Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Armiku i dukshëm i popullit
E premte, 20.08.2021, 08:31 PM
ARMIKU I DUKSHËM I POPULLIT
NGA
KALOSH
?ELIKU
Përderisa
deri Dje, “armiku” im i padukshëm”, ishte Koronavirusi?! Sot, janë partizanët
e partive politike të dukshëm të
Qeverisë “Vëllazërim- bashkimit”. Paaftësia e tyre profesionale, që të hyjnë në
luftë me Koronavirusin. Dje, me bombardime mediale: Mos dil në rrugë pa maskë,
laj duart me sapun, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, dil dhe këndo
këngë në verandë!. Nuk mund të dalësh, dhe hysh nga vendi pa vaksinë
qeveritare! Edhe, kurrsesi në Luftë me Koronavisursin. Dhe, më lanë edhe këtë
vit pa pushime verore.
Sot,
mos hyn edhe në restorant pa vaksinë! Shkaku, se: do të dënohesh me 250 euro.
Dhe pronari restorantit me mijëra euro marramendëse. Hë, për hë: m’i lanë si
Zona të lira: kopështin e shtëpisë, rrugët e “Bit-Bazarit”, dhe “Parkun e
Grave”… Edhe, ma përkujtojnë kohën e dikurshme të skllavërisë zezakëve Afrikës,
kur ndaloheshin të hyjnë në restorante.
Imzot,
po Sot jemi shekulli XXI, dhe ende do të vazhdojmë me masa qeveritare: Ndarjen
në baza fetare, kombëtare, racore, politike dhe “shkencore”?! Njerëzimit, t’i
merret edhe e drejta e jetës private, lirisë, duke e detyruar popullin me zor
të marr vaksinë, kur ndonjëri edhe kurrë nuk ka shkuar te mjeku, nuk ka as
librezë shëndetsie. As, nënshtetësi të shtetit të “përbashkët”. Vite e vite,
nuk merr aspirinë, me përjashtim të hapeve rakisë rrushit. Dy shtamave me verë
të Mikes Di, nën Rrap. Dhe, vitamin: D, GJ, U -12, dhe H. Kurrsesi, çaj rusi.
E, partizanët partiak pa dëshirën e tij e detyrojnë me metoda policore “shkencore”,
patjetër ta marrë vaksinën ruse, kineze dhe atë serbe?!
Fenomen,
i çuditshëm propagandistik dhe politikë: Kaq e kaq infektime me covid -19, kaq
e kaq të shëruar në spital, kaq e kaq vdiqën. Aspak, lajme për lindje?! Shumica
e njerëzve, vdesin edhe nga frika. Shkatrrim i njerëzimit. Didakturë politike
partiake dhe frikë në popull. Vetëm e vetëm, për ruajatjen e posteve të tyre
politike, karrigeve dhe pasurisë personale, familjare, miqërosre, klanore dhe
partiake, duke kërkuar votën e lirë të popullit, të cilin e kanë mbyllur në
burg shtëpiak. Eksperimente, të papara politike me popullin. E, përsëri
viktimë, mbetet populli. Jeta e tyre
vazhdon me poste poltike.
Mirë,
do të ishte: Qeveria e “vëllazërim-bashkimt”, ta vaksionojë edhe Talebanin e
tyre (Patriotin e Vonuar) me vaksinë ruse, serbe, kineze… Ose, Talebane.
Patritotin e Vonuar: Që, deri më Sot, i ka ndërruar disa burra partiak, Parti
Politike Shqiptare me “besë” e pa besë. Poste të partive politike. Edhe, Sot:
Hajduti e shanë hajdutin?!
Ndoshta,
ai edhe i pari i ka marrë vaksinat e këtyre shteteve demokratike. Kutadi.
Ndodhë. Prandaj, edhe Patrioti i Vonuar: Mund të vazhdojë të pi ?aj rusi, në “Bit-Pazar” të Shkupit. Përnesër, nuk e
di.,.Zoti e shpëtoftë me çaj rusi, në “Bit – Pazar”! Mund, të pi edhe raki
rrushi.
Dhe,
siç duket: Qeveria e “vëllazërim-bashkimit” me masa “shëndetsore”, një ditë do
të na kërkojë vërtetim për vaksinë edhe për të hyrë në varr…