Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Dramatizimi i Koronavirusit me prapaskena politike
E merkure, 13.05.2020, 03:48 PM
DRAMATIZIMI I KORONAVIRUSIT ME PRAPASKENA POLITIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Demonstrata
masovike popullore, shpërthyen në Kinë
(2019). Qytetin Wuhan (Kinë), në dhjetor 2019, shpërthen koronavirusi (Covid -
19) Shteti Kinez, po merrte flakë.
Njerëzit, po vdisnin në rrugë si pulat nga sipka, mes Lëme. Nana ime plakë,
thoshte: Pulat, po na cofin nga sipka në kotec. Që, nga 21 marsi 2020, i kaloi
edhe kufinjt shtetëror, dhe doli pa pasaportë e viza nëpër botë. Edhe, shtetet
e Botës kësaj radhe sulmoheshin nga toka e qielli, jo me armë altilerike, e as
me bomba atomike, po nga një “armik” i padukshëm, që e pushtonte pas shpine
Botën, sipas politikanëve të arratisur, në pushtet.
E
Qeveria, ende nuk kishte armë luftarake t’i dali në dyluftim. Po, kishte armë
popullin e vet ta fusi në karantinë. Kafshët, që dyshohej edhe se, prej nga e
ka prejardhjen koronavirusi ti lë në liri. Shkupi, u zbrazë nga njerëzit dhe u
mbushë me qenë endacak dhe mace, që shëtisnin rrugëve lieshëm, nuk i
respektonin masat policore. “Bomba” politike - partiake në gjendje krize
Qeveritare, i vërshuan portalet elektronike: I mbyllën çerdhet e fëmijëve,
shkollat, universitetet! “Rrini, në shtëpi! Mos, dilni në rrugë pa maska! Lani
duart me sapun! Distancë, mbani edhe me Gruan besnike: Dy, metra larg”! Duarve,
binu shuplakë, këndoni dhe hidhni valle, nëpër balkonet e pallateve si në
kopësht zoologjik!
Pandemia,
ka rezultuar në kufizime të udhëtimit dhe bllokime në shkallë vendi në disa
shtete. E, di vetë populli “vëllezër” kinez, “mik” historik, Sot nga i cili
sulmohet edhe nga presidenti Amerikës Tramap, se: koronavirusi e ka prejardhjen
nga Kina. Unë, them si shkrimtar: Ndoshta, edhe nga Rusia “mike”. “Vëllezërit“
rus. Pse, jo: Edhe, nga politikanët
shqiptarë?!
Mjetet
e informacionit, qeveritare të varura e të “pavarura” kokë më vete, anë e mbanë
Atdheut në të katër anët e Botës, u sulën me informacione të vërteta e rrejshme
bombastike: Kaq e kaq, të infektuar nga koronavirusi (“armiku i padukshëm”).
Kaq e kaq vdiqën. Kaq e kaq, u shëruan, dolën nga spitali. Edhe, atë: Gjatë
fushatave parazgjedhore në disa shtete. Pamarrë parasyssh, se vetëm: Pekingu,
Nju Jorku dhe Stambolli si qytete, i kanë me nga mbi dhjetë milionë banorë. Mos
flasim për shtetet e vogëla me nga dy miljon banorë. Aqsa, ka një lagje e
Stambollit. Edhe, është normale se, do të vdesin e lindin si gjithëmonë nëpër
shekuj, po aq banorë sipas ligjeve të Naryrës. Bota, me kaq bujë mediatike deri
më sot, nuk e ka ditur numrin e tyre: as të vdekurve, e as të lndjeve, Nuk ka
pasur nevojë të dramatizohet e politizohet kaq shumë situata e një “gripi”
sezional të zakonshëm me të cilin janë ballafaquar popujt e botës, herët qysh
moti me vite. Futet panikë dhe frikë e panevojshme në popull. Edhe, atë: Vetëm
e vetëm për poena politik në raate të fatkeqësive natyrore, apo njerëzore. Ku
ta di Unë?! Ndoshta, edhe shkaku përfitime politike, apo finansiare ekonomike?!
Qeveritë,
me të gjitha ministritë “syqelura”, janë ngritur i madh e i vogël më këmbë,
ndihmë për t’i pritur dyerhapur të sëmurët në spital. I kemi gati në këtë kohë
lufte me “armikun” e padukshëm, edhe spitalet e improvizuar, policinë dhe
ushtrinë anë e mbanë Atdheut. Njerëzit me Maska dhe doreza dolën në rrugë.
Institucione, krahë përkrahu me kriminelët dhe hajdutët, që e shfrytzuan rastin
të na plaçkisin në rrugë dhe shtëpi.
Përditë,
në mjetet e informacionit me lajme e emesione maratonike për koronavirusin:
Mjekë specialistë, e analistë në emisione debative, Pacientë të sëmurë e të
shëruar Zero. Këngë e valle nëpër ballkone. Duartokitje, personelit mjeksor,
policisë dhe ushtrisë, që e “shpëtonte” popullin me masa rigoroze dhe dënime
marramaendëse në karantinë, të vdekurit në arkivol mes varreve mbi katër krah,
pa ceromoni mortore varrimi: prift e hoxhë. Vetëm me familjarë, dhe polici, pa
fjalime patetike politike, pa lule mbi varr.
Ditën
e nesërme: Kaq e kaq, u infektuan nga koronavirusi. Kaq e kaq, u shëruan, Dhe,
kaq e kaq, vdiqën - ikën në Parajsë, ose Ferr. Edhe, pse: Parajsën, kurrë nuk e
kishin parë me sy në këtë botë, por vetëm Ferrin. Përditë, me konfernca shtypi
e deklarata të mërzitshme para gazetarëve, duke shtuar numrin e të prekurve nga
virusi, shëruarve dhe të vdekurve nga “armiku” i padukshëm. Kontakte nga burgu
shtëpiak përmes internetit online për t’i mbushur hapsirat televizive me
emisione teknefese pa kritere shkencore e artistike me personalitete politike,
artistë e analistë politik me këngë e valle, sesa të “lumtur” janë gjatë kësaj
kohe në karantinë. E cila, u kishte munguar gjatë këtyre viteve të rrinë pranë
familjes. Burra e gra, dy metra larg! Sesi: Tashti, gjatë kësaj kohe kanë më
shumë kohë të përgadisin ushqimin edhe në kuzhinë, duke reklamuar
“specialitetet” e tyre para kamerave televizive.
Kurresesi,
ta mundin koronavirusin (“armikun” e padukshëm). Edhe, pse: Para kamerave
televizive, mu si para fushatave parazgjedhore i shpallën luftë me politikanë,
polici dhe ushtri para kamerave televizive e në rrugë. E, Ai si për inat: Ende,
na troket pas porte.
Nateditë,
në mjetet e informacionit, Bota “përparimtare” merret me koronavirusin
(“armikun” e padukshëm), sipas politikanëve në pushtet dhe dalldisur pas
pasurisë. E, shumë pak me kushtet e tyre ekonomike të jetesës popullit, që
vdesin rrugëve edhe për bukën e gojës. Lindje, e vdekje të papunë. Çati mbi
kokë. Hiç pak, me arsim e kulturë.
Përçudi,
Sot heshturazi po ringjallet: Një “zbulim shkencor” i ri edukimi dhe asimilimi
i popullit shqiptar: Dje, otoman i Perandorisë osmane me qëllimin: pa gjuhë
amtare, shkolla dhe liri, popullin shqiptar, do ta kemi gjithë jetën në gjumë.
Ëndrra, kotnasikoti. Sot, “shqiptar kuqezi”. Nesër, turk “ehamdurila” me gjysëm
hënë në minare të xhamive. Synimi ynë shekullor: Po, u doli atyre gjumi
(shqiptarëve), ne turqit e “Allahut”, nuk do të kemi pushtet ballkanik të Baba
Dovletit Ri (Erdoganit), vetë si turq do biem në gjumë shekullor. Ëndrra
pushtuese, edhe sotekësaj dite të popujve Bllkanit me përkrahjen e shqiptarve.
Kryengritjet e tyre, e bënë Serbinë e Madhe, Jugosllavinë e shokut Tito,
Maqedoninë e Veriut të “Shpëtimtarit” të shqiptarëve. Shkaku shqiptarëve me
Skenderbeun (“tradhtarin”), e kemi humbur edhe Perandorinë. E. ne, si
sundimtarë, duam t’u primë në ballë si “vëllezër” myslimanë me neokomunistët,
nga “fitorja në fitore”, në parazgjedhjet e ardhshme lokale e parlametare.
Kryetari
i Bashkësisë Fesë Islame haxhi Sulejman Rexhepi, duke mos e duruar më burgun
shtëpiak, doli nga karantina dhe i hapi dyert e xhamive. E thirri “xhematin”
t’i luten :Allahut” edhe gjatë këtij muaji të “Ramazabit”. Edhe, këtë vit ta
festojnë “Bajramin” si “muslimanë”, përkundër masave, thirrjeve të Qeverisë: Të
rrinë në shtëpi! Myftinitë e Komunave të Maqedonisë Veriut, i dolën krah
njëzëri me “masa fetare”: “Para hapjes së xhamive nesër, ne i kemi marrë të
gjitha masat e nevojshme: xhamitë janë dezinfektuar, mbajtja e masave është e
detyrueshme, pastrimi i duarve me dezinfektues para hyrjes së xhamive ose
mbajtja e dorezave. Askush, nuk e thotë, se: Me çfarë dezinfektimi, alkool apo
sapun?!
Kryetari
i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i hapi restorantet dhe kafenetë: “mund
të fillojnë me shitje të kafeve “turke” me modelin blej, dhe shko (në sistem të
sporteleve). Duartrokitje: I lumtë, kryetarit të Gostivarit, që në “Ramazan” e
bën “hallall” kafen “turke”, por jo edhe çajin e rusit dhe rakinë e rrushit.
Dhe,
Unë në fund: Që, t’i bashkangjitem popullit t’im të “lumtur”, vendosa ta
pëfundoj këtë shkrim publicistik me një thënie personale artistike: Ara e
Babait, nuk lërohet me një ka. Shkaku, se: Babai, e lëronte gjithë jetën me Dy
qe në zgjedhë. Njërin në vijë, e tjetrin në lëndinë. Arë, mes fushe në Kërçove. Rrëzë Çukës Dardane. Nuk, e lëronte me
gomarë.
Jo,
përgjigjet: Vetë Babai, rrëzë Çuke. Edhe, pse: unë, ende jam në Varr. Patjetër,
Sot duhet ta ketë edhe një kalë me shalë, në Ballë! Fushëbetejë, t’i pri si
Gjeneral Shqiptar i Ditës Nesërme. Populli, që flen në gjumë: Sot, nuk duhet
zgjuar me shpatë, armë e luftë. Po, me Lapës dhe Libra. Dhe, jo me “armiq të
padukshëm” e maska koronavirusi.
Qesha.
Armiku im i pabesë, nuk është koronavirusi, po Rrufjani me shokët partizanë:
Që, më ndjek hap pas hapi edhe Sotekësaj Dite në Jetë, deri në Vdekje me maska.
Varr…