Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Përpjekje për një luftë të re në Ballkan
E hene, 27.11.2023, 08:56 PM
PËRPJEKJE PËR NJË LUFTË TË RE NË BALLKAN
NGA
KALOSH ÇELIKU
Mëkot,
e kam thënë shpesh në shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: shqiptarët,
ende deri Dje, i kishin në krye hoxhallarët me “Din e Iman”, dhe Sot: edhe,
politikanët e partive politike këmbekrye në shtetin e “përbashkët të vëllazërim-bashkimit”.
Që, u prinin para për në “fitore” me “Din e Iman” me këmbët dhe trutë në legen.
Fatkeqësisht, i kanë, edhe Sot?!
Përçudi,
po këto politikanë dhe hoxhollarë i prinë popullit shqiptar për Ditën e
Nesërme, ende me flamuj turko-arab në minaret e xhamive?! Edhe, saherë duhet
t’ua përsëris këtë Thënje të Ditës Nesërme në shkrimet e mia publicistike dhe
libra, që pak veta dini t’i lexoni shkrimet e mia publicistike mes rreshtave,
përtej Gardhit?!
Sot,
e përsëris kutadi për të satën herë, se: shqiptarët, ende kanë politikanë dhe
hoxhallarë me këmbët dhe trutë në legen. Nateditë, i luten Zotit në xhami para
këmbëve të Hoxhës “Allahut” me pesë “vakte”, dhe Qevrisë të
“vëllazërim-bashkimit, se: ?ështjen
Shqiptare, do ta zgjidhë “Allahu” (Zoti)?!
Fatkeqësisht,
mes tyre edhe rrufjanë të Xhadisë me trumbetat e Dexhallit. Politikanë, me
poste partiake qeveritare, honorare marramendëse në shtetin e “përbashkët” të
“vëllazërim-bashkimit” jugosllav. “Analistë” politik, dhe shkrimtarë me brekët
nëpër këmbë.
Përjashtim,
dhe dallim kanë mes tyre si “çlirimtarë” të popllit shqiptar kryengritësit
partiak, se: hoxhallarët me çallma turku, ende thirrin nateditë në minare të
xhamive me altoparlantë “Allahu Akber”, jo me kësulë të bardhë të Bajram
Currit, pa flamurin shqiptar! Aqmëpak, me flamurin kuqezi shqiptar me
shqiponjën dykrenare në minare. E, politikanët në foltore të Kuvendit, në
Shtetin e “përbashkët” të shpërndarë copë- copë me kufinj politik nëpër disa
shtete ballkanike, edhe sotekësajdite jetojnë me “vëllazërim- bashkim”. Luftë,
bëjnë për poste partiake dhe pasuri personale, familjare dhe partiake!
Poetë
me pizi – “ilahi”, dhe infuzione të partive politike mes popullit shqiptar të
dalldisur me këngë e valle pas partive politike shqiptare dhe “maqedonase”? Hë
për hë, duke e dalldisur veten se janë politikanë dhe poetë “kombëtar”?! Që,
nesër: do ta fitojnë edhe ?mimin NOBEL. ?mim, të cilin ende nuk e ka fituar Ismail Kadare.
Hojdodolja,
u pri përpara me pizi erotike “atdhetare” për në “Fitore” dhe Liri?! Përpjekjet
e tyre të dështuara për themelimin e degëve të partive politike shqiptare, në
Shqipëri, Mal të Zi, dhe në Maqedoninë e Veriut pa kokë e krye, këmbë në
Shqipëri. Ende, pa e zgjidhur problemin politik shekullor me vite, vetëveten si
popull shqiptar historik, në Oborrin e tyre para Shtëpisë të rrethuar me tela
gjemborë, dhe ferra?! Qofshin, ato me përkrahje të partive politike në pushtet,
ose në opozitë. Nesër: patjetër, do të përfundojnë në kontenierët e bërllokut,
në “Bit-Pazar” (Shkup). Ose, në Prishtinë dhe Tiranë.
Politikanë
të dalldisur dhe arratisur, në prag të fushatave parazgjedhore lokale dhe
parlamentare me reklamat propagandistike para kamerave televizive publicistike,
që deklarojnë, se: shqiptarët do të bashkohen në BE?! E, pabesushme, sipas meje
si shkrimtar. Ende, është herët për një vëllazërim ndërkombëtar, kur ende nuk
kemi “vëllazërim – bashkim” me vëllezërit e një gjaku, dhe kojshitë përreth në luftë
me shekuj në Ballkan. Ndoshta, sipas politikanëve shqiptar Ditën e Nesërme,
dhashtë Zoti të bashkohemi si popull shqiptar. Përsëri, sipas tyre: Lufta në
Ukrainë e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian?! Unë, si shkrimtar, them:
ende, është herët për parashikimin e
“vëllazërim – bashkimit” të shqiptarëve në shtetin e “përbashkët” me “miqtë”
shekullor historik. Jo! Ende, nuk e besoj bashkimin e tyre si politikanë të
dalldisur dhe arratisur edhe sotekësajdite, dje komunistë. Sot: Neokomunistë,
si pilitikanë shqiptar ende me këmbët dhe trutë në legen?! Parashikues, gjoja
të ditës Nesërme në Liri. Shqipëri.
Lufta
në Ukrainë, e afron Shqipërinë me Bashkimin Evropian?! Aspak, nuk është e
vërtetë, se: ajo luftë e çonë Shqipërinë Historike, Sot: në “Përrua – Thanë”.
Ose, në Lindje?! Ajo, Luftë’: patjetër, afron edhe një përpjekje për një Luftë
të re në Ballkan.
Shkaku,
se: edhe sotekësajdite, ende nuk janë të bashkuar politikanët shqiptarë në
Shqipëri. Aqmëpak, në Kosovë. Mos them me Sëpatën e madhe t’u bie me Lapës në
kokë, në këtë shkrim publicistik, se: janë të bashkuar në Maqedoninë e Veriut.
Mal të Zi. Edhe, në Diasporë?!
Kotnasikoti,
merreni me Ukrainën dhe Rusinë. Palestinën, dhe Izraelin. Politikën e tyre për
shtete demokratike. Luftën e tyre për territore “pushtuese”, ose “çliruese” me
dronë mbi popullatën e pafajshme me gra dhe fëmijë. Bota, ende është në rrezik!
Superfuqitë botërore bëjnë luftë për biznese partiake politike, personale,
familjare, dhe jo për paqe dhe Liri në Ballkan. Shitjen e armëve. Dhe,
përfitimeve materiale dhe politike nga krizat e luftërave në Ballkan.
Shqipëria,
moti kohë i ka humbur territoret e veta shekullore, që nga Perandoria osmane,
pastaj serbe, e më vonë: edhe jugosllave të
pushtuesve komunistë. Mos, e them Neokomuniste në “demokraci”. Prandaj,
edhe Sot: ende është, e coptuar copë - copë me kufinj politik në Trojet e veta
Etnike Shqiptare. Fatkeqësisht, ende jeton, me “vëllazërim bashkimin”
jugosllav, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, ?amëri dhe Mal Të Zi.
Tashti, përpiqet të jetojë me “vëllazim-bashkimin” botëror edhe në Ditën e
Nesërme?!
Populli
shqiptar e ka një thënje antologjike historike: Dielli, nëse nuk të ngroh kur
Lind, mos e pritë të të ngroh në Perëndim. Unë, si shkrimtar: Sotpërsot, nuk e
pres të më lindë në Lindje, as në Perëndim.
Dielli, zbret maleve. Brez pas brezi me vite, jemi në Luftë për një
Shtet Shqiptar në Ballkan, jo të sistemit
jugosllav të: vëllazërim-bashkimit”. Historikisht, Shtet, që Dje: ka luftuar
me shekuj: herë me krajl, e herë me mbret. Edhe, jo për një Shtet shqitpar, në
Ballkan të “vëllazërim-bashkimit”?! Sot, fatkeqësisht: ende, është në robëri.
Nuk zgjidhet ?ështja Shqiptare me
dialogje maratonike për “paqe”. E, di: ju “miqtë” e shqiptarëve, doni të hapni
edhe një Luftë të re Ballkanike.
Vetëmse,
Zoti (Allahu) Sot: nuk u ndihmonë shqiptarëve!..