Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: ''E rroka mandolinën, gishtat me kajmak''
E hene, 09.08.2021, 07:33 PM
“E RROKA MANDOLINËN
GISHTAT ME KAJMAK”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Po, si
nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup dhe gjatë studimeve edhe
me punë disa vite në arsim, jam rritur me grupet muzikore të asaj kohe
botërore, shqiptare dhe jugosllave: The Beatles, Rolling Sones, Led Zeppellin,
Beegees, Creedence Clearwter Revival, Santana, Jimi Hendrix, Janis Japlin,
Johnny Hollyday, Tina Tayner, Mirelle Mathieu, Chansons Françaises, Charles
Aznavour, Celine Dione, Serenada Korçare,
Tefta Tashko - Koço, Vaçe Zela,
Anita Take, Nexhmije Pagarusha etj. Dhe, me ato jugosllave: Pro arte, Indexi,
Korni Grupa, Yu Grupa, Bjello Dugme, CD, Leb i Soll (Bukë dhe Kripë), Misho Kovaç,
Meri Cetiniq, Tereza Kesovia, Gabi Novak, Arsen Dediq, Josipa Lisac, Nexhmije
Pagarusha, Sabri Fejzullahu, Hanife Sejfulla - Reçani, Rexhep Zajazi, etj.
Edhe
hitin e “Bjello dugmes” asaj kohe: “Tako e malla moja kad te lubi bosanac”
(Ashtu është vogëlushja ime, kur të dashuron bosanaci”). Nuk ka problem, por
erdhi koha kur hitin e grupit “Bjello Dugme” e përjetoi populli i Srebrenicës.
Edhe, “hiti” i tyre më vonë edhe në gjuhën shqipe, së bashku me këngëtarin e
mirënjohur shqiptar Agron Berisha: “E rroka mandolinën, gishtat me kajmak” me
tekst katrasofal: Ku, i bie shqiptari mandolinës me gishtat me kajmak, se:
“Cuca e vogël është bërë merak”?! Ose te kënga popullore: “Moj e mira nëpër
ferra”. Imzot, ku rri e mira nëpër ferra?! Përvvçse, te shqiptarët. E mira rri
nëpër sallone aristokrate.
E them
Sot, këtë, se:: artistët e mëdhenj legjendarë, nuke merren me “Tako je malla
moja, kad te lubi bosanac” (Ashtu është voglushja ime, kur të dashurona
bosanaci”). E, në Bosnjën e tij para Lufte, i priu masakrës të Srebrenkicës
teksti i këngës “Kallashnikov”: Vrasje në masë. Larg teksteve të grupeve
jugosllave: “Pro Arte”, “Indexi”, “Korni Grupa”, “Yu Grupa”, “Leb i Soll” etj.
Edhe,
pse: Para luftrave kam jetuar në Prishtinë, Shkup dhe e kam vizituar Sarajevën
pas një dashnorje, u habita me “vëllazërim-bashkimin” e tyre jugosllav: Nuk të
pyeste askush se i kujt feje je, apo kombi?! Të pranonte si njeri. Sot, habitem
me atë “vëllazërim-bashkim” të rrejshëm në Jugosllavi, i cili ka ekzistuar në
republikat jugosllave si eksperimental: Bosnja dhe Hercogovina, Maqedonia dhe
Kosova si Krahinë Autonome. Nga ku na erdhi gjithë kjo urrejtje gjatë luftrave
në këto shtete?!
Shqiptarët,
sipas teksteve të këngëve kanë mbetur ende me gishtat në kajmak, se: “Cuca e
vogël, është bërë merak”?! Masakrimin e popullit boshnjak, në Srebrenicë dhe
vrasjen e burrave, fëmijëve me dhunimin e mijëra grave në Kosovë.
Dhe,
me popullin shqiptar (1998, 1999, 2001)
“E rroka mandolinën,.
Gishtat me kajmak”…