E enjte, 07.11.2024, 12:32 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ''Done – Donke''

E hene, 31.08.2020, 10:23 AM


“DONE - DONKE”*

NGA KALOSH ÇELIKU

Hi-hii-hiii… E pash “Kalin e Shemës” në gazetat e publikuara të varura e të “pavarura”, dhe portalet elektronike me të dyja duart dhe gishtat: Dy koka shqiponje, pas “fitores historike” me “kryeministër shqiptar”, në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare (2020), duke e fotografuar veten para kamerave televizive dhe mjeteve të informacionit partiake me simbolet e Shqiponjës Dykrenare. Kryqzuar me Dy Koka Shqiponje, simbole të Flamurit kombëtar kuqezi shqiptar, mu si në Stadiumin e Beogradit të Serbisë, para disa viteve në prag të “vëllazërim-bashkimit demokratik”, ndeshjes futbolistike mes Shqipërisë dhe Serbisë me dronin që e zbriste nga Qielli me hartën e Shqipërisë Madhe, në mes të Beogradit. Vetëm përçudi, u mungonte edhe çiftelia me dy tela. Pizitë patetike të Honxhobonxhos: “Shkaun” ta vrasin me tre plumba mu në  lule të ballit. Përderisa, “Shpëtimtari” i shqiptarëve: Ende, e gris Lodrën (tupanin) e lëkurës Deles Qafërjepur me këngë e valle të “vëllazërim-bashkimit” Neokomunist mbi kalin pa shalë të Goce Dellçevit, në fund të kmbëve “Urës Gurit”.

Amani, përderisa Bota përparimtare bën politikë madhore, ju “patriotët” shqiptarë kuqezi: Ende, mbetët sokaqeve të “Bit-Pazarit”, shkurreve të “Gërmisë”, dhe vërshimeve të lumit Lana me Shqiponjën Dykrenare, Rilindasëve Shqiptar. Topin e turkut, që Mic Sokoli e kapi për fyti, dhe Kalin pa shalë të Goce Dellçevit në sheshin “Makedonija”, në Shkup. Edhe, atë mesdite me Diellin me rreze mbi kokë: Pasi “turku” e luti dhe i tha: Mico, Topi i turkut nuk është qymkë koftorri. Kur, ia vë flakën te bytha, shpërthen dhe bën buuum. Njëqind kilometra të hudhë larg me gjithë teshat me arna  copë-copë, përtej maleve.

Jo, tha Mici. Unë, Topin e turkut e kap për fyti. Dhe, pasi turku ia futi zjarrin topit te bytha, Mici fluturoi në Qiell si Shqiponja Dykrenare, njëqind kilometra larg me gjithë tirqi e xhamadan. Gjoksin hapur, hyri edhe në çiftelinë e këngëtarit popullor, që këndohet edhe sotekësaj dite: Gjithë shqiptarët, janë Mic Sokola. Aqsa, Qerim Arifi, një poet i madh shqiptar dhe gazetar rebel, në atë kohë të egër komuniste (viteve shtatëdhjeta), në prani të disa gazetarëve në një bisedë rasti në byfenë e “Rilindjes”, u tha të pranishmëve në një tavolinë redaksie, ku ishte prezent edhe vetë kryredaktori i “Zërit të Rinisë” Mustafa Rushiti. Nëse, edhe kryredaktori im është Mic Sokol, atëherë: Unë nuk jam shqiptar.

Poeti, dhe gazetari Qerim Arifi, për shkak të këtij shpërthimi publik kryengritës, gjithë jetën mbeti si gazetar në “Zërin e Rinisë”. Shkollë e asaj kohe e NGB “Rilindja”, që i avansonte gazetarët e rinj me emërime dhe poste në institucionet tjera informative: Radio Prishtinë, dhe Televizionin e Prishtinës. Kolegë të tij, ndonjëri edhe me kronikat e pazareve të Pishtës u avansua nëpër këto instuticione dhe dritare për të komunikuar me botën, por jo edhe Poeti Qerim Arifi. Papritmas, iku i ri nga kjo botë gjatë një dialize në Strugë.

Rilindasët, e bënë Luftën e tyre për Shqipëri Etnike, por ju “patriotët” shqiptarë kuqezi deri më Sot: Çka bëtë në Ditën e Sotshme “demokratike” për Liri” me Dy shtete shqiptare, gati edhe me një Shtet Shqiptar në rrugë për Ditën  e Nesërme?! Përderisa, “vëllezërit” tuaj të Njerkës: I kanë hipur Kalit pa shalë të Goce Dellçevit për në Evropë me poste politike dhe pasuri personale, familjare dhe klanore, ju gjithë jetën mbetët argatë besnik të partive politike, lypës te Ura e Gurit mbi Vardar,  përpara Qeverisë së “vëllazërim - bashkimit”.

Veprimet e juaja politike “madhore” historike: Sot, na e gërditëtën edhe Skënderbeun, Rilindasët Shqiptar, Vaso Pashë Shkodranin, Naimin, Fishtën, Asdrenin, Ibrahim Rugovën. Adem Jasharin me shokë… Sot, edhe Shqiponjën Dykrenare, krah për krahu me Diellin me rreze, hipur mbi Kalin e Goce Dellçevit topall pa shalë për në Evropë.

Ehu, ju do të thoni: Çka i duhet çiftelia me dy tela ,“Kalit Shemës” pas porte, në “Bit-Pazar”?! Pizitë patriotike – patetike, Honxhobonxhos?! E keni, përsëri gabim. Mu Sot, kur zjarr na digjet mbi krye: “Plaka, kur krihet para pasqyrës, dhe Shkupi digjet flakë, i duhet ajo çifteli me dy tela. Dhe, pizitë patriotike - patetike të Honxhobonxhos. Popullin shqiptar, ende ta dalldisin me “fitore historike” në Qeveri qafëpëqafe me “Kalin e Shemës”, dhe Kalin e Goce Dellçevit, gjatë fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare .

Këngëtarit popullor, i ka hije t’u këndoj trimave të Atdheut. Pse jo, edhe Mëmëdheut: Shqiponjës Dykrenare, Flamurit kombëtar kuqezi ende pa valuar në minare të xhamive shqiptare, anë e mbanë Atdheut (Mëmëdheut), Skënderbeut. Rilindasëve Shqiptar: Adem Demaçit, Ibrahim Rugovës, por jo edhe “Kalit Shemës” me të dyja këmbë dhe trutë në legen. Honxhobonxhos, me ato pizitë e tia patriotike - patetike, që deri Dje i shau publikisht dhe spiunoi, dënoi me burg në sistemin komunist, ku i gjeti Sot gjithë këto lot rrëke?!

“Kali i Shemës”, Nesër: Ndoshta, Do të bëjë Politikë “madhore” në Shtetin e “përbashkët” të Njerkës, krah për krahu me Kalin e Goce Dellçevit pa shalë e pa fre me një torbë taxhi përqafe në grazhdin e Qeverisë. Para syve, dhe “truprojeve” të “Abazit” Malit (sot, fushës) me kësulë të bardhë kosovare në kokë para kamerave televizive Qeveritare, jo me atë të Bajram Currit (Plakut Maleve), po me simbolin e Shtetit të Kosovës. Patjetër, duhet t’ia akordojë çiftelinë me dy tela Dirigjentit partiak “Kalit Shemës”, dhe lodrën (tupanin) “Shpëtimtarit” të shqiptarëve! Honxhobonxhos, t’i jap zemër dhe frymëzime, fuqi për pizi në Dardaninë Ilire. Edhe, atë: Vetë, sipas ekraneve televizive partiake, me këngën popullore legjendare Shqiptare parazgjedhore lokale e parlametare, kur ia thotë këngës patriotike - historike si solist para kamerave televizive dhe Facebook: Po, i bien mali retë e zeza.

E, “Shpëtimtari” shqiptarëve i përgjigjet gjatë fushatës parazgjedhore: Thotë, asaj këngës patriotike - historike “maqedonase” maratonike, “Done Donke”. Këngë patriotike “maqedonase’, që me vite nga sistemi komunist, edhe sotekësajdite sillet dhe rrotullohet pllakave të gramafonit prishur nga ish sistemi jogosllav. Që, ripërsëritë rreshtat përkëthim në gjuhën shqipe, dhe do të thotë: “Unë tërheq, ti tërhiq./ Unë këndej, ti andej./ U gris fustani. U gris fustani…” Këngë, që nuk ka fund me dy-tri refrene gjithë jetën e “vëllazërim-bashkimit, dhe këndohet gjithë natën me tërheqjen dhe grisjen e fustanit deri në agim.

Vëllai tjetër partiak (probatimi), këngën e këndon me një muzikë dhe akorde tjera politike partiake, duke u turrur me të katra pas përfitimeve personale dhe familjare materiale, posteve politike: Lëvdatave insituciaonale. Urimeve. Dhe, Çmimeve shtetërore.

E fshikullova me një shkrim publicistik Patriotin e Vonuar Melez. Nuk  i dëgjohet, Sot as zëri. Fat i tij, që nuk e shoh të turret me të katra pas posteve politike partiake qeveritare. Shkaku, kryesor, që shpëtoi nga Penda ime me Dy tyta, dhe me siguri bënë jetë të qetë familjare. E gëzoftë, dhe Zoti (Allahu) me siguri e dërgon në “Xhehnet”! Ndoshta, është mbushur mend. Sot, nuk e shoh as Xhadinë (Hojdodolen, me dy shami lidhur për brezi me pizi në Dasmat Shqiptare), që Dje me gjithë rraçet për mejdani, turreshte pas posteve partiake dhe pizive me “vëllezërit” e Njerkës, e provokonte me përdredhje “erotike” e pizi patriotike në livadh edhe Cufë Dilinxhiun: A, gjithë këto pasuri të tundura e patundura me bollëk për mejdani, do t’ia lëmë shkaut?! Aqsa, Cufë Dilinxhiu u tërbua nga patriotizmi dhe inati, e nxorri Kryengritësin shqiptar, shpatën e Skënderbeut nga brezi duke e bërë bythekrye bashkë mesdite, në Livadh.

Dhe, pas publikimit të një Drame groteske: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin (2000), Hojdodolja me dy shami të kuqe lidhur për brezi, heshti dhe u mbyllë në shtëpi, krijoi familje. Pamarrë parasysh, që ajo dramë groteske dhe një shkrimi tjetër publicistik e fshinë nga Regjistri Qëndror pa asnjëfarë paralajmërimi dhe dënimi material, edhe Shtëpinë Gazetare Botuese “ASDRENI”, duke e plaçkitur në bankë me para të gatshme mijëra euro.

“Abazi” i Malit, pas lufte: E kishte një viç të palëpi pas shpine (Sanço Panço shqiptar). Ose, siç e kam kamxhikuar Unë shpesh në shkrimet e mia publicistike dhe libra, Patriotin e Vonuar Melez. Veteran lufte ish jugosllav “maqedonas”, deri Dje në sistemin komunist, gji i jepte Njerka, Sot i jep me dy sisa dhe jo me katër sisa Xhadia. Asaj kohe, në një intervistë exluzive, publikisht edhe deklaroi, se”: Nuk është shqiptar, është djali i Njerkës “maqedonas”. Babain, ende nuk e dinte me përkatësi kombëtare, shkaku se: E kishte lënë kopil në barkun e Xhadisë. Sot, është djali besnik i Xhadisë, që lufton për Shqipëri Etnike. Përmëtepër, edhe: “Abazin” e Malit e kishte mik shtëpie. Publikisht, e trumbetonte para kamerave televizive “patriotizmin” shqiptar. I cili duke u turrur pas posteve politike, pasurisë personale, familjare dhe klanore, hë për hë: i doli konkurent edhe “Kali Shemës” me shalën nëpër këmbë. Që, sipas “bombave” politike të “Shpëtimtarit” shqiptarëve, asesi nuk mund t’i ngarkosh mbi shpinë shalë, as samar dhe thasë me drithë fushe rrëzë Çuke për te “Mulliri Arapit”, në fshatin Cërvicë të Kërçovës.

Atëherë, këtij “Kali të Shemës” pa shalë, samarë, dhe pa fre, që i ka hipur mbi shpinë “Abazi” i Malit, Sot i Fushës pa kamxhik e thupër Thane, Dje mik i tij besnik, Sot armik, kush mundet mbi shpinë t’i vë shalë dhe samarë, pasqyrë në ballë dhe thasë drithi fushe?! Nuk e kam fjalën t’i dërgojmë mbi gomarë në mulli si bereqet koperative, bluajmë miell për bukë në Maxhe shqiptare?! Përsëri, t’i nxjerrim komandantë në male për Liri.

Përveç, asaj këngës patriotike historike “Done Donke”: Unë tërheq, ti tërheq./ Unë këndej, ti andej./ U gris fustani. U gris fustani…”

1. Këngë popullore “maqedonase”.



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora