”, e as këto të
fundit: Çmime shtetërore të “vëllezërim-bashkimit” me pagëzime të
personaliteteve joshqiptar në arsim e letërsi, për ta varrosur “vëllazërim
bashkimin” me nderime në histori me “Din e Iman”, e kurora të luleve si
“heronjë pas lufte për liri” në varrezat e “dëshmorëve të vëllezërve” të
Njerkës. Kurorëzojnë, Trusaktët me përkrenaret e Sanço Panços shqiptarë në vend
të Kungullit Stambollit, një “hero” me kokën dhe trutë në legen, kur shumica e
shkrimtarëve shqiptar ikën nga kjo botë në heshtje edhe për bukën e gojës.
Malli, siç duket i ka marrë mjeranët politik të shëtisin deri
në varr me thesin komunist dhe
neokomunkst jugosllav me arna plot zarzavate partiake nëpër “Bit – Pazar” në rolin
e lypsit tek “Ura e Gurit”, me pajtonin e Nënës Parti. Përsëri, nëpër kabinete,
redaksi e poste politike të stolisur me lule - lale partizane dhe të shtyhen me
bërryla deri në vdekje si dikur në kohën e “artë” komuniste, se: kush ishte i pari i fisit shqiptar.
Partisë, komuniste. Sot, Neokomuniste?!.
Burri i botës, sot është
“Tru” i zgjedhur dhe publikuar shqiptar në mjetet e informcionit?! Prandaj,
edhe merr guximin t’i tregojë Ali Ahmetit dhe BDI -së. Edhe, VLEN -it, se:
ministrat i ka të dobët edhe në Qevrinë Neokomuniste, duhet sa më parë të
marrin masa qeveritare politike në
“vijën e zjarrit”, në këtë këtë farë “yrneku komunist” - tollumba turko-arabe
me shokë që ta shpëtojë Partinë e tij Politike “demokratike” nga “Përmbytja e
madhe” e reshjeve atmosforike me shi, stuhi, breshër dhe borë, në Pranverë.
Dhiareve tyre partiake
“strategjike-historike”. Shteg, ku unë nuk mund të hyj me trutë e tyre në “Bit –
Pazar”. Pavetëdije, se: ky “burrë” mejdani, pa brekë në bythë, është me qindra
kilometra larg Nënës, nënë nivelin moral e patriotik të kryengritësve shqiptar
nëpër shekuj. “Kryengritës, patriotik” politik e shkencor, që gjithë jetën deri
në vdekje e mbanin për dore DoktorZiun dhe “Akademikun”. Ose, siç them unë
shpeshëherë nëpër shkrimet e mia piblicistike: Kakademikun e shëtitur gati
nëpër të gjitha ambasadat jugosllave nëpër botë. E, sot, në strehimet e partive
shqiptaro -“maqedonase” ish jugosllave.
Përmëtepër, sot: Dudumi,
merret edhe me parashikimet e Motit Madh të Shqiptarëve për Ditën e Nesërme, në
Shqipëri. Sipas, fall - “xhervereshteve”:
të kafesë me çaj rusi nëpër “Bit – Pazar” me brekët ende nëpër këmbë, në Shkup.
Veç, që nuk e kam e shpallur veten edhe si
“profet” shqiptar. Tejkalojë
profetin a. as. az./ Muhamedin. Falëlxhorin
e fundit të shqiptarëve në YouTube me “Din e Iman:”.
Katundit në lagjen e shqpitarëve
dhe romëve, në Shkup. Krah për krahu me kopshtet
e saj dhe livadhe, pushtojmë “?airin” e Shkupin. Tejkalojë
Azreti Muhamedin a. s. si profeti i fundit i “muslimanëve" në profetizëm
me thirrjen: “Allahu Akber” në minare të xhamive Shqiptqare?!
Eshtrat e qenëve të
cofur rrugëve nëpër “Bit – Pazar” t’i
përziejnë në një enë me ujë, duke shuajtur thëngjinj të ndezur me dru lisi para
pacientëve shqiptar me xhinde turko-arabe. E dikur, sulmi - tretja e plumbit në
enë, në mesin e eshtrave. Hajmali, të na e varin përqafe ne, shqiptarëve. Trusakatët,
që nuk e dinë se pas Pranverës. Verës, vjen Vjeshta me brymë dhe Dimri Madh.
