Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Protestë te 'Pazari i Grave'
E diele, 16.07.2023, 06:59 PM
PROTESTË TE “PAZARI GRAVE”
(Mikut
tim, Fadil Bekteshi 1955 - 1998)
Nga
Kalosh Çeliku
Miku im, të vdiqën të Ri
Para kohe se, linde Poet:
Të çmendën me Dashuri
Pse e ngrite nga varret Doruntinën.
E shkrove „Filxhanin e dashurisë“
Për ta shpënë në vend amanetin
E Vëllit të Vogël në LUMELOT.
Miku im, dudumët të vdiqën të Ri
Rrospitë Meshkuj në “Shtëpinë Publike”.
Që, shkërdhehen si qentë te “Pazari Grave”
Për një karrierë të sëmurë politike.
E, i shkruajnë Qeverisë letra dashurie
Poezi, në rolin e Patriotit melez:
Në kurriz të viktimave të “Idrizovës”
E dëshmorëve të Atdheut në Drenicë.
O Imzot, seç më pështyhet, më villet
Kur i shoh si e tërheqin veten zvarrë:
Rrospitë Meshkuj. Ehu, Rrospitë.
Që, gjithë jetën ta hëngrën shpirtin
He, hëngshin veten. AMEN!...
Shkup, nga libri me poezi: E përcolla Natën (1988).
Fadil Bekteshin,
nuk e kam njohur nga koha e studimeve në Prishtinë. Por, herët e kam hasur si
krijues shqiptar përmes shkrimeve të tia publicistike artistike në gazetat dhe
revistat letrare. Edhe, pse asaj kohe, isha në Prishtinë dhe Shkup. E, Fadil
Bekteshi si student arriti të punësohet në Televizionin e Prishtinës. Nga ku,
edhe do ta përzënë nga puna, rrasin në burgun famëkeq të “Idrizovës”si
“irredentist”, armik i shtetit jugosllav. Asaj kohe, edhe unë si student kam
qenë në Prishtinë. Por, nuk e kemi pasur rastin të takohemi rrugëve të Prishtinës
me baltë të kuqe. Unë, në pusi pas grave besnike, përpara “Bozhurit” te “Druri
i Kaloshit” me dy korzo: Anës shqiptare, dhe asaj serbe. E, Ai pas studime në Universitet.
Pas një atentati
të dështuar në “Bozhur” (Iliria) të Prishtinës, jo për veprimtari patriotike
armiqsore, por për hakmarrje nga familjarët e gruas parë drenicake, ika një vit
në Kërçovë. I lash të gjitha: me vende pune, banesë, libra, disqe gramafoni,
pasuri dhe gra besnike në Prishtinë.
Një vit u strehova
në Katund (Kërçovë). Pas një viti, falë pasurisë të Babait u stabilizova me
banesë dhe shtëpi edhe në Shkup, por ende pa vend pune. Shkaku, se: nuk isha
banor i këtij kryeqyteti shqiptar. Nuk kisha banesë, as shtëpi. Pak më vonë, më
erdhi edhe ftesa për në ushtrinë jugosllave. Rrugë tjetër, nuk kisha në sitemin
e egër komunist. I hipa trenit Shkup - Beograd - Knin. Kurrë, nuk kisha dëgjuar
për këtë qytet jugosllav, në Kroaci. Posa arrita te “Kapia”, më dërguan te
berberi i kazermës ushtarake, ma rrujatën mjekrrën dhe shkurtuan flokët e gjata
gati deri në rrënjë. Tek tashti, e kuptova se: ky qytet ishte mu si vendlindja
ime Kërçova: kazerma e të dënurve politik. E njëjta pozitë natyrore mes maleve.
Ushtarë më shumë se banorë.
Pas disa ditësh,
unë e rruajta krejtë kokën. Kapiteni i garnizonit më thirri në bisedë
“informative”: pse, e ke rruar kokën? I thash, që të më rriten flokët. Qeshi.
Mendon ti, se: nuk e dimë ne eprorët ushtarak. Ti, je “armik”. Proteston,
kundër sistemit komunist jugosllav. Heshta.
Dymbëdhjetë muaj,
unë si “armik” i shtetit jugosllav në të njëjtin qytet, mezi e kreva ushtrinë
jugosllave me dënime si roje - vdekjeje në një vend të shkretë me gurë në
Dërnish, afër Splitit, ku ujë na sillnin me cisterna.
(Edhe, pas ushtrisë jugosllave, këthimit në Shkup
unë njihem me poetin Fadil Bekteshi)
E kreva ushtrinë
jugosllave, dhe u vendosa me shtëpi në Shkup. Nuk u ktheva më në Prishtinë.
Pëveçse, vizitave të herë pas hershme në “Gërmi”. Shkaku, se: gjithë gratë
besnike, dhe miqtë e studimeve ende i kisha në Prishtinë. Vërtetë, ushtria
kishte qenë një fakultet tjetër më vete në jetë. Edhe, pse: banesën në qendër
të Prishtinës pranë “Bozhurit” te “Arabeska”, gjatë gjithë asaj kohe ia kisha
lënë me gjithë libra dhe disqe gramafoni Isës nga Peja, shokut tim të
studimeve. Fat, që nuk ia lash edhe gratë e mia besnike. Mesiguri, kur do të
kthehesha nga ushtria, asnjërën nuk do ta gjeja në Prishtinë. Edhe pse, pas
kthimit nga ushtria, shumë libra dhe disqe të gramafonit ia kishin vjedhur Isës
gratë. Ose, burrat.
Nuk ka problem,
erdha në Shkup dhe me Dy shtama verë të Mikes Di, u strehova nën Rrap, në
“Bit-Pazar”. Gjirin e këngës popullore: “Përmidis Pazarit Shkupit”.
Këngë e ndaluar popullore e Radio Tiranës, që Durrësin e zëvendsova me Shkupin
para komisionit pranues si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”. Edhe, u
regjistrova si nxënës. Për shkat të numrit nxënësve të hapjeve para të dy
paraleleve në gjuhën shqipe, u detyrova të kthehem në Kërçovë. Një vit më vonë,
përsëri u ktheva në Shkup si nxënës katër vite me radhë i Shkollës Normale.
Edhe, pas përfundimit arratisem në Paris për studime.
Vëllai im Ramë ?eliku, që asaj kohe kishte ikur me një
grup arsimtarësh nga përndjekja për shkak të hapjeve të dy paraleve të para në
gjuhën shqipe më strehoi në Paris, duke më gjetur edhe vend pune si azilant
politik. Dhe, si mik i Abaz Ermenit më regjistroi edhe në Serbonë. Muaj më
vonë, që gjatë një bisede me Vëllain, erdhëm në përfundim, se: unë, duhet të
kthehem në vendlindje. Ne, kemi familje: nanën dhe babain ende gjallë.
Përmëtepër, kemi edhe pasuri. Unë, nuk mund të kthehem në vendlindje, si
“armik” i shtetit jugosllav, së paku ti ktheu pranë Nanës dhe Babait.
Shpenzimet e studimeve në Prishtinë, unë do t’i mbuloj nga Franca. Ashtu, edhe
ndodhi, u pajtuam. U ktheva në Prishtinë për studime në Universitet.
Vite më vonë pas
studimeve, dhe punës si mësues në Drenas të Drenicës, erdhi koha të punoj edhe
si mësues në fshatrat e malësisë të Shkupit. Shkaku, se: nuk isha banor i
Shkupit. Nuk kisha shtëpi, as banesë në Shkup. I kisha lënë të gjitha në
Prishtinë. Vendstrehim i ri krijues mes maleve, ku edhe do të përndiqem me
denocime dhe shpifje policore, se: unë, jam i dërguar nga Kosova për të vepruar
në këto anë. Përmëtepër, edhe se: unë jam ai kryesori. Dhe, ?ështjen shqiptare në Ballkan dua ta
zgjidh me luftë.
Kohë, edhe kur e
tërhoqa nga konkurimi i vendit punës në “Flakën e Vëllazërimit”, gruan time të
dytë, përshak të Fadil Bekteshit, poashtu i papunë që posa kishte dalë nga
burgu. Edhe, pse si grua, ende pa vend pune me vite e fakultet të kryer në
Shkup. Ditënatë, kemi ndejtë me Fadil Bekteshin, dhe e kemi pritur Agimin.
Derën e Shtëpisë e ka pasur të hapur krah më krah. Edhe, shtëpinë në rindërtim
në breg të lumit Treska, pranë fshatit Gërçec me kopësht e qershi të kuqe me
gjithë mobilje që i bleva për vete, unë ia lash Fadil Bekteshit. Shtëpi, të
cilën kojshitë “vëllezër”, kur morën vesh se jam shqiptar, ma zunë edhe rrugën.
Vite me radhë duke
u zvarritur në gjyq. Edhe pse, e fitova gjyqin, ma vodhën një metër rrugë. E
njoha gjatë asaj kohe edhe Patriotin e vonuar, që jetonte në atë katund, si
drejtor i një koperative bujqësore ende pa libër të publikuar i deklaruar në
mjetet e informacionit si shkrimtar “maqedonas”, pa e ditur asnjë fjalë në
gjuhën shqipe. E, pas punësimit pa konkurs në “Flakën e vëllazërimit”, e mësoi
gjuhën shqipe me poste redaksie partiake u bë edhe shqiptar. Sot, me
këmbëngulje kërkon Shqipëri Etnike?!
Fadil Bekteshit,
Sot: autorit të librit me poezi “Filxhan i dashurisë” (1995), i
dalin zot edhe spiunët. Rrufjanët, e arratisur nëpër institucionet e shtetit të
“përbashkët”, që bëjnë përzgjedhje të poezive tij erotike mbarëprapë lesheli.
Vendasit e tij përndjekjës të vendlindjes. Përpiqen, t’i arnojnë vargjet e tij
kryengritës arnë përmbi arnë mesdite. Pavetëdije, se: poezia e Fadil Bekteshit,
nuk arnohet me lecka kanapi. Dudumë, që, as një natë nuk e kanë kaluar kokë më
kokë me Fadil Bekteshin ta përcjellin Natën, e presin Agimin në Shkup. Frikë,
që ma shtinë edhe mua si shkrimtar pas vdekjes, se: Nesër, kulturofagët lëmsh
do të mi bëjnë poezitë. Librat.
Mëkot, miku im
përsëgjalli u përpoqe dy gra t’i bësh bashkë me letra dashurie e poezi: Gruan
duke e pagëzuar Shqipëri, e Miken Kosovë. Jo, të thashë asaj kohe: nuk bëhen
bashkë këto dy gra kurtizane Shqipëri të salloneve evropiane. Popullin
shqiptar, historiksht e kanë shitur hoxhallarët dhe njerëzit e ditur. Nuk e kam
thënë unë, e ka thënë moti një Profet shqiptar. Shqipërinë dhe Kosovën, me
shekuj nuk jemi duke i bashkuar nën një çati, por as arsimin, kulturën dhe
letërsinë. Mos them edhe gratë tjera besnike: Maqedoninë e Veriut, Bosnjen,
Malin e Zi, dhe ?amërinë. Vite me radhë si popull,
përpiqemi për një Abetare të përbashkët. Kohën e fundit, pas Enciklopedisë
maqedonase, edhe për një Enciklopedi shqiptare pa Maqedoninë e Veriut, Malin e
ZI, ?amërinë, Diasporën. Kakademikët, edhe
arsimin, edhe letërsinë janë duke na e bërë copë-copë. E, si do ta bashkojmë me
këto intelktualë Shqipërinë dhe Kosovën?!
Fadil Bekteshi,
nuk vdiq në vitin 1988 nga “Liria”, po u vetëvra nga Pabesia. Shkaku,
rrufjanëve intelektualë (njerëzve të ditur). Kakademikëve. E, tmerrshme, ë?!
Kur, rrufjanët ta arnojnë dhe qepin poezinë. Në një thes me arna të shtinë edhe
me armikun komunist të vendlindjes me poste politike, duke të “nderuar” me një
emër rruge në Shkup, që dje të rrëzuan shkallëve të Teatrit të pakicave në
“Bit-Pazar”.
Shtëpi, në të
cilën unë mendoja të jetoj në breg të lumit Treska, më detyruan ta shes për pak
para dhe ta blej banesën në “?air” të Shkupit, mes ferrave, telave me
gjemba dhe bërllokut. Ferrëparajsë, ku: edhe, këtu nuk më pëlqeu natyra dhe
gjelbërimi, e lash djalin me pasardhësit e familjes. Vetë, u shpërngula jo disa
metra larg mes ferexheve të zeza. E dogjën, edhe Shtëpinë e Gruas besnike.
Bibliotekën me libra. Pikturat. Disqet e gramafonit. Nuk e di, ku do të ik
Nesër: vendlindje, mal me lisa, pranë një lumi, liqe, det, Dardha gorrice te
“Përroni i thanës”?!
Apo, në Varr me
Tri gratë e mia besnike, rrëzë “?uke”...