Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Veten time nuk e shes në “Bit – Pazar”
E enjte, 10.11.2022, 08:33 PM
VETEN TIME NUK E SHES
NË “BIT – PAZAR”
NGA
KALOSH ?ELIKU
(Armiku i pabesë nuk më vret
as Raki Rrushi – po poezia)
Jo! Nuk më vret
armiku i pabesë
As Raki Rrushi.
Vera me shtama:
Dashuria. Por, do
më vrasë Poezia.
Jo! Nuk më vret
armiku i pabesë
Koronavirusi. Pandemia
- Grua:
As “hallalli”.
Dhe, as “harami.
Po, do më vrasë
Poezia - Grua...
(Hajduti i celularit tim
që piu Raki Rrushi)
Ditë, kur kam pi
Raki Rrushi
Edhe, nuk kam
shkruar poezi:
Nata më zuri rob
në Tavernë
Djali Vogël, më
mori në shtëpi.
E kalova natën me
Raki Rrushi
Ditën, më doli
gjumi. Rakia.
Herët, e pash
telefonin tim celular
Që, në Pandemi piu
Raki Rrushi.
Dhe, pas një viti
dola nga Pandemia
Hajduti e kishte
vjedhur pijanecin?!
Nuk më erdhi keq
për aparaitin
Po, keq më erdhi
për numrat e:
Miqëve. Mikeve.
Dhe, mesazhet.
Fotografitë e
Laydi Di. Poetëve
Që, i bëra në
përkujtimin e Poetit
Sami Velçani, me
miq në Durrës...
(Qershia ime në kopësht
nuk e priti Dimrin)
Qershia ime e kuqe
në kopësht
Nuk e priti
Dimrin. Borën.
Mezi e kaloi
Koronavirusin:
Pandeminë. Dhe,
vaksinën
Që, ia dha Dielli.
Vetë Natyra.
Qershia, u rritë
në gjelbërim
Edhe, lindi një
shportë qershia.
Nuk e priti
Dimrin. Pranverën
E vrau
Koronavirusi. Pandemia...
(Zjarri i oxhakut)
Zjarri i oxhakut
Babait
Që dikur, ndizej
flakë.
Dhe, nxirrte xixa
mbi çati
Tym. Yje mbi Qiell
natën.
Roje, rrinte i
ndezur zjarr
Dru lisi hante
Ditën. Natën.
Dromaxhaku, kokë
gjarpëri
E ziente groshën e
Nanës:
Ditën në vorbë për
darkë
Për miqtë, që i
zente Nata
Rrugës. Pusive për
Liri.
Sot, nuk hanë dru
lisi
Nuk ka shpuzë.
Flakë:
Xixa mbi çati. Tym
të zi.
U shua. Digjet mes
varreve...
(Kosovë dhe Shqipëri)
(F. B.)
Miku im, Poet
lirik në Poezi
Përpiqeshte t’i
bëjë bashkë:
Gruan besnike.
Dhe, Miken.
Thirrte: Kosovë. E
Shqipëri.
Politikanët, në
Shtëpinë Publike
Nuk bashkojnë:
Shqipëri. Kosovë.
Tradhti, bëjnë me
miken Xhadi...
(DitëNata)
Dita më lodhi me
Koronavirus
Pandemi. Masa
qeveritare:
Vaksinë rusi. Rri
në shtëpi!
Mos e kalo kufirin
politik
Mos pi Raki
Rrushi! Verë.
Nata Grua, merr në
prehër
Pasmesnate,
shkruaj poezi...
(Kokëmëkokë me Poezinë)
Iku Koronavirusi.
Pandemia
Masat qeveritare.
Vaksina.
Vetëm mbeta me
Raki Rrushin
Dy shtamat me verë
të Mikes Di.
Dhe, kokëmëkokë me
Poezinë...
(Ëndërr)
Nuk e shoh Miken
Di
Në Shkup. Nën
Rrap:
Përballë Raki
Rrushit
Dhe, Dy
shtamaverë.
E pash sonte në
ëndërr
Erdhi, u struk në
shtrat.
Herët, u zgjova:
Ëndërr...
(Vetëvrasje)
Pavetëdije, kisha
bërë vetëvrasje
Ehu! Koronavirusi.
Pandemia?!
Raki Rrushi. Dy
shtama me verë
Duke, përplas
kokën për muri:
Tavolinës punës.
Dritës llambës.
As vetë, nuk e di
si mbeta gjallë
Kush më shpëtoi
nga zonja Vdekje:
Raki Rrushi. Mikja
Di. Apo, Poezia?!...
(Ikje)
Ika nga
Koronavirusi Sot:
Pandemia. Dhe, Vaksina.
Masat qeveritare.
Karantina
U strehova te
“Parku Grave”.
Jo! Nuk ikë nga
Raki Rrushi
Dy Shtamat me
verë. Poezia:
Mikja Di, që iku
nga Shtëpia...
(Veten time nuk e shes
në “Bit – Pazar”)
E shita Shtëpinë e
Babait
Livadhet. Arat.
Dhe, Malin.
Vetëm për libra.
Gra besnike:
Takime nën Rrap.
Dy shtamaverë
Një ibrik me Dy
çepa Raki Rrushi.
Krahpërkrahu me
një radake dëllinje.
Nën ujë më ka
mbetur në burg
Edhe një livadh,
ku i kullosja:
Lopët. Deshët
brirëpërdredhur
Dhe, një Pyll me
lisa. Dëllinja.
Vetja ime, që nuk
e shes me para...