Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Hojdodolja
E hene, 30.08.2021, 07:10 PM
HOJDODOLJA*
NGA
KALOSH ?ELIKU
Patriotët e
rrejshëm, që veten e kanë shitur shumë lirë në Qeveri: një vend pune, një
banesë, një post politik në ministri, një anëtarë jurie i partive politike, një
Çmim Republikan, imam në xhami... Mirë, do të ishte sot ta ulin pak zërin
“kryengritës”! I dimë: me emëra e
mbiemëra në në ballë si misionarë nëpër botë e hoxhallarë - “analistë” me
këmbët dhe trutë në legen. Ndonjëri me çallmë turku edhe nëpër male, herë pas
here duke u paraqitur në Fecebook me shokë si “komandant” lufte i popullit
shqiptar. Përçudi, edhe atë: kur më mes të ditës, gati përditë vriten
komnadantë të UÇK -ës, e atij nuk i hynë asnjë ferrë në këmbë në këtë shtet
“demokratik”?!
Përmekeq, merren
me delet e Bariut maleve! Aspak me xhematin në xhami. Protestat e tyre
“paqësore” me flamuj turko - arab e “Allahu Akbar” në mes të Shkupit. Thirrjet
për “pranvera arabe” nëpër “Bit-Pazar”, përpara këmbëve të Kalit të
Skënderbeut. Përcjelljen e shqiptarëve “shehitë” në Shtetet Arabe. Flamurin e
cilit shtet, ende valojnë në minare. Në cilën gjuhë i luten “Allahut”, në xhami
- minare?!.
Vërtetë, veprimet
e tyre “patriotike”, nuk i ka analizuar asnjë parti politike, por megjithatë i
ka vuajtur dhe ndjek hap pas hapi populli shqiptar. Edhe, i ka në pasqyrë me
dëshmi historike, vite e vite në pëllëmbë të dorës. Plot gojën, Sot ju them: ku
ka besë në politikë?! Aqmëkeq, Grua me
të meta fizike shqiptare të partive polirike me “Din e Imam”, parti
politike me “besë”?! Ose, përmëkeq “Reforma politike” brenda partiake?!
Pamarrëparasysh, qoftë në Partinë e parë politike shqiptare, që në fillim ishte
një Lëvizje Shqiptare plotë yllkuqa komunistë e kunguj Stambolli, e më vonë me
pjellat e saj partizanë pas porte si “revolucionarë”?! Imzot, deri kur do ta
rreni veten dhe popullin shiptar me këto budallaki politike?! I kënaqi shqiptarët,
Partia e parë politike për ndryshime demokratike (1990), dhe tashti, u ka
mbetur radha ta provojnë veten në “politikën madhore” edhe këto Xhaditë e tyre
“beqaresha” me lyrekët në gji duke na i lënë natën kopilat pas dere te pragu i
Shtëpisë.
1/Grua me të
meta psikike
Frika është Nesër,
se: me këto parti politike në pushtet dhe opozitare: një Xhadi e Boshko Buhës
dhe një Shqiponjë besnike “do groba” (deri në varr) e Taçi Vojvodës, nuk mund
të presim ndryshime politike. Përveç, fuqizime dhe “fitore” të partive politike
në pushtet: Njërës që pret kthetrat e shqiptarëve dhe Tjetrës integruese edhe
në këto zgjedhje të parakohshme.
Sot për sot, Unë
barti veprat e dëshmuara politike në sipërfaqe, bagazhin e tyre mbi shpinë.
Punë tjetër është ajo se, ju mund të keni “vepra” patriotike nën qilima me
këmbë gaforrje, në fund të hurdhës. Ndonjëri, i përmbytur edhe me dy gishta
përpjetë mbi sipërfaqe të ujit për ndihmë. I mbytyri sipas ligjeve të Natyrës,
vetëm dy herë delë mbi sipërfaqe të ujit. Herën e tretë, mund ta gjeni të
mbytur në fund të hurdhës.
Edhe, ju pyes
publikisht në këtë Libër për Nesër: Çka keni shitur ju si politikanë nga
pasuria trashëgimtare e patundshme familjare (Babait), në dobi të popullit
shqiptar: Arat... Livadhet... Pyllin... Apo, trurin?! Shembull, ende i gjallë:
i keni Vëllezërit Frashëri. E shkrinë gjithë pasurinë për Shqipëri. Dëshmi, që
nuk mund t’i fshi dot asnjë stuhi. Dëborë madhe. E di, në politikë hytë siç
thotë Ali Asllani i Madh: pa brekë, e dolët me pasuri marramendëse, që
milionerë ju gjeti darka:
................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni,
mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka,
milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni,
mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju
përgjigjet: peqe, lepe!
.....................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni,
është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht'
bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni
gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa,
tuti quanti come vuole!
Grand Kordon i zotris'sate,
që në gji të kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e
atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur,
duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita
varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç,
u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë
e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde,
nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me
shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që
për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse
i the dy fjal' në vesh!
Koha dridhet e përdridhet,
do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur
doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet,
prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë
veç se vul' e zezë në ballë!
Mirpo ju që s'keni pasur as
nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju
i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq
u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut
vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet,
vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër
digjet… kryekurva nis e krihet!
Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe
në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!
Dhe kujtoni tash e tutje me
të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e
zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri
përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po
Atdheu i shqipëtarve!
Vështirë e keni
sot të na bindëni, mashtroni popullin shqiptar me të njëtat veprime politike
“patriotike”, kur gati të gjithë jeni pjellë e një Partie Politike Shqiptare.
Mëketet e së cilës edhe sot e kësaj dite, nuk mund t’i heqim qafe. Njëzet vjet
me radhë zvarriteni në politikën shiptare. Vetëm postet dhe partitë politike i
keni ndërruar gjatë këtyre viteve. Ndonjëri duke themeluar edhe parti të reja
politike. Mëkot i ndërroni ngjyrat e flamujve partiak, veprimet politike. Kohën
e fundit visheni edhe me flamurin kombëtar kuqezi, gjuhë shqipe... “Besë”...
Vëretë, më vjen keq për ju si kalorës të arratisur, por hë pët hë ju jeni një
bërllok i pashoq shqiptar. Edhe, siç thotë Fishta i madh në poezi, ju ende nuk
jeni të aftë si politikanë shqiptar: “nji
tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cillit ju me u shtrue”…
Fatkeqësi e madhe
shqiptare është, se: Ende deri më sot nuk doli një Parti Politike Shqiptare?!
Lëvizje e Re Politike Shqiptare pa viçat e palëpi nga Lopa e Larme në ballë me
vulë të Dexhallit dhe trumbeta, këmbekrye në grazhd të Lopës Larme. Gjithmonë,
në skenën poilitike shqiptare, po na dalin pjellat e tyre parakohe trusakate:
viçat e palëpi melezë të Lopëve pa tambël, që i ka thithë mes livadheve Bolla
me flokë.
O Imzot. Koha
është sot, Shterrja e Katundit të pjellë një viç me brinja! Herdhet, na si
vorba t’i zvarriten pas në mes të këmbëve livadheve. Anembanë t’i bie Shkupit.
Matanë Urës Gurit, para këmbëve të Aleksandrit Madh, t’i flladisë rraçet. Punë
tjetër është ajo, se: Dhelpëra dinake, a do ti shkojë përmbrapa, mos i bien
udhës. Luanët i ka tek këmbët e kalit “Bukefalë”.
Mjaftë më me viçat
e palëpi të tredhur në grazhd, të cilët posa e shohin thikën para syve, e
shtrijnë vetë qafën te Kasapi i Njerkës...
Edhe, “analistët”
tanë politik me këmbët dhe trutë në legen, nateditë merren me hebet e “Kalit
Shemës” pa samarë dhe shalë mbi shpinë. Kalemxhinjtë e arratisur nëpër mjetet e
varura e të “pavarura” të informacionit dhe “vëllazërim-bashkimit”, që nuk dinë
ku e kanë kokën e ku bythën, moti kohë që nga Lufta e 2001 -shit në mjetet e
informacionit dalin me shkrimet e tyre publicistike: “Pse heshtin
intelektualët”. Nuk i përmendin emrat e politikanëve me emër e mbiemër”.
