Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Përtej ditës së nesërme
E diele, 21.01.2024, 07:54 PM
PËRTEJ DITËS NESËRME
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po. Rrufjanët e Djeshëm të sistemit komunist jugosllav,
Sot: ende, i kemi bythekrye te partitë politike shqiptare me pakicë dhe shumicë
në “Bit-Pazar” të Shkupit Historik. Që, deri Dje ishin me identitet turk, serb,
ose “maqedonas”. Kutadi, Unë: Nesër, edhe rom?! Sot, na dalin në sipërfaqe, me
këmbëngulje si “patriotë shqiptarë”, dhe kërkojnë Shqipëri Etnike?! Nuk shiten
shtrenjtë. Përçudi, i keni edhe pa para, në “Bit-Pazar”, Shkup.
Amani, me budallakitë e juaja shqiptare “patriotike”! Mos
e them edhe në Republikën e Kosovës, Mal të Zi, dhe Shqipëri! Aqmëpak, edhe me
arratisje si popull nëpër Botë! Dasmat familjare politike të mbuluara me franga
ari përqafe, në ahengjet familjare. A, kanë fund këto dasma të dalldisura
shqiptare mes dy nuseve me franga ari përqafe, edhe një këgëtare “tallava” së
paku në vitin 2024?! Apo, ende e vazhdoni nëpërkëmbjen e dasmave tradicionale shqiptare
me imitime turko - arabe me tri dajre, dy cingana, dhe dy lodra “maxhupe” qafë
për qafe për në “Liri”. E, si popull shqiptar ende jeni, dhe vdisni pa brekë në
bythë?! Cila Hojdodole* Sot, heq valle, duke hedhur shaminë pas shpine
(bythëve), në Shkupin Historik të Dervish Carës me franga ari në gara festive me
vite në dasëm, dhe ka më së shumti franga ari varur përqafe?! Edhe, Sot krah
përkahu me “vëllezërit” jugosllavë. Ditën e Sotshme: politikanët, analistët
politik, intelektualët, shkrimtarët, apo gazetarët pa asnjë varg në letërsi. Libër,
nuk kanë në shtëpi?! E, vendosin për vlerat e krjimtarisë Shqiptare Ditën e
Nesëme?!...
E, fare pak, në Ditën e Sotshme merreni me Shtëpinë. Familjen,
Shqipërinë Etnike. Fëmijët, t’i përkundni në djepa me ninulla shqiptare,
përcillni si nëna në shkollë mes librave. Lektyrave shkollore me vite, si dikur
në kohën e Ministrit shqiptar Ernest Koliqi. Burrat, t’i mbani në Shtëpi, mos,
ju ikin natën nëpër Shtëpi Publike.
Moti kohë e kam thënë në shkrimet e mia publicistike, dhe
Libra si shkrimtar parashikues, për Ditën e Nesërme, se: ne, shqiptarëve serbët
edhe pa Gjermaninë do na bëjnë, përsëri “Shqipëri të Madhe”?! Edhe, pse
shqiptarët, nuk e duan “Shqipërinë e Madhe”.
Edhe, Ditën e Nesërme Shqiptare?! Pse: nuk e kam dashur asaj
kohe “Shqipërinë e Madhe” pa duar e këmbë. Nuk e dua, as Sot pa Kokë. Shkaku,
se: e kam dashur Shqipërinë Etnike këmbekokë. Ende, nuk e di në Ditën e Sotshme:
a, duam si popull shqiptar “Shqipëri të Madhe”, Etnike, apo Natyrale?!...
Në shkrimet e mia puplicistike e kam fshikulluar me Penë përmes
humorit dhe satirës politikën jogosllave komuniste për këndjellje, të zgjohet
nga gjumi. Edhe, atë “demokratike” shqiptare të “vëllazëtim- bashkimit”. Sot,
Neokomuniste me brekët nëpër këmbë.
Kutadi, Unë: ndoshta, edhe do ta vazhdoj përsëgjalli Ditën
e Nesërme?! Djemtë tanë, që gjatë sistemit komunistë jugosllav, i lindëm si djemë
dhe cuca me gra serbe. Edhe, pse: kishim gra besnike në shtëpi, Katunde dhe Qytete. Edhe, gratë tona
shqiptare me të cilat kishim dhe fëmijë. E ndoqëm rrugën dhe thënjen e
Muahamedit a. s. se: “muslimani mirë”, duhet t’i ketë më së paku në shtëpi edhe
shtatë gra. Hoxha i Prishtinës sharroi dërrasa shelgu në xhami para “xhematit”
me ligjërata, dhe trungje lisi të kalbur pa rrënjë me degë të thata e pa gjethe
të gjelbërtë mesdite për t’i hudhur në Oxhak, zjarr e flakë: si cungje shelgu ditëve
të Dimrit Madh. Edhe, para “xhematit” për një “burrë” e shtoi numrin e grave?!
Pasardhësi i Muhamedit.a. s.: Hoxha i Prishtinës, e “tejkaloi”
Muhamedin. a. s. “Muslimani duhet t’i
ketë edhe 97 gra në atë jetë në “Xhenet”?! Nuk ka problem kjo thënje e Hoxhës
Prishtinës. “Burri” mirë, po të ketë mundësi t’i mbajë këto gra me shtëpi dhe
fëmijë. Muhamedi a, s. i ka pasur kushtet ekonomike për t’i mbajtur gjallë shtatë
gra. Mos, e them edhe për gratë tjera
jashtë martese. E ka pasur pas vetes Hatixhen tregtare. Edhe, i
përcillte në luftë burrat e tyre me gratë e bukura, që pas rënjes tyre në
fushëbetejë, ua rrëmbente në “mbrojtje humanitare”. Por, nuk e di ky Hoxha i
Prishtinës, a do të mund t’i mbajë gjallë 97 gra me një Haxhuxhe në Shtëpi?!
Cilën grua pas vetes e ka Hoxha i Prishtinës për në “Xhenet”?!
Shkrimtarët shqiptar, nuk e di cilën grua besnike e kanë
pas vetes në shtëpi, ose jetë?! Përveçse, Balzaku që e pati Hanskën?! Sot, nuk
është gjallë Balzaku, as Hanska pasanike që e përcolli në Parajsë. Grua, e cila
ende nuk ka lindur në Botën shqiptare.?! Nuk, ka problem: le t’i kenë shqiptarët
“muslimanë” edhe sa më shumë gra në këtë jetë , dhe atë jetë në ”xhenet”, por
le t’u dalin zot në Jetën e Sotshme. Nuk e them për Ditën e Nesërme.
Aspak, nuk mirren
me përrallat e RTV “ shqiptarë në Shkup. Muhamedi, a.s. të gjithave
grave tija u siguroi shtëpia, dhe kushte materiale jetësore. Cila Grua shqiptare
i siguroi një Shkrimtari shqiptar shtëpi, mjete materiale, përveçse jetë në
poezi?! Pak gra besnike. Edhe, atë: jo me pasuri, por me poezi. Vlera të
arritura artistike. Shkaku, se: Shkrimtari shqiptar, kishte me vete në jetë shtëpi,
pasuri dhe poezi, por vetëm pak Gra besnike në Jetë. Çmimi Nobel, nëse i jepet
ndonjë ditë, kutadi Unë Nesër: nëse e pranon, ose e refuzon si Shkrimtar, u
takon Grave të tia besnike përsëgjalli mes librave, përtej Ditës Nesërsme.
Që, sot: nuk e ka problem Shkrimtari shqiptar me Gratë e
tia besnike. Mos, e përmend emrin e Hoxhës të “Allahut” të Prishtinës, që
Çajupin e shpalli idiot. E di, se: ju pak veta lexoni libra. Aqmëpak, e dini se
kush ka qenë Autori i veprës letrare - historike: BABA TOMORRI. Gabim historik
i shekullit. Serbët, Turqinë me gra serbe e pëzunë nga Ballkani. E, ne
shqiptarëve si “vëllezër” me gra serbe na mbajtën në Jugosllavi. Edhe, kur jemi
të pëçarë dhe ndarë në Ballkan me kufinj politik me më shumë parti politike,
sesa shqiptarë. Erdhi koha, shqiptarët në “demokraci” të dalldisen pas posteve
politike, pasurisë personale, familjare dhe politike. U rrokën mbi urë në lumë
si Dy dhitë kryeneqe të Abetares. Dhe, ranë bythekrye në lumë.
Dhe, Sot: erdhi koha ne, shqiptarëve antik, serbët të na
bëjnë Shqipëri...
1.(Grua
llafazane, kurvë dhe spiune).