Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'Dy gurët' e babait i gjeta në Peladhi
E diele, 26.06.2022, 07:58 PM
“DY GURËT” E BABAIT I GJETA NË PELADHI
NGA KALOSH ÇELIKU
Historikisht, kemi qenë
popull i përndjekur dhe pushtuar, i arratisur me shekuj maleve për liri. Mëmëdhe, dhe Atdhe.
Dimërit, nëpër vende të nxehta, e Pranverës në vendlindje. Nateditë, kemi
shtegtuar si lejlekët nëpër Turqi, Rumeli, Kosovë, Shqipëri dhe botë. Edhe, të
përzënë me dhunë nga vendlindja, në kohën e Turqisë dhe Serbisë Madhe, edhe në
Jugosllavi.
Im nip, Arsllan ?eliku (stërnipi i
kaçakut të maleve, Emin ?eliku - Xhambazi). Krahut djathtë të Kryngritjes të
Dervish Carës (1843-1844) për ?lirimin e Shkupit me pretendime edhe për çlirimin
Velesit, Prilepit, dhe Manastirit (Trojeve Etnike Shqiptare), ku edhe
shpartallohen kryengritësit nga ushtria turke, në Katllanovë të Shkupit, më dha
një mundësi t’i vizitioj ato Troje Etnike Shqiptare. Që, sipas historianit
Moisi Murra: “Kjo vlen edhe për kapedanin shqiptar të shekullit XIX, Emin
Xhambazin e Kërçovës, që i pa dhe i mati ngjarjet e kohës me grykën e pushkës,
por edhe me fuqinë e mendjes; për të cilin kërkimet në drejtim të tij, në
literaturën e kohës, nuk janë shumë entuziaste. Edhe pse burimet historike
heshtin për këtë hero kombëtar, kujtesa popullore i ka ruajtur të gjalla bëmat
e tij nacionale, për shkëputjen nga Perandoria Otomane, fitimin dhe ruajtjen e
pavarësisë kombëtare dhe formimin e një administrate kombëtare, me përfshirjen
e të gjitha viseve shqiptare, nga Tivari në Prevezë, nga Adriatiku në Prilep.”
Paraardhësit e familjes ?eliku, kanë qenë fis
shtegtar si lejlekët, që kanë shtegtuar trojeve etnike shqiptare. Verës, në
vendlindje. E dimrit, nëpër botë. Herë duke ikur nga përndjekja e Perandorisë
Osmane dhe serbe, e herë nga hakmarrja. Sipas një studimi të historianit Moisi
Murra: “Të parët e Emin Xhambazit e kanë prejardhjen nga Kastrati i Shkodrës.
Atje kanë pasur mbiemrin Arrasi. I pari i fisit përmendet Loc Arrasi.
Dikur, Loci me vëllezër
u largua nga Kastrati dhe zuri vend në fshatin Grykë Nokë të Dibrës. Por dhe
prej këtu ikën e ranë buzë Drinit të Zi, në një vend që i dhanë për emër,
mbiemrin e tyre, Arras.
Në traditën gojore
thuhet se Loc Arrasi, në një luftë me Malin e Zi, ka mbajtur flamurin dhe nuk e
ka lënë të bjerë në tokë. Nga kjo kohë Locin nisën ta quajnë: Loc Bajraktari. E
për rrjedhojë fisi u quajt Bajraktari.
Aty nga vitet 1710 -
1740 Osman Bjaraktari, bashkë me Sulejman Carën, babanë e Dervish Carës së
njohur, nga fshati Bardhaj - Reç i Dibrës së Poshtme, u kthyen kurrizin
fshatrave të tyre dhe ecën drejtë lindjes, ku u ndalën në Pallçisht të Poshtëm.
Besohet se ata kishin lidhje gjaku a miqësie.