“Analistë politik”, që nuk shohin më larg përtej dritareve në Lëmë, përveçëse
strofullës tyre partiake. Ose, janë rrufjanë të partive politike në pushtet e
opozitë. Aspak, nuk e pyesin veten si “analistë politik” me këmbët dhe trutë në
legen, se: intelektualët nuk merren me individë, por me fenomene shoqërie të
një Shteti “demokratik”. Edhe, dudumët shkrimet dhe debatet e tyre para
kamerave televizive i përfundojnë plot guxim, me: “askushi”, nuk u merrka me “heshtjen”
para syve të partive politike?! Fenomen i çuditshëm shqiptar?! Shkaku, se:
Grazhdin, moti ua kanë mbushur “vëllezërit” e Njerkës me kashtë në vend të
barit njomë të Livadhit, rrëzë Sharrit Plak. “Kalit të Shemës”, përpiqen si t’i
vënë mbi shpinë samarë dhe shalë! E, ai i shkreti plasi me një torbë taxhi
përqafe duke pëllitur me të katra livadheve për samarë! Nuk e do shalën. Hebet
e tij me dardha të qullta t’i nxjerri në treg, “Bit - Pazar”.
Hoxhallarët e
rrejshëm, merren edhe me delet e nënkryeme të Bariut maleve?! Punemadhe, a janë
ato “dele” të Bariut, apo të vëllait të tij si bari i deleve në stane, mbi
Drenovë. Problemi kryesor, “politik”: mirë,
është të merren me “dhentë” e nënkryeme shterpa të Bariut fushës, që i
ka lëshuar “sallmadi” të kullosin mes parqeve nëpër Çarshi të Shkupit, apo
rrëzë Sharrit Plak. Ose, livadheve. Edhe, nga kush: rrugaçët politik “kuqezi”
me lecka turko-arabe në kokë, në vend të Kryengritjes të Dervish Carës (1844),
kësulës bardhë të Bajram Currit?! Dudumët, që deri dje i bënin “temena” dhe i
luteshin përpara këmbëve si imam, “Kryehoxhë” Zajazi. Emërojë me poste politike
në Qeveri, imamë në ndonjë xhami me flamurin turko-arab në minare. Ndonjëri,
edhe nateditë trumbetonte para kamerave televizive, se, e kishte “mik”, kur i
dha post politik për “flijime artistike” në Instutucionin shtetëror gjysmagjel
mbi gardhin e “përbashkët” me vite
komunist e neokomunist. “Politikë madhore” të bëjë me “bardaket” e çajit rusit
nëpër çajtore deri në mëgjes, krah për krahu me “vëllezërit” e Njerkës. E, kur
“vëllezërit” zgjoheshin herët nga gjumi, “muslimani” ynë gjithë ditën e gjatë
ia fuste gjumë për shtatë palë qejfe deri në darkë. Përderisa, “vëllezërit” e
Njerkës: i madh e i vogël e pushtonin
Çarshinë e Shkupit, Dudumi ynë me “Din e Iman” gërhiste në gjumë për “liri
fetare”. “Pranverë arabe”.
“Probatimat” e
Shtetit të “përbashkët”, përveç përmendoreve antike e “nacionale kombëtare
historike” me luaj e mëzetër grazhdi të tredhur, sot u ndërtojnë shqiptarëve
edhe xhami në mesin e parqeve. Gjelbërimit, duke i prerë pemët. Vetëmse, jo edhe shkolla
shqipe. Gjelbërimin, përditë na e mbysin me beton e hedhurina. Arsye e vetme,
se: nuk paskan xhami “muslimanët” ku t’i luten Zotit?! Rrugët e “Bit - Pazarit”
i kanë shndërruar në Shtëpi të Zotit. Fatkeqësisht, ende jo në Xhami Shqiptare.
Kutadimë ne,
ndoshta edhe bëjnë “propagandë turistike”?! Turistë, anembanë Botës, urdhëroni,
dhe i shihni vetë me sy “terroristët”
shqiptar, sesi: lind edhe një shtet i ri “musliman” në zemër të Ballkanit! Ose,
t’i tregojnë botës përparimtare para syve me “Allahu Ekber”: nuk na besoni si
popull “demokratik musliman”, por ecni e i shihni sokaqeve të Shkupit, se: me
çfarë “indiancësh” ne jetojmë në një Shtet të “përbashkët”!
Turr, turistët nga
të katër anët e botës grupe - grupe për “eskurzione turistike”, në Shkup: Kur,
ne shqiptarëve na i janë ndaluar edhe daljet nëpër restorante dhe kufinjve
jashtë shtetitt për pushime?! Para derdhin me thasë për lindjen e një Shteti të
Ri “musliman” në Ballkan. Kauboji i Shkupit me shokë i fërkon duart, kur delë
me familje për “çebapë” (qofte) te “Destani”, në Çarshi. “Shpëtimtari” historik
i puth shqiptarët para kamerave televizive në të dyja faqet, në Kumanovë.
Politkanët tanë shqiptarë, përderisa mbesin duke u turrur pas herdheve të
dashit, e ndjekin përmbrapa Ogiçin brirëpërdredhur rreth veshëve, që ende nuk i
kanë rënë herdhet rrugës. Edhe pse, dhelpëra dinake e ndjek hap pas hapi me
shpresë, se: do t’i bien një ditë pas ndonjë gardhi si dy dardha turke,
papritmas në mes të Livadhit.
Barkun ta rrokësh
me dorë nga gazi, mos të pëlcasë mes kësaj vape të madhe para këmbëve të
Olimbisë te Ura e Gurit, që të rri mbi kokë si saç me shpuzë. Partizanët
teknefesë shqiptar, që deri dje u shpërblyen për merita partiake me poste
Qeveritare. Emërime si ministra, zv/ ministra, zv/drejtorë, ambasadorë nëpër
botë, redaktorë nëpër redakasi e imamë të xhamive, sot, gurë e dru hudhin mbi
Bariun e deleve. E, asnjë guralec mbi veten si “politikanë e analistë politik”
me poste partiake. Shkaku, dihet si gjithmonë, këmbëkryq janë ulur në sofër:
rroken fytas për taxhinë Qeveritare, që ua ka hedhur për “flijime artistike”
Nëna Parti në grazhd, mu si ato Dy dhitë kryeneqe mbi vig të lumit te Abetarja
dhe Libri Këndimit.
Kryneqet e lagura
qull në lumë, kur dalin në breg të teren nga uji, dhe me të katra ikin të
rreziten në ndonjë mullar me barë të thatë pas Shtëpie. Balluket e ballit,
patjetër sot Bariu duhet t’i përzë nga Kopeja e deleve si dele të zeza. Edhe,
nuk duhet t’u ndërtojë nga një vathë në çdo mëhallë. Tashti, kohën e fundit si
“muslimane” me ferexhenë hedhur krahëve, përmes “Bit-Pazarit” të kërkojnë
haptas grazhde Lope të ketë edhe secila Lëmë?!
Dudumët, dikur i
dalldisë taxhia e Nënës Parti, tërbohen dhe turr me të katra përmbrapa t’i
shkojnë bombahedhësit partizan Boshko Buha si “Shpëtimtar” i shqiptarëve”, në
Kumanovë: në “Lagjen e trimave”, e rrokin pëqafe si vëlla lufte për Liri. E
pritën me duartrokitje frenetike. Partizani, Boshko Buha i sotshëm me disa
partizanë të arratisur shqiptar, u premtoi se përpara kamerave televizive,
nesër do t’i hudhë përmes mjeteve të informacionit edhe bombat e rastit
“Monstra” te Liqeni, në Shkup. Rastin e “terroristëve” të Kumanovës, do ta zbardhë
me një gjykim ndërkombëtar?! Kutadish, ndoshta edhe do t’u ndërtojë xhami me
katër minare për çdo shtëpi në mes të lëmës, në vend të shkollave shqipe?!
Populli shqiptar,
e ka një thënje antoligjike historike: Prit me muaj, e prit me vjet: pushka e
Lilës s’po kërset. Edhe “bombat” politike të “Shpëtimtarit” Shqiptarëve
(Boshko Buhës partizan), ende deri më sot nuk u hodhën para kamerave televizive
në dobi të shqiptarëve. Bashkëluftarët e tij besnik, t’i presin si fishekzjarre
komuniste të “vëllazërim - bashkimit”, në prag të festave Vitit Ri. Ose, u
hudhën nga instikami i dikurshëm komunist, u flukën me qëllim vetëm për të
ardhë jo natyrshëm, por me dhunë në pushtet. Ndonjëra, “madhështorja” edhe me
prapavijë politike komuniste për t’i përçarë shqiptarët. Mëkot, dudumët i
prisnin të hudhen “bombat” e premtuara politike të “Shpëtimtarit”, në
“Bit-Pazar”. Shkupi, të dridhet fortë si dikur nga Kryengritja e Dervish Carës.
