Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Këpurdha helmuese
E hene, 22.05.2023, 06:57 PM
KËPURDHA
HELMUESE
NGA
KALOSH ?ELIKU
Natyra
i ka ligjet e veta politike: Kumbulla bënë kumbulla. Rrushi, rrush. Qershia,
qershia. Molla, mollë. Ftoni, ftonj. Dardha, dardha. Dardha gorrice, edhe
dardha turke. Fiku, fiq. Pema, ku sipas këngës popullore shqiptare: Ra
Sala nga Fiku. Ose, hëngër fiq, dhe vdiq.
Edhe,
pse: lulëzon majë Peme, edhe Thana. Dëllinja. Ferra. Kërroca. Dardha gorrice e
egër. Shkak, që e nxitën humoristin dhe satiristin e madh Xha Deralla me sharrë
në krah t’i shartojë te “Jasakët e Tikeve”, dhe pagëzojë si dardha turke. I
vetmi satirist, që asaj kohe e kishte edhe “?iflikun” e vet, jo larg
dardhave gorrice. Mrizeve të dhenëve, nën hije gjatë stinës verës. Sot, i
mbushur me ferra si “?ifliku i Xha Derallës”.
Edhe,
ferra: fushave dhe maleve, shpërthen ferra. Strehim i kafshëve të egra.
Gjarpërinjëve helmues, dhe boave me flokë kulaç në diell. Nuk lulëzon lule
molle. Ose, degë me qershia të kuqe. Që, sipas ligjeve të Natyrës, edhe Eva dhe
Adami (Hava dhe Ademi), lindën kopila dhe kurva. E mbollën botën me këtë farë
ferre. Kërroce, nëpër këmbë me shekuj. Përshkak, se: Zoti, gjithë jetën mbeti
burrë beqar. Nuk deshi të martohet, nuk ka ende grua. Burri, që lindi Adamin
dhe Evën (Ademin dhe Havën). Burrë e Grua, që e kafshuan mollën e ndaluar nën
Rrap, askujt nuk i shkoi ndër mend të pyes veten: Pse, Zoti pëlqeu të jetojë me
Grua Vetminë?! Nuk u martua, mori tjetër Grua. Por, e martoi Adamin me Evën
(Ademin me Havën). Athua, u trembë nga Gruaja besnike, mos e tradhtojë lindi
kopila. Apo...?!
Sidoqoftë,
sa di unë: Zoti nuk u martua me dasëm, krushq e nuse edhe sotekësajdite, ende
me lodra (tupana) e dajre. Nuk mori Grua
për Nuse me këngën popullore shqiptare para koçisë të mbuluar me qilima të
larmë në vek endur me këmbë arushe: Hajdeni,
bini djemtë e Shalës, përmes sarajeve të pashës! Krismave të “nagëntit”
Babait, para se Nusja të zbresë në lëmë, heqi vallen e cucave me dajre. Nuk
deshi të ketë obligime dhe probleme martesore: fejesa, martesa, dasma
familjare... Fëmijë... Tradhëti... Dhe, gjyqe maratonike. Ndarje. Dhe, bashkime
qeveritare. Nuk e di, a do të martohet Nesër Zoti?!
Problem,
të cilin sot, nuk e kanë partitë politike shqiptare, që bashkohen e ndahen
përditë. Dhe, kur t’u teket martohen dhe bëjnë dasma partiake, dhe me muzika
“tallava” nëpër restorante kokë më kokë me vëllezërit e Njerkës. Dollarë dhe
euro me grushta duke u futur në gji këngëtareve. Nusja, kur e heq vallen me
dhëndrrin plotë franga të verdha ari varë përqafe. Jo, si dikur: Nusja kur
zbriste nga koçia me dajre, këngë e valle me veshje kombëtare. Sheqera të
larmë, kur mbi kokë i hudhte vjehrra. E, ne fëmijët e katundit bythekrye
turreshim pas sheqerave të larmë. Babai, kur e nxirtte mauzerrin nga hatullat.
Sot,
haptas i ndërrojnë burrat dhe grate besnike. E kam fjalën për gratë plolitike.
Mesdite, na lindin më këmbë pas gardhit edhe kopila e kopilesha, dhe pasmesnate
na i lënë pas porte. Problem, është edhe prezentimi i Letërsisë shqipe, kur
prezentohet në botë nga gjysmë analfabetë pa letërsinë e Kosovës, Maqedonosë
veriut, Malit Zi, dhe botërore,
Ligje
për ndryshime kushtetuese pa 20 % -in e gjuhës shqipe, që përsëriten edhe me
themelimin e partive politike si këpurdhat, pas shiut. Ndonjëra, edhe helmuese.
Kurva, lindë kurva. Edhe, kopila. Jo, rastësisht kemi edhe shumë kurva politike
dhe kopila. Që, ua dimë nënën, por jo edhe babën. Fenomen i çuditshëm, që kohën
fundit ndodhë edhe me partitë politike shqiptare. Me siguri, kjo dukuri
natyrore politike e ka motivuar edhe poetin Filip Shiroka ta nxjerrë në dritë
vjershën Nji andërr (Vjerrshë e
kushtueme tradhtorve t’onë – 1900):
………………………………………………..
Nji natë, n’javën, rash
në shtrat me fjetë,
Zembra, m’ish helmue,
gjumi m’kishte tretë,
Mejtoshe ç’po vuejnë
tash burrat e Shqypnisë
Prej disa halldupve
n’sherbim t’qeverisë.
……………………………………………..
-Ç’ke bre bir – m’thotë
– Ç’ke me mue,
Qi m’ke sha e m’ke trazue?...
–
-m’ndiei, o plak –
thaçë, gabim ke!-
-Nuk t’kam sha as s’di
kush je!-
Nuk po m’njeh – tha –
m’shiqo mirë:
Jam Adami plak, bre
birë!-
……………………………………..
-Po baj çudë – tha – me
t’vërtetë
S’po di, Eva ku i ka
gjetë,
Kta tradhtorë të
patynzonë
Qi turpnuene emnin
t’onë;
E… me idhnim briti tue
thanë:
“Farës s’ime kta nuk
janë!”
Se… me kenë t’ont – tha
– tue qa
Gruen kisha tash m’e
nda!...
Por kta njerz kanë le ma
vonë
Prej Kainit t’patynzonë,
Qi ka mbytun vllan e
vet,
Vret mallkimi i
Perëndisë,
Qi turpnon para
njerzisë!
Duartrokitje
poetit Rilindas shqiptar Ndre Mjeda! Ligjeve natyrore, që i pranon edhe shkenca
si trashëgimi familjare fisi. Gjaku, që rrjedhë nëpër damarë te një familje shqiptare.
Popull. Shoqëri. Shtet. Poqese, në një familje ka pasur lindje me të meta
fizike: invalidë, shurdhëmemecë, të çmendur, të verbër, tradhëtarë, spiunë...
Patjetër, pas njëqind viteve në atë familje do të përsëritet në vazhdimësi
proçesi natyror trashëgimtar: lindin fëmijë me të meta fizike. Proçes natyror i
ngjajshëm me partite politike shqiptare. Nëse, në gjirin e tyre me vite kanë
pasur patriotë dhe spiunë brez pas brezi, çdo njëqind vite, në atë parti
politike do të lindin përsëri patriotë dhe spiunë.
Ferra
shpërthen ferra. E, jo mollë. Dëllinja, dëllinja. Dardha gorrice, pas shartimit
të Xha Derallës, dardha turke. Aqmëpak, kumbulla të zeza në kopësht. Ose,
rrush.
Fenomen
natyror, që ndodhë edhe me partitë politike shqiptare. Këpurdhat, dalin pas
shiut. Vetëm, se: mes tyre ka edhe këpurdha helmuese. Natyra i ka ligjet e veta
në jetë. Fenomene, të cilët i pranon edhe shkenca. E, ka Pranverën, Verën,
Vjeshtën dhe Dimrin. Shiun, breshërin. Dhe, borën. Stuhinë. Shtrëngatën. Vetëtimën.
Dhe, Rrufenë.
Ligje,
që i përsëritë me shekuj, dhe jo me brohoritje dhe pankarta demagogjike
Neokomuniste: “Vetëm përpara”, “Bashkë fitojmë”! Natyra, përsëri nuk e ndryshon
Kushtetutën e saj historike, edhe pse: partitë politike shqiptare për çdo vjet
me fushata parazgjedhore nëpër sheshe të qyteteve dhe stadiumeve sportive
shpallin gjoks më gjokës luftë partiake. Premtime dhe ndryshime politike: “Rama
ik”! Përinatë, jehona u përgjigjet: Rama, rri në pushtet! Jo, se e duan
shqiptarët, por e duan “demokratët” e Sali Berishës. Partia e Lirisë e Ilir
Metës. E presin ndryshimin e Kushtetutës të Maqedonisë Veriut. A, do të shkojë
në Evropë, apo në Shqipëri?!
Protesta,
dhe brohoritje në rrugë. “Revolucione” për pushtet dhe pasuri. Korrupsion.
Shpallje të “fitoreve” Piros para kamerave televizive! Megjithatë, Natyra bënë
politikë madhore, nuk dalldiset hamllave si partitë politike shqiptare, natë e
ditë në rrugë para fushatave parazgjedhore, vetëm për poste partiake dhe pasuri
personale, familjare, klanore e partiake. Edhe, pse: vetë Natyra, herë pas here
zemërohet, dhe na sulet me tërmete dhe përmbytje.
Këpurdha
helmuese...