…Osman Bajraktari,
gjyshi i Emin Xhambazit të Cërvicës, për shkaqe të panjohura prej nesh, Osman
Bajraktari lëvizi dhe nga Pallçishti i poshtëm bashkë me tre djemtë e tij:
Ramën, Sadikun dhe Veselin. Rama dhe Sadiku vendosen në fshatin Cërvicë të
Kërçovës, ndërsa Veseli në fshatin Desovë të Prilepit. Fisi Bajraktari në Dibër
përmenden si fis punëtor, i ndershëm, por dhe i sertë. Nuk dihet sesi e kur,
por ka gjasa se dhe nga Desova djali i Osmanit, Rama, u largua dhe u vendos në
fshatin Peladhi të krahinës së Grykës së Madhe. Të moshuarit thonë, se: në
fshatin Peladhi ka ekzistuar një familje me mbiemërin Ramë Osmani, që ka pasur
mbiemrin Bajraktari, por me që largimi nga Desova e Prilepit ishte bërë për
shkaqe hasmërie dhe për t’u ruajtur nga rreziqe të reja, mbajtën për mbiemër,
emrin e babait të tij Osman, duke u thirrur Ramë Osmani. Në Peladhi familja e
Ramë Osmanit ka qëndruar disa vite. Sot në Peladhi nuk ekziston fis me mbiemrin
Ramë Osmani, çka dëshmon se ata ishin larguar nga ky fshat.
Nga Peladhia zunë vend
në lagjen ?elike të fshatit Cërvicë
të Kërçovës. Këtu, diku rreth viteve 1812 - 1816, lindi Emin Ramë Osmani
(Bajraktari). Duke ndjekur mbiemrin e të parëve të Emin Ramë Osmani (Xhambazi),
na rezulton kjo radhitje: Arrasi-Bajraktari-Osmani-Zajazi-Kërçova.”
Gjurmët e Babait tim i
gjeta në Peladhi (Shqipëri), katund të cilin e kishte vizituar më herët im
vëlla, Ramë ?eliku. Ndoshta, para tij
edhe vetë Babai, Emin ?eliku. Dhe, kur u kthye në vendlindje, më tha: E gjeta, dhe e vizitova
fshatin nga ku e kemi prejardhjen, vend ku nuk ha as pula gurë. E dija, se:
shqiptarët, gjatë Perandorisë Osmane (Rumelisë), kanë lëvizur matanë
“kufinjëve” politik të Trojeve Shqiptare. Po, nuk e dija, se: kishin ikur nga
vendlindja, ku pula nuk hante gur. Vendlindje e paraardhësve, që mua pas kësaj
vizite mes maleve më mori malli edhe për gjarpërinjë. Shtëpitë gjysëm të
rrënuara, kishin mbetur shkretë. Kroni i katundit, dhe lugu i drurit, ku pinin
ujë kafshët. “Dy gurët” e Babait. Pemët, që gjatë këtyre shekujve ishin
shumuar, por jo edhe njerëzit. Gërmadha të shtëpive plot pemë në oborr:
kumbulla, mollë, ftonj, rrush… Dhe, Shpella mbi Katund si vend strehimi nga
pushtuesit.
Peladhia, fshat ende pa
rrugë. Mezi u ngjitëm malit me xhipin e nipit Arsllan ?eliku: Destan Rama dhe me djalin e
tij Petrit Rama, unë Kalosh ?eliku me nipërit Bajram dhe Arsllan ?eliku. Vendbanimin e
hershëm i njohur në tefterin turk në vitin 1467. Fshat me tradita të hershme
atdhetare, patriotike, kulturore dhe arsimore. Bukuritë e rralla natyrore:
fusha, kodra, male, pyje e shpella. Vendstrehim strategjik, në veriperëndim të
luginës Gryka e Madhe, që ka qenë dhe mbetet një portë hyrse dhe dalëse për
udhëtarët që lëviznin nga lindja në perëndim dhe anasjelltas në drejtim të
Tiranës dhe bregdetit shqiptar. Historikisht, portë hyrëse dhe dalëse edhe për
armiqtë shekullor pushtuesë: turqit dhe serbët historik. Nga ky vend nisi lufta
që njihet me emrin “Beteja e Torviollit”, në qershor 1444. Forcat e shumta
ushtarake turke, këtu u përqëndruan me çadra e topa nëpër llogore. Sulme
luftarake kundër ushtrisë të Skënderbeut. Beteja e parë dhe fitorja e parë e
Skënderbeut, e cila i hapi rrugë malore dhe shpresë, se do të triumfonte mbi
turqit nga beteja, në betejë.
Fshati është i rrethuar
me kodra dhe male të larta të veshura me drurë: lisi, shelgje, plepa, shkozë, mullezë, lule e bar të gjelbërt.
Lugina me burimet e ujit nga malet, gurra dhe pemë. Kroni i Katundit me pesë
plepat roje përkarshi kokë më kokë. Sot, fshati pa pela dhe dhi të egra nga ku
e mori edhe emrin Peladhi, ende është gjallë. Bariu, ku Skënderbeut i dhuroi
një dhi, si simboli i fitores. Simbol, që sipas një gojëdhënie, Skënderbeu e
vuri në kokën e përkrenares.
Sot, shqiptarët ende
janë të rrethuar me kufinj politik. Jo, në Trojet Etnike Shqiptare Historike,
po të ndarë copë-copë në disa shtete të “vëllazërim-bashkimit”. Sot për sot, hë
për hë, i kanë dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën. Ditën e Nesërme, pritet ta
kenë edhe shtetin e tretë shqiptar, në “Ballkanin e Hapur”: Maqedoninë e
Veriut.
Pamarrë parasysh
ngjarjet politike - historike të superfuqive, ndoshta edhe hakmarrjes brez pas
brezi. Ose, përndjekjeve shekullore pushtuese. Asimilimit, të shqiptarëve me
besim ortodoks në “maqedonas”. Nuk e marr me mend, se: hakmarrja ka qenë më e
rëndë se pushtimi shekullor historik turk dhe serb. Shkaku, se; “Dy gurët”
e Babait, ende ishin gjallë në Shqipëri,
nuk kishin lëvizur nga vendi mes pemëve dhe gjalbërimit të maleve.
Natyra i ka falur fshatit:
lumin, fushën, malin, kodrat, dhe bregoret. Lumi shfrytzohet për vaditje,
peshkim dhe plazh në stinën e verës. Përmes fshatit kalon “Rruga e Arbërit”.
Rrugë, që fillimet e saja i ka shumë të hershme, dikur si rrugë këmbësore e
shtruar me kalldrëm dhe gurë, sot si rrugë moderne e shtruar me asfalt. Thonë,
se: nëpër këtë rrugë kaloi Skënderbeu me 300 kalorës dibran për në Krujë.
Karvanë të kuajve dhe këmbësorëve, që udhëtonin asaj kohe për në Tiranë, Durrës
a gjetkë në Shqipëri, nga të dy Dibrat, Kërçova, Struga, Gostivari, Tetova,
Shkupi dhe Ohëri për të blerë bukë dhe kripë për familjen.
Në mes të fshatit, edhe
sotekësaj dite ndodhet një lis i madh shekullor, që s’e mbërthejnë dot as
katër-pesë burra. Druri i Male Zeqirit, që mban në trung një tabelë me
mbishkrimin: “Monument Natyre - mbrohet me ligj”. Lis, rrënjët e të cilit Babai
do t’i barti me vete edhe në fshatin Cërvicë (Kërçovë), mbjellë në mes të
Livadhit, rrëzë ?uke. Rrap, i cili do më
ndjek mua si shkrimtar edhe në Prishtinë dhe Shkup. Hije, ku do t’i strehojë
poetët me poezitë e tyre nga të gjitha Trojet Etnike Shqiptare. Rrap, që me
Manifestimin Kulturor Tradicional Ndërkombëtar: “Takime nën Rrap”, i pari e
futi vargun shqip në Shkup.
