Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Vaje për komunizmin
E diele, 20.08.2023, 07:53 PM
Elegji me çifteli:
VAJE
PËR KOMUNIZMIN
Nga
Kalosh Çeliku
NEOKOMUNISTËT FRYMËN
NA E KANË ZËNË
(Në stilin e ?ajupit)
Popull trim me
fletë
Votën e ke dhënë
vetë!
Të kanë vjedhur,
të kanë humbur
Të kanë tundur.
Edhe, shkundur.
Bëre, e ç’nuk ke
bërë:
Bëre një histori
të tërë.
Linde burra edhe
gra
“Patriotë” me
kokën n’tra.
Bëre edhe shumë të
mira,
Polle edhe
egërsira:
Polle ujkun dhe
arinë
E polle edhe
Maqedoninë.
Polle edhe
dhjetëra parti:
Dy shqiptarë –
parti tri.
Demokratë e
neokomunistë
Shumë nga ato të
pistë.
Kur do të shporret
kjo farë,
Shqipëria do vejë
mbarë!
Kur të hedhësh
votën sot,
Mblidhe mendjen
bëje top:
T’i shkulim me
degë e rrënjë
Se, frymën na e
kanë zënë...
VAJE PËR KOMUNIZMIN
(Në stilin e ?ajupit)
Që ditën që vdiqe,
kurrë s’të kam parë
Lotët që derdhi,
kurrë s’kanë për t’u tharë!
Shumë vjet u bënë,
sot u mbushën tridhjetë
Që kur më ke lënë
dhe s’të shoh në jetë!
M’ke lënë n’kët
shtet “demokratik” si hamall
S’të vjem keq për
mua? Nuk ke mallë?!...
O Engjëll i bukur
më dërgo në Ministri
Nuk më del dot një
torbë taxhi.
Shtatëdhjetë vjet
rrojtëm bashkë, s’të urreva
Pjellë e ytja janë
edhe këto partitë e reja.
Kthehu të të shoh,
nuk e dua lirinë
Mos më le të
gjorë, kthema robërinë!
Tash jam plak, kur
më le isha burrë
Në prehërin tënd u
rrita, s’të harroj kurrë!
Për ty më qan
zemra edhe më thotë:
Po, s’mund të të
përgjigjem se më mbytën lot.
E kthej kokën,
vështroj përpjetë...
Duke pëshpëritur
tek Zot i vërtetë:
O Zot, vërtetë
s’të vjen keq për kët hamall,
Që ua le këtyre
partive ta rjepin të gjallë,
Të më kishe marrë
mua do të qe më mirë
Se sa të më shqyej
copë-copë kjo egërsirë...
O Zot, të jam
falë, mos më le të mjerë
Kthema komunizmin
ta shoh edhe njëherë!
Pse s’kuvendon
mirë, ore punëbardhë
Cili vdiq njëherë
dhe prap ka ardhë?
Dhe, për të mjerët
askush nuk qanë
Komunizmin lotët
s’e kthejnë në jetë.
Po, përpiqu djalin
ta vësh në pushtet.
Doje dritë e
demokracisë, ore dritën time
Dhe, më dërgo në
minisstri, post me përfitime
Pasi vet, s’jam
për post, ende dua të rroj
Rroftë
Neokomunzmi, vatëm atij i besoj!...
KRIJUES TË TREDHUR
Nëpër tribunat e
“Vëllazërim - Bashkimit”
Debatojnë viçat e
tredhur,
Bythë më bythë i
prijnë “flijimit”
sa i njohin si
krijues të përdredhur.
E, harrojnë ta
pyesin veten:
se çka bënë
pesëdhjetë vjet,
që sot t’i njohin
kur treten
si kulturofagë e
gjysmanalfabetë.
Përveçse, me
gërshërë në dorë
e sakatuan
kulturën shqiptare,
herë nëpër
redaksi, herë në ministri
gjithë jetën u
shitën për honorare...
CUCA E “BIT – PAZARIT”
Unë jam Cuca e
rrezikshme
E “ZEKTHIT” Mike,
I dua marrëzisht
Poetët me poezi
“patriotike”.
Po, më së shumti u
trurrem
Atyre “të
burgosurve politik”,
Që dhjetë ditë
bënë burg
Në Zandanin
publik.
E pasuruan veten
Me biografi “patriotike”,
Që nëpër
manifestime letrare
Të na lexojnë
poezi patetike.
Më dhimsen të
mjerët
Që s’u dhash një
zhabë,
Megjithatë i
shprbleu Babadimri
Me një shkop me
kërrabë...
NAIM FRASHËRI DHE
KALOSH ?ELIKU
Naim Frashëri:
Do të shkrihem
të venitem,
si kandili kur
s’ka vaj
Balt’ e pluhur
do të bëhem,
Të më shkel’
Një këmb’ e saj;
E të prehem
Duke puthur
Atë këmbë
pasandaj...
Kalosh ?eliku:
Durim më s’kam.
Haj moj jetë, haj
Ty të rroftë
“Bagëti e bijqësia”!
Përderisa ty të
shkelë këmbë e saj
Mua më shkelë Nënë
Partia...