Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Arratisja e pasardhësit Zef Serembe në Shkup
E shtune, 09.04.2022, 06:02 PM
ARRATISJA E PASARDHËSIT ZEF SEREMBE NË SHKUP
NGA
KALOSH ÇELIKU
Herët
në mëngjes, me Ditë të mbarë në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas
Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët politik “muslimanë kuqezi” ose,
politikanët pa brekë, në shtetin e “përbashkët” të Njerkës.
Krah për krahu me “vëllezërit” e Xhadisë, kopila nateditë pas dere për së dyti
herë me radhë në Shkup, që i lindi Njerka e Babait në “Shtëpinë Publike”. Ose,
mjekrat turko-arabe me pantollona të shkurtura mbi nyjet e këmbëve, në xhami.
Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të “përbashkët” me shumicë shqiptare.
Shkak,
që i përzura me shqelma “artistik” të gjitha Miket e mia besnike. Muzat e
poezisë erotike. Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi
çati të shtëpive, dhe majë lisave. “Miqtë” e mi të Penës. Hojdodolja. Po, jo:
Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe Dy të tjerat që më mbanin
përkrahu në Luftën me Penë maleve për Liri.
Veten
ua besova Tri Zanave të Maleve, Mrizeve
të At Gjergj Fishtës. E arratisa “Kandarin” e Çajupit mes librave kokë më kokë
me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë
Vëllait plagët në shtratë me Xhadinë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me
“Kandarin” e Çajupit në dorë, fushave e maleve shqiptare Verë e Dimër me borë.
Rakia
e rrushit dhe Dy shtamat me verë Di, m’u bënë Miket më besnike për Ditën e
Nesërme. Krah për krahu me rakinë e Dëllinjave dhe të “Përronit Thanës”, në
Vendlindje. Nateditë, i rrokullisja në Netët poetike të Atdheut, mes librave:
Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe nëpër botë. Pamëshirë, i rrëzoja në shtrat me
begatinë Natyrore, na: “përhava” para syve të Hënës, matanë yjeve në Qiell.
Ndonjëri, nga “miqtë” e mi përpiqeshte edhe t’i vjedhi, përdori si “frymëzime”
në shkrimet e tia publicisike patetike partiake. Xhadinë, që deri më Sot, nuk e
gjeti një burrë me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë.
Sahatin me qystek. Kryengritësin e ?ajupit. “Nagëntin”, në brez me
gjithë fishekë. Dhe, një në gojë.
Miket
e mia kurtizane si xheloze të pashoqe të tavolinës nën Rrap, dhe shtratit,
ndoshta atë natë edhe ma kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur
një rrokullisje të çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me
Diell Çelëvjollce në dritare mes maleve duke zbritur këmbë në Qytetin e qyqeve.
Fluturim në Qiell, mes yjeve.
Nusja
me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm argatë partiak, dhe
shërbetorë besnik të Xhadisë. Edhe, Sot: në vendlindje ma kishte gjetur ditën
për hakmarrje. Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në
Shtëpinë Publike, hudhë dorë më dorë me xhindet majë shelgjeve, lisave dhe
çative të shtëpive, Dje, në Katund. Sot, në Shkup.
Një
ibriku të shkruar lara-lara me Dy çepa raki rrushi. Dhe, Dy shtamave me verë të
bardhë “Delvina” të Zonjës Di, në Shkup. Rakinë e Dëllinjave te “Përroni i
Thanës”, nën hijet e Dardhave Gorrice, ku i milja mesdite me kusi dhentë
rrunza, dhe ia dorëzoja Nanës në Katund. Jo, larg si ngjarje fëmijërore të asaj
kohe Natyrore, nga: “?ifliku
i Xha Derallës”.
Po, jo: edhe. nga sistemi komunist, që na ndiqte hap pas hapi si familje që nga
bangat shkollore, përshkak të Stërgjyshit dhe Babait. Rrugën, e Xha Derallës
për në Baba Tomorr, plakut me një mjekër të bardhë gati deri në fund të
këmbëve, që i shartonte Dardhat Gorrice: me dardha shqiptare.
Përçudi,
mes maleve të Drenovës, përkarshi malit ?elvjollca, mezi e shpëtova Veten disi nga
Nusja me pashterkë të kuqe. Xhadia, që nateditë më rrihte pamëshirë. E
ringjalla, edhe Hënoren nga vetëvrasja “artistike”, nuk e vrava atë natë, në
shtrat, po: mes librave.
Kokë
më kok, mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë Libër për
Nesër. Nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. Librin, më të ri me poezi
erotike: Burri Grave (2021). E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë,
e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me
Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe. Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës
në dorë të xhindeve. Nuses me pashterkë të kuqe.
Pasdite,
dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”. Hënorja veç më kishte vënë pusi me Dy
shtama verë përpara mbi tavolinë. E lakova rrugën, pasi e pash i pari, dhe u
nisa drejtë saj si një Ujk i uritur Mali me vite pas Pandemie (“armikut të
padukshëm”), që zbret nga malet dhiareve në fushë, kur do t’i sulet tinëz nga
pasferra rrëzë Çukës në shpinë viktimës “artistike”. Rrunza, e dalldisur nën
hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte ujin. Edhe pse, Ajo
pinte ujë mbi mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat, pa frikë nën urë të
lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike idilike, mu si te rrëfimi
Abetetares: “Ujku dhe qingji”.
-Ujkeshë,
pse ma turbullon ujin nën Rrap?!
-Hi-hii-hiii,
qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa
frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë
Xhadisë Malit. Sot për sot, sipas Patriotit të vonuar (mikut): Azreti Aliut
fushës. E treta: nën Rrap, nuk ka lumë e as urë me dërrasa lisi.
-E,
kujt i ke vënë pusi sot, nën Rrap?!
-Pasardhësit
të Zef Serembes.
-Hi-hii-hiii…
Qesha… Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve…
-Jo!
Ende, është gjallë. Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare me
romanin: Qytetin e qyqeve me Kryengritësin në dorë, te “Parku i
Grave”… Liri...
-Hënore,
mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i
qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.
-Nuk e
besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me
dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar”, se: ia kanë përzënë në
Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve mes luleve, në Parajsë.
-Hënore,
ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi
Historik nën Kalanë Dardane me shekuj i shqiptarëve…
-E di,
por atij Sot: i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj
turko-arab natedit në në minare. Kësula lecka të zeza në kokë. Dhe, ferexhezeza
krahëve. Vëllazërit nga Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por
ai përsëri ikë nga Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi, sot: i duket si
Stambolli…
-Shkupi,
nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve. Po. Qytetit historik i
Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish
Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me
Çlirimin e Dytë të Bajram Currit, Hasan Prishtinës me Isë Boletin (1912).
-Ndoshta.
Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef
Serembes nën Rrap, në Shkup.
-Jerm,
po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po
mes varreve i mbuluar me lule në Katund. Ose, ndonjë park qyteti të Shkupit.
Kutadi, në Kosovë. Ditën e nesërme, pas atij takimi historik shqiptar, fluturoi
në Qiell. Parajsë (Xhehnet).
-E ke
gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm. Ende
jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi
“maqedonase” tek Biblioteka Universitare, përkarshi Hasan Prishtinës. Këmbëkryq
tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve (1997).
Hënoren,
e shpëtova: Dje dhe Sot nga vetëvrasja “artistike”, por jo edhe Nesër nga
sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste - artistike e dalldisur pas
Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë, me atë sëmundjen e saj
të pashërueshme artistike të “vëlldezërve” Njerkës, edhe sot e kësaj Dite
këmbekrye si Mike besnike në varr.
Kutadi,
Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri Nesër si Mike artististike, po jo edhe si
xhadi politike, në Libër. Ose, PasNesër… Edhe, atë me pashterkë të kuqe. Vetëm,
si Mike besnike e Pasardhësit të Zef Serembes, në Shkup…
Ditën
e Nesërne, Vdiq, edhe Hënorja mbi Varrin e Baba Shehut në Baba Tomor,
që: Ditën mbyllej në Tyrben me libra të Rilindasëve Shqiptar, e Natën para syve
të Hënës bridhte me dajre në dorë mbi avlia, majë lisave, edhe mbi çati të
shtëpive. Hënorja, përpiqej ta mbajë veten gjallë mes librave. Mëkot, e varrosi
veten në “Bit-Pazar”, në Shkup.
Hënoren,
papritmas një ditë e gjetën të Ringjallur rrufjanët e Xhadisë, në Bibliotekën
Kombëtare Universitare, Kopshtin “artistik” mes librave me lule nën Rrap, dhe
miqëve poetë, duke ia kënduar Cucat me dajre e pashterka të kuqe këngën e
mirënjohur popullore: Djalin ma ka zënë rakia/ për dy kokrra qershia/
shoqe moj, si ta çoj te shpia…