Bora e mbulon këmbekokë Katundin. Çatitë, vështirë e mbajnë barrën me borë mbi
shpinë mes këtij Dimri të Madh, që përditë na i hanë rrënjët (themelet),
krimbat dhe stinët e vitit. Oxhakët, mezi e përcjellin tymin mbi çati përmes
reve në qiell.
Shkurt, ky soj dudumi me
shokë e shoqe nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit i shetë mend Ali Ahmetit, edhe
popullit shqiptar: që, e ka djegur tambëli, dhe tashti i fryen edhe kosit?! Dhashtë,
Zoti nuk e djeg kosi i “vëllezërve” me “besë” Ali Ahmetin! Përpiqet,
fatkeqësisht me metoda neokomuniste dhe fetare me afate të skaduara përdorimi
politik - patroitik t’i afrojë “kuadro
të aftë shkencorë - artistik” - politk, nivelit të tij intelektual –
kryengritës, se këta të tanishmit: Nastradini me shokë e shoqe nuk mund t’i
dalin zot postit partiak të dhënë nga populli në Qeveri. Aqmëpak, Nastradinica me ferexhenë krahëve mbi gomarë.
Nuk është problemi im
artistik “politik” si shkrimtar, është i Ali Ahmetit?! Që, e ka samarin me arna
ende mbi shpinë edhe si opozitë. Punë tjetër është ajo se, ai: a, do të përpiqet
ta hudhë nga samari barrën nga shpina. Nastardin Hoxha, e ka me vite
Nastardinecën që i pri para gomarit për në pazar. Edhe, pretë t’i zbresë rrugës Nastradini, t’i
hipë në samarë. Kërcen, duar e këmbë t’i hipë në shpinë gomarit me samarë të
Nstradinit.
2.
-“Bagazhi politik - kulturor”
në “Shtëpinë
Publike”
Edhe, në vend të guarve
të “Mullirit Arapit” në fshatin Cërvicë të Kërçovës, kjo politikë “maqedonase”,
ende bluan krunde nateditë matanë Zallit
me ujin e Lumit të Zajazit, rrëzë “Çukës” në fushën e Cërvicës. Që, nuk e pijnë
dot më sot, as kafshët e Koperativës Bujqësore të Katundit Kërçovës. E, ku më
shqiptarët e sotshëm me dy-tri universitete.
Komunistët e Katundit,
mos them: dudumët e sotshëm, që “ngjiten” Sot rrugës për në “Baba Tomor”, e
rrejnë mendjen me këtë “bagazh politik - kulturor” politik në “Shtëpinë Publike", se: përsëri,
halldupët do të fitojnë ndonjë post politik partiak, ose, një torbë taxhi përqafe në Qeverinë e
“vëllazërim - baskimit”?! Ndonjëri: në redaksinë neokomuniste qafë për qafe me
“vëllezërit” e Njerkës Historike. Ose, ndonjë çmim letrar nga “probatimat” për
shkarravina patetike teknefese “artistike”. E rrejnë veten se, ndonjërin, nga
partizanët e Ali Ahmetit do ta marrin nën sjetulla si këshilltar partie
(kungull Stambolli), që ta mbjellë në të ardhemen nëpër Çarshi sojin e tij në
ndonjë arë pjellore me ferra. Park gjelbërimi qyteti, rrëzë Kalasë Dardane për
farë meleze me bythën në tokë e lënjët në “hava”. Përmëtepër, me këmbët dhe
trutë në legen. Ose, do ta mbajnë gjallë edhe në këtë ditë rreziku Shqiptarinë.
Trusakatët, që mezi i lëvizin këmbët dhe bythët e breshkës në Ardhmërinë
shqiptare, fusin kotnasikoti përditë si ferrë gërroce rrënjët e pykës të
shelgut shqiptar. Përmëtepër, harrojnë,
se: shkaku, i tyre duke u arratisur dje e të katraq nëpër poste partiake të
Partisë Komuniste, e Sot Neokomunsite. Sot për sot, nëpër parti “demokratike me besë”. Ne,
shqiptarët edhe sot e kësaj dite nuk mund të çojmë krye nga bërllogu jonë
shqiptar te Pragu i Derës madhe para Shtëpisë. Ose, të dalim në “selamet”, siç
thonë “vëllezërit muslimanë” në xhami këmbekrye në legen me katër minare para këmbëve të Hoxhës:
“ehamdurila”, në “Xhehnet”.
Rrufjanët, që gjatë “ndryshimeve”
demokratike kanë gëlltitur fonde “humanitare” marramendëse të shteteve
ndërkombëtare amerikane dhe turko - arabe në emër të popullit shqiptar. Edhe, Botërore,
të “pavrura humanitare”, e mësojnë Ali
Ahmetin se ku duhet të ikë për ta shpëtuar veten dhe shqiptarët, Dje: te Zaevi
apo te Gruevski?! Sot: te Mickovski, apo VLEN –i?! Burrin e Zajazit,
pasardhësin e kaçakëve të Zajazit. Që,
luftë bënë me shekuj: Herë me Krajl, e herë me Mbret. Kryengritësit, që i zbriti
nga malet me shokë në Shkup me automatik në krah e jo nga nëntoka antishqiptare
me thesin e parave të pista “hallall” në shpinë për t’i dalë zot, sot IRJ të
Maqedonisë “demokratike”?! Maqedonisë Veriut...
Moti e kam thënë nëpër
shkrimet e mia publicistike si shkrimtar, se: i keni përzierë përgjumshëm lëmsh
e li profesionet. Nuk e dimë, a jeni politikanë, apo “artistë”. Ose, hajdutë. Kriminelë. Rezultati, shihet që
në start (fillim): O shqiptarë, zgjohuni nga gjumi shekullor dimëror me klimë
polare! Dimër. Shi, stuhi, breshër... Rrufe... Dhe, Përmbytje...
Lesh Arapi i keni bërë
profesionet politike - artistike. Edhe, “politikën madhore”. Fenë e Allahut
(Zotit). Ditën, që ju do derdhni djersë në profesionin tuaj jetësor, dobi do të
ketë edhe kombi edhe Shteti Shqiptar. Partia e Ali Ahmetit (BDI), patjetër
kësaj radhe duhet të bëjë luftë edhe për një ministri në Qeverinë e “Vëllazërim
- bashkimit”: Ministrinë e Tollumbave (bombave) të Zaevit. Nuk kemi ndonjë
‘hajër” politik nga zanati i vjetër me të cilin, moti kohë shqiptarët dikur e
pushtuan Jugosllavinë komunsite me pastiçesri. Punë tjetër është ajo se, në
Ditën e sotshme “demokratike”, shqiptarët nuk kanë nevojë më për këtë Qeveri të
tollumbave të “vëllazërim-bashkimit jugosllav”. Qeveri të “bakllavave” turko - sllave.
Përmëtepër, kënaqin ëndërrat dhe aspiratat e tyre të partizanëve dje komunsit,
sot: neokoministë të asaj kohe të pangopur me pasuri dhe poste politike
Qeveritare, deri më sot në emër të popullit shqiptar.
Ehu, Nanën e Nanës: sa
trima të arratisur kishim pasur ne shqiptarët nëpër institucionet e dikurshme
komunsite edhe sot, neokominite, të harruar si “dëshmorë” të sotshëm
neokomunistë - “demokratik?! Dhe, nuk kishim ditur gjë për “vuajtjet dhe
heroizmat” e tyre për zgjidhjen e Çështjes Shqiptare?! “Flijimet” e tyre patritotike - artistike” në Qeverinë Komunsite,
as sot Neokomuniste të “vëllazërim-bashkimit”, nëpër kabinete e redaksi
komuniste me shekuj në shtetin e “përbashkët” (Klubin e tollumbave). Përçudi,
sot pas lufte (2001), të gjithë na dolën “komandantë lufte patriotë” me vetëm
një “Asker”, tollumba turko - arabe, qafë për qafe në sipërfaqe nëpër
institucionet e Shtetit të Ri Neokomunist, duke e “vrarë armikun” me tollumba
turko - arabe mu në lule të ballit për Atdheun.
Mëshirë, ju lutem në
emër të Krishtit dhe Muhamedit a. s. edhe kësaj radhe ua jepni një post politik
edhe “patriotëve” me “Din e Imaan” të partive politike shqiptare. “Flijimeve tyre
artistike” të arratisura komunsit, atë të halesë pas shtëpie! Që, ta mbyllin
gojën si ministra dhe zv/ minstra të Tollumbave në Qeveri! I kanë marrë të
gjitha shpërblimet e “vëllezërve” të Njerkës për së gjalli, le ta marrin edhe
nga një post partiaak të parafundit para vdekjes, Nuk e besoj se do t’i marrin
edhe pas vdekjes në varr. Kryeministrit të Tollumbave, në Qevrinë trusakate -
neokomuniste të partive politike maqedonase – shqiptare, krahë për karahu në pushtetin e “vëllazërim – bashkimit”.
Përfundimi, i “flijimit
artistik” politik, dihet: na pret këmbëkryq në sofër pas dere, “Vëllazërim -
Bashkimi”, ende jugosllav. Dhashtë Zoti, një ditë ia shohim “hajrin” në botën
tjetër me lule në “Xhehnet” mbi kokë?! Unë, si shkrimtar shqiptar, deri më sot nuk
ia pash “hajrin” dhe bëjë Luftë të hyjë në “Xhehnem”! Hë për hë, i kam të
mbyllura dyertë e “Xhehnetit”. Kutadi, unë. Ndoshta, nesër hepem krah më krah
për artistët Dyert e “Xhehnetit” (Parajsës). Prognoza artistike politike e “analitistëve”
të Klubit të tollumbave”, dhe hoxhallarëve të rrejshëm me kësulë - lecka për
kohën e varreve pasvdekjes. Heroizma patriotike, të cilat unë i hudhë këmbekrye
në hale pas Shtëpisë. Moti e kam paraparë prognozën klimatike për Ditën e
Nsërme. A, do të jetë me diell, mjegulla, shi, stuhi, breshër, rrufe... Ose, me
borë. Hënë Drapër. Apo, do të kemi Pranverë Shqiptrare?! Hënë të plotë mbi male.
Edhe në Shkup, nuk na
dolën të sakta prognozat parashikuese kohore për Ditën e Nesërme sipas kësaj
fallxheshe: ”turko - arabe mistike” me shokët e shoqet neokomunistë partizanë.
Prognozave klimatike parashikuese për Ditën e Nesërme. Përmëkeq, kësaj radhe trumbetuar
nateditë në mjetet e informacionit me trumbetat e Dexhallit (Arapit) nëpër “Bit-Pazar”,
nuk kemi parashikime të prognozave “klimatike atmosferike” për Ditën e Nesërme,
në Shkup.
Edhe, përçudi shpejt
kaloi Dimëri Madh me acarin e shkurtit, siç thotë populli shqiptar. Plakat e
marsit i presim te pragu i derës. Dhashtë Zoti, nuk na i ngri kusitë me tambël
nëpër stane! Dielli me rreze zbresë maleve. Pranvera Shqiptare. Erdhi, Vapa.
Vera, Nesër vjen
me vapë pas porte. Ftoi i Gjyshit mbi bunar, i mbjellur në Kopshtë për
Ditën e Nesërme, shpërtheu edhe kësaj Pranvere me degë e lule ftoi. Shkollarët me çantat në krah e lapsat në brez
u turrën drejtë shkollës, rrëzë “Çukës”. Dimër i Madh. Përsëri, na erdhi te Pragu
i Derës Madhe të Shtëpisë. Ose, siç thotë në një këngë legjendare, ai këngëtari
popullor kërçovar: Librat nën sjetull,
çantën në dorë... Shkaku, se: tekstet shkollore, Lektyrat shkollore i kanë
marrë t’i “lexojnë” dorë më dorë jo nxënësit, por partizanët e Nënës Parti të
arratisur në Ministrinë e Arsimit. Ato, vendosin pë vlerat artistike –
pedagogjike. E, nuk i kanë pasur çantat nën sjetulla, as në duar mbi banka në
klasë para mësueseve. Përgëzime!
Athua, edhe në Ditën e sotshme
“demokratike” me gjithë këto parti politike maqedonase dhe shqiptare, ende nuk
kemi parti politike shqipatare?! Këmbkrye, në legen: ende kërkojnë “armiqë
nacionalistë dhe irredentisë” të zbulojnë mes atyre faqeve të librave të
këndimit artistik të Rilindasëve tanë shqiptarë?! Ndodhë, ku ta di unë autori i
këtij shkrimi publicitik?!...
Dhe, Nesër vjen Dimri
Madh me borë e stuhi. Furtunë. Përplas me forcë derën e madhe pas porte për të
hyrë në Lëmë. Dhomën e gjumit. Baxhën me gjithë oxhakë mbi çati, na e ngri me
akull mbi ?ati. Stuhi, dhe furtunë.
