Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: 'I çmenduri' sjellë dru në shtëpi për dimër
E merkure, 22.06.2022, 09:00 PM
Anekdota
“I?MENDURI” SJELLË DRU
NË SHTËPI PËR DIMËR
NGA KALOSH
ÇELIKU
(GROSHA HAJET ME BUKË)
Xha
Deralla, humorist dhe satirist një ditë vendosi që të bëhet hoxhë. Edhe,
aplikoi që ta japë provimin për hoxhë, te një komision “musliman” turko-serb.
Hoxha
“turk” e pyeti të Xha Derallën: Plak, sa sharte i ka Feja Islame?
Njëqind,
i përgjigjet plumb Xha Deralla. Një konkurent tjetër “musliman”, që edhe ai e
jepte provimin për hoxhë, i pëshpëriti ngadalë të “?mendurit”: Thuaj, 33 sharte.
Xha
Deralla, ia ktheu shokut: Ky hoxha “turk”, nuk pajtohet me njëqind sharte, e si
do të pajtohet me 33 sharte?!
“Turku”
vazhdoi me pyetjen e radhës: Plak, me çka hajet grosha. Xha Deralla, plumbë i
përgjigjet: me bukë. “Turku”, përpiqet t’i ndihmojë në përgjigje, Pak më mirë!
E, më mirë s’ka ku shkon, po të ketë edhe një copë pastërma. “Turku”, përpak
desh u çmend.
Dhe,
kështu Xha Deralla ra në provim, nuk u bë hoxhë…
(“I?MENDURI” SJELLË DRU
NË SHTËPI PËR DIMËR)
Im vëlla Ramë ?eliku, nga përndjekjet e papara në
sistemin komunist si “nacionalist” dhe “irredentist”, iku në Paris. “Armikun” e
shtetit të “përbashkët”, e spiunoi, shoku i dhomës nga Dibra E. M. gjatë
shkollës mesme të bujqësisë në Manastir. Rrufjani me të cilin i ndante katër
muret e dhomës, dhe me një furçë e
shkumonin edhe fytyrën. E ndanin bukën e gojës.
Disa vite punoi si
mësues në Vrutok të Gostivarit, Zajas dhe Cërvicë. Vendleindje, ku nga
përndjekjet dhe presionet e papara policore si “armik” i shtetit të
“përbashkët”, qe i detyruar ta lëshojë Atdheun. Dhjetë vite punoi në fabrikën e
automobilave “Reno”, në Paris. Edhe atje, vazhdoi përndjekja e tij si “armik” i
Jugosllavisë. Përsëri, e ndiqnin rrufjanë të dërguar në Paris gjoja si puntorë
krahu dhe “patriotë” për “Shqipërinë e Madhe”.
Edhe nga Parisi,
pas dhjetë viteve u kthye në vendlindje, si i papunë disa vite me radhë
rrugëve. Mik iu bë një kushëri “Içmenduri”, i cili kishte punuar në Zvicër, dhe
e kishin përzënë nga Zvicra në vendlindje. Shkaku, se: pronarit i kishte
kërkuar punë jashtë orarit të punës. Pronari, pasi nuk kishte pasur aq shumë
punë, “Içmenduri” ia kishte thyer të gjitha makinat e punës. Dhe, pronari e
kishte përzënë nga puna.
“Içmenduri”, u
kthye në vendlindje. Dhe, si i papunë shkonte nëpër institucionet e shtetit
“përbashkët”, dhe u fliste në gjuhën shqipe. Asaj kohe, kur gjuha shqipe ishte
e ndaluar edhe me ligj. Poashtu, vepronte edhe nëpër shitore e kiosqe nëpër
Kërçovë. Arsye, që i dhanë punë të detyrueshme. E dërguan në “Slepçe”, vend
rehabilitimi për të çmendurit. Atje, mureve të burgut e vizatonte portretin e
Skënderbeut. Sa që, një ditë drejtoria e atij vendpërmisimi e thirrën familjen
e tij: Ejani merreni, se: nuk mund ta mbajmë më me ineksione! Muret na i
mbsushi me portrete të Skënderbeut. Le gjithë e gjithë, po edhe të sëmurët
tjerë i ka dalldisur duke i mbushur muret me portretin e Skënderbeut.
Familja deshën,
nuk deshën shkuan dhe e morën në shtëpi. “Içmenduri”, nuk mundeshte të rri pa
punë. I përveshi mëngët e duarve, dhe filloi te merret me punët bujqësore.
Blegtori. Një ditë, vetë i treti me vëllanë e tij Filin dhe kushëririn Xhango,
dolën me qerre edhe në malin “Drenovë” për dru në Dimër. Rrugës, duke u kthyer
me qerren e ngarkuar me dru, u thyhet rrota e qerres. Vëllai tij, dhe Xhango e
lënë mes maleve, vetë kthehen në shtëpi.
Vëllai im posa
doli nga porta, i pa burrat me duar në xhepa. Dhe, i pyeti:
-Po, Lilën, ku e
keni?! Njëzëri, iu përgjigjën druvarët.
-Lëre, mos pyet!
Ai është budalla. E lutëm të vij me ne në shtëpi, nuk deshi. Tha, nuk mund ta
lë në mal qerren e ngarkuar me dru. Qetë, në zgjedhë.
O, budallenj, u
zemrua Im Vëlla! Nuk është ai budalla, që do të sjell dru në shtëpi për Dimër,
po ju që e keni lënë në mal…
(HELIKOPTERI ZBRITI NË LIVADH)
Herët në mëngjes,
ende pa lindë dielli mbi ?elvjollcë në
fshatin Cërvicë të Kërçovës, gruaja e vëllait hyn në dhomë me pak frymë duke
bërtitur: - Zgjohu, se helikopteri zbriti në livadh! Policia, erdhi të të
burgos si armik i shtetit të “përbashkët”. Hape dollapin e Babait pas shtëpie,
daljen e fshehur në rastë rreziku, dhe ikë në mal!
Vëllai, që ishte
duke fjetur, e shau përgjumshëm: Oj budallaqe, ma prishe gjumin! Nuk është
helikopteri i policisë, po Lila me motorr pret dru për Dimër…
(“I?MENDURI” SHOFER
I TË MEN?URIT)
Nëna e të “?mendurit” si familje, ndarë një zjarri, një ditë hyri në lëmë
dhe iu lutë Vëllait: Aman, ecë e dërgoje te doktori në “Slepçe”, se me ne nuk
vjen, nuk mund ta bindim. Vëllai u nisë dhe e gjeti pacientin në livadh duke
sharruar dru për Dimër.
-Lilë, i tha Im
Vëlla: Nuk jam mirë me zemrën. A, do të kishe mundur të më dërgosh te doktori,
në spitalin e Manastirit (Bitol)?
-Për ty, xhaka
Ramë, jo në Manastir, por kisha shkuar edhe në Amerikë. Vetëm, pritë pak sa ta
marr makinën! Harrova, të ju them se: “Içmenduri” ishte edhe shofer, kishte
patentë shoferi. Erdhi. E ndezi motorrin, dhe pasi hipi në makinë edhe vëllai,
u nisën për në Manastir.
Arritën në spital.
Posa, hynë te dera doktori i pyeti: Kush është i sëmuri?
-Ky, bëri me gisht
Im Vëlla drejtë të “?mendurit”.
-Jo, bërtiti
“Içmenduri! Ky, plaku. Mjeku i habitur, përsëri pyeti:
- E, kush i grahte
makinës për në spital?
-Ky, bëri me gisht
Im Vëlla drejtë të “?mendurit”. Mjeku e bëri gati ineksionin, dhe i tha vëllait: zbriti
pantollonat! Përderisa, përgaditej t’ia rrasë në bythë ineksionin, “Içmenduri”
me një të rame grusht, e rrëzon përtokë mjekun. Personeli i spitalit, ndërhyn
dhe e qetson të “?mendurin”. Mjekun, mezi e çuan më këmbë.
-Edhe, pse:
Tashti, mjeku më e pa se, kush ishte i sëmuri, por me shumë vonesë…
(“I?MENDURI” MË GJETI NË SHKUP
PA ADRESË - NUMËR TELEFONI)
Papritmas, një
ditë i ra ziles derës në banesë, dikushi në “?air” të Shkupit. E hapa derën: “Içmenduri”, këmbekokë pas dere. E njoha.
-Urdhëroni, mik!
Hyri brenda dhe pasi u ulëm në dhomën e pritjes, e pyeta:
-Po, si më gjete
bre kusho, në Shkup?! Apo, e kishe adresën? Telefonin?! Që, mua vështirë e ka
të më gjejë edhe policia? E, jo më ti si familje nga Katundi.
