Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Epidemia politike
E marte, 11.07.2023, 07:59 PM
EPIDEMIA
POLITIKE
Nga
Kalosh Çeliku
Shkupi,
kryeqyteti i Maqedonisë Veriut, i rrethuar me katunde shqiptar, ende është i
ndarë me lumin Vardar në dy pjesë: Ana Shqiptare, dhe Ana Maqedonase. Sot, e
dëshmoi veten përmes mjeteve të informacionit Facebook –ut, Instgramit, dhe
portaleve elektroinike, se: ende, është Kryeqytetet i ndarë në dy pjesë mes
shqiptarëve, dhe maqedonasve. Një Mitrovicë e dytë e Veriut të Kosovës me
Asociacione të komunave serbe.
Shekuj
me radhë, i përballoi pushtimet shekullore historike serbe, Perandorisë osmane,
Komuniste, dhe Neokomuniste. Megjithatë, ende mbeti ai Shkupi historik
shqiptar, i çliruar dhe pushtuar dy herë me radhë: Kryengritjen e Dervish Carës
me krahun e djathtë të luftës Emin Xhambazin (?eliku,
1983/ ’84), dhe të Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isë Boletinit dhe Idriz
Seferit në vitin 1912. Nuk e di në botë, a ka ndonjë Kryeqytet i rrethuar nga
të katër anët me katunde shqiptar. E, pa Shtet të përbashkët. dhe gjuhë zyrtare
shqipe?! Kryeqytet, që falë “politikës madhore” të “vëllezërve” maqedonas dhe
politikanëve shqiptarë, Sot: e kishte mbuluar këmbekokë edhe bërlloku.
Hordhitë
pushtuese vijnë, edhe shkojnë. Ashtu, siç erdhën e shkuan edhe partitë politike
për pushtet, në sisteminin Komunist dhe Neokomunist. Përsëri, e pushtojnë qeverinë
e “vëllazërim-bashkimit” edhe ikin me brekët nëpër këmbë. Po Shkupi, ende
mbetet shqiptar i ndarë në dy pjesë me lumin Vardar. Edhe, qafëpërqave me
partitë politike: shqiptare, dhe maqedonase. Nuk i lëviz këmbët e tij matanë
shelgjeve as një hap përtej Vardarit, “Urës Gurit”. Edhe, pse: dhentë u kanë
mbetur maleve “sallmadi”, matanë Vardarit. Ende, i rrethuar me fshatra
shqiptarë.
Situata
e tensionuar që ka shpërthyer tek ndërmarrja publike “Higjiena Komunale” në
Shkup, është e rrezikshme. Një turmë e madhe e punëtorëve u tubuan në shenjë
proteste ndaj drejtoreshës, Kosna Mazneva, të cilët kërkojnë kushtet e tyre
ligjore. Ndërkohë, në ambientet e ndërmarrjes kanë qenë të pranishme edhe forca
policore, që ishin thirrur nga drejtoria.
Punëtorët
ankohen se drejtoresha, Kosna Mazneva, po ju bën atyre presion që të dalin dhe
të punojnë rrugëve në heqjen e mbeturinave. Përinat, ata si hakmarrje ia kanë
lënë koshat e mbeturinave me ditë rrugëve të “Bit-Pazarit”, Komunës të “?airit” me kryetar shqiptar dhe lagje shqiptare. Nuk e di si
qëndron situata me Komunën e “Sarajit”, dhe “Haraqinës”. Komunat e “?airit”, dhe “Gazibabës”, vetë i pash me sy: mbyteshin në
bërllok. Njëzëri, janë duke protestuar për shkak se, 200 punëtorë prej tyre
mund të mbesin pa punë. Ata kërkojnë edhe rritje të pagës, K -15 dhe stazh të
beneficuar.
Protestat
paqesore, janë edhe ligjore. Kërkesat e tyre qytetare, por jo edhe gjatë orarit
të punës, duke e lënë bërllokun në rrugë para dyerve të shtëpive t’u vijë era.
Që, sot: kur dola të hip, zbres shkallëve te Sheshi “Skënderbeu”, bërlloku e
kishte mbuluar Anën shqiptare. E, Ana tjetër maqedonase, matanë Vardarit e
pastër xham?! Mëkot, qytetarët paguajnë edhe tatime të dhunshme me përmbarime.
Ndonjërit, një muaj para vitit Ri, i bllokohet edhe llogaria rrjedhëse.
Edhe,
faji dihet: partitë politike para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare i punësuan
aktivistët e tyre si punëtorë sezonial pa kontrata pune. Jo, vetëm në
ndërmarrjen publike “Higjiena Komunale”, por edhe në institucionet e tjera
shtetërore. Edhe, atë: mirëmbajtjen e parqeve, pemëve, kositjen e barit, dhe
mbjelljen e luleve që t’i vadisin gjatë stinës verës. Sot, ato lule kanë tharë
te sheshi “Skënderbeu” edhe pa një pike uji. Parqet, janë rrethuar me tela
gjemborë, dhe ferra para pallateve shtetërore dhe private.
Faji
dihet, është i partive politike dhe kryetarëve të komunave me nga dy-tre
mandate, që në vend të barit dhe luleve, u mbiu bërlloku parqeve para dritareve
të qytetarëve. I prenë edhe pemët, që i mbolli sistemi komunist, dhe në mes të
parqeve ndërtuan pallate biznesi. Lulëzuan si këpurdhat pas shiut me leje e pa
leje, ndërtimet e egëra familjare, klanore dhe partiake. Edhe, atë: gjatë
stinës verës?! Vapës madhe Natyrore e politike, kur mund të shpërthejë edhe
ndonjë epidemi Natyrore. Ose, politike...