E marte, 08.10.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Boza e burrave

E shtune, 23.03.2024, 08:58 PM


BOZA E BURRAVE

NGA KALOSH ÇELIKU

Papritmas, nën Rrap me ftesën e një mikut tim disa vjeçarë me prejardhje nga Kërçova, që kur jam kthyer nga Prishtina në Shkup viteve ’80 -ta, Asan Purellku, u ula nën Rrap. E dija edhe tavolinën, ku ai shpeshëherë uleshte për një kafe me miqë ta kalojë ditën. Dhe, jo Natën.

Përçudi, edhe pse u dëgjuam përmes telefonot celular, unë te “Parku i Grave”, përkarshi Kuvendit të Maqedonisë Veriut me një birrë gjermane mbi tavolinë, e ai nën Rrap, në “Bit – Pazar”.  E lamë takimin nën Rrap. Erdha, po nuk e gjeta në vendin e takimit, nën Rrap.

Edhe, e mora me telefon:

-Xha, erdha, ku je?

-Jam, brenda lokalit, shkaku muajit të ”Ramazanit”. Tashti, pasi paske ardhë ti, do të dalim edhe jashtë me shokë përmejdani, nën Rrap. Dihet, jo atje nën Rrap ku rri ti me pije e degë mbi kokë “hallall”. Ne, do të ulemi nën Rrap me çaj rusi, Ose kafe turke “haram”.

E mora me mend, muaji “Ramazanit” i kishte mbyllë me Dry shqiptarët brenda mureve të shtëpive. Edhe, Botës.  Mos them, i kishte ndarë edhe nga gratë e tyre besnike. Miqtë. Nuk, ka problem i thash. Unë, do t’ju pres jashtë, në oborr. Erdhi me dy miq të cilët edhe unë i njihja nga Shkolla e Mesme Normale “Zef Lush Marku” në Shkup, dhe viteve të studimeve në Prishtinë. Edhe, u dalldisëm pas kujtimeve djaloshare të asaj kohe.

Papritmas, erdhi edhe kamarieri. Urdhëroni: ?ka do të pini? E pyes, çka keni në tryezë?

-?aj rusi, kafe turke.

-Jo, i përgjigjem. Nuk pi “haram”.

- E çka pi ti zotëri?

- Raki rrushi “hallall”!

-Jo, nuk kemi.

-Atëherë, ma sillni një kafe ekspreso!

- Si e doni, të shkurtër, apo të gjatë?

Ore, kamarier: kafeja e ka masën e vet, filgjanin. Nuk ka kafe të shkurtër, dhe të gjatë. I biri me kët gjest artistik e tejkaloi Babain e maleve me pushkë. Sot: me Penë. Pasardhësin e Bektashinjëve, që e çliruan Shkupin nga Perandoria osmane me Kryengritjen e Dervish Carës (1983 -1984). Krahut djathtë me pushkë të Dervish Carës, Emin Xhambazi (Çeliku).

Padashtas, gjatë atyre kujtimeve mu kujtua Pastiçeria e vetme asaj kohe e Xha Muratit, në Kërçovë. Që, si fëmij, sa herë Babai e ngarkonte qerren me thasë plotë grurë herët në mëngjes, ende pa dalë drita më merrte me vete edhe mua te mulliri elektrik pa ujë i Kërçovës në periferi të qytetit ta bluaj grurin miell për nevojat e familjes ta kalojmë Dimrin e Madh. Dhe, pasi i lente aty thasët me grurë për t’i bluar miell për familjen, këthenim te pastiçeria e Xha Muratit me tollumba e shkopinj me sheqera të larmë me kërrabë. Dihet, ku ta di unë: asaj kohe si fëmij, i adhuroja shumë tollumbat e Xha Muratit. E, Babai bozën e burrave.

Xha Murati, posa e pa Babain erdhi te tavolina. Dhe, pasi u përshëndetën, e  pyeti: Minçe, (emri përgëledhës Emin i Babait), urdhëroni!

-Vogëlushit, tri tollumba dhe një limunadë! U krye puna, iu përgjigjë Xha Murati. E, ti Minçe: a, do bozë të burrave, apo të grave?

Xha Murati, ishte tregtar dhe profesionist në zanatin e tij jetësor të përditshëm. E dinte si ta shesë zanatin e tij në Kërçovë. Jo, si Sot: politikanët tanë me brekët ende nëpër këmbë. Që, lëmsh i kanë bërë profesionet: me qerre kemi profesorë, doktorë shkence, dhe magjistra me tituj shkncorë. E, nuk kemi barinj dhe bujqër për dhentë e nënkryeme fudhave dhe maleve, arat e palëruara mbuluar me ferra. Zanatçinjë. Nxënës, dhe studentë për ato shkolla dhe universitete, që mezi i hapëm edhe me gjak gjatë sistemit komunist, dhe ende i mbajmë gjallë në “demokraci”.

-Jo, iu përgjigjë shkurt Babai. Për mua, bozë të burrave!

Fatkeqësisht, Sot: Bozën e grave e pinë politikanët e Partive Politike Shqiptare. Sidomos, gjatë këtyre fushatave parazgjedhore (2024).

Dhe, jo Bozën e Burrave...

(Nga Libri: PËRTEJ DITËS NESËRME (publicistikë letrare), që së shpejti pritet të dalë këto ditë, në Dritë)...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora