Mendime » Çeliku
Kalosh ?eliku: Përndjekja neokomuniste e artistëve shqiptarë
E merkure, 23.11.2022, 08:00 PM
PËRNDJEKJA NEOKOMUNISTE
E ARTISTËVE SHQIPTARË
NGA
KALOSH ?ELIKU
Artan Kastrati, në koncertin e tij solistik erdhi para
publikut në festat historike të Nëntorit me dhjetë vepra instrumentale të
punuara intenzivisht vitin e fundit (2022). Vepra të zhanreve të ndryshme
muzikore, ku rrënjët i kanë nga melosi shqiptar. ?do
instrumental, e ka të realizuar e përcjellur me video, ku në disa video shfaqen
edhe pikturat e piktorit të famshëm botëror Adem Kastrati.
Edhe Sot, mu si Dje: në sistemin komunist, fëmijtë e
artistëve shqiptar ndiqen për shkak të babait?! Një rasti tillë, i
ndodhi këto ditë edhe artistit Artan Kastrati. Djalit, të piktorit me famë
botërore Adem Kastrati. Rrufjanët, përderisa në sistemin komunist ia ndiqnin me
metoda të papara policore babain, sot e ndjekin edhe djalin. Asgjë, nuk ka
ndryshuar nga sistemi Komunist, dhe Neokomunist. Populli thotë: Ujku
qimen e ndërron, por jo edhe hujin. Fatkeqësisht, mu si dje: me të njëtat
metoda policore, hakmerren tinëzisht pas shpine ndaj “kundërshtarëve” politik,
“armiqëve” të shtetit “përbashkët”, dhe artistëve që mendojnë ndryshe.
Fshikullojnë me Penë, artin e tyre me dobësitë e partive politike.
Nuk i marrin parasysh reagimet e tyre si përmisime të
gabimeve politike. “Armiqëve” të shtetit “përbashkët”. E, sidomos ndaj
artistëve të talentuar, që i ka lindur Natyra Shqiptare. Nuk u takojnë partive
politike, por mbarë popullit shqiptar. Partitë politike, vijnë në pushtet me afate
të caktuara politike, trumbetime premtuese partiake parazgjedhore lokale dhe
parlamentare. Dhe, ikin me “fitoret” dhe të metat e tyre trusakate në histori.
Artistët e vërtetë, janë të përjetshëm, nuk vdesin kurrë. Mëkot, partizanët
partiak me një asht në gojë, ose një torbë taxhi përqafe, ndërsehen tinëz pas
artistëve kryengritës shqiptar. Këlyshët me zgjebe e kanë kot, që kanë cofur
sot përsëgjalli. Njeri, nuk do ketë: Nesër, me qerre t’i shpie në varr.
Gjatë një koncerti muzikor (përballë manifestimeve
kulturore partiake), që mbajti në Shkup Artan Kastrati me dt. 20 nëntor në ora
15.00 te përmendorja e Skënderbeut, partizanët partiak e lanë edhe pa rrymë
elektrike. Edhe, atë: kohën, kur aktivistët e partive politike i mbushnin
sheshet dhe restorantet me partizanë partiak e zhurma kulturore partiake.
Mjetet e informacionit, shtetërore dhe private, të varura e “pavarura”, turren
pa tru në kokë, duke u shtyrë me bërryla e grushta: kush është më besnik ndaj
partisë politike, cila është më e mira?! Vendeve të punës, përkrahjeve të
partive politike me kamera televizive shtetërore e private, të varura e të
“pavarura” me gjithë këto profesorë universiteti me qerre, gazetarë partiak me
thasë, dhe analistë politik të partive politike me kontenierë?!
Koncerti i Artan Kastratit Sot, politikanët: i gjeti në
gjumë. Gërhisnin, gjithë Natën në prehërin e partive politike me poste
partiake: vende pune, dhe honorare marramendëse. Përmëkeq, në një Mot festiv të
Nëntorit Historik me shi e politikanë të strukur dhe vdekur nëpër kabinete
qeveritare. Por, jo: edhe në manifestimet e tyre partiake kulturore festive të
Nëntorit Historik, kur çirren me Trumbetat e Tellallit para kamerave
televizive, dhe syve të popullit me “politikën e tyre madhore”. Shpatën e Skënderbeut
e nxjerrin nga brezi, flamurin kuqezi, gjuhën shqipe. Armët e Rilindasëve
Shqiptar, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare. E, jo Trurin. Kokën mbi
Qafë. E kanë nën sjetulla. Turren me të katra rrugëve, vetëm e vetëm pas
posteve partiake, vendeve të punës, dhe pasurisë personale, familjare dhe
partiake.
Nëntori Historik, sipas tyre është: “fitorja” e tyre
madhore për ta gëzuar dhe fituar pushtetin: postet politike, dhe pasurinë
personale, familjare, partiake. Dhe, jo: e Rilindasëve shqiptar me tru dhe
pasuri që i prinë me shekuj popullit shqiptar. Këto kalorës të arratisur, jo që
nuk kanë shkri pasuri trashëgimtare, por nuk kanë dhënë as edhe një kafe për
popullin shqiptar. Përveçse, e kanë vjedhur dhe plaçkitur popullin vite me
radhë, duke e sakatuar në arsim dhe kulturë. Politikanë, që hapin universite
partiake dhe vende pune vetëm për vete, familjarët dhe partizanët e tyre
trusakatë partiak. Jo, se e duan aq shumë popullin shqiptar, por për rrëmbimin
titujve shkencor me duar e këmbë.
Demokracia, dhe “armiqtë e padukshëm”, ua hapi dyert krah
më krah para oborrit të partive politike. Gati të gjithë politikanët tanë
patriotë, që u morën me politikë, rrëmbyen edhe tituj shkencor, dhe vende pune
nëpër universitete shtetërore dhe private. Kohë Sot, kur nuk kemi nxënës dhe
studentë për shkolla dhe universitete. Edhe pse, me ato diploma universitare
dhe tituj shkencor me plagjiatura të blera me para dhe vjedhura, “shkencëtarët”
nuk janë në gjendje ta shkruajnë edhe një fjali pa gabime gjuhësore para
nxënësve në dërrasën e zezë. Një muaj i festojnë të arriturat dhe festat e
Rilindasëve shqiptar. Njëmbëdhjetë muaj tjerë të vitit historik: bëjnë gjumë
Nate, dhe “politikë madhore” shqiptare.
Njëzetë vite, përpiqen t’i shpëtojnë postet partiake:
pasurinë dhe vendet e punës personale, familjare dhe prtiake me arsim dhe
kulturë kombëtare: flamur kuqezi, gjuhë shqipe, shkolla, universitete, dhe
manifestime kulturore partiake.
O Imzot! Edhe, mua më qahet. Shpërthejnë, lotët. Po, nuk
kam lotë. Përpak, të më shpëtojnë lotët si politikanët. Rrëke, të më shkojnë
faqeve për Liri. Shpatën e Skënderbeut e kanë nxjerrë nga brezi. Vrasin e
presin “armiq të padukshëm”. Turruni, o burra: t’i shpëtojmë nga lufta e
përgjakshme me “armikun e padukshëm”, “Kalin e Shemës” pas porte! Amani, dilni:
dhe, ua fshini lotët rrëke, se do na mbytet nga Lumi i lotëve, dhe gjaku
derdhur i tyre në fushën e mejdanit me vite për Liri...
Edhe, Kali i Skënderbeut në varrezat e automobilave, në
“Bit-Pazar”, Shkupin Historik...
Artan Kastrati gjatë koncertit solistik, edhe pa rrymë elektrike e
vazhdon aktivitetin e tij kulturor: pa politikanë, gazetarë, dhe partizanë të
partive politike...
Artan Kastrati me kitarë i zhytur këmbekrye në dhjetë veprat e tia
instrumentale me rrënjë nga melosi shqiptar, të përcjellura me video, ku në
disa vido shfaqen pikturat e piktorit me famë botërore Adem Kastrati ...
Artan Kastrati në kulminacionin e koncertit solistik me porosi artistike
për politikanët e arratisur dhe dalldisur pas posteve politike, dhe
“manifetimeve kulturore historike”...
Përfundimi i Koncertit solistik: pa politikanë të arrratisur, gazetarë,
analistë politik. Dhe, kamera televizive partiake...
Kalosh ?eliku, Asdren
?eliku dhe
Artan Kastrati, pas koncertit solistik...
Artan Kastrati, Kalosh ?eliku dhe Abdylkadër Isaku, pas koncertit solistik, në Shkup.