Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Populli duhet të dalë në liri, politikanët në karantinë
E diele, 12.07.2020, 03:37 PM
POPULLI DUHET TË DALË NË LIRI
POLITIKANËT NË KARANTINË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Tridhjetë vite me
radhë, pas “ndryshimeve” demokratike: Zgjedhjeve lokale dhe parlamentare (1990
- 2020), Populli Shqiptar: U është përgjigjur krahëhapur, thirrjeve parazgjedhore
në Shtetin e “përbashkët” IRJ e Maqedonisë. Sot, Maqedonia e Veriut. Edhe,
“fitoreve”. Dhe, votën e tyre ua kanë dhënë partive politike, dhe jo individëve.
Edhe, i kam fshikulluar nateditë “fitoret” dhe dobësitë e tyre partiake, në
shkrimet e mia publicistike dhe libra: Xhadia
(2011), Rrufjani (2012), “Lavdi’ heronjëve të Xhadisë (2015), PYKË shelgu (2019), dhe “Kali Shemës” pas porte (2020).
Fatkeqësisht,
politikanët tanë të partive politike, dhe “analistët” e tyre besnik politik,
nuk lexojnë shkrime publicistike dhe libra, përveç “analistëve” tyre politik
partiak të blerë me para. Por, dinë edhe të hakmerren, pas shpine. Nuk, do t’i përmend
hakamrrjet e tyre në këtë shkrim publicistik, janë me qindra në Shtetin e
“përbashkët” ish jugosllav.
Hapat e tyre
politik për Shtet të “përbashkët”: Pushtet dhe pasuri. I kam të mirënjohura, që
nga sistemi komunist jugosllav. Prandaj, edhe, lexuesin tim besnik, nuk dua ta
lodh me ato ngjarje historike. Shkaku, se: Ai i di vetë, dhe i ka përjetuar ato
ngjarje policore me masakra të papara deri më sot në Botën e civilizuar edhe me
Covid - 19.
Gjithë jetën e tyre
në “politikën madhore”. Herë me pushtet si argatë shqiptar, e herë në opozitë
për “ndryshime” politike, ato u morën me interesat e tyre personale, familjare,
partiake dhe klanore. Poste politike në Qeveri, dhe pasuri familjare. Aspak, me
Çështjen Shqiptare, që me shekuj e kemi mbi Krye. Bukën e gojës të popullit
shqiptar, edhe pa nënshtetësi njëqindëvejçare në shtetin e “përbashkët”.
Shkupin Shqiptar.
Dorën, në zemër:
Një hap, duhet t’ua pranoj Partive Politike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Pse,
jo: Edhe atyre Partive Politike në Shqipëri e Kosovë. I pollën viçat e tyre
partaik pa lëpi në grazhd të Lopës, dhe: Na i lanë natën kopila pas Porte.
Pakrëndësi ka, si gomarë partiak, apo “Kalë Sheme” me samarë në shpinë.
Vetëm, ua hudhni
një sy Partive Politike në Maqedoninë e Veriut! Mos, i përmend atyre Atdhetare në
Shqipëri, dhe në Republikën e Kosovës. Lehtë, do ta shihni, se: Nënat e tyre, janë partitë politike shqiptare. Në Maqedoninë
e Vriut, është PPD -ja. Nuk do të merrem me hapat e tyre politik në Shqipëri,
dhe Kosovë. I dinë vetë Nënat e tyre komuniste, dhe Neokomuniste. E, pyes Veten,
në këto “ndryshime” partiake: Pse, shqiptarët: Përveç, një Nëne: Shqipërisë,
duhet t’i kenë edhe Dy-Tri Nëna të tjera politike?! Njerka.
Dhe, jo rastësisht:
Sot, jemi edhe në këtë gjendje politike, me atë thënjen itlaliane historike: “
Touto albanezi, touto komandanti”. Nuk, i përmend komandantët e IRJ të Maqedonisë
Veriut. Aqmëpk ato të Shqipërisë. Dhe, Republikës
Kosovës. Realiteti, është në sipërfaqe: I shtruar me qilima persie nën Sofër,
me këmbë arushe në Odën e miqëve. Sofër,
ku nuk e sheh, vetëm ai: Që, nuk i ka sytë në ballë. Punë tjetër, është
ajo, se: Autori i këtij shkrimi puiblicistik e sheh me sy: A, e shohim me sy ne
populli, edhe përtej Mali, Ditën e
Nesërne?!
Fatkeqësisht, edhe
kësaj radhe Historike: Këto parti politike shqiptare, merren me vetëveten për
pushtet, pasuri personale, famijare partiake, dhe klanore. Dhe, jo: Me Popullin
Shqiptar. Aqmëpak, Zgjidhjen e Çështjes Shqiptare, që zvarritet me shekuj në
Ballkan. Prandaj, edhe votën time të shenjtë, nuk e meritojnë si parti politike
shqiptare - “maqedonase” për Ditën e Nesërme. Punë, tjetër ëdhtë ajo: Sesi,
votë Shkrimtari, kujt do t’ia jap në parazjgjedhjet e ardhshme parlamentare. Prandaj, Unë në kohë
Pandemie: Sot për sot, do ia jap votën “armikut të padukshëm, ”Koronavirusit”. Që,
më trokiti te dera në Shtëpi: Si, “Armik i padukshëm” i “Vëllazërërim -
Bashkimit” me ferexhenë e zezë krahëve.
Partitë politike
shqiptare, edhe “maqedonase”, gjatë fushatave parazgjedhore, u përpoqën edhe
Koronavirsin ta shpallin si Parti Politike të Shqiptarëve, në Maqedoninë e
Veriut. Popullin e “Çairit”, e futën në
karantinë, si “vatër” e koronavirusit. Edhe, komunat me shumicë shqiptare: Kaq
e kaq të infekruar. Kaq, e kaq të shëruar në spital. Kaq, e kaq t
Mjaftë më, m’i fërkuat
herdhet! Kryengritësin, në Luftë. Nuk e kam fjalën për Kreyengritësin e atyre
ditëve të rinisë studenteske në Prishtinë, po e kam për Kryengitësin ka
Vetëm, për një hap
politik duhet pranuar dhe informuar popullin shqiptar: Ia “mbyllën” rrugën Koronavirusit.
Popullin, e mbyllën në karantinë. Veten, e lanë në liri. Por, ua lanë gojën
hapur partive politike, me paratë e popullit, që edhe në këto zgjedhje të
parakohshme parlamentare, të dalin para kamerave televizive pa fije turpi me
premtime politike të parealizuara nga vitet e kaluara parazgjedhore.
Edhe, Sot: Kur,
është në pyetje pushteti dhe pasuria, janë duke e hëngër njëri-tjetrin të gjallë.
Fajin, duke ia hudhur si barrë politike: Korrupsionit dhe Koronavirusit.
Pavetëdije, se fajtori kryesor, janë vetë ato si politikanë. Edhe, atë: Turren
me të katra me shuma marramendëse propagandistike, pas votave të popullit.
Viktimës tyre tridhjetëvjeçare, që gjatë kohës tyre në pushtet, e lanë edhe pa
bukën e gojës në luftë me Koronavirusin.
Nesër, nuk do t’i
hajë Koronavirusi, po do t’i hajë vota e popullit. Koha, erdhi: Populli duhet,
me forcat e veta të dalë nga karantina dhe spitalet e inprovizura partiake, në
vend të tij duhet të shtrihen për shërim politikanët e prekur nga “armiku i
padukshëm” Koronavirusi politik.
Dhe, meqenëse në
këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, si parti politike nuk garon
Koronavirusi, Unë prapë do t’ia jap Koronavirusit. “Armikut të padukshëm”.
Parti politike, që do ta bëjë pastrimin e politikanëve të paaftë nga partitë
politike shqiptare. Luftës për pushtet, dhe pasuri personale, familjare,
klanore dhe partiake. Shkaku, se: U përpoq prapë të na shti në karantinë, dhe
spitale. Pastrojë nga pushteti. Pasuria dhe mëkatet.
Politikanët e
arratisur, u përpoqën ta korruptojnë edhe Koronavirusin, duke e dramatizuar
edhe përtej kufirit. Trembin, dhe fusin nën kontrollë popullin e tyre
kryengritës, i cili i bënte ballë varfërisë nëpër botë. Mëkot, popullin
kryengtitës: Nuk e trembi Koronavirusi, por politikanët e tij të korruptuar dhe
prekur nga Covid -19. Edhe, pse: U përpoqa së pari ta pastroj Veten time nga
Koronavirusi, politikanët e kanë korruptuar edhe Koronavirusin. U përpoqa ta
pastroj edhe popullin. Kotnasikoti, Koronavirusi i mori me vete shumë viktima
të pafajshme. Nesër, pas zgjedhjeve të parakohshme do t’i marrë edhe shumë të
tjera në varr.
Fatkeqësia jonë si
popull shqiptar, është se: Tridhjetë vite kemi pasur politikanë të arratisur
pas posteve politike, dhe pasurisë. Edhe, ende i kemi për ndryshime politike.
Imzot, me këto politikanë të “sinqertë” dhe me “besë”, që na kanë pri gjatë
këtyre tridhjetë viteve, nuk bëhet politikë madhore. E kam thënë, edhe më herët
në shumë shkrime të mia publicistike, dhe libra.
Nuk ka sinqeritet
dhe besë, në politikë. Tjetër, thuhet. Tjetër, mendohet. Dhe, tjetër veprohet.
Politikanët tanë të sotshëm, me “sinqeritet” dhe “besë”, ende dalin po me të
njëjtën “politikë madhore”, dhe premtime. Ali Ahmeti me uniformën e UÇK -ës dhe
“sinqeritet”: Kryeministri i parë shqiptar. Menduh Thaçi, me Shqiponjën
dykrenare në flamurin partiak, zëvendës kryeministër. Besa me
“vëllazërim-bashkim”. Aleanca dhe Aletrnativa, me Qeveri paralele. Edhe, atë:
Në fushatë parazgjedhore. Armikut (kundërshtarit politik), që në fillim ia
tregojnë strategjinë e luftës politike, qëllimin politik, dhe jo, “fitoren”?!
Nuk i fshehin dhiaret malore, pusitë politike, nga të cilat duhet të ngjiten në
Baba Tomorr. Malin e Perëndive.
Shkak, që fushtat e
tyre parazgjedhore (2020), janë me covid -19. Përshesh. E, populli shqiptar,
Sot: Nuk ka kohë, këto politikanë me Covid -19 t’i shpëtojë nga spitali i
improvizuar politik. Arsye, se: Në këtë Pandemi politike me Covid -19, e ka
humbur rrugën në oborrin e Shtëpisë. Prandaj, edhe kësaj radhe do të na përsëritet
historia si popull shqiptar. Shkaku, se: Vite me radhë, i kemi të njëjtit
politikanë, “analistë” politik, pa kokë në qafë. Që, Dje: Na i polli Lopa e Katundit
në grazhd. Sot, “Kali Shemës” pas porte me një torbë taxhi përqafe. Populli
shqiptar, e ka kokën në qafë, por jo: Edhe këmbët, dhe duart.
Zaevi (shpëtimtari
i shqiptarëve”), para kamerave televizive, gjatë fushatës parazgjedhore për
partnerin e koalicionit politik (“Vëllain e vogël”), thotë, se: BDI, duhet të
shkojë në opozitë. Ia shqipton dënimin politik, para se atë dënim politik duhet
t’ia ekzekutojë populli shqiptar.
Pak shqiptarë, i
besojnë politikës të Zaevit. Por, duhet
besuar, se: BDI, edhe kësaj radhe do të ketë më shumë deputetë, se partitë
tjera politike shqiptare. Dhe, do ta formojë Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”.
Zaevi (“shpëtimtari i shqiptarëve”), dhe Ali Ahmeti bëjnë politikë. Realitet,
që edha pas këtyre zgjedhjeve të parakohshme do t’i kemi me Covid -19 partiak,
në Qeverinë e “vëllazërim-basjkimit”.
“Analistët”
politik, deri Dje të BDI -së, Sot: Të Aleancës dhe Aletrnativës, nguten me
shkrimet e tyre “parashikuese”, dhe: Shpallin parakohe “fitore” partiake.
Normale, në fushatë parazgjedhore, gara të shpallen “fitore” me fishekzjarre.
Vetëm, mos harroni: Populli, është ai që do ta shpallë Fitoren, ose humbjen në
Fund.
Fatkeqësisht, me
këtë pasuri politike që ka Maqedonia e Veriut, Unë sotpërsot: Nuk pres
ndryshime politike. Shkaku, dihet: Partitë politike “maqedonase”, janë pjella
komuniste. Sot, Neokomuniste. Partitë politike shqiptare, një përzierje e
Pertisë Komuniste jugosllave dhe PPD
-ës. E, më vonë edhe të PDSH -ës. Dhe, Sot: BDi -së.
Soj, Neokomunist
brez pas brezi. Që, nuk do na nxjerrë si popull shqiptar në dritë…