E merkure, 30.04.2025, 06:36 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Tre burra që e kapën mashën e skuqur

E merkure, 01.05.2024, 07:55 PM


TRE BURRA QË E KAPËN

MASHËN E SKUQUR

NGA KALOSH ÇELIKU

Po, ata janë Tre burra shqiptarë (kryetarë)! Që: gjatë ndryshimeve demokratike e kapën me dorë mashën e nxehtë të skuqur në Maqedoni: Nevzat Halili (PPD), Arben Xhaferi (PDSH) dhe Ali Ahmeti (BDI). Edhe, atë: kur si popull shqiptar zjarr na digjeshte mbi krye. E rrokën me të dyja duart mashën e nxehtë të skuqur flakë. Dhe, dolën në dyluftime me armikun historik shekullor. E ringjallën të parët me mitingje patriotike, dhe flamurin kuqezi shqiptar sheshin “Makedonija”, në Shkup. Kryeqytet, i rrethuar nga të katër anët me katunde shqiptare malor të Shkupit Historik, nga ku zbrisinin malësorët grupe -  grupe në Kryeqytet për Liri.

Fatkeqësisht, nuk kishin përkrahu me vete edhe gra besnike kryengritëse, si: Shotë Galica dhe Sulltanë Qafa. Tjerët politikanë, që erdhën pas tyre me poste partiake, mashën e gjetën të ftohtë akull, larg zjarrit dhe flakës. Burrat, dhe gratë tjera ishin vetëm viktima politike, që u turreshin përmbrapa politikanëve, posteve partiake dhe pasurisë. Politikanë, të dalldisur pas tyre me sejmenë përmbrapa. Dhe, ranë “dëshmorë” për Liri.

Gomarit Sot, më mirë le t’i hipë Nastradin Hoxha me 60 kg. në shpinë, sesa: Nastradinica me 120 kg. mbi samarë rrugës për në “Bit – Pazar”, në Shkup...



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx