Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lisat e livadhit para shtëpisë
E hene, 15.11.2021, 07:59 PM
LISAT E LIVADHIT
PARA SHTËPISË
Nga
Kalosh Çeliku
Babai,
si fëmij gjithmonë më merrte vete. Edhe, në takime me miqtë besnik, Burrat e
pushkës. Farefis, familjarë anembanë Kërçovës. Dasma. Dhe, Oda të burrave.
Një
ditë, nuk deshi të më marrë me vete. Tha: pritëm këtu para burgut të kafshëve!
Unë, do të shkoj t’i ushqej kafshët, e ti pritëm pas dere.
E
kuptova, se: nuk deshi të më marrë me vete për dore. Aty për aty, m’u kujtua,
se: burgu i kafshëve e kishte edhe një dritare pas shtëpisë, në Lëmë. Nuk e
prita para dere. Nga, ku donte të më ikë tinëz si kaçak i maleve.
Vrik
e vrik i vura pusi te dritarja, pas burgut. E zura kaçakun e maleve duke dalë
nga dritarja, në Lëmë. Qeshi. Nuk ta hodha unë ty, po ti ma hodhe mua me një
pusi kaçake.
Vite
më vonë, Vëllai pasi u kthye nga Parisi, e preu Lisin e midis Livadhit për
ndërtimin e Shtëpisë re, në vendlindje. Dhe, lisat përreth Shtëpisë, që Babai i
kishte roje me vite para Livadhit rrëzë ?uke, përderisa unë isha
në Prishtinë. Lisat, që Babai nuk i priste, po më merrte mua me vete në mal,
t’i presim dëllinjat. Lisat, siç duket i ruante për Dimër. Dëllinja, frute të
cilat Unë Sot i pi raki për Dimër.
Sot,
nuk kemi Lisa në Livadhin para Shtëpisë, po shelgje...