Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Ai çka ka lypë, e ka gjetë, po, unë laga këmbën…
E enjte, 21.05.2020, 10:22 PM
AI ÇKA KA LYPË E KA GJETË
PO UNË LAGA KËMBËN
NGA
KALOSH ÇELIKU
E
pabesueshme, sa përngjanë Ngjarja historike e Dy Nuseve nga Katundi, që ecnin
rrugës për në Kërçovë te “Pazari i Grave”, me “Armikun e padukshëm”
koronavirusin. Biseda e tyre si dy shoqe besnike, për ta lehtësuar këmbë
rrugën. Masat e Qeverisë: “Rri në shtëpi! Laj duart me sapun! Distancë: Dy
metra larg edhe me gruan! Dilni në ballkone, dhe kërceni si Arusha me dajre!”
Ora Policore: Arrestime. Dënime. Dhunë.
Përkrah
masave të Qeverisë, Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, doli me një
vendim paralel me një sërë masash për festën e Fitër Bajramit: “Besimtarët
namazin e sabahut ta falin nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa namazi i Bajramit të
bëhet në xhami, por të mos zgjasë më shumë se 15 minuta! Rijaseti i BFI, për
shkak të situatës aktuale me koronavirusin ka anuluar organizimin e
Manifestimit qëndror tradicional të faljes së Fiter Bajramit”.
Duartrokitje,
kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçit, në
konferencën me gazetarët: “Gjatë festës së Fiter Bajramit, duhet karantinë, dhe
të ndalohet lëvizja, për shkak të mundësisë së përhapjes të koronavirusit.
Shembull, të merret Turqia, si një vend shumë i zhvilluar dhe që sillet me
shumë përgjegjësi. Presidenti Erdogan vendosi që vendi të futet në izolim të
plotë për katër ditë me rastin e festës së Bajramit”. (?!)
Krahpërkrahu
ecnin rrugës Dy Nuset me pashterka të kuqe, dhe ferexhetë e zeza hedhur krahëve
duke tjerrë bisedën maratonike. Theshethemet e botës. Papritmas, udhën ua preu
një turmë njerëzish me një arkivol mbi katër krah. Hoxha i Allahut, dhe
“xhemati” e përcillnin “xhenazen” mes varreve. Njëra, nga Nuset ofshau: I
shkreti! Zoti ia faltë mëkatet! Xhehnetin.
Nuses
tjetër, me pashterkë të kuqe palë-palë, dhe ferexhenë e zezë hedhur krahëve, i
rrëshqiti këmba nga guri në ujë. Përpak, desh u rrëzua në hurdhë, nuk duroi dot
pa folë si gjylvetare. Shpërtheu: Ai çka ka lypë, e ka gjetë. Po, unë laga
këmbën…