Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Rruga për në Baba Tomor
E enjte, 08.10.2020, 08:37 PM
RRUGA PËR NË BABA TOMOR
NGA
KALOSH ÇELIKU
Shtatë muaj më
vonë, një ditë në telefonin tim celular erdhi një mesazh:
Më duket se t’u kanë përzi kabëllat. Çfarë ëndërre ke parë për Pasnesër?
Unë të thashë për Nesër, kah ora 15.00, e shkojmë në mal, mes lisave e kalojmë
një natë me arusha e drenusha...
Shkup, 9 tetor 2007
Fitore. Djemnusha
kërkonte dyluftim në male, mes lisave. Edhe, atë: “Një natë me arusha e
drenusha”. E Unë, e kisha nxjerrë shpatën nga brezi në “Çair” të Shkupit mes
ferexheve zeza. Minareve të xhamive. Ende nuk më ishte mbushur mendja se
Ferexhja e Zezë, që më jepte gji pasmesnate, fuqi për luftë heroike, moti
kishte ikur nga Qyteti i qyqeve. Vite me radhë në këtë derë dhe shtëpi, nuk
kishte trokitur asnjë grua asgane me dy kobure në brez. Nuk kishte kush të më
jap gji me Dy shtamba në shtrat. Poezi. Fuqi për luftë...
Burrat e kalonin kohën
nateditë nëpër çajtore. Alamet aktori, shkrimtari, akademiku, intelektuali…
Fatkeqësisht, edhe ish drejtor i Teatrit të pakicave kombëtare në një emision
kulturor “Event“ (nuk kemi ne fjalë shqipe për ta zëvendsuar këtë pjellë lope
të pavërtetë politike-artistike ???!!!...), kur gazetarja do ta pyes, se: Pse
kohën e fundit nëpër shfaqjet e tyre “kryevepra artistike“, nuk ka femra, do
t’i përgjigjet: “Problemi është te vetë femrat shqiptare. Gratë tona nuk vijnë
në çajtore…”
-Hi-hii-hiii…
Protesta paqesore
në rrugë. Mitingje të partive politke para kamerave televizive. Dhe, shtyhen
burrat në xhami se kush do të ulet në rendin e parë, përpara këmbëve të Hoxhës
“Allahut” t’i falë të pesë vaktet e namazit. Gjithë natën vjedhin, vrasin,
spiunojnë e i bëjnë njëqind e nëntëdhjete nëntë të zeza, e gjatë ditës në xhami
përpara këmbëve të hoxhës me bythët palare në hava, i luten “Allahut” t’ua falë
mëkatet.
Fabrikat, mbetën
të zbrazëta pa punëtorë. Arat, u mbushën me ferra. Malet, na mbetën pa çobanë.
Frikë ke, të dalësh në rrugë te Sheshi përpara Pallatit të Kulturës dhe ta
pyesësh kalimtarin e rastit, se: Çka punon, dhe çka është me profesion. Çdo i
dyti të del magjistër, doktor shkence, ose shkrimtar. E ne, kohën e fundit kemi
nevojë për çobanë të na e kullosin bagëtinë, që shumica janë me fakultet nga
Shqipëria. U lodhëm më me politikanë, deputetë të popullit, ministra, aktivistë
partiak… Malli na ka marrë për bujqër, manxhatore, loparë, barinj delesh…
- Alo, a ende nuk
je nisur në luftë?! - Më zgjoi nga këto mendime, Djemnusha.
- Ja, posa ia
hodha shalën në shpinë Gjokut pullali. Dhe, u nisa pas Çuke…
- Nuk prish punë.
Vetëm, ti trego! Ne, vërtetë nuk kemi burra mejdani, por me patriotë të vonuar
i kemi plotë fushat edhe livadhet...
Dhe, vërtetë
kishte të drejtë Djemnusha. Ne shqiptarët, vetëm në këtë fushë nuk kishim
probleme. Heroizmat tona i njihte e gjithë bota. Gratë kishin qenë ato, të
cilat ne na kishin përcjellë në luftë me dajre. Armët t’i rrokim në dorë, dalim
maleve për liri… Gratë kishin qenë ato që, ne na kishin pritur nëntë vjet në
shtëpi të kthehemi nga ushtria ku kishim shkuar si nizamë te Baba Dovleti.
Dhe, ne: Pak veta
ktheheshim një ditënatë pleq me mjekra në shtëpi…
(Gjumë të vdekuri)
Në shtëpi erdha
vonë, diku pas dite. Gruaja besnike kishte shkuar në punë. Fëmijët në shkollë.
Unë si një trung shelgu vesh e gjeshur, ia futa gjumë në shtrat.
Në mbrëmje, u
zgjova në errësirë. Tashti e pash se, sa kisha qenë i lodhur, bërë gjumë të
vdekuri gjith? dit?n mes
fushave e maleve. Edhe, Gruaja ime besnike kishte ardhë nga puna.
- Hë, ma priti: Më
në fund t’u kujtua se ke familje, të vish në shtëpi?
- Po, iu
përgjigja. Mezi, gjithë natën e lume nëpër errësirë e kam gjetur rrugën…
Shtëpinë… Derën e Madhe, pas gardhit…
- E di. Nuk më
vjen çudi. E ke ngatërruar Ditën me Natën… Siç, duket: Fajin, e ka Nata…
- E vërtetë. Fajin
e ka Dita.
- E, mesazhet
erotike, që më vijnë mua herë pas here në telefonin celular?!...
- Eh, edhe ato
përralla, janë punë grashë… Thashetheme… Nuk kanë tjetër punë qyqet, mirren me
fjalët e hallkut dhe birat e gardhit…
- Atëherë, si
dënim bëhu gati të shkojmë në “Pantelemon”! Qeras unë.
- Menjëherë,
siurdhëron. Dhe, thashë me vete: Paska nga kjo punë, edhe përfitime…
Rrugës, Gruaja
besnike më mirrte me të mirat. Përpiqeshte të zbulojë diçka të re, ndonjë
përrallë nate me qiri t? ndezur mbi kokë, n? dhom?. Ose, në Shtëpinë Publike. Unë, e hidhja
bisedën nga bregu në breg, matanë Lumit…
Dikur, mbërrimë
mes maleve të Shkupit. Krah për krahu, hymë në restorant. Kamarieri na doli
para, dhe na uli në një tavolinë. E porositëm një shishe me verë të kuqe
“Cabernet”. Dhe, mish qengji në hell nga malet.
Edhe njëherë,
thashë Vetmevete: Bukuri Natyrore është, kur ke më shumë gra besnike. Secila
përpiqet të jetë më e mira se tjetra në shtrat. Rrugë. Shtëpi. Heroikisht, hyj
në Librin e “rrezikshëm” për Nesër. Përditë, përnatë shtrojnë dreka e darka.
Mëngjese. Gota me raki rrushi. Kafe. Shtamba me verë. Ndezin qiri…
E Ti, rron si
Mbret Shqiptar vetëm me armën e Skënderbeut në dorë. Nateditë mes grave
besnike, vjedh inspirime me dorë e këmbë për libra me poezi të “egëra”… Nuk ke
nevojë për Parti politike të arratisuara dhe dalldisura nëpër “Bit-Pazar”....
(Fluturimi në Baba Tomor)
Djemnusha, një
ditë më tha: Kohën e fundit flet dhe shkruan “ marrëzira”. Nëpër korridor
shëtitesh lakuriq me rraqet për mejdani. Dhomën e gjumit e ke mbushur plot me
libra, lapsa dhe fletore… Fletë të
shkruara për së “prapthi e mbari”, të hedhura andej - k?ndej nëpër dhomë, që vetëm një Zot di t’i
lexojë ato faqe. Përmëtepër, një fletore dhe një laps e ke futur edhe në banjo,
mbi pasqyrë pas dere.
E di si është, i
përgjigjem. E pranoj, se: Kohën e fundit jam i çmendur. Porosit? për këtë Libër të “rrezikshëm”, më
vijnë nga të gjitha anët, nga toka e qielli. Shenja nga të vdekurit. Drita nga
të gjallët. Gji nga Mikja me Dy shtamba verë. Fuqi. Dielli po ma tregon rrugën
me gisht për në Baba Tomor. Hëna më tërheq për dore mbi Çelvjollcë…
- Nuk do, këtu
filozofi, u ngutë Djemnusha. Çmenduria yte ka arrirë kulminacionin. Edhe
njëherë e përsërisë: Nuk ka fallxheshë, as hoxhë “Allahu” me çallmë turku në
këtë botë, që t’i përzë xhindet nga
Pragu i Derës Madhe të Shtëpisë…
- Punemadhe, iu
përgjigja. Fundi i fundit, edhe jam mësuar me xhindet… Nusen me pashterkë të
kuqe, që më rreh pamëshirë për çdo natë deri në vdekje…
- E di. Prandaj,
edhe shpesh të kanë futur në lëkurë dashi për “shërim”…
- Ta merr mendja.
Çfarë shkrimtari i thua ti atij, që ende nuk ka hyrë në lëkurë dashi. Nuk e
rrahin xhindet nateditë… Nusja me pashterkë të kuqe…
- Shkrimtaruc…
Hi-hii-hiii…
- Eh, tashti e
fitove luftën pa e shkrepur asnjë fishek.
- Armët, edhe nëse
duhet t’ia dorëzoj dikujt, po t’i dorëzoj Ty si heroinë lufte. Tekefundit, po i
dorëzohem një gruaje e jo një burri me brekët nëpër këmbë…
- Me këtë do të
thuash se, e do Robërinë me ferexhe… E jo Lirinë…
- E kush ishte
Liria?!...
- Liria, jam unë,
ore i poshtër! Ende nuk e di?!... Ose belbëzon, të mirret goja…
- Jo. Mbrëmë,
përpak desh më mbyti çotek Nusja me pashterkë të kuqe…
- E sheh, pra!
Nusja me pashterkë të kuqe është Robëria… E unë Liria… Njëherë e përgjithmonë,
futi në kokë më këto dy gra të rrezikshme që të rrëzojnë natë e ditë bythekrye
në shtrat n? mes t? dhom?s me
libra!...
- I futa.
- Dhe, çka?!
Përsëri do të shkosh te Robëria t’i shterish herdhet…
- Jo, kurrë më!
- Nuk e besoj. Ti
nuk ke besë…
- Edhe ti si grua
besnike asgane… Ne jemi të dy njësoj n? huje, nuk kemi besë…
- E, atëherë pasi
nuk paskemi besë, nxirre Shpatën namëmadhe të Skënderbeut, he burrë nga
brezi!... Gjoksin para, hy në Fushëbetejë!...
- E nxorra. Luftë
dua në shtrat! Luftë, në fushë të mejdanit!... Luftë!...
Dhe, atë natë
nëpër errësirë u bë një luftë e përgjakshme. Zërin, ia dëgjuan edhe të vdekurit
mes varreve. Djemnusha me Lulekaçe në dorë më rrëzoi në shtrat. U përpoqa edhe
një herë të çohem më këmbë, nuk i dorëzova armët e Luftës…