Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Miku kur shpallet 'armik'
E enjte, 30.06.2022, 07:31 PM
MIKU KUR SHPALLET “ARMIK”
E ARMIKU NË POLITIKË
“MIK”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Edhe pse, gjatë
gjithë atyre luftërave shekullore, më në fund “erdhi” Liria. Thanë, nuk e thash
Unë. “Bashkimi” i Trojeve Shqiptare në një shtet?! ”Fitoren”, shqiptarët e
përgëzuan me këngë e valle. Emisione eksulzive para kamerave televizive.
Duartrokitje.
Edhe Liria, kërkon
Luftë! Ose, i dorëzon armët. E, si shqiptari i dorëzon armët?! Që, deri më sot:
nuk ia ka dorëzuar Mbretit, e as Krajlit. Po, sot: i ka dorëzuar armët.
Prandaj, Lufta
ende vazhdon me Penë dhe pushkë. Armët historike nxirren nga brezi. Kush i pari
e qëllon armikun në lule të ballit. Dihen, armët e sotshme luftarake, jo shpata
e Skënderbeut, pushka e serbit, as Topi i Mic Sokolit. Po, sipas kamerave
televizive të mjeteve të informacionit: brekëkuqet e zhveshura të Xhadisë.
E kam thënë herët,
nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: Nusen e Maleve e lamë te
“Përroni i Thanës”, pasi na u thye rrota e qerres rrugës për në Kaund, në
Shqipëri. Nuse tjetër me franga të rrejshme përqafe, na shtinë komitat
“vëllezër” në koçi. Dasëm të madhe bëmë për Nusen e komitave gjysmëlakuriqe me
gjinjtë jashtë përmejdani. Përdridhte bythët në lëmë me valle e dajre dhe
këngë, jo belin para kamerave televizive.
Politika është
akull, dhe nëse nuk di të rrëshqasësh me ski, ose së apku as me sajë, e thyen
kokën, bythekrye përfundon në greminë. E kam thënë këtë mënçuri disa herë nëpër
shkrimet e mia të “egra” publicistike, dhe libra. Përsëri, kutadi për të satën
herë edhe në këtë shkrim publicistik e përsëris, se: politika është kurvë.
Burrat i ndërron përditë e përnatë. Pak veta arrinë ta rrëzojnë në shtrat.
Tjetër thuhet në politikë, tjetër veprohet, tjetër parashikohet për Ditën e
Nesërme, dhe tjetër shtrohet në tryezat e bisedimeve politike. Qëllimin, e
arrin vetëm kalorësi i këtyre betejave maratonike.
Fatkeqësisht, sot
me politikë merret i gjithë populli shqiptarë. Nuk kemi barinj, nuk kemi
bujqër, nuk kemi tollumbaxhi. Nuk kemi spiunë, po kemi “tradhtarë” dhe
“patriotë”. E, mua më ka marrë malli për spiunë. Dihet, kemi politikanë me
thasë, ministra, deputetë të popullit, doktorë shkence, akademikë, “analistë”
politik me qerre. Edhe, shkrimtarë. Shkak, që jemi sot të shpërndarë në disa
shtete nëpër Evropë dhe Botë.
Vetëm, hidhni një
sy Shkupit 2014: përmendore me thika e pushkë më këmbë e hipur mbi kalë me
shalë e pa shalë, lindën si këpurdhat pas shiut. Asnjëri “maqedonas”, po të
gjithë shqiptarë dhe bullgarë, dhe Car Dushani serb. Vepra “artistike”, të
cilat i miratuan edhe vetë politikanët shqiptar në Parlament. Duartrokitën
akademikët shqiptar, dhe “analistët” politik. Njëri prej tyre, sot: edhe,
përmes një letre “dashurie” i shet mend Edi Ramës, se: “Të dashur miq, ka kohë
që jam “distancuar” nga postimet, posaçërisht të qëndrimeve politike edhe për
arsye objektive të pozitës time institucionale. Po kësaj rradhe nuk mund të
qëndroj indiferent ndaj “superioritetit” personal të KP shqiptar, Edi Rama të
cilin e adhurojë dhe mbështes për shumëçka që ka bë dhe po bënë në Shqipërinë
tonë të përbashkët.
