Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Xhadia
E diele, 11.02.2024, 08:55 PM
XHADIA* KOPILAT
NA
I LA PAS PORTE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Kopilave
politik, që mesdite na i polli Xhadia, dhe pasmesnate na i la pas porte lurekë,
ua dimë si shqiptarë Nënën, edhe Babën. Xhadisë (kurvës), i ka hije të shkojë
burrë më burrë, por jo edhe politikanëve parti më parti. Përderisa, sot:
kryetarit të ASH Arben Taravrit i lanë një plumb automatiku 7.62 para shtëpisë.
“Fitore” për karrierë politike në pushtet për pasuri personale, familjare dhe
politike. Shqiptarëve, duke na i lënë natën kopilat e Xhadisë lurekë pas porte.
Gjoja , se: bëjnë “ndryshime në politikë”?! Ndryshime politike, nuk bëhet me
këmbët dhe trutë në legen. Edhe, pse: ende, nuk ndodhë Lufta e Tretë Botërore.
Kutadi, Unë: Nesër?! Pamarrë parsysh, se: shqiptarët, ende kanë probleme me
vetëveten, dhe Mitrovicën e Veriut. Partitë politike shqiptare, me Republikën e
pavarura të Kosovës. Jo, me armikun historik shekullor brez pas brezi.
Përmëkeq, edhe me Shqipërinë.
Shqiptarët,
Sot: e dinë se kush ua la kopilat pas porte. Kryetari ASH -ës, nuk e di kush ia
la plumbin para shtëpisë?! Vetë ai si politikan për karrierë politike, dhe
përfitime pasurie personale, familjare: simpatizuesit e tij besnik, “miqtë” e
kualicionit për “ndryshime”, apo kundërshtarët politik?! E pret, zbulimin e
policisë në shtetin e “përbashkët” para zgjedhjeve të ardhshme politike
parazgjerore 08 majin e vitit 2024, në pushtetin e “ vëllazërim-bashkimit”?!
Fatkeqësia,
posa, vijnë në pushtet me votat e shqiptarëve, i zë gjumi nëpër kabinetet e
Qeverisë me vite në shtetin e “përbashkët”. Kohën e fundit edhe me “besë”.
Edhe, pa besë me këmbët dhe trutë në legen. Dhe, sa herë zgjohen nga gjumi
dimëror para fushatave parazgjedhore flasin përgjumshëm jerm, dhe mbyten si
qentë e tërbuar me ëndërra partiake pas torbës me taxhi përqafe, dhe një kocke
ashti hudhur nga Xhadia për dritarje në rrugë pas posteve politike partiake me
gojën plotë “patriotizëm”, në emër të popullit shqiptar për “Shqipëri Etnike”?!
Mirë
është, Sot: ta mbyllin gojën! Nuk e them bythën e rehatuar nëpër kulltuqe
qeveritare, dhe provokimet e tyre politike antishqiptare! Veprimet “patriotike”
atdhetare shqiptare! Mundësisht, të gjejnë një rrugë tjetër politike (dhiare
malore) patriotike për te rrëmbimi i posteteve plolitike dhe pasurive
personale, familjare dhe partiake. Nëse, ju si politikanë ende jeni në gjumë,
populli shqiptar: nuk është në gjumë. Ëndërrat, i sheh i zgjuar syhapur Ditën e
Sotshmme. Edhe, Ditën e Nesërme.
Prandaj,
gjatë këtyre fushatave parazgjedhore lokale
dhe predistencile gjatë muajit maj me dt. 08. 2024 për “ndryshime” dhe
për fitore “madhore” në pushtet lokale dhe presedintciale për pushtet, Urime!
Nëse, nuk e përdorni përsëri hujin e vjetër politik me “Allahu Akber” në
minaret e xhamive me gjysmëhënë minareve të xhamive shqiptare, luftë për poste
politike dhe pasuri. E, jo për Ringjalljen e popullit shqiptar, thyeni qafën të
gjitha partitë politike bythekrye në “Përrua - Thanë” te “Guri Hysenit”, mes
dardhave gorrice te “Jasakët e Tikeve”. Nuk, e dini ku është “Guri i Hysenit”
të cilat i shartonte Plaku Xha Deralla me sharrë në krah dardhat gorrice Verë e
Dimër!
Ditën
e Nesërme, kur ju si politikanë të arratisur dhe dalldisur me brekët nëpër
këmbë mes dëllinjave, nën mrizet e dardhave gorrice, nuk do ta mbillnit as një
dardhë gorrice! “Besë”, nuk ka në politikë. As “Din e Iman”.
Thirrje,
popullit shqiptar ende në Atdhe, dhe nëpër Botë: Përderisa, Partitë politike
nuk janë bashkë për veprimet e tyre politike shqiptare, përinatë, dilni vetë në
votime! Veprimet e tyre politike të papërgjeshme, i dënoni me votën e juaj
demokratike! Shkaku, se: ju si popull, jeni pronarë të këtyre Trojeve Etnike!
Edhe, pse jeni të shpërndarë nëpër botë si “Kashta e Kumbarës”. Dhe, kësaj
radhe në këtë shtet të “përbashkët demokratik”, nuk e keni as Vendlindjen e
stërgjyshërve juaj me shekuj. Mos votoni për parti politike me “besë” e pa besë
Ditën e Sotshme, por për individë atdhetarë (personalitete)! Dhe, mos u jepni
asnjë votë partive politike të “ vëllazërim-bashkimit” të dalldisura dhe
arratisura pas pushtetit: posteve partiake, pasurisë personale dhe familjare!
Nuk e meritojnë në kuti, as një votë si politikanë.
Aqmëpak,
partive politike shqiptare me “besë” dhe pabesë, që sot dalin në fushëbetejë me
llogon: “ndryshime” për pushtet, pasuri parsonale, familjare dhe poste politike
- partiake! Sot, kur zjarr na digjet mbi krye, ku ka besë në politikë?!...
1. Grua llafazane,
grindavece, kurvë dhe tradhtare.