Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Neokomunizmi
E enjte, 14.09.2023, 07:55 PM
NEOKOMUNIZMI
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po,
nuk ju dua si parti politike shqiptare Neokomuniste. As, “maqedonase”.
Evropiane. Shaku, se: moti e keni humbur rrugën në Oborr, para Shtëpisë. Dy
shqiptarë, tri parti. Erdhi koha, ta hani njëri-tjetrin për pushtet, dhe
pasuri. Përmëkeq, edhe Pragun e Shtëpisë, mos them, se: ju, e keni përdhosë me
bajga gomari edhe Livadhin e Babait. Jo, me ato të “Kalit Shemës” pas porte.
Nuk dini të hyni pasmesnate, as dilni nga oxhaku. Aqmëpak, nga baxha e Shtëpisë
mbi çati. Nuk e dini, ku e keni kokën, e ku bythën. Edhe, pse e dini, se:
Autori i këtij shkrimi publicistik moti e di, ku e keni kokën, e ku bythën.
Problemi, është i partive politike të “vëllazërim - bashkimit” në pushtet dhe
“opozitë” me kokën në grazhd dhe një torbë taxhi përqafe: ku e kanë kokën, e ku
bythën palare përmejdani si parti politike, në cilin prehër përkunden në djep
me ninulla për Liri. Sot, dheNesër?!
E shkatërruan arsimin dhe kulturën
shqiptare. Themelet e një shoqërie. Shteti shqiptar. E sollët, nën nivelin e
sistemit komunist. Vërtet, nuk e desha sistemin Komunist, por nuk e dua Sot:
as, këtë Neokomunist.
Unë,
jam Sot: kundër jush si parti politike. Sistemit, Neokomunist...