... Në fjalimin e
tij politik më shumë mbrojti Sërbinë si viktimë se sa Kosovën. Maqedoninë e
“vajtoi” shumë më shumë se vet zyrtarët e saj... Këshilltarët e KM duhet t’i
sugjerojnë analizat dhe kolumnat e kryetarit të Akademisë së Maqedonisë dhe do
kuptojë më mirë filozofinë dhe fobinë e tyre... Miq të dashur, e zgjata pak,
kërkoj falje për kohën tuaj! Ab.”
Fundekrye, letra e
“dashurisë” përfundon në stilin e fjalimeve komuniste. Pse?! Shkaku, se: vetë
ky politikan shqiptar me poste politike, sot është anëtar i Akademisë së
Maqedonisë me një torbë taxhi përqafe.
Populli shqiptar këtë politikë “madhore” e ka përjetësuar me një thënie
antologjike: Hip se të vrava! Zbritë se të vrava!
Dukuri e politikës
shqiptare “madhore”, që herët e kanë thënë pushtuesit italjanë (1939 - 1943): “Touto
albanezi, touto komandanti”. Që, edhe sot e kësaj dite e vazhdojnë
atë rrugë luftarake shqiptarët maleve dhe fushave për Liri. Dëshmi Lufta e
Kosovës (1988-’89), dhe ajo e Maqedonisë (2001). Kryengritje shqiptare me
komandantë e pa ushtarë?! Përjashtim, bën vetëm “Askeri” nga Kërçova, edhe ky
në luftë si komandant “Askeri”.
Edhe, pse:
shqiptarët janë të gjithë politikanë, dhe “analistë” politik, ende nuk i kanë
ndarë si popull profesionet. Historia po u përsëritet shqiptarëve. Populli
shqiptar, sot ka nevojë për politikanë vizionerë, Ditën e Nesërme. Fakt, që
politika shqiptare nuk ka nevojë për spiunë, vazhdon të zbulohet vetë në mjetet
e informacionit para kamerave televizive. Sot, nuk ka nevojë, asnjë armik i
popullit shqiptar të derdhë para për spiunimin e politikës shqiptare. E kanë
thënë edhe gjermanët gjatë pushtimit fashist (1943 - 1944): shumë para kemi
derdhur për spiunët nëpër botë,
shqiptarët këtu qënkan spiunë pa para.
Përpjekje për ta
përçarë popullin shqiptar, ashtu edhe të përçarë dhe pushtuar copë - copë me
shekuj në disa shtete. Politikë teknefese shqiptare ende e freskët mes politikanëve
dhe “analistëve “ politik të Shqipërisë dhe Ksovës duke shpallur “patriotë’ dhe
“tradhtarë”. Politikë teknefese para kamerave televizive dhe syve të popullit
shqiptar. Politikë që shpie në Qorrsokak. Turren me të katra pas posteve
politike dhe pasurisë personale, familjare, miqësore dhe partiake. E kanë
harruar arsimin dhe kulturën shqiptare. Themelet e një shoqërie. Shteti
Shqiptar. Edhe, kush: Komunistët e djeshëm të arratisur, sot Neokomunsitë me
vite në pushtet, që ende e mbajnë nën këmbë popullin historik shqiptar.
Deklaratat publike
të poltikanëve dhe “analistëve” politik partiak, i marrin si të vërteta
politike, dhe jo si dhiare për të hipur në Baba Tomorr. Gjithëçka çka flitet,
shkruhet dhe reklamohet para kamerave televizive, pakgjë ka të vërteta për
politikën shqiptare. Aspak, nuk dinë, se: në politikë miku shpallet “armik”. E,
armiku “mik”.
Politikë e
kryeminstrit shqiptar Edi Rama me “sulmet” ndaj BE, dhe Bullgarisë
(Marrëdhënjet politike bullgaro - shqiptare 1908-1915 (Shqipëria e Madhe,
1942-’44), në samitin e mbajtur në Bruksel. Dekleratë politike, që gjithë
popullin shqiptar e çoi në këmbë me armët e sotshme luftarake: “analiza” dhe
debate politike para kamerave televizive. Sulm, o burra “tradhtarit” se ia
shiti Kosovën Serbisë, nisi Lufta e Tretë Botërore!
Turr politikanët e
arratisur me poste politike nga të katër
anët e Shaqipërisë dhe Kosovës, se: Edi Rama është “tradhtar”. Edhe, nga
Diaspora. E shiti Kosovën. Përçudi harrojnë, se: Kosova, deri më sot është
shitur tri herë me radhë. Nuk do t’i përmend pazaret politike në këtë shkrim
publicistik se kush e shiti dhe kush e bleu Kosovën, besoj se i dini si
shqiptarë. E kam thënë herë pas here nëpër shkrimet e mia publicistike.
Prandaj, le ta shes një herë edhe Edi Rama. Dhe, Nesër do ta shohim se, kush e
shiti sot Kosovën?!
Jo, o politikanë
dhe “analistë” politik të arratisur dhe të dalldisur me vite pas posteve
partiake dhe pasurisë në rolin e argatit partiak. Politikë, është ajo: që
tjetër thuhet, tjetër veprohet, e tjetër parashikohet dhe realizohet Ditën e
Nesërme.
Plotësisht
pajtohem me Elena Kosaqin, se: ...”maqedonasit ishin ilir dhe jo sllav, ata nuk
kanë folur sllavisht. E vetmja etni që nga shekulli XV e këtej, e cila është
quajtur, maqedone. Epirotëve dhe albane, janë shqiptarët. Maqedon te ne janë
vetëm shqiptarët, por ata këtë emër të bukur ua kanë lënë sllavëve”.
Thashë: E kam
thënë shumë herët nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: popull
shumicë në Maqedoninë e Veriut janë: shqiptarët dhe bullgarët, ende pa shtet.
Edhe, shqiptarët me besim ortotoks të Rekës, dhe disa fshatrave të Kërçovës, që
pushtuesit turq dhe serb i asimiluan në “turq”, “serb” dhe “maqedonas”. E, ku
ta di unë: edhe sa fshatra tjerë të asimiluar në “muslimanë” e “maqedonas” në
Perandorinë Osmane, pushtuesve serb dhe sistemit komunist jugosllav. Sot,
neokomunist. Shtet, të cilit ia kanë lënë popullit “maqedonas” me shumicë
shqiptare dhe bullgare. Edhe, me pakica tjera kombëtare: vlleh, serb, “turq”,
dhe rom.
Dhe, jo vetëm kaq:
Maqedonia Lindore është e banuar me bullgarë. Gjuha maqedone, është dialekti i
vjetër i gjuhës bullgare. E vërtetoj këtë edhe me një fakt që më ndodhi gjatë
pjesmarrjes në Panairin e Librit në Lajpcig (Gjermani). Rastësisht, u njoha
edhe me një profesore bullgare, doktore e letërsisë. Biseda jonë zhvilloheshte,
ajo në gjuhën bullgare e unë në gjuhën “maqedonase”. Dikur, edhe e pyeta: a më
kupton ti që unë të flas në këtë gjuhë? Shkaku, se: unë nuk kam qenë në Bullgari,
dhe nuk e njoh gjuhën bullgare, por të kuptoj ty plotësisht. Ajo, qeshi. Po,
edhe unë të kuptoj ty në gjuhën që po më flet, është dialekti vjetër i gjuhës
bullgare.
Populli shqiptar,
e ke një thënje antologjike: Më rrove, të rrova. Brisku i berberit...