E diele, 03.11.2024, 05:23 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Unë e dua armikun dhe jo ''mikun'

E premte, 03.05.2024, 06:56 PM


UNË E DUA ARMIKUN

DHE JO “MIKUN”

NGA KALOSH ÇELIKU

Përsëgjalli, e kam dashur armikun historik. Dhe, jo “vëllezërit” pushtues serb dhe turq. “Mikun”, i cili ditën më ka lëvduar para syve, dhe natën më ka spiunuar edhe me shpifje në polici si “armik” i shtetiti të “përbashkët”. Ose, mesdite ma ka djegur shtëpinë. Para agimit, e ka djegur edhe “xhipin” dritereve të banesës, në lagjen “?air” të Shkupit. Mesdite, më ka sulmuar fizikisht mes kalimtarëve në Shkup. Punë tjetër është ajo, se: ai nuk më ka dashur mua si “armik”, por i ka dashur “miqtë” e mi besnik?! Shumë lirë, që për pak para më kanë shitur, për një vend pune, ose një post partiak në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit”.

Shkaku, se: armiku im deri më Sot, përsëgjalli nuk më ka blerë me pak para, as vende pune, as edhe me poste partiake. Aqmëpak, më ka dashur dhe lëvduar para syve si shkrimtar shqiptar. Por, më ka përndjekur këmbakëbës Dje, edhe Sot: me “miqtë” e mi besnik përsëgjalli si shkrimtar shqiptar, edhe SotekësajDite. E, “miku” im besnik me “besë”, më ka shitur edhe pa para. Nuk e besoj, se: do të më blejnë me para, dhe poste partiake, edhe pas  vdekjes.

Fatkeqësi familjare dhe kombëtare, është: kur sot, mu si Dje të delë si “mik”, edhe ndonjëri i gjakut të familjes. Fis, të cilin e ke përkrahur me vende pune, dhe poste partiake. Prandaj, edhe falë tyre si “miqë” besnik, në Luftën me Penë, jam ende gjallë si shkrimtar në Shkup.

Nateditë, me poezi erotike nën Rrap. Herë pas here, edhe matanë “Urës Gurit”, te “Parku i Grave”, nën dëllinjat e dikurshme djaloshare, Sot: të rritura Pisha.

Faleminderit, armikut. Që, pa ndihmën e tij nuk do t’i kisha shkruar gjithë këto libra. Jo. “mikut”, që nateditë më ka spiunuar në polici...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora