Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Unë sot nuk i besoj as këmishës time
E merkure, 10.06.2020, 11:28 PM
UNË SOT NUK I BESOJ
AS KËMISHËS TIME
NGA
KALOSH ÇELIKU
Këmishë
e imja dua të jesh: PËRJETË
që
të të veshi përditë, përnatë!
E
thonë: „Nuk i besoj as këmishës time„.
Megjithatë,
nuk dua të jesh këmishë
Se,
duhet të të shpie në pastrim kimik.
E
kam frikë grisesh, bëhesh arnë...
E
ka thënë, Populli Shqiptar: Nuk e them Unë, si shkrimtar. Shkaku, se: Ende i
besoj Popullit Shqiptar. Jo, Partive Politike me hebet plotë krunde nëpër këmbë
e varë përqafe, në grazhd të Qeverive. Nateditë, duke u turr pas pasurisë dhe
posteve politike. I besoj, Realitetit Shqiptar: Që, Sot: Falë, Partive Politike
“kuqezi” në Shkup, Prishtinë e Tiranë, ende shesin mallëra “bio” politike me
një afat përdorimi të skadur në “Bti-Pazar”.
E
pabesueshme, gjithë këto “burra kuqezi”
shqiptar, Partitë Politike në pushtet,
Sot t’i kenë në Ballë si heronjë trima pas lufte për Liri. Qeveri, kokë më
kokë. Edhe, atë: Zjarr, kur na digjet mbi krye: Shqipëri, Kosovë. Maqedoni e
Veriut, Mal i Zi. Dhe, Çamëri.
Historikisht,
populli shqiptar ka bërë luftë me armik e për armik. Megjithatë, populli
Shqiptar: Edhe, Sotekësajdite ka qenë në Ballë për një Shtet Etnik Shqiptar.
Realitet, që e ka dëshmuar edhe Koha.
Punë tjetër, Sot: Është, ajo e partive politike shqiptare, që ende jemi nëpër
këmbët e Shejtanit me Dy brinja në kokë.
“Din e Iman.”
Merreni
me mend: Sot, Popullit Shqiptar i prijnë në ballë Dudumët. Kryengritësit, që
gërhasin për Liri. E, ndonjëra nga mediat e “pavarura”, që nuk është në
Grazhd të “Kalit Shemës”, po Livadheve
të Babait, ende kullotë bar shkurreve. Grazhd të Gomarit. Duarve, u bijnë
shuplakë: Jemi popull i lumtur, këndojmë
në verandë. Ekraneve televizive. I lajmë duart me sapun. Dy metra larg distancë
edhe me gruan. I Respektojmë masat policore të Qeverisë: Pa maska, nuk dalim në
rrugë, katër ditënetë rrimë në karantinë.
Përinat,
Sot dal kaçak te “Parku i Grave”. Nuk, mbyllem në Kopësht Zoologjik. Nuk bëj
politikë “madhore” në Lëmën me kashtë të “Kalit Shemës”. Nuk dua president
shqiptar. As kryeministër shqiptar, në Maqedoninë e Veriut. Mjaftë i kam
deputetët dhe ministrat shqiptar. E kënaqën Presidentët dhe Kryeminstrat e
Shqipërisë dhe të Kosovës. Tashti, radha u ka mbetur ta kënaqin edhe këto të
arratisurit e Maqedonisë Veriut. PDSH -ja e Menduh Thaçit, na doli më modeste
me kërkesa politike: Publikisht, e kërkoi postin e zv/ kryeministrit! Post
politik, të cilin momentalisht e ka BDI -ja e Ali Ahmetit. Pavetëdije, haptas
dalin me kërkesa partiake, edhe në këto zgjedhje parlamentare (2020)?! Nuk e
kanë “gajlen” e popullit shqiptar, po të pasurive tyre marramendëse dhe posteve
politike. “Shpëtimtari” i shqiptarëve, nga karantina e improvizuar u
përgjigjet, se: Koalicion do të bëjë me atë Parti Politike Shqiptare, që e
pranon Programin e LSDM -së, dhe jo me fituesin e zgjedhjeve. Lëvizja “Besa”,
pjesë e koalicionit të LSDM -ës, në këto zgjedhje parlamentare, çon krye
argati: Kryeministrin do ta “fitojë”, ajo parti politike që do t’i ketë 61
deputetë. U turret pas me të katra herdheve të Dashit, mos i bien udhës përtej
Gardhi.
Lufta
e ashpër mes partive politike, dhe fushata parazgjedhore vazhdon e dhe në këtë
situatë Pandemie. Vatra e infektimit, shpallet Komuna e Çairit të Shkupit me
168 të prekur nga koronavirusi. Qendër 64, Butel 63, Gazi Babë 58, Aeurodrom
57, Saraj 55, Karposh 45, Kisella Vodë 35. Ndërsa, Haraçina si komunë e LSDM
-ës me 23 të infektuar. Pastaj, Kumanova, Tetova dhe Gostivari. Qeveria, ngutet
t’u dalë ndihmë me katër ditë (80 orë) karantinë. Arrestime dhe dënime për
mosrespektimin e masave të Qeverisë. Politikanët, nuk kanë kohë të merren me
Pandeminë, po turren pas “fitoreve” partiake: Pasurisë dhe posteve politike.
Mendja, ma thotë, se: Politikanët tanë, janë në rrezik jete, i ka prekur koronavirusi.
Karaxhovski:
“Rasti me korona janë rezultat i tubimeve për Ramazan dhe Bajram. Kryetari i
komisioneve të sëmundjeve Infektive dhe epidologu Zharko Karaxhovski theksoi
sot (08.06.220), se numri më i madh i infekrimeve me koronavirus në Maqedoninë
e Veriut ka ndodhur përgjatë muajit Ramazan dhe festës të Bajramit. Na u kthyen
si boomerang tubimet përgjatë iftareve në muajin e Ramazanit dhe përgjatë
Bajramit”.
Rrezik,
Sot është edhe të shtrohesh në spital nga ndonjë sëmundje tjetër e papritur nga
partitë politike për shërim, shkaku se: Maqedonia e Veriut me vite është e
politizuar deri në palcë. Nesër, mund të të shpallin në mjetet e informacionit,
se: Vdiq nga COVID -19. Partitë Politike merren me “shërimin” e të sëmurve nga
koronavirusi?! Edhe, atë: Në prag të zgjedhjeve parlamentare. Pse, e them këtë?
E them, se: Gati të gjithë përgjegjësit nëpër institucionet e shtetit
“përbashkët” i emërojnë partitë politike. Punë tjetër, është ajo, se:
Partizanët partiak, sa janë profesionistë në vendin e punës?! Një Zot e di, siç
thonë dhe i luten vetë ato si besimtarë, sesi do të dalin nga Gremina politike,
ku kanë rënë brenda bythekrye.
Ministri
i Shëndetësisë Venko Filipçe në Maqedoninë e Veriut shkon edhe më larg:
“Klasterët janë të njohura dhe vijnë nga festime dhe grumbullimet që kanë bërë
këta persona më 25, 26, 27 maj.” Nuk e përmend Ramazanin dhe Bajramin. Aq më
pak, Manifestimin ortodoks në Strugë, që shkeli masat e izolimit të Qeverisë.
Manifestim i Shën Gjergjit në rrugët e qytetit të Strugës nga klerikë të Kishës
ortodokse maqedonase, që u shoqërua nga qindra besmitarë që kanë shkelur në
këtë mënyrë masat e izolimit ndaj COVID -19, dhe ka nxitur mjaftë reagime në
Shkup. E, as Kreun e BFI Sulejman Rexhepin, që në festën e Fitër Bajramit para
kamerave televizive tha, se: “Koronavirusi ka vdekur”.
Padashur,
bie në sy, se: Numri më i madh i të infektuarëve nga koronavirusi janë në
komunat shqiptare. Vendbanime, të varfëra dhe lënë pas dore, që edhe ndëshkohen
me masa qeveritare: karantinë, arrestime dhe dënime materiale e me burg. E, nga
ana tjetër, e bombardojnë pamëshirë në mjetet e infomacionit me koronavirus:
Rrini në shtëpi! Lani duart me sapun! Distancë, dy metra larg edhe me gruan!
Hani ushqim të shëndtshëm! Jo rastësisht, edhe në mjetet sociale Facebook,
akademikja Katica Qulavkova fajin ua hudhë shqiptarëve: “Çmimin e bashkëjetesës
e paguajmë me jetën”. Shkak, që: Komiteti i Helsinkit ka ngritur kallëzim penal
kundër akademikes Katica Qulavkova, për publikimin e saj në rrjetet sociale, me
të cilën thonë se nxit padurueshmëri mes bashkësive etnike.
Herët,
dal te “Parku i Grave”. Këmbëkryq, ulem nën Rrap. I them kamarierit: Ara e
Babait, nuk lërohet me një ka, m’i sjellë Dy qe nën zgjedhë, njërin në vijë, e
tjetrin në lëndinë! Dhe, një kalë me shalë me një pasqyrë në ballë! Sot, kam
vendosur ta lëroj Arën e Babait ugar mes sorrave, rrëzë Çuke me dy qe nën zgjedhë. Dhe, një kalë me shalë
në ballë!
Arratisem
te “Parku i Grave”. Dëllinjave të dikurshme kur isha nxënës, që sot janë bërë
pisha me kokat në Qiell. Përmendoreve nëpër park: Gruaja Engjëll me fletë mbi
pisha. Pjetër Bogdani me gjithë mjekër mes tyre si misionar. Përballë Kuvendit,
një Kalorës me kalë - roje.
Hip
- zbres këmbë shkallëve të “Qendrës Tregtare”. Jo, atyre lëvizëse elektrike.
Sytë i hudhë vitrinave të shitoreve me lloj-lloj mallërash. Në një restorant,
me shumicë dhe pakicë me afate të skaduar përdorimi parazgjedhjeve
parlamentare, shiten edhe politikanë: Deputetë të popullit, minsistra, zv/
ministra, drejtorë, zv/ drejtor… Mes tyre, edhe një kryeministër shqiptar. Hë
për hë, ende nuk kishte dalë në treg për shitje, edhe një president shqiptar.
Thash, me vete: Presidentin, me siguri e kanë lënë partitë politike shqiptare
për ditën e nesërme, fushatën e ardhshme parazgjedhore presidentciale. Ose, ende
nuk e shohin të arsyeshëm presidentin në Maqedoninë e Veriut, kur dihet se në
sistemin komunist jugosllav, pas vdekjes të shokut Tito e patën president Sinan
Hasanin të gjashtë republikave dhe dy krahinave të Jugosllavisë.
Dikur
e kaloj Urën e Gurit. Mezi i kalova dy rojet e urës mbi Vardar: Goce Dellçevin
dhe Dame Gruevin. Poshtë Urës, në breg të Vardarit Karposhi zbathur e shalonte
një kalë pa shalë. Matanë Urës, në pritë Mitropilitët e Beogradit: Shën Kirili
dhe Shën Metodi me Shën Klimentin dhe Shën Naumin e Ohërit. Përballë, më doli
para Olimbia me fëmijë në bark, gji dhe prehër. Pak më tutje, Filipi i
Maqedonisë me grushtin lartë te koka si Xhaxhi Enver. Hipa - zbrita shkallëve
të betonit pa asnjë copë gjelbërim, ose peme “Sheshin e Madh të Shkupit
“Skënderbeu”. Në fund të shkallëve, më ndali Skënderbeu me shpatën në brez, që
dje ishte me fytyrë nga Lindja, e sot e kishin kthyer nga Perëndimi në mesin e
varrezave të makinave. Nga të ecësh e kthehesh, përmendore nëpër rrugë e parqe
më këmbë e kuaj me armë e thika.
Hasan
Prishtina, pak më larg “Sheshit më të madh” të Shkupit ”Skënderbeu”, preheshte
në dy metra park. Vendtakimi i partizanëve të partive politike para fushatave
parazgjedhore, ku fotografoheshin para kamerave televizive me kurora të luleve
te këmbët.
Përinat
të koronavirusit politik, u ula nën Rrap. Dhe, e porosita kamarierin: Sot, në
vend të dy qeve të Babait dhe kalit me shalë, ma sjell një gomar me samarë!...