Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Në kët qytet burrat shiten me thasë
E shtune, 24.09.2022, 07:03 PM
NË KËT QYTET BURRAT
SHITEN ME THASË
NGA KALOSH ?ELIKU
Grua natën e mirë
Grua besnike,
natën e mirë! Ika
Pasmesnate, më
pret një Grua tjetër:
Poezia. Dhe, është
xheloze.
Nëntë burra nuk
mund ta bëjnë zap
Natën. Vetëm Unë
ia jap hakun.
Grua besnike,
natën e mirë! Ika
Falemnderit. Që,
nuk je xheloze...
Edhe Ti je si lulet
e qershive
Edhe Ti je si
lulet e qershive
E shkund Veten. I
rrit frutat.
Që, t’i ha
pasmesnate. Huazoj
Unë për simbole në
poezi. Liri!
Edhe Ti je si
lulet e qershive
Shkundesh. Skuqesh
para Diellit...
Takimi parë
natën e premierës
E takova për herë
të parë në Teatër
Natën e premierës.
E qethur keq.
Tullace. Sytë i
kishte të kaltërt
Asht e lëkurë.
Thashë: E kanë lodhur burrat.
Më tha: E dua, dhe
e shkruaj poezinë!
Atë Natëmadhe e
përcolla deri në shtëpi
Të nesërmen më
solli një fletore me poezi.
Dhe, që atë ditë
pesë vjet e përcollëm Natën
Matanë me verë e
poezi. Një ditë iku Qyqja
Nga Atdheu. E
veshi ferexhen e zezë.
Një vit e dënoi Veten.
Një ditë erdhi
Me një gjeth të
vedhë në dorë. Dhe,
I kaluam dy net në
një shkëmb mbi Liqe.
Edhe njëherë iku.
Dy herë. Përgjithmonë.
Thashë: Ta muros
nën Rrap. Përpara „Ilirisë„
Gji t’u japë
poetëve që nuk ikin nga Atdheu...
Edhe një qiri
për Lejdin Di
Gjatë Netëve të
poezizë korçare
E vizitova
vendlindjen. Korçën.
Dhe, vendvdekjen.
Voskopojën.
Hyra në kishë. I
ndeza dy qirinj:
Një për Miken. Një
për Cucën Boheme.
Paprtitmas, m’u
afrua një poete azgane
E më tha: Me një
qiri nuk ndizen o burrë
Më shumë se dy,
përpara Shën Mërisë!
Plumb iu
përgjigja: Unë jam Poet bohem
Lotët e Shën
Mërisë nën Rrap i ngrej dolli.
Harrova të ndez
edhe një qiri për Lejdin Di...
Hëna e ka marrë
për burrë
E dëgjoj zërin e
Mikes Di
Nuk e di nga vjen.
Nga qielli:
Nata. Apo, toka?
Varri...
E njoh atë zë. E
dëgjoj ditenatë
Edhe, në ëndërr.
Vetëm hapat e Mikes
Nuk i dëgjoj.
Vargun e saj rrebel.
Siç duket Hëna e
ka marrë për burrë...
Është Ajo grua
Nën hije pi verë.
E shaloj fantazinë
E kërkoj në
telefon celular:
„Personi që
kërkoni nuk ka qasje në rrjetë“.
Heq dorë. Në fund
të shtamës me verë Ajo
Një javë përpara
ia kushtova një poezi.
E ngrej kokën.
Rrugës vjen Ajo
E thirr në emër.
Ndalet. O Imzot!
I them: Ç’farë
profecie!? Nga Ti këtu?!
Qesh. Dhe, ulet me
Mua në tavolinë
E pi edhe një
shtamë me verë.
Dikur, e përcjell
për në rrugë. Iliri...
Gruaja besnike
I dëbova armiqtë
rreth Meje. Edhe Miken Di
Vetëm poezinë nuk
mund ta përzë. Nuk ikë.
Është grua
besnike. Marrëzisht, e do burrin...
Vogëlushja më tha:
të dua pak
Vogëlushja më tha:
Të dua pak
Mikja të do shumë.
Cuca Boheme.
Nuk e xhelozoj
Gruan tënde - verë
E di. Mikja e
xhelozon. Edhe mua.
Vështirë e kam të
flas për Cucën Boheme
Ende nuk e njoh.
Vetëm njëherë jemi takuar
Në „ Grand „.
Gjithë kohën më vodhi me sy...
Ndjekje me telefonë celularë
Ai u vonua. Ajo e
priste në Tavernë
Kafe galeri, atë
ditë „Koha“. Erdhi.
Shumë vonë. Ajo më
kishte ikur
E kërkoi si burrat
në telefon celular:
„Personi që
kërkoni nuk ka qasje në rrjetë“.
Pas dy orëve: - „Alo,
Ujku?“ Po, i përgjigjet.
- Ku je? Tri orë
po të kërkoj nëpër Qytet
Ec shpejt! Të pres
në hotelin „Iliria „!
Niset. E gjen në
tavolinën ku rri Ai gjithmonë.
„Bejbi“, i thotë:
Sot u binda se jam e çmendur
Gjithë këto burra
të bukur nëpër Qytet. E unë:
Të kërkoj Ty me
orë. Babasheh je „Bejbi“.
Hajmali të fortë
më ke varur për qafe. Që,
Nuk mund ta
zgjidhin as njëqind hoxhallarë.
Ai pi një shtamë
me verë. Ajo pi një çaj mali
E përfundojnë
ndjekjen me telefonë celularë...
Dhe kështu e mashtrojmë
Veten. Njëri - tjetrin
E dinte se, jam në
Prishtinë. Tavernë
Gjithë ditën më
kishte kërkuar nëpër Qytet.
Në mbrëmje kishte
hequr dorë. Ikur.
Vonë e kërkova Unë
me telefon celular:
- Ja, sa u ktheva
në shtëpi. Jam e lodhur.
Edhe nervoze. Nuk
mund të dal sonte
Shihemi nesër!
Natën e mirë, o Ujk!
Mirë, i
përgjigjem. Dhe, ik në banesën
E një miku në
kodër ta përcjell Natën:
Mes bretkosave.
Dhe, Dy breshkave
Mes librave. Dhe,
shtamave me verë.
Të nesërmen, Ajo e
pi një kafe. Unë një verë:
- Ma blej një
libër, më thotë! Ia blej edhe dy të tjerë.
Ujk, më thotë. Sot
vërtetë bëre pak „sevapë“.
Dhe, kështu e
mashtrojmë veten. Njëri - tjetrin
Ajo turret ende
pas burrave. E, Unë pas grave...
Liqeni më sulet
me dallgë
Moti qiellin nuk e
kam parë natën
Nuk ia kam numruar
yjet. Pulën me zogj.
Arushën e Madhe.
Kashtën e Kumbarës
Hënën drapër. Dhe,
kulaq mbi lisa.
Liqeni më sulet me
dallgë
Këmbët të m’i
lagë. Miken...
Unë nuk e pyeta asgjë
Më pyeti: Hë, si
je Sot?
E nuk më pyeti: A
jam i vdekur
Në rrugë. Ose,
rrëzë Çukës.
Më pyeti: A, më do
ende?
E nuk më pyeti, a
jam lindur
Dhe, a e kam
mendjen të vdes.
Qesha. Unë nuk e
pyeta asgjë...
Vend i bëra Vetes
në Parajsë
Ndonjëherë kërkon
diç të të blej si fëmijë
Zakonisht ndonjë
libër. Jo, të them shkurt.
Nuk e meriton. E
ul kokën, luan me unazë.
Kokulur ndihesh e
fajshme tmerrësisht.
Mirë, them.
Megjithatë, do të të blej libër.
- Jo, nuk dua. Më
përgjigjesh me inatë.
Dhe, shkoj pas
librit. Që të pëlqen marrëzisht
Edhe dy të tjerë
t’i dhuroj me poezi erotike.
Gëzohesh si
fëmijë. Vërtet, më thua e lumtur:
- Sot i ke bërë
Vetes një vend në Parajsë...
Më lini të ik
në Liqe
Më lini të ik në
Liqe. Shkëmb
Dallgët t’i pres
në breg si burrat.
Anijen pa vela në
shtrëngatë
Dhe, Hënën e plotë
në verandë.
Më lini të ik në
Liqe. Dallgë
Pranë një qiriri
të fle me Hënën...
Në kët Qytet burrat
shiten me thasë
Mike, Ti jeton pa
burrë. Grua
Në një Qytet ku
burra ka me thasë.
E shiten lirë, në
“Bit - Pazar”.
Mike, Ti jeton pa
burrë. Grua
Në një Qytet ku
burrat shiten me thasë...
Papagallët më mësojnë Mua
si i dilet zot Atdheut
Udhëtoj. Dhe,
përditë e pi jetën verë
Përderisa
politkanët jetojnë në dhjamë.
Trashin qafat e
lidhura me kravata kuqezi
Unë kam vuajtur
shumë. I vetmuar
Kam bredhur
dhiareve me zemër të uritur.
Politikanët e
tredhur. Papagallët
Më mësojnë ç’është
demokracia. Liria.
Si shkruhet
poezia. I dilet zot Atdheut...
Petullat e Nënës e çonin
të vdekurin nga varri
Në Katund, kur
shpesh vinin miq
E thirrnin Nënën
t’u bëjë petulla.
Nëna i bënte
petullat më të mira
Ose, siç thoshte
Babai: Petullat,
E Nënës e çonin të
vdekurin nga varri.
Në Katund, më nuk
vijnë si dikur miqtë
Nënës, s’ka kush i
bënë petulla:
Që, edhe ajo të
zgjohet nga varri...
Pula kur këndon
si gjel
Nëna ime kur pula
këndonte si gjel
E therte. I fuste
thikën në qafë.
Biro! Kënga e saj
ndjell kob
Patjetër, duhet
t’ia zhdukim furriqet.
Në shtëpinë tonë
lajmëtar është gjeli
Mbreti i pulave. E
paralajmëron agimin.
E sot, shumë pula
e thirrin agimin
Fatkeqësi. Që,
Nëna ime nuk është gjallë:
Thikën t’ua vë në
qafë. Heshti qyqet...
Nënë emri i Babait
më kushtoi shtrenjtë
Nënë, emri i
Babait më kushtoi shtrenjtë
Edhe i imi. Rrugës
për në Baba Tomor.
Fisi i kaçakëve
nuk blihet në “Bit - Pazar”.
Nënë, emri i
babait më kushtoi shtrenjtë
Edhe i imi. Edhe
më shtrenjtë i tim biri...
Unë jam Ujk. Dhe,
dua plagë!...
Grua, mirëmëngjes.
Erdha
Unë jam Ujk. Dhe,
dua plagë!
Edhe Ajo nuk ishte
xheloze...
Shkup, 9 qershor 2003
Nga libri: EDHE AJO NUK ISHTE XHELOZE (2004).