Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lufta për pushtet, poste dhe pasuri
E enjte, 25.04.2024, 07:58 PM
LUFTA
PËR PUSHTET
POSTE
DHE PASURI
NGA
KALOSH ÇELIKU
E
kam thënë, herët nëpër shkrimet e mia publicistike paralajmëruese për Ditën i
Nesërme, se: Partitë politike maqedonase dhe shqiptare bëjnë luftë për
pëushtet, pasuri personale dhe familjare. Aspak për popullin. Aqmëpak, për
Maqedoninë e Veriut. Nuk ka besë në politikë! Përveçse, mashtrime, hajdutëri,
tradhëti dhe vrasje.
Republikën
e Maqedonisë, pas Luftës Dytë Botërore e lindën shqiptarët. Edhe, gjatë
sistemit komunist jugosllav e mbajtën në jetë shqiptarët. Poashtu, edhe gjatë
“ndryshimeve” demokratike, ende e mbajnë gjallë shqiptarët si Maqedonia e
Veriut. Luftë politike bëjnë për ta përcjellun edhe në Bashkimin Evropian.
Punë
tjetër është ajo, se: shqiptarët nuk kanë ditur gjatë këtyre viteve të bëjnë
politikë madhore, por janë marrë me veten për pushtet dhe pasuri. Fatkeqsisht,
populli ka qenë mbi nivelin e politikanëve. E ata gjithë këtyre viteve janë
marrë me kopilat e tyre politik, që i pollën vetë pasmesnate, dhe na i lanë pas
porte. Edhe, pse: ua dinim Nënën, por jo edhe Babën. Ende, nuk e tejkaluan me
politikë Arben Xhaferin.
Zgjedhjet
presidenciale të vitit 2024 në Maqedoninë e Veriut, sot si dukuri dhe sëmundje
kancerioze politike na e nxorri në sipërfaqe Vdekjen klinike të Maqedonisë
Veriut. Shqiptarët, dolën në konkurencë për president me dy kandidatë
shqiptarë. Edhe, atë: këto poste partiake u përpoqën t’i marrin përmes
“iftareve” të “Bajramit”. Pavetëdije, se: Politika dhe Feja, nuk futen bashkë
në një thes me arna. Rrugë u hapën partive politike maqedonase, që në raundin e
dytë të shkojnë me dy kandidatë maqedonas për president. Përmëkeq, që gjatë
gjithë fushatës parazgjedhore e dalldisën popullin shqiptar me “president
shqiptar”.
Fushatave
të tyre parazgjedhore me “Ndryshime”: BDI -në ta përcjellim në pension. Nuk
përcillet BDI me këto politikanë të dalldisur dhe arratisur në opozitë. Kopila,
që i polli vetë në pushtet, duke i shëtitur si minstra, drejtorë dhe kryetarë
të komunave shqiptare. Parashikim i gabuar politik. Që, e dëshmoi edhe
deklarata skandaloze e Bilall Kasamit (kryetar i Partisë Politike “BESA” para
kamerave televizive. Politikani, i sojit të këtillë duhet të ikë sa më parë nga
politika shqiptare. Shkaku, se: nuk është politikan, nuk ka haber nga politika.
Dhe,
hapi rrugë një gjaku të ri të politikanëve shqiptarë...