E enjte, 25.04.2024, 10:44 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Policët e partive politike me Covid -19 në ‘’Bit-Pazar’’

E merkure, 17.06.2020, 05:35 PM


POLICËT E PARTIVE POLITIKE ME COVID -19 NË “BIT-PAZAR”

NGA KALOSH ÇELIKU

Përditë, Televizioni kombëtar ALSAT -m, gjatë lajmeve e jepte edhe një insert inçizimi me kamerë të fshehtë, sesi: Kalosh Çeliku edhe  mes masave të Qeverisë Maqedonisë Veriut, në Orën policore të Pandemisë Covid -19, zbretë pa frikë dhe maskë para syve të policisë mes kalimtarëve të rastit nga Ura e Gurit, matanë Vardarit te “Parku i Grave”. Qendra Tregtare, dhe hipë e zbretë shkallëve këmbë, në kohë Pandemie me masa të rrepta Qeveritare.

Pamarrë parasysh, se: Gati për çdo ditë dhe natë, edhe para Pandemisë e kam kaluar shpesh Urën e Gurit. Lumin Vardar, kufirin shqiptaro - shqiptar. Jo, i maskuar si hajdut, po si kaçak shqiptar. I armatorur, me Tri “kashikara” raki rrushi: një Libër, fletore dhe Lapës në çantën e zezë të lëkurës. Herët, si nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku” në Shkup (1965), te “Parku i Grave”. Kohë, kur nën jaknën e setres të Babait, tinëz policisë komuniste e mbaja stemën e Skënderbeut, dhe portretin e  tij në këmishën e kuqe të qëndisur me penj të zinj, të cilën e kisha dhuratë për Ditëlindje nga Mikja ime “turke” Lija. Aktivitet “armiqsor”, për të cilin asaj kohe edhe dënoheshe më së paku me pesë vjet burg, në Idrizovë.

E dini, edhe pse?! Shkaku: Frymëzimeve dhe shkrimeve të mia publicistike në mjetet e informacionit dhe Libra. Që, kohën e fundit u shterën nën Rrap, mes “Bit-Pazari”, në Shkup. Dhe, morrën hov matanë Urës Gurit te “Parku i Grave”, mu si dikur nxënës i Shkollës Normale “Zef Lush Marku”, në Shkup. Arratisjes të kujtimeve mia si nxënës me cuca azgane dhe libra nën sjetulla, pa ferexhenë e zezë krahëve. Arsye, edhe: Që, moti kohë, i kisha përfunduar shkrimet dhe Librat e mi publicistik: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), Lavdi “heronjëve” të Xhadisë (2015), PYKË shelgu (2019), dhe “Kali Shemës” pas porte (2020)

Koha, Sot erdhi t’u kthehem  pak edhe frymëzimeve rinisë bujshme: Grave të mia besnike. Jo, se nuk i kam pasur si kujtime në kokë, zemër, dhe Libra: Kërçovë, Shkup dhe Prishtinë, por përpak do m’i fshinin me politikën e tyre “madhore” nga kujtesa Partitë Politike Neokomuniste. Prandaj, edhe Lirinë time të cunguar e gjeja te “Parku i Grave”. Strehimi i dikurshëm si nxënës i shkollës mesme, edhe sot si shkrimtar. Përmëtepër, edhe Libri im më i ri me poezi erotike “Koronavirusi” (2020), lindi te “Parku i Grave”, përballë Kuvendit të Maqedonisë Veriut, dhe u përfundua me Orë policore në karantinë.

Moti kohë, nuk kisha pasur punë me policinë e Tre shteteve Shqiptar, që nga koha e studimeve në Prishtinë dhe denoncimit në një bisedë informative, pas publikimit të Librit tim me satira: Trumbetat e Tellallit (1992) me njëzetë firma të “patriotëve kuqezi” të sotshëm, si “armik” i popullit dhe Shtetit të “përbashkët”. Gjoja, se: Unë jam i dërguar nga Kosova, që të veproj në këto anë?! Dhe, Çështjen Shqiptare dua ta zgjidh me luftë. Përçudi, sipas tyre Unë isha edhe ai kryesori. Qesha. I thashë Inspektorit, që më mori në pyetje në “bisedë informstive”: Unë dua të jem ai kryesori, por nuk jam. Ti, vazhdoi Ispektori, në restorantin “Menada” ke pi kafe me një “terrorist” nga Kosova, që me këmbë të thyer na ka ikur nga burgu. Pasatj, ti mendon se, ne: Nuk e kemi të përkthyer librin tënd të “rrezikshëm” ndaj shtetit nga një koleg i yti, edhe ai shkrimtar? Edhe, këtë e di. Por, përsa i përket atij “terroristit” nga Kosova, nuk e kam ditur se më është ulur në tavolinë. Pse, nuk ma keni bërë me dije? Pastaj, në tavolinë publike restoranti, nëse dikush më pyet, a është e lirë? Nuk, mund t’i them që mos të ulet ta pi kafen.

E, përsa i përket librit të “rrezikshëm”, mes ayre faqeve nuk ka asgjë kundër shtetit të “përbashkët”, por fshikullohen dobësitë dhe korrupsioni i partizanëve të partive politike. Mos harro, ndërhyri prapë Inspektori: Partitë Politike, dhe ato partizanë që i përqesh ti në ato shkrimemet e tua publicistike dhe libra, janë në shërbim tonin - shtetit “përbashkët”. Edhe, këtë e di, iu përgjigja. E marr me mend. Por, nuk e di se, ne e dimë edhe se: Cili po të përgditë për trashëgimi si redaktor në revistën për fëmijë “Fatosi”. E kuptova se për cilin e kishte fjalën: Poetin për fëmijë Mehmedali Hoxha, kryeredaktorin e “Detska radostit” pas lufte (1945) dhe “Fatosi” e “Gëzimi”. “Armikun” e shtetit të “përbashkët”, që në një manifestim kulturor, u kishte thënë “maqedonasve” me një shishe konjak “Skënderbeu” në Dritare, se: Do të vijë koha, kur ju do ta gëdhini mëngjesin si shërbetorë duke i fshirë rrugët e Shkupit, në Shqipërinë Etnike. Parashikim, për të cilin edhe u dënua me disa vite burg.

Këtë, vërtetë nuk e di, iu përgjigja. Por, kur Ispektori nguli këmbë për emrin, që bënte luftë për dorëzimin e “Fatosit” mua si shkrimtar për fëmijë, ia dhash një emër të pranueshëm për to si polici sekrete shtetërore. Poashtu, edhe ai shkrimtar për fëmijë, të cilin vetë Mehmedali Hoxha si kryredaktor i “Detska Redost”, e kishte pranuar dhe lindur asaj kohe pas “çlirimit” si poet për fëmijë.  Nuk e di, a e kuptoi dhe pranoi si përgjigje.

Ne, po ta shtrimë dorën si përcjellje policore: Që, nesër: Mund të fillosh me punë në Redaksinë “Flaka e vëllazërimit”, nëse pranon të bëhesh bashkëpuntori ynë, i ke dyert e hapura krah më krah. Jo, kurrësesi: Iu përgjigja. Në atë redaksi ju, çdo të tretin të punësuar e keni si bashkëpuntor, për çka ju duhem edhe Unë si tepricë “informatori”. Unë, mund ta pranoj një punësim në atë redaksi, vetëm si shkrimtar shqiptar, dhe jo edhe si informator. Fundi i fundit, mos më thirrni më në këto “biseda informative” për kësi denocimesh, shpifjeve e ofertave për vende pune në biseda informative policore, në Shtetin e “përbashkët”!

Asaj kohe, nuk kisha makinë udhëtimi dhe u ndala ta pres autobusin urban. Papritmas, para meje u ndal një makinë zyrtare. E hapi derën. E pash se, ishte: Inspektori që më mori në pyetje. Ecë hipë, do të të shpie në qytet. Hipa. Rrugës, më pyeti: ku do të zbresësh? Kudoqoftë, vetëm jo edhe në polici. Kur, arritëm në “Bit-Pazar”, i thashë: Zbritëm këtu, te stacioni i autobusave urban, në “Bit-Pazar”! Pasi e ndali makinën, Unë ende pa e hapur derën, më tha: Ata tutë, kur do të shohin se zbretë nga makina e një Inspektori të policisë, do të mendojnë se, je bashkëpuntor i yni, policisë. Iu përgjigja: Ata, ashtu edhe ashtu mendojnë se, jam bashkëpuntor i juaji. Por, vetëm unë e di se bashkëpuntor i kujt jam, dhe zbrita nga makina e Inspektorit.

Dorën në zemër, duzetë vite përsa punoj dhe jetoj në Shkup, nuk më thirrën në biseda informative, e as më ndali polic në rrugë të ma kërkojë kartën e idenfikimit. Edhe pse, kanë patur plot arsye dhe raste. Shkaku: Patent shoferit për motor, dhe makinë që nuk i pata me vete disa vite. E, bridhja rrugëve të Mqedonisë , Kosovës dhe Shqipërisë pa kufinj. Sot, i kam, por çka më duhen dhe hyjnë në punë me një pension të Gruas besnike. Ose, shkrimeve dhe librave publicistik të “rrezikshëm”.  Nuk e kam Lirinë. Pasurinë e Babait. Siç duket, edhe ata: E kishin kuptuar se janë frymëzim i shkrimeve të mia publicistike.

Denoncuesit (personazhet) e librave të mi, pas “ndryshimeve” demokratike, edhe u anëtarsuan të parët te partitë politike duke u shpërblyer edhe me poste politike. Vërtetë, policia më la rehat gjatë këtyre viteve, por jo edhe argatët e partive politike besnik “deri në varr”. Teksa, filluan sulmet dhe kërcnimet paralajmëruese në gazeta dhe portale elektronike. Krah për krahu me ato sulmet fizike në rrugë. Banesës në “Çair”, pasmesnate i vunë zjarrin. Vdekje klinike në Voskopojë. Dhe, ringjallja, po atë ditë në Korçë (2000). Fatkeqësi tjetër komunikacioni në Qafë-Thanë (2007). Xhipin, poashtu ma dogjën para dritareve të banesës (2012). Sulme fizike, mes dite në “Çairçankë” të Shkupit (2015). Dhe, fatkeqësia e komunakicionit fundit (2017): Rrugës malore për në Kërçovë, kur zbulohej përmendeorja e krahut djathtë të Dervish Carës në Katundin Cërvicë, Emin Xhambazit (Çeliku).

Edhe, siç duket provokimet dhe sulmet partiake vazhdojnë edhe sotekësaj dite. Një ditë, përderisa kthehesha nga “Parku i Grave” nëpër “Bit-Pazar”, pasi kaluan pranë meje dy policë i dëgjova t’i thonë njëri - tjetrit në gjuhën maqedonase: “Da go nosime” (Ta marrim)? “Ne” (Jo), iu përgjigjë tjetri. Me siguri, më njohu si fytyrë publike, ishte shqiptar. Unë, u bëra gjoja se, nuk e dëgjova bisedën e tyre, vazhdova rrugën.

Një javë më vonë, përderisa kaloja nëpër “Bita - Pazar”, më ndalën dy polic: Njëri, më tha: pse nuk mbanë ti maskë? Iu, përgjigja: Jam në ambient të hapur. I respektoj masat e Qeverisë të Shtetit “përbashkët”. Dhe, mbaj distancë dy metra larg. Duart i laj me sapun. Nuk përqfohem me gratë e mia besnike në rrugë. Jam shkrimtar. Edhe, Kryetar i Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptar të Maqedonisë Veriut. Përveç shkollës mesme, edhe mbi dyzetë vjet pune dhe jetese në Shkup. Endacak i rrugëve pas disa shkrimeve publicistrike dhe Libreve. Vizitor i shpeshtë i kafeneve në Shkup. E dezinfektoj Veten me raki rrushi 50 %. Pothuaj, gati të gjithë më njohin si rrugaç, jo vetëm Shkupi, po edhe Maqedonia e Veriut. Kosova dhe Shqipëria si shkrimtar shqiptar. I përkthyer, edhe në disa gjuhë të botës.

Ne, nuk të njohim, u përgjigjë polici. Problemi juaj, që nuk e mësoni Gjuhën Shqipe dhe nuk lexoni libra. Ti, me siguri je më i madh se shefat e tu, i thashë me ironi. Ata, me siguri më njohin. Ma jep, kartën e indenfikimit, urdhëroi polici në detyrë. E nxorra, portofolin ku e mbaja gjithë dokumentacionin tim pesrsonal, dhe e hapa. Ja, ku e ke, më tha polici. Faleminderit. Ia dhash. Dhe, pasi e shikoi pyeti: A ke maskë? Po, iu përgjigja dhe e nxorra nga xhepi i setres lëkurës! Vëndose tashti, urdhëroi polici! Po, jam në ambient të hapur, nuk jam në të mbyllur, sipas masave të Qeverisë nuk e kam ndalesë. Vëndose maskën, kur të them, unë sot jam Qeveria! Ja, po ta plotësoj dëshirën policore, por pas dy-tri metrave do ta heq. Dhe, e vura maskën në fytyrë. E mbulova mjekrën e bardhë. Tashti, a je i kënaqur? Ai, nuk foli.

Unë, u thashë se, do të shkruaj për këtë mirësjellje, dhe faleminderit për frymëzimin e rastit të shkrimit publicistik. Ata, nuk u përgjigjën. Eca. Vazhdova rrugën. Pas dy-tre metrave, e hoqa maskën e koronavirusit. E mbajta edhe fjalën, ndaj dy policëve të Maqedonisë Veriut me COVID -19. Faleminderit, gra dhe burra partiak. Thashë, me vete. Televizionit Kombëtar ALSAT -m për reklamën propagandistike pa pagesë me kamerë të fshehtë për një shkrimtar shqiptar, pa të cilën nuk do të lindëte edhe ky shkrim publicistik.

Rasti i “Bit-Pazarit”, m’i përkujtoi edhe disa raste tjera me policinë e Kosovës si student, në Prishtinë. Vitet e rinisë, kur nga Prishtina shkova në Mitrovicën e Titos, asaj kohe si i ri pas një vajze bjondine. Dhe, herën e dytë: Kur, Isë Pampurrin para “Bozhurit”, banditët e Prishtinës e kishin zënë me grushta. Edhe, atë: Cimerin dhe shokun e studimeve të grupit, në Fakultetin Filosofik në Univeristetin e Prishtinës: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe me të cilin e ndanim edhe dhomën e fjetjes, në “Tauk Bahçe”, Prishtinë.

Rasti i Mitrovicës Titos është më interesanti për lexuesit e mi besnik, sesi: Shpëtova nga policia e Shtetit Jugosllav. Asaj kohe si student, i mbaja flokët e gjata pas shpine dhe mjekrën e zezë, sa që një mbrëmje me shokë në korzo para “Bozhurit” te “Druri i Kaloshit”, vendosëm t’i numrojmë sa vajza i kanë flokët më të gjata se Unë. Përçudi, asaj nate të errët pa drita në Prishtinë me dy korzo të ndara një shqiptare dhe një serbe para “Bozhurit”, na dolën pesë-gjashtë vajza me flokë të gjata pas shpine.

Shkak ky, që në Mitrovicën e Titos, dy policët më ndalën dhe më futën te berberi për të m’i shkurtuar flokët dhe heqin mjekrën. Posa, u ula në karrike, berberi i bëri gati gërshërët dhe krehërin. Ndërhyra, gjakftohtë: Nuk ka problem, ju mund të m’i hiqni flokët dhe mjekrën, por unë i kam të siguruara. Nesër, do të m’i paguani shumë shtrenjtë me para. Mos, thuani në gjyq, se: Nuk ua kam bërë me dije. Berberi, mbeti me gërshërët në dorë. Policët, u shikuan me sy njëri me jetrin pa fjalë. Mirë, thanë: Pasi i paske të siguruara, çuhu dhe ikë në Prishtinë, mos të të shohim në Mitrivicën e Titos! Nuk ka problem, u përgjigja me gjysëm zëri dhe dola në rrugë.

Për fat timin, aty ku e kishim lënë vendtakimin, Mikja ende priste ulur në karrike. Posa më pa buzëqeshi: Hë, pse u vonove kaq shumë? Ndonjë defekt autobusi, apo…?! Lëre, mos pyet! Përpak, do të shihje një mik tjetër pa flokë dhe mjekër. Vështirë, do ta kisha të të bind se, Unë jam ai i vërteti me të cilin u njohe para një jave në Prishtinë. Prandaj, që nga sot: Takimet do t’i lëmë në Qytetin e studentëve, Prishtinë. Patjetër, do t’i ndryshojmë edhe rolet: Ti do të vish në Prishtinë. Unë, më nuk do ta shkel këmbë Mitrovicën e Titos.

Ashtu, edhe ndodhi. Unë, gjatë studimeve dhe punësimit, përderisa punova dhe jetova në Prishtinë, këmba ime nuk e shkeli Mitrovicën e Titos deri në vitin 1980. Gjatë atyre viteve i vizitova Banjat e Pejës, shkaku një mikje nga Sllatina e Prishtinës, por jo edhe Mitrovicën e Titos. Pas kryerjes të ushtrisë jugosllave në Knin të Kroacisë (1979), u kdheva me banim në Shkup, ku edhe u punësova si mësues në Malësinë e Shkupit.

Dhe, rasti i dytë me Isë Pampurrin. Shkaku, që pata punë me policinë e  Kosovës. Korzo, përpara “Bozhurit”, ku banditët e Prishtinës, mos ua përmend emrat asaj kohe, i di e gjithë Prishtina: Gjoja se, Ne e kishim ngacmuar një vajzë të tyre, e kishin zënë dhe e rrihnin pamëshirë Isë Pampurrin para kalimtarëve. U turra, dhe hyra në mes të turmës, nga xhepi nxorra thikën me patentë që e kisha si kujtim nga Parisi duke i goditur banditët. Turma, u shpartallua, ndërsa unë pas ngjarjes ika  në banesë, në “Tauk Bahçe”.

Pas pak kohe, erdhi Isë Pampurri dhe e hapi derën me një burrë “shik” përkrahu. E mora me mend se, Isë Pampurrin e kishte zënë policia. Burri me të cilin hyri në banesë, me siguri ishte agjent civil i policisë me kollare. Ashtu, edhe doli puna. Agjenti, pa u përshëndetur dhe prezentuar, ma kërkoi thikën me të cilën e kisha prishur rendin publik E pash, sa është sahati. Nxorra thikën nga xhepi i gunës zezë deri në fund të këmbëve, varë pas dere. Dhe, ia dhash axhentit, i cili pasi e mori thikën doli për dere pa thënë as ditën e mirë.  U pajtova edhe me fatin: Dënimin, që do më priste për mbajtjen e armës ftohtë pa leje. Përçudi, nuk më akuzoi Inspektori i Policisë Kosovës. Thashë, me vete: Me siguri, i ka pëlqyer thika me patent nga Parisi, dhe nuk e ka paraqitur rastin e ngjarjes në polici.

Asaj kohe, u detyrova të mbajë në brez nën Gunën e zezë deri në fund të këmbëve edhe armë pa leje, “nagëntin” e Babait me  nëntë fishekë dhe, një në gojë. Shkaku, armiqëve me të cilët kisha rënë në konflikt, Banditët e Prishtinës. Rast, në “Bozhur”: Kur, kam mund të përfundoj për vrasje edhe në burg. Shpëtova, falë Nanës dhe Babait. Mezi na pajtoi familja e Gruas parë nga Drenica. U rehatova përkohsisht, nga disa antetate në “Bozhur”. Dhe, rrugëve të Prishtinës. Por, jo edhe nga përndjekjet policore  jugosllave, në Shkup.

Vite, më vonë, kur u ktheva në Shkup, qytet i diskoklubeve, dhe Jetës Natës te “Pazari Grave”, pas largimit nga Prishtina, në Mitrovicën e Titos u vu në skenë një dramë e imja si autor: Ferexheja e zezë (1985) me regjisor Berani. Pas ftesës tyre si organizatorë, u nisa nga Shkupi vetë me Pezho 309 të Babait, për t’i marr me vete nga Prishtina Musa Ramadanin dhe Gani Xhafollin. Pasi i mora te Kodra e Diellit, dhe zbrita te pompa e benzinës, në hyrje të Prishtinës: Marr rrugën drejtë Mitrovicës Titos. Papritmas, na ndali policia e Kosovës. Ende, nuk kishim kufinj mes Kosovës dhe Maqedonisë, E ndala makinën dhe e hapa derën. Polici m’i kërkoi patentë shoferin dhe lejen e qarkullimit. U thashë, duke ia dhënë lejen e qarkullimit, se: Patent shoferin e paskam harruar në shtëpi. Njëri nga policët ma priti: Pse bre burrë, nuk thua se nuk e kam, por e kam harruar në shtëpi?! Mirë, pasi nuk më besoni, të them edhe se nuk kam. Mirë, po për ku shkoni, pyeti polici? Në Mitrovicë të Titos, sonte luhet një dramë e imja si autor: Ferexheja e zezë. Dakord, tha polici: Ne të dy gjithmonë jemi në këtë vend kontrollimi rrugor të Kosovës. Unë jam nga Drenica, ndërsa kolegu im nga Llapi. Kur të doni, mund të kaloni kësaj rruge me patent shoferi, ose pa të në xhep, neve na keni në disponim në të njëjtin vend kontrollimi. Tashti, mund ta vazhdoni rrugën!

Realiteti, kurrë nuk kisha probleme me Policinë e Kosëvës dhe Shqipërisë. E, as me të Maqedonisë. Herë, si Maqedonia ish Jugosllave e Shokut Tito, e herë herë si Mqaedonia e Veriut. Sa herë, që e kaloja kufirin shqiptaro-shqiptar, ata më kërkonin ndonjë libër. Dhe, unë ua jepja me gjithë zemër. Domethënë, se policët: Ata, lexonin edhe libra.

Në Mitrovicën e Titos, arritëm me kohë. U takuam me miqtë krijuesë, dhe pasi e pamë  dramën “Ferexheja e zezë”, pas koktejit të shtruar nga nikoqirët, u nisëm për në Prishtinë. Musa Ramadanin dhe Gani Xhafollin i lash te Kodra e Diellit, ndërsa vetë u nisa për në Shkup. Posa arrita te pompa e benzinës Dalje bga Prishtina, i pash ata dy policët e Drenicës dhe Llapit, në vendin e detyrës për Kosovën e pavarur Republikë. Edhe, ata e njohën makinën me targa regjistrimi të Shkupit, por nuk më ndalën në rrugë.

Unë, i përshëndeta vetëm me drita, dhe vazhdova rrugën për në Shkup…



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora