Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Pjellat politike
E shtune, 04.11.2023, 07:49 PM
PJELLAT
POLITIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
“Grupi i Zjarrit”,
këto ditë doli në fushatë parazgjedhore parlamentare dhe presidenciale me moton
“Fronti Opozitarë Shqiptar”. Nuk doli me Grupin e Fushës, sotpërsot në
Maqedoninë e Veriut, mos them edhe në Shqipëri, dhe Republikën e Kosovës, hë
për hë , nuk e besoj, se: do ta rrëzojë BDI -në nga pushteti. Aqmëpak Edi Ramën
në Shqipëri. Dhe, Kurtin në Republikën e Kosovës. Përmëkeq, këto parti politike
edhe u japin jetë të gjatë edhe pas vdekjeve tyre klinike, në Qeverinë e
“Vëllazërim - bashkimit”. Shteteve shqiptarë të “përbashkët” Evropiane. Ndoshta,
Nesër, edhe të Ringjalljes për Ditën e Nesërme në Liri?! Dhashtë, Zoti!
Përsëri, nuk i besoj as Zotit.
Shkaku, se: Gjithë
Partitë Politike Shqiptare “demokratike” në IRJ të Maqedonisë, Dje në
“demokraci”: i polli Partia Komuniste Jugosllave me nënë dhe pa babë. Ashtu,
siç i polli partia komuniste në Shqipëri. Edhe, në Kosovë. E, më vonë, e pollën
edhe PPD -në si Parti Politike Shqiptare, në IRJ të Maqedonisë. Edhe, popullin
shqiptar, se: e ka “çliruar” Perandoria osmane?! Nuk e ka çliruar Perandoria
osmane, as Serbia, as komunizmi. Aqmëpak, nekomunizmi. Po, e ka “çliruar”
Robëria shekullore edhe Sotekësajdite?! Që, e kanë pushtuar me shekuj
këmbekokë.
Nuk e di, kush i
ka pjellë në Shqipëri dhe në Kosovë këto parti politike, në fillim si autonomi
jugosllave, e më vonë pas lufte (1999), si Republika Evropiane?! Maqedoninë e
Veriut IRJ të Maqedonisë “mish mash”. E dinë, ata vetë si politikanë shqiptarë
dhe ndërkombëtarë. Parti, të cilat i kam fshikulluar pamëshirë për dobësitë e
tyre politike në mjetet e informacionit të asaj kohe, edhe në Librin tim me
humor dhe satirë: Tumbetatat e tellalli (1992), “Kali
Trojës” nëpër “Bit - Pazar” (1994). Libër, i cili më përcolli edhe në
një bisedë informative në polici me njëzetë firma shqiptare. E, më vonë: edhe
në BDI. Mos, e them: edhe letrare shqiptare në librat e mi publicistik në dritë
përtej Nate për Ditën e Nesërme: XHADIA (2011), RRUFJANI (2012), LAVDI
“heronjëve” të Xhadisë (2014), PYKË shelgu (2019), “KALI SHEMËS
PAS PORTE” (2021), LUFTA ME PENË (2022), dhe JETË NATE (2023). E ato, më janë
përgjigjur me denoncime në polici, dhe dënime partiake.
E gjithë politika
e partive politike shqiptare ”madhore” në arsim dhe kulturë mes faqeve të
këtyre librave e përmbledhur në publicistikën letrare, është realiteti i
politkës shqiptare. Themelet e një shoqërie, dhe shteti demokratik: arsimi dhe
kultura. Sukseset e tyre politike dhe rrëshqitjet me sajë dhe ski në borë e
akull maleve Kodrave, dhe fushave. Ndonjëra, edhe me sajë shelgu, bythekrye në
“Përrua - Thanë”. Parti politike shqiptare, vite me radhë në pushtet e opozitë,
që e shkatërruan me themele arsimin dhe kulturën shqiptare edhe më zi se
sistemi komunist.
Lojë e rrezikshme
politike edhe për një Luftë të re me armikun historik shekullor të pabesë.
Pavetedije, ose me dije, se: partitë
tona politike shqiptare Sotpërsot, janë në shërbim të armikut historik
shekullor shqiptar, brez pas brezi. Unë, nuk udhëhiqem nga asnjë parti
politike, por nga Tri Meleqe të Babashehut në Baba Tomor, që ma zgjasin Jetën
edhe në Ditën e Nesërme.
BDI -në, nuk mund
ta rrëzojë nga pushteti Vetëvëvetja me pjellat e sajë politike! BDI -ia,
patjetër duhet të ikë nga pushteti i “Vëllazërimit - bashkimit”. Përshkak, të
kopilave të saj, që na i polli mesdite pas mullarëve me kashtë dhe barë, edhe
kasollave. E, pasmesnate na i la pas porte. Krah për krahu, ende me ?ështjen e pazgjidhur shqiptare nëpër këmbë.
Sipas meje, BDI
-së: i duhet një Gjak i Ri politik Shqiptar. Nuk e kam fjalën për
partitë politike neokomuniste “demokratike” të Shqipërisë, as të Kosovës -
republikë. Pjellat e tyre pas porte me “Din e “Iman”, e xhami turko-arabe
nateditë mbi kokë. Aqmëpak, kopilat e Maqedonisë të Veriut me këmbët dhe trutë
në legen...