Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Nënëmadhja do na bëjë sot fëmijë në shkolla shqipe
E merkure, 24.06.2020, 11:33 AM
NËNËMADHJA DO NA BËJË SOT
FËMIJË NË SHKOLLA SHQIPE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Rrëzë
Kalasë kaçakëve të Zajazit, ende vonohet Pranvera. Nuk këndojnë zogjtë, nuk
fluturojnë dallëndyshet, ende nuk kanë ardhë lejlekët. E, në anën tjetër:
Patriotët e vonuar, nuk zbresin dot nga foltorja. Bina. Sheshi. Rrëzë kalasë
Dardane, përpara Muzeut të Luftës Nacional Çlirimtare, e skuqin me flamuj kombëtar
kuqezi. Këngë patriotike. E shpalosin programin e tyre zgjedhor përpara
zgjedhjeve parlamentare në kohë Pandemie. Radhiten njëri pas tjetrit me kollare
kuqezi, secili më trim se shoqi, ndizen zjarr. Ndërtojnë rrugë... Fabrika... Shkolla
Shqipe. Ujësjellës... Pëmendore… Varre… E bëjnë me premtime Shqypni Etnike…
Ndonjëri, shkon edhe më larg: Gjatë një fushate parazgjedhore në një katund u
tha, me plot gojën të pranishmëve në shkollën e fshatit:
-
Ne, do t’u ndërtojmë rrugë... Ujësjellës… Xhami me dy e katër minare… Edhe
shkollë moderne dhe salla të edukatës fizike…
-
Po, ne nuk kemi fëmijë. U dëgjua zëri i një katundaari diku nga fundi i sallës.
-
Edhe fëmijë me qerre do t’ju bëjmë ne, burrat e Nënës Parti…
-
Hi - hii - hiii… Qeshën disa të rinj kopila, me flamuj partiak në dorë.
Dhe,
vërtetë në qytetin e Kalosh Zajazit, Kaçakut të maleve, çdo katër vite para
zgjedhjeve lokale dhe parlamentare e bënin Shqypni Etnike. Majë çative të
shtëpive, plepave dhe shtyllave elektronike dhe telefonike nëpër katunde
valonte, flamuri kuqezi me shqiponlën dykrenare. Jehonin këngët patriotike me
çifteli, dajre e lodra:
Vjen Valiu, or pi
Manastëiri:
Ju Zajazaz, bre, ku më
jini?
N’Karbunëicë, more,
pusëi kini!
Sefer Kaçakun ju çaush e
kini
Kadri Dangën bylykbash
më kini.
More, Sefer, bre,
musteçeverdhë
Shkruj nji letër, more,
ta çojmë n’sher
T’na çojnë xhephane,
t’na çojnë fishekë
Se me komita, jalla,
liftojmë vetë!
More komit, bre, i
bugarit
A i njef trëimat e
Zajazit?
T’apin plumjin, jalla,
permes ballit!
Mor komita, bre, komita
të rëi,
S’ kini pa ju, shyptar
me sëy,
Ta majnë houtën, jalla,
drejt në sëy!
E,
në realitet: Vendlindja e Kaçakut të maleve, Kalosh Zajazit binte e zgjoheshte
nga gjumi me Robërinë. Liria nuk e donte këtë vend të ashpër malor. Çerdhe
kaçakësh, brez pas brezi: Emin Xhambazi - Çeliku (krahu djathtë i Dervish Carës),
Kalosh Zajazi, Sadin Selmani, Sulltanë Qafa, Sefer Zajazi, Sulë Jetimi, Xha Nefruz
Çeliku… Që, nëpër shekuj nuk arriti dot t’i bëj zap, fusë nën zgjedhë as Mbreti
e as Krajli. Herë pas here, kishin bërë kryengritje maleve, nga një luftë e
kishin nisë për çdo vjet.
Xha
Nefruz Çeliku fillkat vetë në malet e Garanës, në Çelvjlollcë kishte bërë luftë
flakë më fkakë me bullgarin, e kishte vënë vetë me gur kufirin në mes
Bullgarisë dhe Shqipërisë. Burri i fuqishëm dhe trim duke u kthyer në fshat
rrugës me dorë e kishte mbytyr edhe një ujk mali. Sulltanë Qafa, që me gërshërë
të dhenëve ia vrau shtatë vetë Mikales Brodit, për t’i dalë zot Shtëpisë.
Katundit të nemur nga Sulltani e Krajli mes atyre maleve me d?bor? ver? e
dim?r.
Dhe,
sot ne jetojmë me dasma, fushata zgjedhore me emrat dhe luftërat e atyre
burrave. Trimëritë, që ende i mbanim gjallë nëpër këngë, e në të vërtetë ende
nuk ua kishim bërë as varret. E, të mos flasim ndonjë rruge, ose shkolle t’ua
vënim emrat e tyre. E ku më në mes të katundit ose qytetit t’u ngrisnim
edhe përmendore. I thirrnim sa herë që
ishim në zor, kur na duheshte votat e popullit, fuqia e tyre për luftë në
fushata parazgjedhore. Të nesërmen, posa i vendosnim bythët në Qeveri, nëpër
ministri, kabinete, ua harronim edhe emrat.
Përsëri
duheshte të kalojnë katër vite, që ne përsëri t’i ngrejmë nga varret ata burra.
Ne, me këngë e çifteli e ata me pushkë gjatë fushatave zgjedhore përpara
popullit. Edhe, nëpër libra: O burra, zgjohuni nga varret! Rrokni armët
politike se, na mbytën të gjallët!...
Në
fund, pasi i “fitonim” zgjedhjet, përsëri ia futnim gjumë dimëror. Argatë e
hyzmeqarë në Qeveri… Lypës te Ura e Gurit mbi Vardar me torbën plotë taxhi përqafe…
I prisnim nën mrize, dardha gorrice zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare.
Jo, në “Mrizin e Zanave” të At Gjergj Fishtës me “Lahutën e Malësisë”.
Edhe
sot si zakonisht dola nëpër Qytet. Frekuentova lokalet më të preferuara: në
njërin e piva uzon, te tjetri birrën dhe te i treti verën dhe drekën e Mikes Di.
I shfletova edhe tri gazetat e ditës partiake. Mezi i gjeta dy - tri shkrime
për lexim. Pordhë, e Pertive politike. Dhe, faqe plot raklama e konkurse Qeveritare.
Qeveria sipas Marrëveshjes Kornizë të Ohërit shpallë për administratorë
shtetëror shqiptarë edhe 500 vende pune. Vitin tjetër, vinte në pushtet partia
tjetër - politike “demokratike“ maqedonase, dhe i përzente këta administratorë
partiak, që rrinin në shtëpi pa vende pune e me paga mujore. Në vend të tyre,
pranonte partizanët e vet partiak. Përçudi, gjatë këtyre viteve partitë tona
politike ishin shndërruar në ente punësimi për shqiptarët.
Populli,
pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, u duartrokiste për “fitore”. E priste
Lirinë. Edhe pse, ishin mësuar me shekuj: Dhe, e donin Robërinë. Mjaftonte,
vetëm Nëna Parti t’i thirrte në zgjedhje lokale dhe parlamebtare, dhe ata i
vogël e i madh me parulla, pankarta e flamuj kuqezi dilnin në rrugë. I kërkonin
të drejtat e barabarta kombëtare.
Të
nesërmen, heret në gjumë policia speciale me maska e gjithë arsenalin më modern
të armatimit në shtetin e “përbashkët”, u binte në gjumë në Qytet e nëpër
katunde. I vriste, siç thotë populli: Qenin në rrush. Burgoste. Ndonjëherë, u
binte edhe në Qytet, ua tmerronte fëmijët. Familjen, me arsye se gjoja kërkonin
“terroristë”… Kriminelë lufte… Partive tona politike, të nesërmen u nxirrnin
punë partiake. Turr, në mjetet e informacionit, gazeta e ato elektronike të
fotografohen si “petriotë kuqezi”, t’i dalin zot popullit... Atdheut…
Populli
i shkretë, vit për viti hante çotek. Dhe, çdo katër vite përsëri ua jepte votat
po të njëjtëve “patriotë kuqezi“, siç duket e kishin pasur pak çotekun…
Duheshte ende…
Dhe,
pse duhej fajësuar Partitë tona Politike Shqiptare, që gjithë jetën mbetën lypës,
argatë e hyzmeqarë të Ura e Gurit për të drejta kombëtare, kur ky popull vetë e
kërkonte çotekun dhe Robërinë natë e ditë me pish? e qiri…
-
Eh, ore burrë, më tha një ditë Dudumi. I ashpër ke qenë gjatë këtyre viteve me
penë e shkrime publicistike në gazeta e libra...
-
Iu përgjigja: Ç’doni të thoni ju me këtë porosi?! Ende, të ma djegin Shtëpinë.
Pasurinë. Vrasin pas shpine. Përzënë nga Atdheu?! Është dashur si ju, çdo katër
vite t’u shkoj përmbrapa, si dhelpra pas herdheve të dashit, mos i bien udhës.
Duartrokis në skenë arushës me dajre...
-
Ta merr mendja.
-
Hi-hii-hiii… Trusakatët çdo katër vite, para zgjedhjeve të përurojnë ekraneve
televizive partiake “artistët” e vet… “Analistët” politik… Shkrimtarë… Shkencëtarë…
-
Po, u përgjigjë Dudumi.
-
Në fund, të nderohen edhe me poste politike, çmime letrare si ptariotë të
vonuar. Vende pune. Banesa. Shtëpi… Gra besnike?!…
-
Puna e tyre për popull, duhet edhe të shpërblehet si patriotë të vonuar të
partive tona politike - “demokratike“, u përgjigjë Dudumi...
-
Hi-hii-hiii… Qesha, Unë. Dhe, ne falë këtyre “patriotëve kuqezi“ është dashur
ta presim tridhjetë vite Lirinë?!…
-
Patjetër. Lufta për Gjuhë Shqipe… Shkolla shqipe… Kulturë shqiptare… Shqipni Etnike,
kërkon gjak dhe kohë… Viktima lufte…
-
Po. E, ku ishin këta patriotë të vonuar gjatë këtyre tridhjetë viteve?!
-
Dihet, në prehërin e Nënës Parti. Qeveri… Ministri... Kabinete...
-
E tashti, pse nuk vazhdojnë të koten ende nëpër ato biruca politike?!
-
Liria ndërroi rrugën… Partive tona politike u doli bytha për mejdani. Tata e
Madhe i përcjellë nëpër Çarshi me këngë dhe dajre. U këndon këngë patriotike në
Lëmë…
-
Dhe, burrat e mejdanit: Turr, te Partia e Re “Demokratike”, në pushtet. E
shajnë Komandantin, që deri dje i duartrokisnin, ia fërkonin herdhet me dorë, u
priu në male…
-
Hi-hii-hiii… Përsëri, qesha. Edhe, kjo nuk është risi. Trusakatët nuk shohin më
larg se para këmbëve të tyre… Përtej, Bythës…
-
Megjithatë, duhet pasur sy për të parë në Lëmë. Matanë portës. Nesër…
-
Burrat e mejdanit me rëndësi është që e shohin torbën me taxhi përqafe...
-
Luftë, do të thuash kanë bërë për një torbë taxhi në grazhd?! Gjakun e kanë derdhë
deri në gju për Liri… Përpak, të na mbytet edhe Kali i Skënderbeut si tek ajo
kënga popullore. Edhe, atë: Vetëm e vetëm, që ta shalojmë “Kalin e Shemës” pas
porte nëpër “Bit-Pazar”.
-
Përsëri, asgjë. Liria na doli kurvë... Natë për natë i ndërron burrat.
-
Kurvë na doli, se: Partitë tona Politike Shqiptare, ishin kurva. I zgjidhnin
brekët çdo katër vite. Pillnin kopila pas Mullarit me kashtë. Dhe, të nesërmen
na i lenin lyrekët kopilat pas dere… Ne gjatë këtyre viteve i zgjidhnim dhe i
lidhnim brekët… Patriotë të vonuar “kuqezi” kemi qenë me vite. Rrospia meshkuj
me brekët mbi pantollona…
-
Nuk pajtohem me ty, o burrë. Ne kemi bërë luftë flakë më flakë. Maleve kemi
derdhë gjakun rrëke për Liri… Atdhe…
-
E di, edhe këtë histori partiake. Burra të tjerë ishin ata të maleve, e tjerë
burra jeni ju të sodit, trima pas lufte, fushës me brekët nëpër këmbë në
Qeveri… Ministri… Kabinete…
-
Çka don të thuash me këtë?!
-
Them: Se, ju të fushës jeni kurva… Kurvë nuk është ajo grua, që shkon burrë më
burrë… Po, kurvë është ai që shkon parti më parti politike…