Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ferexhezeza
E enjte, 10.06.2021, 08:10 PM
FEREXHEZEZA
NGA
KALOSH ÇELIKU
Fatkeqësisht,
deri më sot, gjatë hudhjes të këtij Libri me Hënë dhe Koronavirus për Nesër në
laptop, nuk m’u paraqitë asnjë Mike besnike për ndihmë në shtrat, asnjë
politikan, polic letrar, Gjenerale për martesë.Asnjë avokat “mik” i pasurive të
trashigimtarëve të mi familjarë me përjashtim të Hënores, pas një takimi të
rastësishëm ballë për ballë, afër Qendrës Tregtare, në Shkup.
Pas
disa fjalëve artistike përshëndetëse në rrugë, para se të ndahemi, më tha me
prapavijë luftarake: E ke telefonin tim, borxh ta kam një kafe. E di, ti do një
ibrik me raki rrushi “hallall”. Ose, Dy shtama me verë të Mikes Di.Nuk ka
problem i kam me vete rrugës për në Baba Tomorr. Mund, t’i shtrojmë mbi bar para këmbëve të
Pjetër Bogdanit, te “Parku i Grave”. Kutadi, ndoshta edhe mbi Varrin e
Babashehut.Shtama me verë, që ti me siguri do t’i kalosh ato Dy shtamat e Mikes
Di, që i përmend shpesh nëpër libra, dhe të dhanë gji në Luftën me penë.
Paraqitu, t’i pimë së bashku në ndonjë tavernë në Qytetin e Qyqeve!...
Edhe,
pas rrokullisjeve të disa gotave të rakisë rrushit, që m’i solli në shtëpi Lam
Lami i Qabesë, në bisedë e sipër m’i deshifroi edhe targat e regjistrimit të
makinës (xhipit): SK - VB 032. Simbole, që sipas tij donin të thonin:
“Vabilonsko Bratstvo”, përkthim në gjuhën shqipe sipas Lam Lamit: Vëllazëria Babilonase?!...
Lami
Lami i Qabesë, që shoqëria dhe Shteti “përbashkët” ende pa emër, e kishin
hudhur në rrugë mes kontenierëve të bërllokut, dhe i dergjur me vite nëpër
burgjet e botës mes librave të Masonëve, sot m’i deshifronte shkronjat dhe
numrat e targës të “xhipit” tim, që e kishin djegur (2012), dhe thyer xhamin e
pasëm para dritareve të banesës, në “Çair” të Shkupit autorë ende të panjohur
deri më sot?!…
Burra
e gra besnike, sot rrini dhe flini rehat në Shtëpinë Publike! Ferexhezezën,
pasmesnate e rrëzova bythekrye me gjithë Koronavirus në shtrat, edhe në këtë
Libër për Nesër. Vërtetë, si Hënore e shpëtova nga vetëvrasja fizike, ama nuk
arrita dot ta shpëtojë nga vetëvrasja artistike. Përpak, para Agimit desh u çmendë
mes shtamave me verë dhe librave të “rrezikshëm” nën çati, Shtetin e
“përbashkët”.
Faqeve
të këtij Librri për Nesër, për ta mësuar “çmendurinë” e saj mes xhindeve të
Dexhallit me trumbeta, që e kishin pushtuar në Qytetin e qyqeve dhe e rrihnin
pamëshirë nateditë, duhet të keni durim deri në fund të këtij Libri.
Ferexhezeza,
edhe dy net rresht më vodhi nga shtëpia e Babait, dhe më shpiu në Bregliqe, ku
më dha “bakllavë” turke deri në mëngjes tek Plepat e Kishës, në
Strugë.Pasmesnate, ra tërmet në dhomë.Dy shtamat me verë u derdhën mbi trupat
tonë lakuriq të ndezur flakë.Edhe, filluam ta lajmë me verë njëri –tjetrin nga
mëkatet.Mezi e shuam zjarrin pak para agimit.
Herët
në mëngjes, papritmas në breg të Liqenit te plepat, përsëri e rrokën xhindet.U
çmend përtej kufiri.Përpak desh fluturoi në Qiell.Edhe, mes dallgëve të
mëngjesit, desh më mbyti në Liqe.Mezi dola not me pak shpirt në breg.
Rrugës
për në Shkup, përmes Grykës Radikësna zuri nata.Edhe njëherë, keq e pushtuan
xhindet e Dexhallit me trumbeta, i volli edhe zorrët nga inati.Përpak, desh e
lash mes maleve të Dibrës. Grykës Radikës, ku Hajredin Pasha e kishte humbur
ushtrinë nga kryengritësit shqiptar, jo më pak se dymbëdhjetë mijë. Që, sipas
këngëtarit popullor ia kishin gri kryengritësit shqiptar, dhe stërgjyshi im
kaçak Emin ?eliku (Xhambazi) nëpër
llogore, ende në vorre pa i shti.
Shkupin
atë ditë, ende pa zbardhë agimi e pushtuam në gjumë…
Vite
më vonë pas arratisjes së Engjullit tim Grua në Parajsë, dhe pas ikjes së
Zonjës Di me të Eshkundurën, Hënoren duke bredhur pasmesnate sonambël çati më
çati e takoi Dexhalli me trumbeta. Edhe, e mashtroi me magji cucën pas Çuke.
E
punësoi në Tempullin e Zi si amvise shtëpiake, në një kuzhinë partiake për
përgaditjen e zarzavate të Kopështit, në një Koperativë Bujqësore. Herë pas
here e shpërblente me çmime Livadhi për përgaditjen e gjellërave shtëpiake
“Zarzavate Kopështi” duke e mbajtur nën kontrollë përmes shegërtëve të tij
xhinde “Bit-Pazari”.
Hënorja
nën urdhërin e tij si Dexhall i “Allahut”, publikonte edhe ndonjë reklamë të
gjellrave “Zarzavate Kopështi” në Livadhin përpara Shtëpisë. Lesh e li duke i
futur në një thes kanapi me arna: kastravecat, specat, patatet, qepët, domatet,
lakërat, bananet, dardhat e qullta dhe kungujt e Stambollit.
Herët
në mëngjes, me Ditë të mbarë në Lagjen “Serova” nr. 59 (Shtëpinë e Gruas
Besnike), mes Shkupit, që ma dogjën rrugaçët politik “musliman kuqezi”, në
shtetin e “përbashkët” të Njerkës. Edhe, “vëllezërit” e Njerkës, kopila pas
dere për së dyti herë me radhë në Shkup, që i lindëm me gra meleze në Shtëpinë
Publike.Ose, mjekrat turko-arabe në xhami.Përmëtepër, i bëmë edhe Shtet të
“përbashkët” me shumicë shqiptare.
Shkak,
që i përzura me shqelma të gjitha Miket e mia besnike.Muzat e poezisë
erotike.Xhindet, që gjithë jetën nateditë më hudhën dorë më dorë mbi çati të
shtëpive dhe majë lisave. Edhe, Tri Engjujt Gra: Njëra që më printe para, dhe
Dy të tjerat që më mbanin përkrahu në Luftën me penë për Liri maleve.
Veten
ua besova Tri Zanave të Maleve, Mrizeve
të At Gjergj Fishtës. E arratisa “Kandarin” e Çajupit mes librave kokë më kokë
me Dr. Gaçin dhe motrën e tij Arushën e Egër, e cila nateditë ia lante me lotë
Vëllait plagët në shtratë. Dëshmor, që ra heroikisht në Luftë me “Kandarin” e
Çajupit në dorë fushave e maleve shqiptare me borë.
Rakia
e rrushit dhe Dy shtamat me verë Di m’u bënë Miket më besnike për Ditën e
Nesërme. Nateditë i rrokullisja në Netët poetike: Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe
nëpër botë. Pamëshirë i rrëzoja në shtrat me begatinë, na “përhava” para syve
të Hënës, matanë yjeve. Ndonjëri, nga “miqtë” e mi pëpiqeshte edhe t’i vjedhi,
përdori si “frymëzime” në shkrimet e tia publicisike patetike partiake.
Xhadisë, që deri më sot, nuk e gjeti një burrë me tirqi e xhamadan.Kësulën e
bardhë të Bajram Currit në kokë.Sahatin me qystek.“Nagantin”, në brez me gjithë
fishekë.Dhe, një në gojë.
Miket
e mia si xheloze të pashoqe të tavolinës dhe shtratit, ndoshta atë natë edhe ma
kanë marrë inatin. E kanë humbur kot kohën duke pritur një rrokullisje të
çmendur në shtrat mes librave dhe shtamave me verë. Agim me Diell Çelëvjollce
në dritare mes maleve duke zbritur këmbë në Qytetin e qyqeve.
Aspak,
nuk e kanë ditur “Shpëtimtaren” se, mua: Që, në fëmijëri më kishte pushtuar
Nusja me pashterkë të kuqe dhe xhindet e saj të pamëshirshëm, shërbetorë
besnik. Edhe, Sot në vendlindje ma kishte gjetur ditën për
hakmarrje.Pasmesnate, u përpoq me Dudumin përsëri dhunshëm të më shti në
Shtëpinë Publike, hudhë dorë më dorë me xhindet majë lisave dhe çative të
shtëpive, në Katund.
Ditën,
kur Unë sipas “miqëve” të mi i rrokur fytas me xhindet, veç më e vrisja Veten
me një ibrik me raki rrushi dhe Dy shtama me verë të Zonjës Di, në
Shkup.Përçudi, mes maleve të Drenovës, mezi e shpëtova veten disi nga Nusja me
pashterkë të kuqe.E ringjalla edhe Hënoren nga vetëvrasja. Nuk e vrava atë natë
mes librave.
Veten,
mes poezive sipas parashikuesve të Policisë Letrare në këtë Libër për Nesër,
nuk e vrava me dy vargje (plumba) në kokë. E, as Hënoren, në shtrat. Pabesinë,
e vrava me dy vargje të Rilindasëve Shqiptar mu në lule të ballit mes maleve me
Penë. Nusen e tyre pashterkëkuqe.Vetëmse, nuk arrita ta shpëtojë Mikun e Penës
në dorë të xhindeve.
Pasdite
dola nën hije tek Rrapi, në “Bit-Pazar”.Hënorja veç më kishte vënë pusi me Dy
shtama verë përpara mbi tavolinë.E lakova rrugën, pasi e pash dhe u nisa drejtë
saj si një Ujk i uritur Mali me vite, që zbret dhiareve në fushë, kur do t’i
sulet tinëz nga pasferra rrëzë Çukës në shpinë si viktimës “artistike”.Rrunza,
e dalldisur nën hije në breg të Lumit, siç duket me vite po ma turbullonte
ujin.Edhe pse, ajo pinte ujë nën mua si Ujkeshë Mali, rrjedhën e Lumit. Rehat,
pa frikë nën urë të lumit. Guxim mora dhe e ngacmova me fjalë poetike idilike:
-Ujkeshë,
pse ma turbullon ujin nën Rrap?!
-Hi-hii-hiii,
qeshi Ujkesha. E para, unë nuk jam Ujkeshë, por Rrunzë Mali. -U përgjigjë pa
frikë Hënorja. E dyta: Ty ujin ta turbullojnë ato delet e nënkryeme të Kopesë
“Abazit” Malit. Sot për sot, sipas Patriotit të vonuar: Azreti Aliut fushës. E
treta: nën Rrap, nuk ka lumë e as urë…
-E,
kujt i ke vënë pusi sot nën Rrap?!
-Pasardhësit
të Zef Serembes.
-Hi-hii-hiii…
Moti kohë ka vdekur, nuk jeton më në Qytetin e qyqeve…
-Jo!
Ende është gjallë.Dje e takova këmbëkryq në Bibliotekën Universitare në Qytetin
e qyqeve me Kryengritësin në dorë.
-Hënore,
mos u çmend! Pasardhësi i Zef Serembes, moti kohë ka ikur nga ky Qytet i
qyqeve. Mëkot, e pret nën Rrap dhe e kërkon rrugëve nëpër “Bit-Pazar”.
-Nuk
e besoj, Ai ende është gjallë. E kërkon të Dashurën e tij që ia kanë përzënë me
dhunë në Turqi. Ndonjëri, trumbeton nëpër “Bit-Pazar”, se:ia kanë përzënë në
Iran duke ia veshur me ferexhenë e zezë krahëve mes luleve.
-Hënore,
ky nuk është Stambolli i Turqisë e as Teherani me ferexhezeza, por Shkupi
Historik nën Kalanë Dardane me shekuj i shqiptarëve.
-E
di, por atij Sot i duket si Stambolli e Teherani me gjithë këto xhami e flamuj
turko-arab në minare. Kësula lecka në kokë.Dhe, ferexhezeza.Vëllazërit nga
Kosova, herë pas here vijnë dhe e marrin në shtëpi, por ai përsëri ikë nga
Kosova dhe vjen pas të Dashurës. Shkupi i duket si Stambolli…
-Shkupi,
sot nuk është Stamboll, Hënore! E, as Qyteti i qyqeve.Po. Qytetit historik i
Kryngritësve shqiptar të Dervish Carës me krahun e djathtë të luftës, Dervish
Emin Çeliku (Xhambazi), në Betejën Historike të Katllanovës (1884). Edhe, me
Çlirimin e Dytë të Bajram Currit me Isë Boletin (1912).
-Ndoshta.
Ama, unë jam e sigurtë se dje kam ndejtur kokë më kokë me Pasardhësin e Zef
Serembes nën Rrap, në Shkup.
-Jerm,
po flet Hënore. Pasardhësi i Zef Serembes nuk jeton më në Qytetin e qyqeve, po
mes varreve i mbuluar me lule në ndonjë park qyteti të Shkupit.Ose, në Kosovë.
Ditën e nesërme, pas atij takimi historik, fluturoi në Qiell. Parajsë (Xhehnet).
-E
ke gabim, zoti Shkrimtar. Pasardhësi i Zef Serembes, është i pavdekshëm.Ende
jeton në “Bit-Pazar” të Shkupit shqiptar me shtëpi e pa nënshtetësi
“maqedonase” tek Biblioteka Universitare, përkarshi Hasan Prishtinës. Këmbëkryq
tek romani i mikut tij besnik Shkrimtar nën Rrap: Qyteti i qyqeve(1997).
Hënoren,
e shpëtova, Dje dhe Sot nga vetëvrasja artistike, por jo edhe Nesër nga
sëmundja e saj patologjike si Mike karrieriste – artistike e dalldisur pas
Dexhallit me trumbeta nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit. Ikë me atë sëmundjen e saj
të pashërueshme artistike, edhe sot e kësaj Dite këmbekrye si Mike
besnike në varr.
Kutadi,
Unë: Ndodhë e ringjallë, përsëri si Mike në Libër, PasNesër…Edhe, atë: Vetëm,
si Mike besnike e Pasardhësit të Zef Serembes, në Shkup…