Përplasje e dyerve, pasmesnate nga era. Nuk e di, o burra shqiptar: a, keni dru
për zjarr në Oxhak?! A, jeni të përgaditur për Dimër?!…
3. -Malli
më ka marrë në Shkup
për
kësulën e Bajram Currit
Dhe, kohën e lirë si
zakonisht e kaloj para këmbëve të Olimbisë tek “Ura e Gurit”, në “Bit- Pazar”,
në Shkup. “Ilaçet” e mia të përditshme i kam të domosdoshme si fëmijët tambëlin
e Nanës, gji që ua jep fëmijëve për luftë. Dhe, jo çajin e rusit. Po, pi raki
rrushi. Shkaku, se: për mua si shkrimtar, është “hallall”.
Punë tjetër është ajo,
se: çka thonë “musliamnët” e Nënës Parti se: Unë, qenkam “haram”?! Edhe, i kam
arratisur sytë mbi “Urën e Gurit”, matanë lumit Vardar. Asnjë kësulë të bardhë të Bajram
Currit, asnjë grua me veshje kombëtare shqiptare nuk kalon matanë Vardarit.
Përveçëse, disa çafkave të zeza këmberye me ferexhe të zeza hudhura krahëve.
Ndonjë korbi këmbëpërvjelur pa pupla me struken krahëve. Ose, sorre të të zezë,
në kohë, kur unë si nxënës i shkollës të mesme normale “Zef Lush Marku”, nuk i
shihja përditë në Shkup këto ferxhzeza edhe pa sy në kokë, mbuluar me shami të
zeza. Hë për hë, rrugës kalon Hojdodolja: leckat përmbi leckat e tyrectë zeza
hedhur krahëve mbi shpinë. Shajkaçat nën sjetulla. Shamizezat, ferexhetë turko
- arabe dorë për dore…
Vetëm, moti më ka marr
malli, nuk e do Zoti ta shoh si dikur një grua azgane me veshje kombëtare
shqiptare, matanë “Urës Gurit”. Vetmevete, them: O Imzot, ku humbën shqiptarët,
kaçakët e maleve në këto anë: Dervish Cara me kryengritësit shqiptar, që në
Perandorinë osmane e çliruan Shkupin (1884)?! Kaçakët e Ditës Djeshme?! Sot,
pasradhësit e tyre të historik të Dervish Carës?! Kaçakut, të maleve, Emin
Xhambazi (Çeliku), krahut djathtë të Dervish Caarës në Betejën e Katllanovës?!
Papritmas, dikur kalon
matanë “Urës Gurit” edhe Hoxha i Allahut
me kësulën - leckën e tij turko-arabe e mjekrën e cjapit qafërjepur. Mjekër, që
nuk e kanë pasur gjatë gjithë jetës nëpër beteja luftarake kundër turkut në
Kryengritjen e Dervish Carës, me Emin Kaçakun - Çeliku (Xhambazi). Dudumi, që
nateditë lutet në xhami, Turret si “musliman me Din e Iman” pa kokë me të katra
matanë “Urës Gurit” të Vardarit pas një posti politik. Hojdodolja nën këmbët e
Urës Gurit, veç më e ka nxjerrë “lulekaçen” nga dimijat me lulev- lale
“Xheneti”. I shkruan pizi Qytetit Shkupit, që sipas saj gjoja “vdes” para
këmbëve të Kalit të Aleksendrit të Maqedonisë?! E ngre zërin “artistik”
luftarak: Çarshinë e Shkupit Shqiptare, ua kanë lënë në duar bashibozukëve me
tespihe kuqezi nëpër duar, në xhami. Hoxhallarëve të rrejshëm dhe matrapazëve
partiak me gotat e çajit të rusit mbi tavolinë duke bërë “politikë madhore” për
shqiptari në Qeverinë me “besë”?!
Fatkeqësisht, Shkupi të
lë përshtypje, se: në këtë Qytet historik si dikur brez pas brezi jetojnë të
gjithë kombet dhe kombësitë, por jo edhe shqiptarët si popull shumicë në
Shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Popull, që sot duhet ta kenë në dorë dhe
udhëheqjen me Shtetin “maqedonas”. Ose, sipas deklaratave teknefese të
Kryeminstrit shqiptar, Edi Rama në takimin e tij me Kryetarin Ivanov kur
deklaroi: “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të
tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Haptas para syve të botës bën krahasimin e shumicës
shqiptare për të drejta të barabarta kombëtare me pakicën bullgare që jeton në
Shqipëri?! Edhe, në Maqedoninë e veriut. Gojën ua hapë partizanëve partiak
“maqedonas” të çirren rrugëve edhe para kamerave televizie se, populli nuk
votoi për platformë politike të importuar nga Shqipëria?!
