Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lakuriqi i natës dhe i ditës
E hene, 29.05.2023, 07:59 PM
LAKURIQI NATËS
DHE
I DITËS
NGA KALOSH ÇELIKU
Katundi e ka një të mirë të
përjetshme natyrore: e di Lakuriqin e natës dhe Lakuriqin e ditës. Që të dy,
janë namqorra. Që të dy, shohin vetëm natën. E, asnjëri ditën. Fatkeqësia,
edhe: që të dy, përplasen në mes të ditës kokë më kokë mbi urë si ato dy dhitë
kryeneqe te ai rrëfimi artistik në Abetare. Mjerë ti, nëse je nisur në rrugë
për në “Baba Tomor”, dhe takohesh ballë për ballë me këta dy lakuriqë nate të
shekullit. Fitorja, me viktima të pafajshme dhe shkatërrimin e shtetit historik
shqiptar.
Serbia i përsëritë provokimet
politike - luftarake me shekuj, mos i përmend ato të hershmet para Luftës Dytë
Botërore. Dëshmi historike: demonstrat e 1968 -ës në disa qytete shqiptar në
ish Jugosllavi, ato të studentëve të 1981 -it, në Prishtinë, 1997 -ta, në
Shqipëri, viti 1998/99 në Kosovë, 2001 -ta në IRJ Maqedoni. Tashti, kohën e
fundit, edhe 2023 -ta, në Shqipëri dhe Kosovë. Personazhet, ose “patrioti vonuar”, si të doni thoni ju lexuesit e këtij
shkrimi publicistik, janë të njëjtit “patriotë kuqezi”: Mic Sokola, që e
“rrokin” topin për fyti. Rasti fundit, përkeqsimi i gjendjes politike në
Mitrovicën e Veriut mes Kosovës dhe Serbisë. Persona të papërgjegjshëm dhe të
arratisur si pilitikanë pa tru në kokë, nxisin me deklaratat e tyre pakrye një
luftë të re, mes Kosovës dhe Serbisë. Ende, pa e marrë veten Republika e
Kosovës nga Lufta e kaluar shqiptaro-serbe në vitin 1998-1999 -të. Viktimat e
pafajshme dhe personat e pagjetur edhe sotekësaj dite, ende pa varre. Luftë, që
nuk e trembë as Patriotin e Vonuar dhe të arratisur partive politike shqiptare
dhe “maqedonase”. Që, deri Dje deklaroheshte shkrimtar “maqedonas” me poste politike dhe vende pune të
“vëllazërim-bashkimit”, e Sot kërkon “Shqipëri Etnike” si publicist “shqiptar”:
“Nuk është gjithaq e frikshme ushtria serbe në
kufi me Kosovën, as bandat serbe që e destabilizojnë veriun e saj, sa të
trishton mendësia e ‘mendimtarëve’ shqiptarë që nuk e kanë kuptuar se shteti të
takon vetëm për aq sa je i gatshëm ta mbrosh atë, e të cilët pyesin: çka nëse
na sulmon Serbia e neve nuk na mbrojnë perëndimorët?” Deklaratë, trusakate. Në vend, që në këtë
gjendje luftënxitëse, kur zjarr na digjet mbi krye, të kërkojë durim si Ibrahim
Rugova, dialog dhe paqe. E, jo luftë?!
E çuditshme, ë?! Shqiptarët,
tridhjetë vite me radhë merren me shkatërrimin e atij gjysmështeti Shqipërinë,
që e krijuan me shumë përpjekje dhe mund Rilindasët shqiptar. Nuk e kam fjalën
në këtë shkrim parashikues për “Rilindasët” e sotshëm shqiptar. As, për
demokratët e përçarë të Sali Berishës “nongrata” me dy-tri parti politike pa
kokë. E, çka krijuan lakuriqët e natës, dhe të ditës: Kombin “Kosovar”?!
Kosovën republikë?! Vëllavrasjen?!
Serbët, moti me zor na i kanë dhënë
këto të drejta kombëtare qytetare në ish Jogosllavi. Kosova, vërtetë ishte
Krahinë Autonome, por i kishte të drejtat e barabarta të një republike
Jugosllave. Institucione politike, arsimore dhe kulturore. Polici të veten
shqiptare. Shkolla dhe Universitete. Serbi, asaj kohe si kusht: që, të
punësohet në institucionet shtetërore të Kosovës, patjetër duheshte ta njoh
edhe gjuhën shqipe. Në atë kohë (komunizëm), nuk i kemi dashur ato shpërblime
dhe dhurata të “vëllazërim – bashkimit”, i kemi refuzuar si popull. Shkaku, se:
kemi qenë një gjuhë, një komb shqiptar. Vërtetë, me shekuj i ndarë me kufinj
politik, por i bashkuar me flamurin e Skënderbeut. Gjuhën shqipe, kulturën dhe
letërsinë.
Moti serbët na kanë lutur që ta
pranojmë “kombin” kosovar, e ata të na shpallin republikë nën Jugosllavi, të
themi publikisht, se: nuk kemi asgjë të përbashkët me ata shqiptarët matanë
kufirit politik, vëllezërit e Shqipërisë. Dhe, ja përçudi: e pranuam vetë në
mënyrë vullnetare “kombin” kosovar pas Luftës së fundit të Kosovës (1999),
Kosovën e shpallëm republikë. Edhe, flamurin e kaltërt të “kombit” kosovar.
Vallë, a nuk është mjaftë më për shqiptarët me provokime dhe luftëra për liri
dhe dy-tri Shtete shqiptar?! Ende, ky popull duhet të përgjaket më shumë nga
vetëvetja, sesa nga armiqtë historik shekullor?!
Faji nuk është te Lakuriqi i natës
dhe Lakuriqi i ditës. Po, te populli shqiptar. Patjetër, duhet të vetëdijsohet
një ditë ky popull me shekuj në robëri. Nuk ka nevojë, i madh e i vogël të dali
të protestojë dhe kënaqet me brohoritje, flamuj partiak, pankarta dhe parulla
partiake në rrugë. Nateditë, kërkojë liri, japë viktima, burra, gra dhe fëmijë,
shkatërrojë pasurinë e Atdheun, që është krijuar me djersë e gjak. Përmëkeq,
zgjasë jetën për pushtet Lakuriqit të natës dhe Lakuriqit të ditës. E ka vetë
në dorë armën vendimprurëse të luftës për Liri. Votën e lirë demokratike për
Ditën e Nesërme: zgjedhjet vendore dhe parlamentare. Edhe, e vendosë fatin e
vet njëherë e përgjithmonë si popull demokratik shqiptar në një shtet.
Shqipërisë, i duhet një gjak i ri t’i qarkullojë nëpër damarë! Politikanë
parashikues për Ditën e Nesërme. Fuqi e re demokratike. Gjaku, që i qarkullon
sot nëpër trup, është gjak komunist.
Edhe pse, rrëzë Kalasë së kaçakëve të
Zajazit, ende vonohet Pranvera. Nuk këndojnë lirshëm zogjtë,
nuk fluturojnë dallëndyshet, nuk kanë
ardhë ende lejlekët. E, në anën tjetër,
patriotët e vonuar anë
e mbanë Atdheut, ende nuk zbresin dot nga bina para fushatave parazgjedhore. Sheshi. Pushteti.
Rrëzë
kalasë, përpara Muzeut të Luftës ende vazhdojnë t’i skuqin sheshet me flamuj kuqezi. Këngë patetike
patriotike.
E shpalosin programin e tyre zgjedhor përpara zgjedhjeve parlamentare me premtime. Radhiten njëri pas tjetrit me kravata kuqezi në rendin e parë, secili më trim se shoku, fotografohen para kamerave televizive, përcjellin “selfije” në Facebook
dhe Instagram.... Ndizen, tym e zjarr… Flakë, nxjerrin nga goja. Koburet, i nxjerrin nga brezi... E vrasin
shkaun... Ndërtojnë, shkolla, Universitete, rrugë... Fabrika... Ujësjellës... Salla sportive… Varre… Përmendore... E bëjnë “Shqypni
Etnike”… Ndonjëri, shkoi edhe më larg:
gjatë një fushate parazgjedhore në një katund të
Kërçovës, u
tha me plotë gojën të pranishmëve në shkollë:
-
Ne do t’ju ndërtojmë rrugë
me korridore evropjane... Ujësjellës… Xhami me katër minare… Salla sportive… Edhe shkolla moderne…
-
Po, ne: nuk kemi fëmijë? U dëgjua zëri i
një fshatari, diku nga fundi
i sallës.
-
Edhe fëmijë do t’ju bëjmë ne, burrat e Partisë.
-
Hi - hii - hiii… Qeshën, disa të rinj kopila me
flamuj partiak në dorë.
Dhe,
vërtetë në qytetin e Kalosh Zajazit - Kaçakut të
maleve, çdo katër vite para fushatave
parazgjedhore vendore dhe parlamnetar e bënin Shqypni Etnike. Edhe, nëpër katundet dhe qytetet e Shqipërisë me kufinj politik. Majë plepave dhe shtëpive nëpër katunde valonte flamuri kuqezi. Jehonin këngët
patriotike me çifteli, dajre e lodra:
Vjen Valiu, or pi
Manastëiri:
Ju Zajazaz, bre , ku më
jini?
N’Karbunëicë, more,
pusëi kini!
Sefer Kaçakun ju çaush e
kini
Kadri Dangën bylykbash
më kini.
More, Sefer, bre,
musteçeverdhë
Shkruj nji letër, more,
ta çojmë n’sher
T’na çojnë xhephane,
t’na çojnë fishekë
Se me komita, jalla,
liftojmë vetë!
More komit, bre, i
bugarit
A i njef trëimat e
Zajazit?
T’apin plumjin, jalla,
permes ballit!
Mor komita, bre, komita
të rëi,
S’ kini pa ju, shyptar
me sëy,
Ta majnë houtën, jalla,
drejt në sëy!
E,
në realitet: vendlindja e Kaçakut të maleve -
Kalosh Zajazit, binte e zgjoheshte nga gjumi me Robërinë mbi kokë.
Liria nuk e donte këtë vend të ashpër malor. Çerdhe kaçakësh brez pas brezi: Emin Xhambazi (krahu djathtë i Dervish Carës), Sadin Selmani, Sulltanë
Qafa, Sefer Zajazi, Sulë Jetimi, Xha Nefruz Çeliku,
Osman Gjini…
Që, nëpër shekuj nuk arriti dot ta bëj zap, ta fusë nën zgjedhë as Mbreti,
e as Krajli. Nëpër shekuj kishte bërë kryngritje maleve,
nga një luftë e kishte nisë për çdo vjet,
herë me Krajl, e herë me Mbret.
Xha
Nefruz Çeliku, fillkat vetë në malet e Garanës, në Çelvjollcë
kishte bërë luftë flakë më fkakë me bullgarin, e kishte vënë vetë me gur
kufirin në mes Bullgarisë dhe “Shqipnisë Madhe”. Burri i fuqishëm, dhe trim pas fitores duke u kthyer në fshat, rrugës me dorë për fyti e
kishte mbytyr edhe një ujk, që i kishte dalë
përpara në pusi.
Sulltanë Qafa, që me gërshërë të dhenëve,
te shkallët ia
vrau tre vetë Mikales së Brodit, për t’i dalë zot pragut të Shtëpisë.
Katundit të nemur nga Sulltani e Krajli mes atyre
maleve me bor? ver? e dim?r.
Dhe,
sot: ne, jetojmë ende me
dasma, fushata zgjedhore, dhe “fitore” partiake me emrat dhe
luftërat e atyre burrave të pushkës e penës. Trimëritë, që
ende i mbanim gjallë nëpër këngë, e në të vërtetë: ende,
nuk ua kishim bërë as varret. E të mos flasim ndonjë rruge, ose shkolle t’ua
vënim emrat e tyre. E ku më në mes të katundit, ose qytetit t’u
ngrisnim edhe përmendore. I thirrnim sa herë që ishim në rrezik,
kur na duheshte vota e popullit, fuqia e tyre për luftë
me protesta “demokratike paqësore”. Të nesërmen, posa i ulnim bythët nëpër kolltuqe në Qeverinë e
“vëllazërim-bashkimit”, ministri e kabinete,
ua harronim edhe emrat.
Përsëri,
duheshte të kalojnë katër vjet, që ne:
përsëri, t’i ngrejmë nga varret ata burra të pushkës e penës. Ne me këngë e çifteli, e ata me pushkë e penë gjatë fushatave parazgjedhore
përpara popullit për ta dalldisur të na i japë votat
me propagandë politike. Edhe nëpër libra me poezi
patetike, opinione në gazeta e portale elketronike. Thirrje, para kamerave
televizive:
O burra, zgjohuni nga varret! Rrokni armët
dhe Penën,
se: na mbytën të gjallët!
Në
fund, pasi i fitojnë zgjedhjet parlamentare, përsëri ia fusin
gjumë dimëror të arushës. Argatë e hyzmeqarë,
kokë më kokë
në Qeveri… Lypës te “Ura e Gurit”
mbi Vardar me torbën plotë taxhi, varë përqafe me një kordhë kanapi deri në fund të këmbëve.
Delengrënësit, i presin te
mrizet e deleve, nën hijet e dardhave
gorrice…