Ose, nga tërmeti katastroofal (1963), nga eksplodimi historik i shekullit
natyror, se ja: më në fund erdhi “Shpëtimtari profet” i shqiparëve. Sheshi
“Makedonija” të mbushet plotë shqiptarë me yje të kuq në ballë e flamuj të
“vëllazërim-bashkimit”. Simbolin e prijësit “legjendar” të shqiptarëve në jakë
të setres, përpara këmbëve të Aleksandrit Madh të rroken si “vëllezër” qafë për
qafe për “fitore” duke ëndërruar se janë përpara këmbëve të Kalit Skënderbeut,
e ata janë në realitet para Kalit bardh “legjendar” të shokut Tito, që i
kënduan nateditë me çifteli.
Sançopançot
shqiptar, para kohe turren me të katra pas posteve në Qeverinë e nesërme të
“Shpëtimtarit” të vonuar Boshko Buha. Këmbekokë të përfundojnë në grazhd të
“Kalit Shemës”, pas porte. Ndryshimi strategjik i luftës heroike: Fitorja
“artistike” luftarake mes faqeve të Historisë Shqiptare. Tragjedia e kësaj
radhe: përfunduan heroikisht si “dëshmorë” lufte, jo në grazhdin e “Kalit të
Rexhës”, po në grazhdin e “Kalit Shemës” pas porte.
Kulminacioni i
luftës “strategjike” të shokëve të Boshko Buhës: Bythekrye i varrosëm si
dëshmorë në instikamin historik shqiptar. “Bombat” politike të “Shpëtimtarit”
shqiptarëve, ende pa i hudhë para kamerave televizive, i pëlcitën në dorë. Moti kohë e kam thënë
këtë parashikim për Ditën e Nesërme në një shkrim timin publicistik: “Bombat”
politike, “Shpëtimtarit” i pëlcitën në dorë. Punë tjetër është ajo, se:
“Shpëtimtari” nuk e di gjuhën shqipe. Zakonet dhe traditën e këtij populli me
të cilin jeton nëpër shekuj. Përmëkeq, nuk do edhe t’i mësojë një ditë?! Nuk e
ka ndërmend si “vëlla” Njerke, as edhe t’i zyrtarizojë Nesër si kushte
elementare bashkëjetese në Shtetin e “përbashkët” pa emër. Frika se, po të
donte “vëllazërim-bashkim”, moti këto “marrëveshje politike” mes të dyja palëve
si popull shumicë në këtë Shtet të “përbashkët demokratik”, do t’i kishte
realizuar si “vëlla” me të cilët jeton së bashku në një Shtëpi. Nuk do t’i
ndante me “vëllain” e Babait lugët dhe enët, por livadhet, arat pyjet dhe
Shtëpinë.
Problemi, ende nuk
është në mesin e shqiptarëve, por te “vëllezërit” e Njerkës. “Armikun”
shekullor, “vëllezërit” gjithë jetën e kërkojnë te shqiptarët. Merreni me mend,
populli që i mbanë gjallë ende në histori, si kopila të Njerkës. Partizanët e
tij të arratisur, ende nuk dinë shqip, por me vështirësi e përtypin gjuhën shqipe,
edhe atë: vetëm për vende pune. Tregu me shumicë dhe pakicë, i ka çmimet e veta
të zarzavateve në “Bit - Pazar”. Vështirë është sot, shqiptarëve t’u shitet
malli i kalbur me afate të skaduara përdorimi, si mall i freskët që posa ka
dalë në treg nga fushat pjellore politike.
Mallin e kalbur,
moti e kemi nxjerrë ta shesim në “Bit-Pazar”, por jo për t’ia shitur popullit
shqiptar. Tekefundit, as edhe armikut shekullor. Urdhëroni, “vëllezër” të
Njerkës: kunguj Stambolli, dardha turke, kastraveca partizanë me yje të kuq në
ballë e pa yje... me shumicë e pakicë, i keni edhe përpak kohë, sot shumë lirë
shiten në treg!..
Ditën e sotshme
historike, posa i nxorrëm në “Bit-Pazar” edhe hebet e “Kalit të Shemës”.
Përplot janë të mbushura me dardha të qullta gorrice. Njëra hebe është e
mbushur edhe me kultura të tjera bujqësore: Kunguj Stambolli, dardha turke,
kastraveca, patate, speca djegës... Tjetra, me “patriotë” kuqezi. Kësaj radhe,
na mungojnë spiunët shqiptar. Nuk i kemi nxjerrë në treg ende për shitje.
Shaku, se: nuk i shesim lirë në “Bit - Pazar”. Hë për hë, sot kanë çmim shumë
të lartë politik. Në propogandën ekonomike televizive, i thonë, “publicitet”:
Veprimtari e fushave pjellore të këtyre anëve shkëmbore, rrëzë Sharrit Plak.
Fjalën e merr i
pari i “profesionit”, eksperti i Koperativës të kulturave bujqësore: Malli ynë
ekonomik, të cilin sot e nxjerrim në treg, është “hallall”. Kualitetin e këtij
malli e kanë vërtetuar edhe profesionistë shkencor më eminentë nga vendi e
mbarë bota. Jo, rastësisht, sot ky mall reklamohet me të madhe në Tregun e
“Bit-Pazarit”, i ka fituar si vlerë “artistike” edhe disa çmime ekonomike ndërkombëtare.
Reklamë të
hatashme propagantistike për herdhet e “Kalit të Shemës” bënë edhe Mushka e
Kumanovës. Emrin nuk ia përrmend për shkeqe aristokrocaie (bejlere). E di, do
të më hidhërohet “analisti” politik me këmbët dhe trutë në legen. Nuk i kam
faj, samarin e “Kalit Shemës” e ka vetë mbi shpinë. Lexuesi shqiptar e di se,
kush është ky “patriot” i shëtitur me vite si “analist” politik gati nëpër të
gjitha redaksitë e “vëllazërim-bashkimit” dhe partitë politike shqiptare. Radha
i erdhi edhe Lolo Turkut në Ministrinë e kulturave bujqësore të zarzavateve
Kopështit, t’i dalë në krah zot kalorësit të arratisur livdheve: lëvdojë
“herdhet e Kalit” Shemës” si risi Koperative të prodhimeve “standarde”
ekonimike me licencë evropiane.
Në fund, fjalën e
merr edhe vetë “Kali i Shemës”: Ekspert i Kulturës bujqësore në fushat pjellore
të “vëllazërim-bashkimit”. Jo, me dorëheqje morale nga posti politik: Mallin të
cilin Unë e përurova sot para kamerave televizive, nesër do ta pushtojë gjithë
tregun e “Bit-Pazarit” të Shkupit. Duartroktije, frenetike!
Ngutuni vëllezër
shqiptar, se dardhat e qullta gorrice te “Përroni i Thanës”, u shitën brenda
një ore! Përçudi, ende na kanë mbetur pa shitur vetëm edhe herdhet e “Kalit të
Shemës”?!...
Koha është Sot,
shqiptarët të pushojnë me hapjen e Universiteve të partive politike shqiptare
edhe nëpër katunde. Dje, nuk jemi, Sot. Mesiguri, nuk do të jemi as Nesër. Moti
kohë është dashur ta hapim Universitetin Shqiptar, në Shkup. Edhe sot, nuk
është vonë si ide historike me parashikime për Ditën e Nesërme. Populli
shqiptar thotë: më mirë vonë, se hiç.
Punë tjetër, është
ajo, se: Çka rrokullisin “vëllezërit” e Njerkës në kokë për t’i vënë edhe në
Ditën e sotshme në shërbim të tyre arsimin dhe kulturën shqiptare si propagandë
politike të “vëllazërim-bashkimit”. Merreni me mend: aq shumë që na kanë dashur
si “vëllezër”, saqë dy hapa më larg Shtëpisë na e kanë bërë gropën e mbuluar me
gjethe. Gropë, në të cilën një ditë do të bien vetë si “vëllezër” të Njerkës.
Një gjë patjetër, duhet ta kenë të qartë “vëllezërit” e Njerkës: Nuk jemi Sot,
ato edhat e xha Balit, Ujku kur u troket te porta. Këmbën ua rrëfen për dritare
të lyer me miell.
Arsimi dhe kultura
shqiptare me shekuj ka ecur dhiareve. Herë pas here edhe nëpër zjarr. Gati të
gjithë e dimë, sesi kemi ecur nëpër pusi dhe sa plumba ende i kemi në trup.
Shembull akoma i freskët: Univrersiteti i Tetovës. “Foshnja e vdekur, e lindur
para kohe”, sipas Dhëndrrit “shqiptar”. Mosnënshkrimi i një Partie Politike
Shqiptare në fletëthemelim, edhe pse vetë ishte iniciatore e themelimit të
Universitetit të Tetovës. E shiti Universitetin e Tetovës me themelimin e
Univeristetit të Evropës Juglindore për pazare politike. Njësoj, siç e shiti
pak më herët Nëna e saj Parti për Fakultetin Pedagogjik, në Shkup. Mirë, do të
thoni ju si shqiptarë, i fituam brenda një kohe disa universitete. E vërtetë,
Universitete të politizuar deri në palcë, e jo vatra arsimore të shqiptarëve
për Ditën e Nesërme. Vende pune partiake, hapën partitë politike shqiptare për
partizanët e tyre me diploma të blera në Univeristetin e Shkupit, Qafë Thanë
(Shqipëri), “Jazhincë” (kufi me Kosovën) dhe Bullgari. Prandaj, Sot është,
koha: mashat shqiptare ta mbyllin gojën dhe veprimet e tyre “patriotike -
historike” në dobi të arsimit dhe kulturës shqiptare, kanë marrë: FUND.
Partitë Politike Shqiptare,
të pushojnë t’i emërojnë këto dudumë “shqiptar” nëpër ministri të arsimit dhe
kulturës shqiptare, që “haber” nuk kanë nga profesioni në të cilin thirren si
“pedagogë e artistë”, e marrin pagesa mujore në emër të popullit shqiptar.
Kësaj radhe nuk do të hyjmë në shitëblerjen e “diplomave universitare”, po në
punën e tyre të shenjtë për arsimin dhe kulturën shqiptare.
Hë për hë, nuk na
duhet në shërbim truri i tyre “sakat” neokomunist! Shqiptarët, e dinë fare mirë
sesi me sa vështirësi në sistemin komunist jugosllav, janë hapur ato shkolla
shqipe, universitete shqiptare, Institucione arsimore e kulturore, që një ditë
partitë politike shqiptare t’i politizojnë deri në palcë për qëllimet e tyre
partiake dhe përfitime karrieriste dhe materiale familjare. Punësimin e
partizanëve të tyre në Universitet, familjarëve dhe farefisit. Diplomat
universitere dhe titujt shkencor, nuk i ka dhënë Universiteti, por Nëna Parti
si libreza anëtarësie.
Realitet mbi
sipërfaqe në rrymën e ujit, nga i cili edhe gjatë kohë nuk do të mund të çojmë
krye si popull shqiptar. Mallkimi na ka zënë i gjallërimit të hapjes të
shkollave të para shqipe në kohën e Ernest Koliqit. Fatkeqësisht, kur sot në
Maqedoni, asnjë shkollë shqipe nuk e mbanë në ballë emrin e atij ministri të
arsimit largpamës. Ministri i arsimit, që e mbuloi me mësuesë vullnetarë,
Shqipërinë e “Madhe”. Përmëkeq, shkollat shqipe të kësaj ane shqiptare ende nuk
i mbajnë emrat e vetaranëve të arsimit shqiptar misiomsrë: Mahmut Dumani,
Nexhat Pustina, Mehmedali Hoxha etj. Histori arsimore të cilën e dimë i madh
dhe i vogël. Vështirësitë e tyre nëpër hurdhat komuniste për të dalur mbi
sipërfaqe të lumit. Politizimi i tyre deri në palcë, që vazhdon edhe sot e
kësaj dite.
Ndryshimet
demokratike në IRJ të Maqedonisë, arsimit dhe kulturës shqiptare i vunë vulë në
ballë. Arsimin dhe kulturën shqiptare (themelet e një shteti, shoqërie) i morën
në dorë partizanët e “vëllazëruar” të Partitve Politike “maqedonse” dhe
Shqiptare. Përmes mashave shqiptare, e sakatuan edhe më zi se “vëllezërit”
komunist arsimin dhe kulturën shqiptare.
Strategjia e
këtyre neokomunistëve “demokratë”, prodhimi i diplomave universitare me shumicë
e pakicë, në Tregun e “Bit-Pazarit”. Tituj shkencor, që bleheshin për pak para
në Shkup, Prishtinë e Tiranë. Sakatimi i paparë deri më sot i planprogrameve
shkollore nga kakademikë shqiptar e profesorë të dalldisur nëpër institucione
të shtetit të “pëbashkët”. Emërimi i trusakatëve me porosi të partive politike
shqiptare në përpilimin listës për
planprogramet dhe lekryrat shkollore. Finansimi i revistave për fëmijë me
gërshërë të tollumbaxhinjëve partiak (nën nivelin artistik të “Gëzimit” dhe
“Fatosit”, në kohën komuniste), duke i heshtur shumë revista kulturore letrare
të udhëhequra nga emra eminentë të kulturës dhe letërsisë shqipatare, që mezi
mes gërshërve të partive politike e shihnin dritën.
Tregtari i
“Bit-Pazarit”, dhe “Çobani” i Sharrit Plak, nateditë çirreshin për arsimin dhe
kulturën shqiptare, e në anën tjetër e goditën tinëz pamëshirë si masha
shqiptare pas shpine. “Veprat e tyre artistike” me fakte të shumta policore,
ende janë gjallë dhe nuk ka nevojë t’i përmendim në këtë Libër publicistik.
Aspak, nuk duhet
të na befasojë, Sot: realiteti i “vëllazërim-bashkimit”. Shqiptarët, pse ende
nuk kanë arsim dhe kulturë shqiptare të barabartë në të njëjtin nivel arsimor e
kulruror me “vëllezërit” e Njerkës në këtë shtet të “përbashkët”?! Shembull
konkret, ende i freskët: bojkotimi (për të dytën herë) i Mbrëmjeve të Pozisë
Strugane nga Kryetari i Komunës të Strugës. Askushi nuk ia vëndon veshin zërit
të tij të ndërgjegjes paralajmëruese. Thirrjes njerëzore për ndihmë.
“Vëllazërim-bashkim” të një niveli të barabartë në Shtetin e “përbashkët”.
Nesër, mos na lindin probleme politike të paparishikuara me “vëllezërit” e
Njerkës.
Përgëzime,
Kryetarit të Komunës Strugës! Vështirë është sot të jetosh me “vëllain” në një
Shtëpi, kur ai nuk të del zot si vëlla. Arat, livadhet, pyjet dhe Shtëpinë i ka
marrë për vete, e ty t’i ka lënë për “sadaka” enët dhe lugët. Nuk është në
gjendje të njoh dhe respektojë gjuhën shqipe me popullatë shumicë shqiptare:
Den Baba Den, në Strugë. Histori më vete kulturore, që opinioni shqiptar e di
fare mirë, se: Unë, në atë Manifestim të Poezisë Strugane publikisht e kam
shitur darkën për një birrë.
Përgjigjen, sot e
kemi para syve: Nuk e shohim cungun, por ashklën. Vetë i kemi pri kësaj
“veprimtarie patriotike”. Dhe, e kemi sjellë sot me forcat tona politike në
këtë “derexhe”. Përmëkeq, e kemi veshur edhe me ferexhe të zezë. Partizanë të
partive politike dhe hoxhallarë të rrejshëm na kanë pri në ballë për Liri.
Fitorja e merituar, është kjo që e gëzojmë sot: “Liri” me ferexhenë hedhur
krahëve. Mirë, do të ishte së paku ta kishte struken e zezë krahëve të Babait.
Kësulën e bardhë të Bjram Currit në kokë. Dy koburet historike të Isë Boletinit
në brez, në Londër. Po, ja nuk i ka këto armatime legjendare shqiptare. As,
Penën Time me Dy tyta. E ka çallmën e Hoxhës Allahut në kokë me tri-katër
shajkaça nën setre.
Fatkeqësia:
Pavetëdije, ende e pyesim veten si të dalim nga kjo hurdhë politike, kur
vullnetarisht si kope e dhenëve kemi kërcyer bythekrye në Hurdhë. Sot për sot,
përpiqen të na nxjerrin amerikanët në breg të lumit. Ose, gjermanët.
Ditën e Nesërme,
një Zot e di kush do të na nxjerrë nga hurdha e Lumit, rrënjëve të
shelgjeve?!... Kutadi, Unë: Ndoshta, serbët...