Punemadhe, që Ali Ahmeti
zbriti nga malet në Qytet. E, më vonë hyri në një “çanak” (enë) me një Parti
Politike Neokoministe BDI, në Shkup (Qeveri me “besë”). Parti “shqiptare” që
është me vite në pushtet me “komandantët” e tij pas lufte
vetëm me një “Asker”. Edhe, ai: Komandant “Askeri” në Katund me shokët në
Qeveri, pushtet e poste partiake. Edhe, Maqedonia e Veriut zbriti nga Fusha.
Vallë, kush nuk e do
Shkupin Shqiptar?! Qytetin e shqiptarëve, që historikisht nëpër shekuj ka qenë
shqiptar, që nga koha Ilire: e Dervish Carës dhe krahut djathtë të tij
luftarak, Emin Çeliku (Xhambazi)?! Përveçëse, halldupëve “musliamanë”. “Shqiptarë”,
apo “maqedonasë” (“torbeshë”)?! Pakashumë, ka kjo rëndësi në Ditën e sotshme
historike. Nateditë çirren nëpër minare
të xhamive me flamurin turko - arab, kur e gjithë bota e di, se: Shkupi ka
qenë, është dhe do të jetë patjetër një ditë këmbekrye shqiptar! “Vilajet”
dikur pas pushtimitv turk “ehamdurila”, sot është Shtet Shqiptar i Derevish
Carës dhe Emin Çlikut (Xhambazi).
Fitorja e Vitit Madh
Historik: Unë mezi e kreva pushimin e merituar vjetor pas katër viteve mbi
libra në bibliotekë, dhe dhomën time me libra në Shkup, Prishtinë e Tiranë.
Edhe atë: falë djalit tim të Madh, dashamirësisë tij të letrave shqipe.
Kundërshtarët e mi publicistik - artistik, kur moti kohë këto “veprime patriotike” i kanë “kryer” në
IRJM -së, Kosvë, Mal të Zi, Shqipëri e Greqi. Ndoshta, edhe në Çamëri?! Sot, në
Maqedoninë e Veriut.
Tashti, jam ballë për
ballë me ju si lexuesë besnik i ulur këmbëkryq në Sofrën Shqiptare, dhe mjetet
e informacionit. Po, nuk më pëlqen pasqyra historike që e keni vënë si
politikanë të dalldisur mbi “Urën e Gurit”, në Shkup. Debatet e juaja “politike
- artistike”, kotnasikoti në mjetet e infromacionit me theshetheme “kodër pas
bregu”. Nuk e di pse, kur e pyes në pasqyrë Veten, kush është më i bukuri në
këtë botë?!
E ajo, më përgjigjet:
Dje, Zaevi. Sot: Mickovski. Nesër, Gruevski?! E. unë, i arratisuri mes librave
në bibliotekë, pres me ditë, javë, muaj,
vite e shekuj të më përgjigjet Shqiptari. Kryeminstri legjendar i Shtetit të
“përbashkët” të “vëllazërim - bashkimit”. Ose, Ali Ahmeti. Pse, jo: edhe Menduh
Thaçi?! Ose, Zijadin Sela si viktimë e kësaj politike “maqedono – shqiptare”?! Nesër,
kutadi unë edhe, sulltani ndonjë turk “ehamdurila” me këmbët dhe trutë në
legen.
Punemadhe, nëse më
përgjigjet edhe, Menduh Thaçi. Realitet, që sot nuk e përtyp dot lapsi im
kryengritës, që e ka shaluar atin moti kohë me të katra nëpër “Bit-Pazar”.
Pasqyrë, fundekrye e rrejshme: Nateditë, që na trumbeton me vite një gjysëm
Teatri Shqiptar. Dhe, një Teatër të fëmijëve melez, në të cilën mund ta gjejsh
“vëllazërim - bashkimin”, po jo edhe shfaqje të fëmijëve shqiptar. Institucione
kulturore në të cilën e përurojnë veten trusakatët, eksponentë skelet të
“vëllazërim-bashkimit” me pak shpirt me vlera të “arrira kulturore” kombëtare.
Zhurmë e dalldisur kulturore në Shkup, që lakmi sot do t’ia kishte edhe Partia
e dikurshme Komuniste.
Dhe, më në
fund: Për”hajër”
Qeveria me
“besë” politike
Klubi i tollumbave me
skenografi turoko-arabe-sllave, gati të gjithë shqiptarët e dinë anë e mbanë
Atdheut, se: ka prodhuar me shumicë e pakicë me thasë, politikanë “artistë” të
partive politike në Qevrinë me “besë: spiunë, politikanë të arratisur, deputetë
të popullit e ministra me këmbët dhe trutë në legen…
Pse, të mos prodhojë
sot, edhe një Qeveri me “besë” të tollumbave?! Duartrokitje, Qeveri me “besë”
të tollumbave.?! Gazetarë, hoxhallarë dhe analistë politik, që sot për sot i
kemi me bollëk edhe ne shqiptarët me thasë arnë përmbi arnë (me përjashtim të
një pakice të cilët numrohen në gishta). Hë për hë, që nuk mund të zënë vende
pune as në hale, pas shtëpie mbuluar me hithëra, dhe non - stop marrin guximin
të dërdëllisin jerm nateditë me orë të tëra mbi gotat e çajit të rusit mbi
tavolinë me këmbët dhe trutë në legen. Dudumë shqiptarë teknefesë, që e “duan”
këtë Qeveri “demokratike” të “Vëllazërim - bashkimit”. Vite me radhë humbin
kohë për “Shkupin 2014”. E, në realitet kurrë nuk e peysin veten si “gazetarë e
analistë” shqiptarë: Çka kanë bërë ato për një Ditë të Nesërme?!
Tekefundit, nëpër
çajtore e mjetet e informacionit kokë më kokë, kur i “analizojnë” këto tema të
“nxehta” politike me “vëllezërit” në emër të politikës, arsimit dhe kulturës
shqiptare, që Rilindasit shqiptar dje e zbritën nga malet në fushë me penë e
pushkë, Sot: këto dudumë me “besë” dhe ferexhezeza e shtijnë të gjallë në varr.
Fundi - fundit, së paku: Sot, në këtë kohë Rreziku të paguajnë një kafe për
shqiptarët.
Dudumë me “besë”, për të
njëmijtën herë e them, dhe e përsëris në shkrimet e mia publicistike: Përpara,
se: të pastroni oborrin e “vëllezërve” me ferra, pastroni oborrin tuaj me
hithëra te pragu i Derës Madhe të Shtëpisë me hithëra. Pragun, që me vite e ka
mbuluar këmbekokë bërlloku shqiptar! Rreziku, që na troket pas porte!
Pajtohem: Gomarit, i
zbriti Nastradini me 60 kg. mbi shpinë, sot me ndihmën e Partisë Politike BDI i
hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Nuk e di, për të satën herë duhet ta
përsërisë anekdotën antologjike të popullit shqiptar: Nastradinin dhe Nastradinicën.
Që, Nastradini i ka hipur gomarit dhe e tërheq për kërpeshi Nastradineca me
ferexhenë hedhur krahëve për në pazarin e Kërçovës. Rrugës e takojnë kalimtarët
e rastit dhe e përshëndesin pazarxhiun e lumtur mbi gomar: O, Nastradin, zbriti
pak gomarit, le t’i hipë edhe Nastradineca! Tjetri, pas disa kilomtrave rruge:
o Nastardin, a nuk e sheh se e cofe gomarin?!
O burrë, zbriti më nga shpina, le t’i hipë pak edhe Nastradineca mbi
samarë!
Dhe, rrugës pas “Çuke”
përmes fushës, (dhiare që im Atë, gjithë jetën nateditë e kalonte me armë në
brez e dorë), një tjetër pazarxhi po me të njëjtën porosi e ndalë në rrugë Nstradin
Hoxhën: O, Nstradin, zbriti pak gomarit! Nastradin Hoxhës, më që i vjen shpirti tek hunda, nga këto pyetje
banale, i përgjigjet pazarxhiut tyme - falakë: O burrë mejdani, nuk e cofë unë
gomarin me 60 kg. mbi shpinë, po nëse i hipë Nastradineca me 120 kg. mbi samarë
do ta cofë rrugës për në pazar, fusi në varr me gjithë samarë.
Parashikimi Ditës Nesërme.
Edhe, Sot: për ”hajër” na qoftë Qeveria me “besë”!...
Kalosh Çeliku
01/07/2024