Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Unë s’kam kohë të plakem
E marte, 02.08.2022, 07:15 PM
UNË S’KAM KOHË
TË PLAKEM
NGA KALOSH ÇELIKU
(Dardha Gorrice)
Çafka sot ka hipur
në Dardhën gorrice
Fruta ha,
nusërohet në këtë kohë.
Baba, e vështirë
qenka buka e ugareve
Vargjeve ende u
vjen era ugarë:
Toka ka gjak
ugari. Plagë.
Dardha gorrice
plaket në mes të fushës
Çafka “patriote”
sot i del zot me këngë...
(Loti i Nanës)
Kitara kur qan,
hap dritaren
Tokë, ku e fsheh
lotin e Nanës?
Zog ma këndo
këngën!
Çafkë, mos ma prek
vargun!
Tokë, ku e fsheh
lotin e Nanës?!...
(Thirrje në mesnatë)
Mjegullat e zeza
ecin nëpër qiell
do të bjerë shi.
Diellit ia kanë
lidhur sytë
thirrni
rrufetë!...
(Ankand te “Pazari Grave”)
Vjen derisa unë
rrokullisem lëmsh
me të Dashurën e
Omar Khajamit
e shahem me librat
horror.
Kot, para s’kam të
të huazoj për bukë
Palaçot nderohen
me shpërblime.
Asgjë s’kam, vetëm
pagjumësi...
(Një natë me Miken)
Me telefon, më
fton në Tavernë
Qyteti i vogël për
strehim.
Unë, dhe boca me
verë
mbytemi në
shtratin e hardhisë.
Më mbulon natën me
poezi:
shpirti im dehu -
edhe unë jam verë!
Çoje dollinë,
mbytu në këtë det
Nesër, ku ta di
unë, a do të kesh etje...
(Vjeli nëse ke uri)
Akrepat e kanë
shkelur pasmesnatën
këmbët më
ngatërrohen, mbamë Mike!
Jam, një qen
endacak që ka të ftohtë.
Me dy boca verë në
xhepa
Mikja më ngarkon
në taxi.
Padashtas ia prek
kumbullat.
Pëshpërit: Vjeli
nëse ke uri!...
(Vetëm Unë
të pi me verë)
Ky Qytet, është i
çmendur
Mike oj! Të
martuan me poezinë?!
E, më ndjekin mua
si qentë
nga mëngjesi, në
mëngjes.
Ky Qytet, do të di
çdo gjë
nën cilën Urë kam
bërë natë?!
Me cilën Mike pres
e përcjell trena
për Ty, me cilin
çmendesh në shtrat.
Po, kurrë s’do të
dinë ç’kam në gji
e mbi cilin varr
sonte bëra dashuri...
(Dashuri mes prangave)
Për dashuri qemë
të varfër
për një natë pa
gjumë nën Urë:
për një Serenatë
për një
aventurë...
Vërtet, është ky
edhe një Mot i Madh
për ne të
pagjumët, oj Mike!
Dashurinë e mbajmë
gjallë në varr
mes plumbash e
prangash me vite...
(Dhuratë për ditëlindje)
E lodhur, e etshme
për dashuri
m’ulet në prehër
si flutur:
me një dëshirë...
E di, më thotë:
E dua një bebe
nga ti për
ditëlindje
ta përkund në
djep!
O Imzot,
pse s’më kërkoi
një tufë lule!
Ose: Stoli
ari?!...
(Magji)
Një muaj
larg njerëzve,
thellë në pyll
mes ujqërve dua të
jem përherë!
Se, ujk jam. E, jo
qen me zgjebe
që i vardiset një
kocke në treg.
Ujk jam, oj Mike!
Sot zbres nga
shpellat e Çelëvjollcës
me romanin më të
ri: Shtëpia publike.
Gruaja më del
para, i hap krahët
Mikja më shkarkon
para dere
me një çantë libra
e dy boca verë:
- Motër, merre
fute në shtëpi
armiqtë i kanë
bërë magji...
(Shtatë orë mbyllur
në Tavernë)
Zagushi.
Muzikë e vitit
njëmijenënqindeshtatdhjetedy
m’i kujton vitet e
studimeve në Prishtinë.
Rrapin tim të
vetmuar para „Bozhurit„.
Dhe, një
dashuri...
Kamarieri i zi
katran
Mikja trembet mos
na vdes mbi tavolinë.
Azganja do të ikë
në një shpellë
e ka lodhur jeta.
Civilizimi mes
ferexheve...
E zgjas dorën në
errësirë
O Imzot, ia preka
gjinjtë...
(Minare për ezanin)
Vapa e ka mbyllur
derën me reze
terri nëpër dhomë
e heq një valle.
Miken e kanë
dhunuar fjalët.
Mëngjes. Mikja
para mikrofonit
kërkon një minare
ta thirrë ezanin...
(Mos gërmo thellë)
Mos gërmo shumë
thellë
Se, do të hasësh
në gur
varre e eshtra!
Mos gërmo shumë
thellë
se do të hasësh në
plagë
do të shpërthejë
vaji!
Mos gërmo shumë
thellë
se do të mbytesh
në mua!...
(Mike s’kam
tjetër Kalosh)
Mike, s’kam tjetër
Kalosh
të shtrihet me Ty
në shtrat.
Mike, s’kam tjetër
Kalosh
pa dy shtama me
verë...
(Unë s’kam kohë
të plakem)
Unë s’kam kohë të
plakem
se, nuk më lë
vera. Poezia.
Nuk më lë Mikja
Di...
(Pushtimi i Shkupit)
Kur qentë e
pushtuan Shkupin
e u strehuan te
“Pazari Grave”.
Kockat dolën nëpër
Qytet
u lëpinë nëpër
“Bit-Pazar”.
Kur qentë e
pushtuan Shkupin
Mikja u vesh në të
zeza...
(Xhelozi)
E gjatë rruga.
Nata s’ka mëshirë
më mbytën xhindet,
pse pi verë?!
Dorë më dorë më
hedhin mbi çati
Mëngjesin, ma
shndërrojnë në arrati...
(Rrokullisje deri në mëngjes)
Udhë me rërë deri
në Tyrbe
m’u dogjën këmbët,
kam etje:
me të vdekurit pi
verë.
E rrokullisemi
natën deri në mëngjes
mbi varrin e Baba
Shehut:
për “ilaç”...
(Doruntinën e solla Unë)
Ditën me diell
thërret: Çohu nga
varri!
Lakuriqët i sulen
territ.
E shoh, Rrapin,
verën
Urën e Gurit dhe
Tavernën.
Miken me një tufë
lule
veshur në të zeza:
- Zgjohu shpirti
im, mbaje besën
premtimin për në
Baba Tomor!...
Nga libri: LOJA E SYVE (1995).