-Jo, nuk e kisha
adresën. As numrin e telefonit. Po, unë të gjej jo në Shkup, po edhe në mes të
Parisit. Qesha. Dhe, shpalosëm disa kujtime të fëmijërisë.
Dhe, sa herë që më
takonte “Içmenduri” në Kërçovë, para të pranishmëve rastit, lëvdoheshte: Thuaju
këtyre katundarëve si të gjeta në Shkup pa adresë, pa numër telefoni!…
(A DI TI SHQIP)
Pas “zyrtarizimit”
të gjuhës shqipe në shtetin e “përbashkët”, dhe themelimit të Asocasionit për
Gjuhë Shqipe nga partia politike e “vëllazërim-bashkimit” në pushtet, të “?mendurin” përsëri e takova në Kërçovë. Pasi u
përshëndetëm, edhe u përqafuam, më tha:
-Ecë pas meje
kaçak i malit, dhe mos rri fshehur dëllinjave! U nisa pas tij si “Içmendur”.
Pas disa hapave u futëm në një tavernë.
Kamarieri, erdhi
me një tepsi në dorë: “Izvolite” (urdhëroni), në gjuhën “maqedonase”?
-A di ti shqip, e
pyeti kamarierin “Içmenduri”?! Jo, nuk di, iu përgjigjë kamarieri. Atëherë,
mësoje gjuhën shqipe! Një ibrikë me raki rrushi “hallall”. Dhe, një shtamë me
verë të kuqe, dihet “hallall”! Kamarieri, pasi e mori porosinë iku përmes
tavolinave.
Nuk vonoi shumë
kohë, dhe kamarieri na i solli ibrikun me raki rrushi “hallall”, dhe shtamën me
verë të kuqe “hallall” mbi tavolinë.
-Gëzuar, e cakrroi
gotën “Içmenduri” me gjakun e Azreti Aliut!
-Gëzuar, iu
përgjigja unë: me lotët e Shën Mërisë virgjër!
Edhe, atë ditë që
të dy u dehëm tapë. “Içmenduri”, nëpër çdo tavernë ku hynim në Kërçovë, i
ngacmonte “maqedonasit”: - A, di ti shqip?!...
(ANTARSOHUNI NË PARTINË
POLITIKE NË PUSHTET)
Partia jonë në
pushtet: afron vende pune, para dhe poste politike në Qeveri. Merremi me
qarkullimin e demokracisë me shumicë dhe pakicë non-stop. Garantojmë cilësi,
pasha Nënën Parti! Ofrojmë ide të reja dhe premtime bashkohore. Libreza me
dizajne të ndryshme kuqezi!
Autogrami i
ktyetarit falas… kemi ende! Organizojmë mbëledhje, tubime, protesta “paqësore”,
shfaqje teatrore-rinore, festivale kulturore të “vëllazërim - bashkimit”.
Ndërtojmë kisha dhe xhamia me katër minare. Rrugë, mbyllim shkolla!
Fjalimet tona janë
poetike. Jemi talentë në politikë! Nëse, nuk keni dëgjuar, atëherë mund t’ju
themi, se: politkën tonë e përkrahin edhe Edi Rama, Albin Kurti dhe Ali Ahmeti…
Ju dhemb koka?! Keni dhembje barku?! Jeni të shqetësuar?!
Provojeni partinë
tonë politike! Keni punuar gjithë jetën?! Keni familje për të cilën kujdesni
nateditë?! Keni pronë të patundur?! Urdhëroni!!! Sigurohuni me librezën e
partisë sonë politike, dhe flini pa brekë!...
Edhe, po ia
qëlluat, intervenimi i kryetarit vjen në çdo kohë! Nga eksporti, Partia jonë u
siguron rrospia dhe xhadi me shumicë e pakicë! Transporti falas! Partia jonë
politike eksporton edhe diploma e tituj shkencorë për anëtarët e Unionit të
viçave!
Vërtetë, jeta
është e vështirë pa partinë tonë politike. Vetëm në këtë parti politike gjeni
qetësi shpirtërore dhe të vërtetën kosmike! Vetëm me këtë parti politike do ta
bëjmë “Shypni” me çifteli! Mos u trembni, mos u zhagitni, bëhuni anëtarë! Në
fund të çdo viti japim shpërblime.
Ptëhu! Përsëri
premtime falas!...