Mali “Temla”, rrëzë të
cilit shtrihet fshati Peladhi me në gji disa shpella, por tri janë më të
rëndësishmet për fshatin; Shpella mbi Katund me një minidhomë, ku rrinë dhe
flejnë barinjtë. Në rast rreziku nga armiqtë dhe pushtuesit edhe si strehim për
fshatarët. Shpella e nëndheshme mbi lagjen Hysa. Dhe, mbi lagjen Gjoka Shpella
e Mrizit (ku mrizonin dhentë). Që të tria shpellat, shërbenin edhe si
vendstrehime për banorët e fshatit, sa herë që sulmoheshin nga pushtuesit.
Peladhia e Epërme, në
mes të katundit kishte edhe tre burime uji: Kroi i ujit të pijshëm, Kroi i
lugjeve (ku ishin vendosur lugje druri për të pirë ujë kafshët shtëpiake), dhe
Kroi i Grave (aty lanin rrobat gratë).
Peladhia si fshat
strategjik, rrugë e shkelur, ka qenë edhe shesh lufte nga pushtuesit: “Që këtu
niste sulmi i furishëm kundër ushtrisë turke, me trungje, hunj, kofinj të lyer
me pis me katran që prodhohej nga rrëshira e pishës prodhuar në Malin e
Duriqit, shkarpat e ndzura e rrokullisje gurësh nga Temla”. Peladhia, nuk u
pushtua vetëm nga turqit, po edhe nga serbët.
Shpallja e pavarësisë,
trevën dibrane e gjeti mes dy zjarreve, shteteve fitimtare të luftës
ballkanike, Serbia dhe Bullgaria. Rreziku më i madh i vinte nga Serbia, e
ndihmuar nga Cari i Rusisë. Serbët në vitin 1913, pas Dibrës e pushtuan edhe
Peshkopinë. Grykën e Vogël, Grykën e Madhe, dhe nëpër fushën e Bulqizës dolën
deri në Qafën e Buallit, në kufi me Matin. Populli i Dibrës duke mos duruar
zgjedhën e re pushtuese serbe, u çua në kryengritje popullore. Kryengritësit u
ndihmuan edhe nga bullgarët, të cilët ishin kundra Serbisë, dhe kërkonin që ajo
të largohej nga Shqipëria. Pjesmarrës në kryengritje ishin edhe disa burra të
Peladhisë. Qeveria serbe, filloi ofenzivën kundër kryengritësve. Kudo, që
shkeli ushtari serb, vrau, preu, dogji e masakroi popullin shqiptar. E dogji
Sofraçanin. Fshat më fshat kërkoi dorëzimin e armëve. Shtëpisë të Hasanit i vunë zjarrin, dhe kur filloi t’i dalë
flaka, kërcitën fishekët e fshehur nëpë hatulla. Komandanti, urdhëroi që Hasani
të theret me thikë. Serbët me thika therën edhe shumë shqiptarë për
mosdorëzimin e armëve.
Peladhia, siç thotë
populli: nga shiu, ra në breshër. Zogu, posa erdhi në pushtet 24 dhjetor 1924,
i premtoi popullit: përmisimin e gjendjes ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore.
Fatkeqsisht, ai e mashtroi popullin. Nuk mbajti asnjë premtim. E mbyti me
taksa. Kulmi i “lulëzimit” të Shqipërisë, arriti pranvera e vitit 1939. Bashkë
me pranverën atë vit, 7 prill 1939, erdhën edhe plumbat e fashistëve italianë.
Italia fashiste kapitulloi më 08 shtator 1943. Në Shqipëri, erdhi edhe armiku
më gjakatar, më i egri, nazizmi gjerman. Sistemi komunist. Edhe, Neokomunist, “Demokracia” me hebet në krah…
Gëzimin më të madh
banorëve të fshatit Peladhi, sipa mësuesit nga ky fshat në librin e tij “Fshati
në këmbët e Temlës” (Tiranë, 2021), ua solli ai 01 shtatorit i vitit 1949,
kur në fshatin e tyre u hap për herë të parë Shkolla fillore. E ndërtuar me
kontribut vullnetar të banorëve. Hop i madh cilësor, duke i ngjitur një nga një
shkallët e arsimimit nga ai fillor, der në arsimin e mesëm. I hapi rrugët e
dijes për djemtë dhe vajzat e fshatit, krijoi kushte mundësie për vazhdimin e
arsimit të lartë, të cilin e kryen dhe u diplomuan shumë kuadro për nevoja të
institucioneve.
Dita e
Verës, festë pagane që e
festonte Elbasani dhe disa vise në trojet etnike shqiptare, u bë shkak që në
rrethana disi specifike u shpall edhe festë zyrtare në Shqipëri. Sisot, më
kujtohet edhe mua si fëmijë në Katund, kur herët në mëngjes ende pa dalë drita,
nëna me një degë lulethane na stërpikte me ujë burimi, që të rritemi dhe bëhemi
të fortë si thana. Përdore, na e lidhte edhe një verore kuqebardhë, të cilën
pas një muaji, posa ta shihnim dallëndyshen e parë duhej ta hudhnim në lumë.
Vite më vonë kur u rrita
burrë, në festën e Ditës Verës: Festivalin Ballkanik të poezisë “Trëndafilat e
Elbasanit”, i organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Kostandin Kristoforidhi” në
Elbasan (2010), ku edhe e fitova ?mimin “Skampini”, një verore ma lidhi përdore një poete në Elbasan.
Verore, të cilën e mbajta përdore një muaj në Shkup, dhe posa e pash
dallëndyshen e parë, nga Ura e Gurit e hudha në Vardar.
Sulltan
Nevruzi është ditëlindja e Imam
Aliut në Qabe. Ditë, kur çdo gjë ringjallet, lindë shpresa për gjithë
njerëzimin. Festa e Nevruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me
besimin bekteshian në shekullin e XV-XVI. Ditë, që festohet më 22 mars. 21
marsin, pasdite, pasi ka perënduar dielli, mbi derë sipa zakonit merret kashtë
thekre, sokore dhe behet lidhja e pemëve. Njëri e lidh me kashtë pemën, tjetri
matet sikur po e pret dhe thuhen këto fjalë:
Do të
pres me sokorre,
Do të
mbledh me bakore,
Do të
pres me sopatë,
Do të
mbeldh me thasë.
Pemën që s’bën kokrra:
Do ta pres se s’bën, -thotë njëri.
Mos e pre se ban… -thotë
tjetri.
Gjithë burrat e fshatit
përgaditen për festën, therin qengjin, bëjnë gati mishin, përgadisin hashuren,
dhe atë natë dhe të nesërmen për darkë hanë një ushqim të shijshëm. Rinia e
fshatit pasdite mblidhen në livadhet e pakositura, dhe luajnë lojëra të
ndryshme popullore: futboll, lojën kush e ka, kapërcim litari, kukumësheftas…
Shëngjergji, i vë kapakun dimrit, dhe pas tij
pritet dita me diell - Pranvera. Është festë e besimit katolik. Shëngjergji,
ende festohet nëpër disa vise të trojeve shqiptare. Festa e Shëngjergjit i ka
rrënjët që në kohën e Ilirisë. Shëngjergji fillon nga pasditja e 05 majit, nata
e Shëngjergjit, dhe kulminacionin e saj e arrin me 06 maj, ku njihet dhe festohet
si Dita e Shëngjergjit. Mëngjesi i 06 majit çdo familje e gjen me një qengj të
pjekur në hell.
Bajrami
Vogël dhe Bajrami Madh (Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami) janë festa që bëhen pas mbarimit të
muajit Ramazan. Ditën e Bajramit myslimanët shpërndajnë lëmoshë, solidaritet
për të varfërit ta festojnë së bashku këtë festë të besimit mysliman. Kurban
Bajrami është festa e flijimit. Festa sipas traditës islame nderon gatishmërinë
e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të
Zotit, para se Zoti të ndërhyjë përms engjëllit të tij, Xhebrahilit dhe ta
njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Dhe, në momentin kur
Ibrahimi bëhej gati për të flijuaj djalin, Zoti dërgoi Zanën e Malit me një
dash përdore, që ta flijonte atë, në vend të djalit.
Nuset e reja, herët në
mëngjes fshijnë oborret, rrugën, rrugicat dhe sheshet kryesore të fshatit.
Fëmijët dhe të rriturit vishnin tesha të reja. Një ditë përpara thereshin
berrat(kurbanët), dhe pas faljes të Bajramit, shtrohej në sofër Dreka e
Bajramit.
Baba
Tomorri - Mali Shenjtë i Perëndive (Skrapar), janë ditët më të veçanta për bektashinj.
Mijëra besimtarë bektashinj, ngjiten në Malin e Tomorrit, deri në vendin e
njohur si ?uka e Abaz Aliut (2416
m. mbi nivelin e detit), për t’i kryer
ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi dhe paqe në familjen e tij. Simboli i kësaj
feste është kurbani, sipas mitologjisë qengji është simboli i mirësisë dhe
urtësisë. Është një festë e besimit bekteshian. Shqiptarët nga të gjitha trojet
etnike shqiptare hipin në Baba Tomorr.
Tomorri, veç emrit të
madh mitik, ishte ashtu siç thuhet në Iliadën e Homerit:
… O
Zot, mbret i Dodonave Pellazgjike,
Që
banon në ato vende të largëta,
E
sundon mbi Dodonën
dimërkeqe,
Këmbëzbathur
e
gjumëpërdhese...
Tomorri mbeti ashtu si
një mal dimërkeq, këmbëzbathur, e i zbuluar. Por sot, Tomorri, luginat e
korijet e tij, kanë një pamje tjetër, madhështore, magjepsëse dhe çudibërëse.
“Abaz
Aliu zu Tomorrë
Dhe
erdhi afër nesh
Shqipëria
s’mbet e gjorë
Se
Zoti e desh”. (Naim Frashëri)
Erdhi këtu, siç shkruan
historia, në atdheun e Dodonës pellazgjike, në Tomorr, ku jetonin Perënditë,
pasi në “Qerbela” po zhvillohej lufta kundër Jezitit të Mavijes, diktaturës më
famëkeqe të kohës. Erdhi me foshnjat për t’i mëkuar ato me ujë, pasi kombi
faqezi - siç thotë Naim Frashëri - i kishte rrethuar luftëtarët e “Qerbelasë”,
u kishte prerë ujin, që ata të dorëzoheshin dhe të linin luftën e tyre për liri,
demokraci e emancipim.
Ose, A. Z. ?ajupi në librin e tij me vjersha “Baba
Tomorri” (ndë KAIRO, 1902): Pjes’ e parë Atdheu, pjes’ e dytë. Dashuria, Pjes’
e tretë. Përralla të vërteta dhe të rreme, dhe komedinë e vjershëruar
Katrëmbëdhjetë vjeç dhëndërr, dhe Vjersha të tjera. Ose, te vjersha patriotike
“Baba Tomorri”:
……………………………….
Tek Ti
vinin njerzitë qëmoti
Për të
msuar se ç’urdhëron Zoti.
Tek Ti
lutem dhe u duke qarë
Të
msoj ç’thotë dhe për shqipëtarë.
Kanë
qenë trima të lëvduar
Dhe në
luftë s’janë turpëruar;
Qenë
trima dhe mëmëdhetarë,
Besa,
fea, s’i kishnë dhe ndarë,
Shkonin
jetën me puçkë në dorë,
Donin
Shqipen, s’qenë tradhëtorë;
Lulëzonte
gjithë Shqipëria,
S’e
kish shkelur si sot robëria;
Gra e
burra donin Shqipërinë,
Djem e
çupa këndonin Lirinë.
…………………………………….
Prifti,
hoxha, kisha dhe xhamia,
Na
gënjejnë… U prish Shqipëria…
Qyteti i Beratit është
një pikënisje e mirë për të eksploruar malin e Tomorrit (i quajtur ndryshe
“Olimpi Shqiptar”, ose “froni i perëndive”), i cili gjendet në një distancë
prej 30-40 km larg nga qyteti. Festën e përvitshme, që nis me 20 gusht dhe
përfundon pas 5 ditësh. Mitin e simbolit tonë kombëtar e lidhin me Dodonën
Pellazgjike në malin e Tomorrit, në Shqipëri. Mjafton të studiohen librat dhe
punimet të cilat kanë lënë autorë të lashtësisë, si: Herodoti, Plinius,
Strabon, Hesiodi, Plutarku dhe të tjerë.
Mjafton të studiohen
veprat e rilindasve tanë, si: Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami dhe Naim
Frashëri, ?ajupi, Ismail Qemali,
Eqerem Vlora, Perikli Ikonomi, Ali Asllani, Hil Mosi. Miti i Zeusit Pellazgjik
lindi në Tomorr?
Shume autorë dhe midis
tyre dhe P. Ikonomi në librin e tij me titull “Historia e Tomorrit” thotë, se:
Zeusi sipas mitologjisë ishte zot i Iliro-Pellazgëve, ai ishte i biri i
Saturnit (Kronosi) dhe i Reas, zoti i natyrës dhe i gjithësisë.
Në një nga gurët është
një shqiponjë brenda një rrethi. Shqiponja vetë është simbol i Dodonës dhe
Pellazgo - Iliro - Shqipëtarve. Shqiponja është me krah hapur brenda rrethit
dhe duket si në fluturim. Por rrethi vetë çfarë përfaqson? Rrethi vetë
përfaqson simbolin e Diellit. Dielli si simbol është njohur dhe në kristianizëm
ku ai personifikonte produktivitetin.
Tek shume popuj si ata
Egjiptian por dhe pellazgo - ilirët, simboli i diellit eshte simbol i
pavdeksisë. Ndërsa ai perëndon çdo mbrëmje, ai rilind apo ringjallet përsëri në
mëngjes.
Shumë studiues e lidhin Orakullin e Dodonës me adhurimin e kultit të diellit
pra me adhurimin e Zeusit vetë mbretit të perëndive.
Edhe, sot: nuk jemi të
pushtuar nga armiqtë shekullor, po nga vetëvetja. Armiqtë e sistemit
Neokomunist, ende mbi tokë në varre pa i shti. Popullin me rrënjë të thella, që
nuk e shkuli turku, as serbi. Shekuj e shekuj i arratisur maleve për Liri. Sot,
e përzë nga Atdheu Partia Politike teknefese.
“Dy gurët” e Babait, të
mbuluar nga gjelbërimi i gjeta në Peladhi (Shqipëri). Po, nuk e gjeta Babain,
as të parët e mi kaçakë të maleve…
Fshati i braktisur Peladhi, vendlindja e të parëve tanë në Shqipëri.
Bajram ?eliku, Destan Rama, Kalosh ?eliku dhe Petrit Rama te Kroni i Katundit, Peladhi.
Arsllan ?eliku, Destan Rama dhe Kalosh ?eliku, te Kroni i Katundit në Peladhi (Shqipëri).
Destan Rama dhe Kalosh ?eliku te
Kroni i Katundit në Peladhi (Shqipëri).
Shpella mbi Katundin Peladhi (Shqipëri), ku banorët strehoheshin nga
pushtuesit…
Kalosh ?eliku te “Dy Gurët” e Babait, në
Katundin Peladhi (Shqipëri)…