Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Lamtumirë delet e mia
E shtune, 20.06.2020, 05:28 PM
LAMTUMIRË SOT DELET E MIA
UNË DO LOZ ME “MIKEN -O”
(Përgjigje
Date Koçit, në Kërçovë)
NGA KALOSH ÇELIKU
Erdha,
në Kërçovë. Dhe, rash në Cërvicë
Varrin
e Stërgjyshit kaçak: Emin Çeliku.
Që,
ishte krahu djathtë i Dervish Carës
Çliroi
Shkupin. Luftë bëri në Katllanovë:
Çlirimin
e Velesit. Prilepit. Manastireit.
Dhe,
mezi shpëtoi me shokët Kryengritës
Luftën
vazhdojë në Dibër. Dhe, Kosovë.
Qëllimi:
Pasuri, pushkë. Shqipëri Etnike
Motoja
luftarake, ishte: burra, me dorë!
E
vizitova Babain, ku edhe mbi të kam qarë
Nanës.
Vëllait Madh. Gruas besnike - mal:
Vëllezërve
mi, që vdiqën fëmijë në djep
E,
nuk e gëzuan Lirinë. Që, ende Larg.
Mezi
u ndava nga varret, jetonin në Katund
Përjashtim
nga ne, qe ende ishim në gjumë.
Arave
Cërvicës, u rash këmbë pash më pash
Pasdite,
dola edhe tek “Jasakët e Tikeve”:
Imzot!
Fundekrye, mbuluar nga bërlloku partiak
Mëkot,
gjeta dardha “turke” të Xha Derallës.
Mrizet
e Zanave Fishtës. Kreshnikëve Jutbinës
Dalldisur
pas posteve të Partive Politike. Larg.
Nuk
i gjeta. Përçudi, sot i kishin mbuluar ferrat
As “Mullirin
e Arapit”. Xha Dervishit, në “Llag”.
Nateditë,
që bluanin grurin. Misërin kokërrmadh:
Katundarëve,
që: Rrasnin barkun. Trutë. Thatë.
Poezi,
pasmesnate: Lexova me poetë në Mal
Gati,
të gjithë: Sot, ishin bërë shkrimtarë?!
Deputetë.
Ministra. Dhe, drejtorë Qeverie:
Asnjëri,
bujk. Bari, me janxhëkun në krah
Libra.
Dhe, Penën kryengriëse në brez:
Fyellin
në dorë, kullosë maleve Bagëtinë
Dhe,
Bujqësinë e Naim Frashërit Madh.
Dhe,
Maxhatores, bukën pjek nën Çerep. Saç:
Përkundi
fëmijë, në djep. Dardhën Gorrice.
Ministrin
me kusi, s’e gjeta t’i mjeli dhentë
Agait
Çelike, natën ia kishin djegur stanet.
Ditën
e Nesërme, i mërzitur u ktheva në Shkup
Poetë
shumë me thasë, e pak barinj për kopenë.
Poezisë
dalin zot. Nesër, shpetojnë Mëmëdhenë
Asesi,
deri më Sot: Si gra, dhe burra Atdhenë.
O
shqiptarë, shumë këlyshë me zgjebe. Qenë
Pak
ogiçë kopeje, brirëpërdredhur në dhenë...
Vite më parë, pas
demonstrateve të studentëve në Prishtinë: Kosova Republikë (1981), dhe pas
“ndryshimeve” demokratike në Trojet Etnike Shqiptare: Shqipëri, Kosovë,
Maqedoni, Mal i Zi, Serbi dhe Çamëri, lindën plot parti politike të reja “demokratike
shqiptare”. Mos, i përmend me emër, janë shumë me thasë, e pak punë për
zgjidhjen e Çështjes Shqiptare?! Selitë e tyre partiake, nëpër Katunde e
Qytete, përsëri i pushtuan neokomunistët, për përfitime materiale personale.
Familjare dhe partiake. Sesa, ato: kanë qenë në rrugën e duhur për një Shqipëri
Etnike, këtë do ta tregojë një Ditë, vetë
Koha.
Gjatë “ndryshimeve”
demokratike, pas publikimit të librit tim me satira: “Trumebtat e Tellallit” (1992), dhe Lindjes të një partie të re
“demokratike” asaj kohe si (Lëvizje), Partia për Prosperitet Demokratik, e
mbushur plotë neokomunistë me afat të skaduar përdorimi, nuk e pash si rrugë
kaçake, Dalje nga Neokomunizmi. Prandaj, edhe lindi Libri me satira: Trumbetat e Tellallit. Pakrëndësi ka, si
përfundoi ky Libër dhe autori në polici në një “bisedë informative” me njëzetë
firma të “patriotëve” shqiptar me kollare kuqezi. Dhe, plotë reagime dhe sulme
në gazetën e atëhershme Neokomuniste “Flaka e vëllazërimit” me shërbetorët e
tyre besnik deri në varr, si redaktorë dhe gazetarë partiak neokomunsitë.
Pak më vonë si
përgjigje, lindi dhe Libri: Imzot, lehin
qentë (dy drama, 1993). Një vit më vonë, edhe Libri me satira: “Kali Trojës” nëpër “Bit-Pazar” (1994). Dhe,
pas tij Libri: Kopeja me zgjebe ndjek
Autorin (dy drama, 2000).
Lufta vazhdoi me
Penë. Rëndësi, ka në këtë shkrim publicistik: Sesi, erdhi Pratia Demokratike
Shqiptare në pushtet. Parti, e cila doli nga barku dhe bytha e PPD -ës, shterre
e palëpirë në grazhd të Lopës për ndryshime politike. E cila edhe vetë u bë
Lopë Katundi, duke pjellë shterre dhe viça të palëpirë në grazhd të Kaut
tredhur nën zgjedhë për t’i lëruar Arat e Babait, rrëzë Çuke. Asaj kohe, nga
Arben Xhaferri: kryetar i PDSH -ës, pas një takimi me të sy më sy, dhe kokë më
kokë , m’u afrua: Një “shëtitje” 15 ditëshe në Zvicër si përfaqsues i arsimit
dhe kulturës shqiptare. Dorën në zemër, isha lodhur me “politikën” e arratisur
pa krye të PPD -ës të hamllave tyre në Kuvend. Vendosa, ta pranoj ofertën e
PDSH -ës, pa qenë as anëtar i saj edhe sot e kësaj dite. Vetë i treti me
nënkryetarin e PDSH -ës, shkrimtarin Shazim Mehmeti nga Gostivari, dhe një anëtar
kryesie nga Tetova me mbiemër Bilalli. Hë për hë, nuk më kujtohet emri, dolëm
kaçakë partiak në Zvicër. Faleminderit, për atë “eskurzion” Arben Xhaferrit, ku
Unë për 300 franakë zvicranë “dënim” në një Shtëpi Publike, desh përfundova me
një Çoke. Dhe, jo vetëm kaq: Pas kthimit tim nga Zvicra, një miku im ma beri me
dije se përpak kisha shpëtuar nga një atentat i kurdisur në atë “shëtitje” për
ndryshime politike.
Vite më vonë
(1998), kur Unë isha rastësisht, si Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve
Shqiptar, Nëna Parti (PDSH) ma kërkoi edhe borxhin e Zvicrës: Patjetër, duhej
të lejoja të lexohet edhe një letër nga burgu i partizanit të tyre partiak (Alejdin
Demiri), gjatë Manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Naimit”, në Tetovë.
Nuk e pranova.
Edhe, këtu filloi
fushata e paparë partiake kundër meje si Kryetar i Shoqatës të Shkrimtarëve
Shqiptar, pas një viti emërimi në Zgjedhjet e parakohshme, dhe dorëheqjes të
kryetarit në Kongresin e Shoqatës të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë, Dr. Ali
Aliu. I cili, si njeriu dytë i Ibrahim Rugovës, papritmas përfundoi në
Kabinetin e Kiro Gligorovit?!
Shkarkimi, ndodhi në
Shkollën Fillore “Liria”. Drejtori, i Manifestimit “Ditët e Naimit”, i cili
përditë vinte në Rezidencën time, dhe qante si fëmijë i papunë dhe nuk e ka as
bukën e gojës, i dhash punë (drejtor manifestimi kulturor) dhe pagesë mujore
për bukë. Ai, si mirënjohje me njëzetë nënshkrime false, i ndërsyer nga Nëna
Parti, kërkonte shkarkimin tim nga posti i Kryetarit të SHSHM -së. Ministri i
informatave, asaj kohe (Rexhap Zllatku), kuadër i PDSH -ës, dje i Partisë
Komuniste me poste politike, bashkë me Këlyshin Melez me zgjebe të Llagut, që
pak vite më vonë i lustruan si spiunë, nxirrnin shkumë nga goja në Kuvend për
shkarkimin tim nga posti i Kryetarit të
Shkrimtarëve Shqiptar. Vit, kur lindi edhe Libri: Kopeja me zgjebe ndjek Autorin - dy drama (2000). Ngjarje, e
përshkruar me aq besnikëri dhe artistike, veçse nuk i kanë emrat dhe mbiemrat
në Libër. Lexuesi im besnik i shkrimeve publicistike dhe Librave të mi
artistik, mesiguri i ka deshifruar si
persomazhe.
Gjatë Luftës të
2001 -it, pata një ftesë (nuk e dija organizatorin), që të marr pjesë si
Kryetar i Lidhjes Shkrimtrarë të Maqedonisë në Teatrin e Kombësive, në Shkup.
Në atë takim, mes të tjerëve ishin prezent edhe Eshref Aliu, Xhabir Ahmeti,
Resul Shabani, Xhevat Limani dhe Sefedin Nuredini. Gjithë të ftuarit u ulëm
nëpër karrike. Paprtimas, doli edhe qëllimi i këtij takimi “patriotik”, pëlqimi
im (firma) dhe pajtimi i Lidhjes Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë: Shkarkimi,
i kryetarit të PDSH -ës (Arben Xhaferri) nga posti partiak, ende pa pëfunduar
Lufta (2001). Gjoja, se: është i sëmurë. E, nga ana tjetër në mjetet e
informacionit flitej për një Marrëveshje Paqeje në Prizren mes Arbër Xhaferrit
dhe Ali Ahmetit. E kuptova qëllimin antishqiptar të këtij takimi historik.
Reagova, edhe publikisht: Nuk e pranova propozimin e pejsmarrësve, i cili edhe
dështoi atë ditë. Për fat, edhe kaloi refuzimi im: Nuk u pranua shkarkimi nga
posti i kryetari të PDSH -ës, Arben Xhaferri. Pak ditë, më vonë në Prizren, me
Ali Ahmetin dhe Arben Xhaferrin u firmosë edhe Paqa, Fundi i Luftës (2001).
Përfundimi i së cilës u kurorëzua me “Marrveshjen e Ohërit” para
Ndërkombëtarëve.
Iku, edhe ajo kohë
“erotike” partiake e salloneve Neokomunsite. Erdhi, koha e BDI -së, po me ato
pjella (viça) partiak para kamerave televizive për pushtet: PYKA shelgu,
“kuqezinjtë” e Shqipërisë, Partitë Politike me “Besë” e pa Besë. Vetëvendosje, turreshin
pas themelimit të partive politike të reja, asaj thënies historike italiane:
“Touto albanzi, touto comandanti”. Luftës për pushtet, pasuri dhe poste partiake,
në emër të popullit shqiptar. E, harronin, se: Politika është profesion. Akull.
Nëse, nuk di të rrëshqasësh, mund ta thyesh kokën.
Kohën e fundit i
pëcjell me vëmendje edhe pretendimet e Lëvizjes
Vetëvendosja si Parti Politike për ndryshime, e cila i fitoi Zgjedhjet dhe
Kryeministrin në Kosovë (2020), por në pushtet e humbi “Fitoren”. Tashti, pa e
zgjidhë problemin që ka me Vetëveten, pas themelimit të Partisë Politike në
Tiranë, përpiqet të themelojë Parti Politike edhe në Shkup. Rrezik, që mund të
përfundojë si Partia e “kuqezinjëve” të Kreshnik Spahiut.
Vite, kur Unë ende e
dëgjoj shpesh përmes valëve të Radio Shkupit, këngën popullore antologjike: “Dhentë e mia kush i do, se: Nuk jam i zoti
më për to. Dhe, Do loz me Miken -o”. Herë e kënduar nga një grua, e herë
nga një burrë. Shkrim publicistik, që e publikova në mjetet e informacionit dhe
Librin PYKË shelgu. Aludoja tek Ali Ahmeti. Po, siç duket: Ai nuk e mori këtë
porosi politike – artistike si serioze.
Koha erdhi, vetë Unë:
Sot, ta këndoj atë këngë erotike - patroitike: “Dhentë e mia, kush i do, se Unë: Sot, do loz me Miken -o”. Xhadinë…