Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Kaçaku i Fushës
E marte, 23.08.2022, 06:30 PM
KA?AKU I FUSHËS
NGA
KALOSH ?ELIKU
Gjatë
Mbrëmjeve të Poezisë Strugane, organizatori mua dhe Kaçakun e Fushës, si
“nacionalistë” dhe “irredentistë”, “armiqë të rrezikshëm” të “vëllazërim - bashkimit” jugosllav,
shtetit të “përbashkët”, na vendosi në Hotel “Beogradi”. Provokimi tyre i
radhës, se: pas Luftërave të U?K -ës 1998 - 1999 në
Kosovë dhe 2001 në IRJ të Maqedonisë, ne si kaçakë mali e fushe në letërsi do
ta refuzonim strehimin e tyre në mes të Strugës. Qytet, në kufirin politik
shqiptaro - shqiptar. Hotel, ku në vizitë mua më erdhi edhe Mikja. E shtruam me
pije “hallall”, raki rrushi dhe verë së bashku në dhomë kokë më kokë.
Dikur,
Kaçaku i Fushës tha:
-
Unë, do të shkoj ta pres agimin me poezi në Hotel “Drim”! Tjetër, fushëbetejë.
Përinatë, organizatorëve “vëllezër” të Njerkës. Kohën e fundit, nuk i trembem
askujt në Bregliqe. Tekefundit, as edhe Zonjës Vdekje, kur pasmesnate më troket
në derë.
-
Nuk ka problem, i thashë. Përderisa, ti do ta presësh agimin me poezi në Hotel
“Drim”, unë me Miken poete do ta përcjellim Natën, dhe presim agimin në
Hotel “Beogradi”.
Pasmesnate,
Kaçakut të Fushës iu mërzitë poezia në Hotel “Drim”. Dhe, vendosi të mos e pres
agimin. U kthye në Hotel “Beogradi”. Përçudi, e gjeti derën e mbyllur me çelës.
Trokiti në derë, por askushi nuk ia hapi derën. Përbrenda, thashë, me vete:
Shko dëgjo poezi në Hotel “Drim”! Sonte, unë dhe Mikja me poezi e presim Agimin
në Hotel “Beogradi”.
Ditën
e nesërme me Kaçakun e Fushës, u takuam gjatë mëngjesit në restorantin e
hotelit. Erdhi, dhe u ulë në tavolinën tonë me drekën.
-
Pse, tha: nuk ma hape mbrëmë derën?
-
Me siguri më paska zënë gjumi, iu përgjigja. Po ti, a nuk shkove me poezi ta
presësh agimin në Hotel “Drim”?
-
Jo, u përgjigjë. Unë mendova, mos ke vdekur.
-
Po, i thash: vdiqa mbrëmë me Miken duke lexuar poezi e pi verë. E përcollëm
Natën e Madhe. Dhe, u ringjalla, e pritëm Agimin. Diellin me rreze të na
trokasë në dritare.
-
Po, ti ku fjete? A, nuk shkove me poezi
në Hotel “Drim” ta presësh agimin?!
-
Po, vetëm dikur u mërzita me poezinë, dhe u ktheva në Hotel “Beogradi” ta
presim së bashku agimin me verë. Edhe, e gjeta derën e dhomës të mbyllur
me çelës. Disa herë trokita në derë, por
askush nuk ma hapi derën. Dikur, vendosa të kërkoj ndihmë te recepcionistja. I
thashë: ai i çmenduri nuk ma hapë derën. Mos, i ka ndodhur ndonjë e keqe, ka
vdekur mes poezive?!
-
Edhe?
-
?ka, edhe. Ajo, pasi buzëqeshi, ma dha çelësin e
një dhome tjetër ta kaloj natën. E prita agimin pa poezi dhe Dy shtama me verë
në Hotel “Beogradi”…