Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hurdha politike
E premte, 03.09.2021, 08:55 PM
HURDHA POLITIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Koha,
është: Sot, Shqiptarët të pushojnë me hapjen e Universiteve të partive politike
shqiptare edhe nëpër katunde. Dje, nuk jemi, Sot. Mesiguri, nuk do të jemi as
Nesër. Moti kohë është dashur ta hapim Universitetin Shqiptar, në Shkup. Edhe
sot, nuk është vonë si ide historike me parashikime për Ditën e Nesërme.
Populli shqiptar thotë: më mirë vonë, se hiç.
Punë
tjetër, është ajo, se: Çka rrokullisin “vëllezërit” e Njerkës në kokë për t’i
vënë edhe në Ditën e Sotshme në shërbim të tyre arsimin dhe kulturën shqiptare
si propagandë politike të “vëllazërim-bashkimit”. Merreni me mend: aq shumë që
na kanë dashur si “vëllezër”, saqë dy hapa më larg Shtëpisë na e kanë bërë
gropën e mbuluar me gjethe. Ose, kashtë. Gropë, në të cilën një ditë do të bien
vetë si “vëllezër” të Njerkës. Një gjë patjetër, duhet ta kenë të qartë
“vëllezërit” e Njerkës: Nuk jemi Sot, ato edhat e Xha Balit, Ujku kur u troket
te porta. Këmbën ua rrëfen për dritare të lyer me miell.
Arsimi
dhe kultura shqiptare me shekuj ka ecur dhiareve malore. Herë pas here, edhe
nëpër zjarre. Gati të gjithë e dimë, sesi: kemi ecur nëpër pusi dhe sa plumba
ende i kemi në trup. Shembull, akoma i freskët: Univrersiteti i Tetovës.
“Foshnja e vdekur, e lindur para kohe”, sipas Dhëndrrit “shqiptar”.
Mosnënshkrimi i një Partie Politike Shqiptare në fletëthemelim, edhe pse vetë
ishte iniciatore e themelimit të Universitetit të Tetovës. E shiti
Universitetin e Tetovës me themelimin e Univeristetit të Evropës Juglindore për
pazare politike. Njësoj, siç e shiti pak më herët Nëna e saj Parti për
Fakultetin Pedagogjik, në Shkup. Mirë, do të thoni ju si shqiptarë, i fituam
brenda një kohe disa universitete. E vërtetë, Universitete të politizuar deri
në palcë, e jo vatra arsimore të shqiptarëve për Ditën e Nesërme. Vende pune
partiake, familjare dhe klanore i hapën partitë politike shqiptare për
partizanët e tyre me diploma të blera në Univeristetin e Shkupit, “Qafë Thanë“
(Shqipëri), “Jazhincë” (kufi me Kosovën) dhe Bullgari. Prandaj, Sot është,
koha: mashat shqiptare politike ta mbyllin gojën me veprimet e tyre “patriotike
- historike” në dobi të arsimit dhe kulturës shqiptare, kanë marrë: FUND.
Partitë
Politike Shqiptare, të pushojnë t’i emërojnë këto dudumë “shqiptar” nëpër
ministri të arsimit dhe kulturës shqiptare, që “haber” nuk kanë nga profesioni
në të cilin thirren si “pedagogë e artistë”, e marrin pagesa mujore në emër të
popullit shqiptar. Kësaj radhe, nuk do të hyjmë në shitëblerjen e “diplomave
universitare” edhe nëpër katunde, po në punën e tyre të shenjtë për arsimin dhe
kulturën shqiptare.
Hë
për hë, nuk na duhet në shërbim truri i tyre “sakat” neokomunist! Shqiptarët, e
dinë fare mire, sesi: me sa vështirësi në sistemin komunist jugosllav, janë
hapur ato shkolla shqipe, universitete shqiptare, Institucione arsimore e
kulturore, që një ditë partitë politike shqiptare t’i politizojnë deri në palcë
për qëllimet e tyre partiake dhe përfitime karrieriste dhe materiale familjare.
Punësimin e partizanëve të tyre në Universitet, familjarëve dhe farefisit.
Diplomat universitere dhe titujt shkencor, nuk i ka dhënë Universiteti, por
Nëna Parti si libreza anëtarësie.
Realitet
mbi sipërfaqe në rrymën e ujit, nga i cili edhe gjatë kohë nuk do të mund të
çojmë krye si popull shqiptar. Mallkimi na ka zënë i gjallërimit të hapjes të
shkollave të para shqipe në kohën e Ernest Koliqit. Fatkeqësisht, kur sot në
Maqedoninë e Veriut, asnjë shkollë shqipe nuk e mbanë në ballë emrin e atij
ministri të arsimit largpamës. Ministri i arsimit, që e mbuloi me mësuesë
vullnetarë, Shqipërinë e “Madhe”. Përmëkeq, shkollat shqipe të kësaj ane
shqiptare ende nuk i mbajnë emrat e vetaranëve të arsimit shqiptar misiomsrë:
Mahmut Dumani, Nexhat Pustina, Mehmedali Hoxha etj. Histori arsimore të cilën e
dimë i madh dhe i vogël. Vështirësitë e tyre nëpër hurdhat komuniste për të
dalur mbi sipërfaqe të lumit. Politizimi i tyre deri në palcë, që vazhdon edhe
sot e kësaj dite.
Ndryshimet
demokratike në IRJ të Maqedonisë, sot: Maqedonia e Veriut), arsimit dhe
kulturës shqiptare i vunë vulën e Dexhallit me trumbeta në ballë. Arsimin dhe
kulturën shqiptare (themelet e një shteti, shoqërie) i morën në dorë partizanët
e “vëllazëruar” të Partitve Politike “maqedonse” dhe Shqiptare për pushtet.
Përmes mashave shqiptare, që e sakatuan edhe më zi se, “vëllezërit” e
sistemimit.
Strategjia
e këtyre neokomunistëve “demokratë”, prodhimi i diplomave universitare me
shumicë e pakicë, në Tregun e “Bit-Pazarit”. Tituj shkencor, që bleheshin për
pak para në Shkup, Prishtinë, Sofje e Tiranë. Sakatimi i paparë deri më sot i
planprogrameve shkollore nga kakademikë shqiptar e profesorë të dalldisur nëpër
institucione të shtetit të “pëbashkët”. Emërimi i trusakatëve me porosi të
partive politike shqiptare në përpilimin
listës për planprogramet dhe lekryrat shkollore. Finansimi i revistave
për fëmijë me gërshërë të tollumbaxhinjëve partiak të Tun - Batunit (nën
nivelin artistik të “Gëzimit” dhe “Fatosit”, në sistemin e kohës komuniste),
duke i heshtur shumë revista kulturore letrare të udhëhequra nga emra eminentë
të kulturës dhe letërsisë shqipatre, që mezi e shihnin dritën.
Tregtari
i “Bit-Pazarit”, dhe “Çobani” i Sharrit Plak, nateditë çirreshin për arsimin
dhe kulturën shqiptare, e në anën tjetër e goditën tinëz pamëshirë si masha
shqiptare pas shpine. “Veprat e tyre artistike” me fakte të shumta policore,
ende janë gjallë dhe nuk ka nevojë t’i përmendim me emra dhe mbiemra në këtë
shkrim publicistik.
Aspak,
nuk duhet të na befasojë Sot: realiteti i “vëllazërim-bashkimit”: shqiptarët,
pse ende nuk kanë arsim dhe kulturë shqiptare të barabartë në të njëjtin nivel
arsimor e kulruror me “vëllezërit” e Njerkës në këtë shtet të “përbashkët”?!
Shembull konkret, ende i freskët: bojkotimi (për të dytën herë) i Mbrëmjeve të
Pozisë Strugane nga Kryetari i Komunës të Strugës. Askushi nuk ia vëndon veshin
zërit të tij të ndërgjegjes paralajmëruese. Thirrjes njerëzore për ndihmë.
“Vëllazërim-bashkimit” të një niveli të barabartë në Shtetin e “përbashkët”.
Nesër, mos na lindin probleme politike të paparishikuara me “vëllazërit” e
Njerkës.
Përgëzime,
Kryetarit të Komunës Strugës! Vështirë, është sot të jetosh me “vëllain” në një
Shtëpi, kur ai nuk të del zot si vëlla “Nane”. Arat, livadhet, pyjet dhe
Shtëpinë i ka marrë për vete, e ty t’i ka lënë për “sadaka” (lëmoshë) enët dhe
lugët. Nuk është në gjendje të njoh dhe respektojë gjuhën shqipe me popullatë
shumicë shqiptare, në Strugë. Histori më vete kulturore, që opinioni shqiptar e
di fare mirë, se: Unë, në atë Manifestim të Poezisë Strugane publikisht e kam
shitur darkën për një birrë.
Përgjigjen,
sot e kemi para syve: Nuk e shohim cungun, por ashklën. Vetë i kemi pri kësaj
“veprimtarie patriotike - politike”. Dhe, e kemi sjellë Sot me forcat tona politike
në këtë “derexhe” (xhendje). Përmëkeq, e kemi veshur edhe me ferexhe të zezë.
Partizanë të partive politike e hoxhallarë të rrejshëm na kanë pri në ballë për
“Liri”. “Fitorja” e merituar, është kjo, që e gëzojmë Sot: “Liri” me ferexhenë
hedhur krahëve. Mirë do të ishte së paku ta kishte struken krahëve. Kësulën e
bardhë të Bjram Currit në kokë. Dy koburet historike të Isë Boletinit në brez,
në Londër. Po, ja nuk i ka këto armatime legjendare shqiptare. E ka çallmën e
Hoxhës Allahut në kokë me tri-katër shajkaça nën setre.
Fatkeqësia:
Pavetëdije, ende e pyesim veten: Si të dalim nga kjo hurdhë politike, kur
vullnetarisht si kope e dhenëve, shkaku të një Delje të nënkryeme kemi kërcyer
bythekrye në lumë. Sot për Sot, përpiqen të na nxjerrin gjermanët dhe
amerikanët në breg të lumit.
Ditën
e Nesërme me Diell mbi malin ?elëvjollcë, një Zot e di
kush do të na nxjerrë nga hurdha e Lumit Zajazit, rrënjëve të shelgjeve?!...