E enjte, 28.03.2024, 01:55 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Kryeterroristi'

E marte, 24.05.2022, 06:11 PM


“KRYETERRORISTI”

NGA KALOSH ?ELIKU

E mbylla gazetën dhe dola te Rrapi. Gjokun e lidha nën hije, i vara armët në një degë. Vapë. Uji i Shadërvanit gurgullonte gur më gur. Kamarieri  m’i solli dy shtama me verë. Matanë rrugës, shumë  rrallë kalonin kalimtarë të rastit. O Imzot, sikur t’i kishte përbirë toka. Po, ku humbi i gjithë ai popull?! Shumica i kishin mbyllur edhe dyqanet. E kishin braktisur qytetin pa pritur e kujtuar duke ikur nga sytë këmbët…

·       Alo, tungjatjeta! Me kë kam nderin të flas në telefon?

·       Me të ashtuquajturin “Kryeterrorist”… U përgjigja, pasi e njoha zërin e Patriotit të Vonuar, që kishte dalë në mal…

·       Ehë… Ehë… E këndej telit, Patrioti i Vonuar… Ja, sa u ktheva nga Kosova.

·       E si kalove, zoti Patriot?

·       Shkëlqyeshëm. E kreva një punë me rëndësi. Po, kur u ktheva këtu e gjeta belanë me katundarët primitivë…

·       Hë, çka është puna?

·       E kanë përhapur nëpër qytet, se: unë kam ikur nga lufta.

·       Fjalë. Edhe atë për cilin, Zoti Patriotin e Vonuar…

·       Jo, vetëm kaq. Po, gjoja se unë e paskam lëshuar edhe mëzatin nëpër kopshtet e hallkut nëpër katund…

·       E pamundur?! Nuk e thotë Zoti: Patrioti Vonuar një gabim të tillë ta bëjë në këtë kohë lufte, kur zjarr na digjet mbi krye… Tjetër?

·       Nëna Parti e ka mbajtur edhe një mbledhje për mëzatin…

·       Hi-hi-hiii… E paskan tepruar në politikë “madhore”… A kanë bërë edhe ndonjë marrëzi?

·       Po…

·       E, çka?!…

·       Në katund, në emër të UÇK -së i kanë dërguar edhe 70 qefinë… një nga ato edhe mua si Patriot, që zbrita nga mali…

·       E pamundur. Sigurisht e kanë bërë këlyshët e Nënës Parti për t’i përçarë shqiptarët.

·       Jo, vetëm te ne, po edhe në disa katunde të Kërçovës i kanë dërguar, diku 50, diku 40 e diku 30 qefinë para dyerve të shtëpive…

·       E, çka bëre ti me qefinin?!

·       Dihet, ia lidha mëzatit për brinjësh. E meritonte dënimin, kishte bërë dëme. Ja, edhe pse duhej ta shihte e gjithë bota si tradhtar.

·       Hi-hi-hiii… Nëna Parti me siguri paska vendosur edhe ta dënojë me vdekje, ta dërgojë në Qeveri si ministër...

      E mbylla telefonin dhe u arratisa në mendime. Provinca e mirrte njeriun në qafë. Njerëzit nuk kanë me çka të merren, ku ta humbin kohën. Në rend dite të mbledhjeve të Nënës Parti e shtinin edhe mëzatin. E dënonin për dëmet që kishte bërë gjatë luftës… I kishte shkelur rregullat e Nënës Parti… Fat, që në këtë parti politike nuk është anëtar “i ashtuquajturi“ Destan Balli se, do t’ia lexonte dënimin para popullit: thikën në qafë.  Dhe, për tri ditë rresht do ta hante me Djemtë e Ballit…

    Natë. Terri jashtë çdo gjë e ka mbështjellë me ferexhe. Edhe me shami të zezë në kokë. Hoxhallarët fluturuan nga minaret e xhamive si shejtanët e Dexhallit. E zbritën veten Ditën e Madhe në mes të xhematit për të përhapur “shqiptarizëm”. Fytas u rrokën me Haxhi Deputetin, (ish Ministrin e Kulturës) që i luteshte Zotit për mëkate, në rendin e parë, përpara këmbëve të Hoxhës. I vunë në përdorim grushtat në vend të Kuranit të shenjtë se, cili do ta falë xhematin në Shtëpinë e Allahut. E kujt është Xhamia e Madhe. Allahu me keqardhje, vetëm i shikoi nga qielli këta “besimtarë musliman”. Përçudi, nuk u zemrua me këta shejtanë arapi, që tinëz i kishin hyrë në xhami, t’i kapi “toptan” me gjithë qilima t’i hudhë bythekrye në Vardar, t’i përcjellë me lumin në Greqi. Haramët, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Përditë si halldupë turku i ngrejnë bythët në hava edhe në mes të rrugës. E në anën tjetër: ditënatë e torturojnë popullin me kërcnime, vjedhje, drogë, spiunim e vrasje pas shpine. Në emër të Allahut punojnë për shërbime të huaja sekrete antishqiptare. Përmëtepër, policia i merr në mbrojtje gjoja si misionarë fetar që përhapin dashuri dhe paqe përpara syve të tyre në xhami.

        O Imzot! A ka ndonjë Ferr më i rëndë se ky i sotmi, në Shtetin e“përbashkët”? Jo, nuk ka. Shkaku, se: ky nuk është dënimi më i vështirë i Zotit.  E dini pse?! Edhe këtë nuk e dini: dua pash më pash t’i bie Ferrit! Myslimanët e vërtetë le të thonë: Xhehenemit…

        Edhe dy-tri fjalë si te ajo kënga popullore shqiptare: Përpara se shpirti i ka  dalë, i ka thënë dy tri fjalë… Shqiptarët nuk hanë bar. Dhe, vazhdo ta lëvdosh ish Minisitrin e Kulturës  (Haxhi Deputetin) në gazetë si  të ”sukseshëm” para këmbëve tua si “hoxhë”! Unë e di edhe një histori të dhimbshme, kur Haxhi Deputeti yt “musliman” ka qenë Ministër i Kulturës dhe ia ka “blerë” dy piktura profesorit dhe mikut tim të nderuar Adem Kastratit. Pikturat edhe sot e kësaj dite janë të papaguara. Miku im, me “honorarin” e atyre dy pikturave iku nga mesi ynë në kushte të vështira ekonomike pa e pirë edhe një kafe nga Ministria e Kulturës. Përmëtepër, përsëri futni edhe një qotek të mirë këtij “besimtari musliman” të Allahut, që para këmbëve të Hoxhës i falë të pesë vaktet në xhami! Shkaku, se: e ka pak qotekun, ai me shokë ka vendosur t’i lajë mëkatet, jo në atë Dynja, po në këtë Dynja. Edhe, atë: në xhami me katër minare.

    Pasmesnate, aty – këtu bën dritë ndonjë fener rruge, që ende nuk e kanë thyer rrugaçët e “Çairit”. Njerëzit, herët janë mbyllur nëpër banesa. Ndërtesat kanë humbur në errësirë. Rrallë, shumë rrallë ndonjë dhomë ende ka dritë. Ora një pasmesnate. Dhoma ime ende bën dritë. Përpiqem t’i shtij edhe ndonjë  fragment këtij libri për luftën. Kot, kur “besimtarët” e Allahut përhapin tmerr dhe frikë në popull. Katër pasmesnate. Shumica në gjumë. Matanë dritares dëgjohet një rafal automatiku. Lehja  e qenëve matanë gardhit. Përsëri, heshtje.

    Errësirë. Edhe njëherë dëgjohet automatiku. Heshtje. Qetësi, varri që i futet natës si pykë. E marr në telefon Miken me ferexhe…

·       Alo, urdhëroni?!

·       Mirëmëngjes. Hë, a ta prisha gjumin?!…

·       Po, a të kam thënë që pasmesnate të mos më paraqitesh në telefon? Nesër, herët jam në punë…

·       E di, po thash të ta dëgjoj zërin… Çka bënë pasmesnate…

·       Ja, po kërcej… Mbrëmë e kam bërë atë punë… U kapa…

·       E poshtër, kurvëz… Vazhdo të kapesh!…

·       E ti, a u ktheve nga mali?!

·       Po, vendosa ta përfundoj romanin për luftën.

·       E si i ke punët me lekë? A ke nevojë të të dërgoj ndonjë thes…

·       Katastrofë. E kam thënë moti unë se, mua më duhet një grua pasanike, e ty një burrë sheik. Ose, hoxhë me çallmë turku. Shkaku, se: Hoxha me kësulë të bardhë në kokë e ka vështirë të të mbajë Ty si grua putane kombëtare…

·       E, a ta gjej unë një burrë asgan, që të na mbajë të dyve?

·       Jo, ta gjej unë një grua aristokrate, që të na mbajë të dyve…

·       I poshtër… Kurvar… E kam në disponim një arap… Katran është i zi…

·       Edhe ky na mungon tashti t’i dalë zot Atdheut me çifteli… E kënaqën hoxhallarët e Allahut. Tashti i ka mbetur radha edhe këtij trimi t’i rroki armët në dorë për liri. Merre me mend, zezaku i vogël se çfarë patrioti… Shtatë vjeç djalë, e bënë copë-copë çiftelinë duke i kënduar Skëndërbeut… Flamurit kuqezi … Atdheut…

·       Hajde më, boll i dole zot Rrapit… E shpalle edhe “Zonë të lire”, dil në aksion, nëse nuk do t’i këndojë zezaku Mëmëdheut me çifteli…

·       E poshtër… Nesër do të nisem për në Prishtinë edhe më këmbë, vetëm e vetëm që zezaku të mos i këndojë Mëmëdheut me çifteli…

·       Nesër?! Atëherë të të pres, ta përgadis fushëbetejën…

·       Patjetër. Gjallë a vdekur, nesër do t’u bie Sarajeve të Pashait… Ditën e mirë!…

·       Ditën e mirë!…

E mbylla telefonin dhe i hoqa perdet e dritares. Matanë maleve të Çelvjollcës zbriste

më këmbë agimi. Dielli. Edhe njëherë e përcolla Natën…

Nga romani: ME TRE VARRE (Shkup, 2002).



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora