Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Kunguj Stambolli pa rrëfangë
E enjte, 05.03.2020, 08:55 PM
KUNGUJ STAMBOLLI PA RRËFANGË
NGA KALOSH
ÇELIKU
Vite më parë, kur në mjetet e informacionit u paralajmërua
edhe themelimi i një Partie Politike Shqiptare Lëvizja “Besa” (2014), nuk e
prita me duartrokitje, por me një shkrim publicistik dyshimi: “Selën e vrau “Besa” në pusi politike”.
Shkaku, se: Në politikë nuk ka besë, miqësi, e as sinqeritet, por tradhti,
intriga, mashtrime, korrupsion, kurvallëk dhe vrasje pasmesnate, e vajtime me
lotë krokodili Ditën me lule nga vrasësit mbi varr për pushtet dhe pasuri.
Pamarrë parasysh, që një “analist” politik i dalldisur edhe i duartrokiti Reprizës
të “vëllazërim-bashkimit”, se: Kungulli i Stambollit “qenka i sinqertë”?! Në
politikë, nuk ka sinqeritet, e as besë. Tjetër premtohet, tjetër mendohet, tjetër
thuhet para kamerave televizive dhe popullit shqiptar, tjetër veprohet me
“vëllezërit” e Njerkës për interesa personale, familjare, miqësore, klanore e
partiake.
Strategjia e Partive Politike Shqiptare, nuk ka ecur dhiareve
malore, por shtigjeve Qeveritare pas posteve politike: ministra, zv/ ministra,
deputetë të popullit dhe drejtorë nëpër institucionet e Shtetit të
“përbashkët”. Gjithë jetën u morën me premtime e deklarata boshe “patriotike”
shqiptare: Skënderbeun, flamurin kuqezi, gjuhë shqipe, shkolla shqipe dhe vende
pune. Ose, ndarjen e lugëve dhe enëve. Aspak, me ndarjen e Shtëpisë. Arat,
livadhet dhe malet me lisa, ia lanë Vëllait Madh të Njerkës.
Moti kohë, i kam fshikulluar me Lapës (Kalem) këto dobësi të
Partive Politike Shqiptare nëpër shkrimet e mia satirike-publicistike dhe
libra: Trumbetat e Tellallit (1992), Kali Trojës nëpër Bit-Pazar (1994), Si u ndava me Gruan time (2001), Kur thërret “vojvoda” e pjellë Kurvë Partia (2008), Xhadia (2011), Rrufjani (2013), Lavdi
“heronjëve” të Xhadisë (2015), PYKË
shelgu (2019), dhe “Kali Shemës” pas
porte (2020). Edhe, si shpërblim i kam marrë disa dënime partiake fizike -
policore dhe materiale nga partizanët e tyre nëpër institucionet e shtetit të
“përbashkët”: helmime nëpër hotele dhe restorante, djegëje të shtëpisë dy herë
me radhë, vdekje klinike në Voskopojë, sulme fizike mesdite në “Çairçanka”
(Shkup), aksidente komunuikecioni në “Qafë -Thanë” dhe Bukoç, për të marrë
pjesë në Akademinë përkujtimore dhe zbulimin e përmendores të Kaçakut maleve
Emin Xhambazit (Çeliku), krahut djathtë të Dervish Carës, rrugës për në
Kërçovë. Po, siç duket politikanët tanë “patriotë”, nuk lexojnë opinione dhe
libra, janë “heronjë” politik.
Pavetëdije, se: Partizanët e tyre “besnik” gjusëmanalfabetë e
përbaltën dhe e shkatërruan me rrënjë arsimin dhe kulturën shqiptare edhe më zi,
se sistemi ish komunist. Nateditë, duke i mbushur institucionet shtetërore me
bozaxhi, tollumbaxhi e zarzavate të kalbura kopështi (kunguj Stambaolli pa
rrëfangë) me afate të skaduara përdorimi. Edhe pse, arsimi dhe kultura janë
themelet e një shoqërie. Shteti.
E thashë, moti si shkrimtar: Asaj kohe, edhe ua bëra me dije
përmes shkrimeve publicistike dhe librave, se: Me këto Kunguj Stambolli pa
rrëfangë, nuk bëhet politikë madhore. Arsim, kulturë Evropiane. E, as botërore.
Dhe, as shtet demokratik në Evropë. Përgjigje, mora: më shpallën armik i shtetit
të “përbashkët”.
Parashikimi parë ndodhi në Kuvend (2017), kur u përgjakën mes
veti si politikanë për pushtet dhe pasuri, u bënë para syve të popullit gazi i
botës. “Trimat” e “Besës”, me të katra ikën në shtëpi. (Gazeta Bulevard,
28.04.2015). Shkrim publicistik, që e publikuan edhe: Zemra Shqiptare, Bota
Sot, INA dhe Fjala e Lirë. Sela, e hëngër çutekun.
Dhe, parashikimi dytë: Me përçarjen e tyre si Lëvizja “Besa”,
demolimin e selive tyre partiake nga vetëvetja në Shkup dhe Tetovë. Gjatë një
kohe, në krye me dy kryetarë partie?! E më vonë edhe me regjistrimin e një
partie të re politike “Aletrnativa”, në Regjistrin Qëndror. Hyrjen dhe daljen e
tyre nga Qeveria. Herë në pushtet, herë opozitë. Koalicionin e tyre me njëra -
tjetrën para zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme (12 prill 2020). E,
plot budallaki të tjera politike, që unë nuk do t’i përmend në këtë shkrim
publicistik, lodhë lexuesit. Saqë, ajo më e guximshmja: “Besa”, hyri në
koaulicion edhe me LSDM -ën. E shpallën publike edha para kamerave televizive,
Reprizën e “vëllazërim-bashkimit”. Politikën ish jugosllave të shokut Tito. “Dashuri”
platonike të cilën shqiptarët, nuk mund ta heqin qafe edhe sot e kësaj dite.
Dalldisje politike dhe vrapim pa kokë në qafë pas posteve Qeveritare: pasurisë
personale, familjare, miqësore, klanore dhe partiake.
BDI, Sot bën thirrje: “Hajdeni knej”, fillon nga sheshi
“Skëndrerbeu”, në Shkup. Zaevi (“Shpëtimtari” i shqiptarëve u përgjigjet: “Dera
për koalicion me BDI -në është e hapur”. Aleanca për Shqiptarët dhe
Alternativa, pas marrëveshjes historike për koalicion, pasi kalojnë si dhentë e
nënkryeme pranë Bustit të Skënderbeut, Filipit të Maqedonisë dhe Olimbisë,
fotografohen para kamerave televizive te Ura e Gurit për reklamë të fushatës
parazgjedhore. Përçudi, nuk dalin matanë Urës Gurit ta bëjnë një fotografi edhe
para këmbëve dhe luanëve të Aleksandrit Madh, që ndoshta edhe do t’u sillte
“fitore”.
Krah për krahu fotografohen në Urën e Gurit, që e kanë
ndërtuar Dy vëllezër shqiptar, në kohën e pushtimit nga Turqia. Edhe, atë:
Sipas gojëdhënës të popullit me një çekiç. Njëri në një breg, e tjetri në
bregun tjetër duke ia hudhur vëllai - vëllait çekiçin.
Për sherr, atë ditë dola edhe nëpër Çarshi (Bit-Pazar). Rugës
i takova edhe partizanët partiak të koalicionit Aleanca për Shqiptarët –
Alternativa. Shumica e tyre më njihnin, por njëra nga mesi i tyre e ngriti
zërin: Përshëndetje! Nuk u ndala në rrugë, dhe as iu përgjigja Turmës tyre në
fushatën parazgjedhore. Papritmas, para ish Librarisë Çarshisë, një djalosh m’u
ngatërrua nëpër këmbë. Pasi e ngriti kokën dhe më pa, tha: “Izvinite” (më falni
në gjuhën shqipe). Kujdes, djalosh! Iu përgjigja në gjuhën shqipe. Shoku tij,
ndërhyri duke i thënë atij, si mik: Nuk je rritur ti nën shapkën e shkaut.
U ktheva në shtëpi. Edhe, në mbrëmje i dëgjova lajmet:
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot e nënshkruan Marrëveshjen për
koalicion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit 2020 -të, për
ta hequr qafe nga pushteti BDI -në. Dhe, jo LSDM -në. Përgëzime, thash me vete!
Dhe vazhdova me përcjelljen e lajmeve.
Populli Shqiptar si popull i dytë me shumicë me mbi 50 % ka mbetur në marginat e pakicës kombëtare 20
% -shit. Që, Sot para zgjedhjeve parlamentare, “Shpëtimtari” i shqiptarëve, në
disa qytete të Maqedonisë Veriut me vëndosjen e tabelave në gjuhën shqipe,
reagoi ashpër në mjetet e informacionit: të hiqen tabelat në gjuhën shqipe!
“Gjuha shqipe në këto hapësira do të gjejë zbatim “ligji”, aty ku ka 20 %
shqiptarë, po aq sipas tij do të ketë të drejtë të flitet e të shkruhet gjuha
shqipe për pakicën shqiptare.”?! Ditën e nesërme: “Shpëtimtari” i shqiptarëve: “Emëri i dy shkollave në “Çair”, në mënyrë të
paligjshme. Regjistri Qëndror duhet t’i përmisoj këto gabime.”
“Shpëtimtari” i shqiptarëve ka deklaruar në një konferencë
për media, se: “Pret që koalicioni LSDM-Besa të marrë më shumë se 61 deputetë.
Ai ka thënë, se: Pret që sukses më së shumti koalicioni të ketë në njësinë e
gjashtë zgjedhore, në të cilën tashmë dihet që bartës do të jetë Bilall
Kasami”. (Raporton TV 21).
Sela: “Ahmeti s’është gati të përballet me mua. Ahmeti: Unë
ulem me më të fortin, duke aluduar në Kasamin (kungullin e Stambollit pa
rrëfangë k. ç.), se: ai ka qenë në BDI”. Parulla ish komuniste, dhe Sot
Neokomuniste: “Maqedonia e Veriut është shtet i maqedonasve dhe të tjerëve”?!
Pa e përmendur popullin shumicë shqiptarët, dhe shtetndërtues të pakicës
“maqedonase”. E, në anën tjetër, Kungujt e Stambollit me këmbët dhe trutë në
legen, çirren në mjetet e informacionit, se: “Ali Ahmeti deri më sot, nuk ka
pasur konkurencë, por sot ka, dhe më 12 prill do të humbë”?!
Qesharake. Ali Ahmeti, nuk mund të humbë edhe në këto
zgjedhje të parakohshme parlamentare nga pjellat e tij politike trusakate, që e
dinë Nënën, por jo edhe Babën. Kunguj e Stambollit pa rrëfangë, bëjnë luftë mes
vete për pushtet argati, dhe jo me kundërshtarin politik historik, që edhe sot
e kësaj dite i mbanë nën këmbë si dele të nënkryeme dhe me zgjebe në vathë. PPD
-ja, siç thotë populli: Hëngër fiç, dhe vdiç. Por, na i la kopilat e saj lyrekë
pas porte në politikë. Kopila, që shkaku tyre edhe sot e kësaj dite, populli
shqiptar, nuk mundet të çoj krye.
Fatkeqësia: Pjellat e BDI -së me Nënë e pa Babë, edhe pse:
sipas PPD -ës i dolën zot një babe (tatkoto), edhe në këto zgjedhje të
parakohshme parlamentare (12 prill 2020), do të na lënë në prehërin Nënëmdhes pa
Babë, dhe pa brekë…