E shtune, 05.10.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Psiko-analistja

E diele, 27.09.2020, 06:56 PM


PSIKO-ANALISTJA

NGA KALOSH ÇELIKU

Një psiko-analiste politike, edhe pse, ajo vetë e pranoan se: nuk është analiste politike, aqmëpak arsimore-kulturore, po e arratisur dhe dalldisur pas shkrimeve gazetareske me të cilat e  pushton Faecebook -un dhe portalet elektronike. Shkrime, herë pas here kotnasikoti me fjalë turko - arabe dhe në dialektin kosovar mishmash. Mendja ma merr, se: Kurrë në jetën e saj, nuk e ka futur ditarin arsimor nën sjetulla, dhe të hyjë si mësuese në klasë. Shpeshherë delë edhe nga binaret e hekurudhës, publikon shkrime publicistike kotnasikoti.

Herën e fundit publikoi një shkrim analitik mbarë-prapë për dijen. E, me siguri aspak nuk e ka kap në jetën e saj ditarin, hyn në botën e fëmijëve nga rruga qorre. Është, beqare dhe siç e thotë edhe vetë simpatike, mund të bredh sokaqeve pa dalje te “Parku i Grave”, në Shkup. Nuk, është aq e lehtë jeta fëmijore në botën e shtrigave, që Sot kanë dalë nga përrallat t’i arrinë dëshirat si “Princi i vogël” i shkrimtarit Antoan Dë - Egzyperi. Ose, si “Princesha që fluturon” tek romani i shkrimtarit Gani Xhafolli. Lojërat dhe ëndrrat e tyre në jetë. Dhiaret e tyre, që kanë ecur me shekuj për t’u ngjitur në BabaTomor. Fëmijëve, që kanë lindur para televizorit, filmave vizatimor, telefonit celular dhe librave në biliotekë.

Vjershën atdhetare-patriotike të Filip Shirokës nga Librat e Këndimit në kohën e Ernest Koliqit si ministër i arsimit “Shko dallëndyshe”, thotë se: Sot, “nuk të hyn në punë, nuk ta mësojnë qetësinë dhe durimin”. Dhe, “qetësinë dhe durimin” (sipas saj si psiko-analiste partiake) “e gjen veç në barnatore dhe te Zoti”?! Amani, nëse të besoj si psiko-analiste?! O Imzot, Papritmas, për të arritur kulminacionin e “analizës” politike-arsimore me fjalën turke “mashallah” si fillimtitull të shkrimit publicistik: “Të rrezikosh jetën për të nxënë dije, kur ti ske mësuar as pa qenë rrezik për jetë, është qesharake dhe patetike”.

Jo, Zonjusha psiko-analiste dhe arsimore! Mësimi i vjershës përmendësh “Shko dallëndyshe” e Filip Shirokës, nuk “të mbushin vrer me armiqtë e historisë”, po ta mësojnë zemrimin, qetësinë dhe durimin”, që do të të hyjë në punë gjithë jetën. Edukojë, mësojë, dhe lartësojë të ecësh ballëlartë në Botën përparimtare me “Atdheun burrë pa grua” të Kalosh Çelikut dhe “Mëmëdheun” e Çajupit në zemër për Ditën e Nesërme:

SHKO DALLËNDYSHE

Udha e mbarë, se erdh prendvera,
shko dallendyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kërkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkodër, n’gjytet tim!

Shndet prej mejet të m’i falesh
saj’ shpis’ vjetër ku jam le,
me ato vende rreth t’përfalesh
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!

Shko n’at shkollën ku jam msue
me shokë t’mi, shokt e fmnisë,
shko n’at Kishë ku kam urue
t’parën Uratë Perendisë,
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!

Me ato male, me ato kodra,
me ato prronje rreth t’përfalesh;
n’ato fusha qi m’ka Shkodra,
të lulzueme, aty t’ndalesh,
tue këndue me ambëlcim:
fal me shndet gjytetit tim!

T’mujshe edh’ un me fluturue,
dojsh’ edhe un me u nisë me ty,
dojshe n’Shkodër me kalue,
m’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje flutrim;
e ti qajma fatin tim!…

Dhe kur t’mrrish në Fushë t’Rmajit,
dallendyshe ulu me pushue;
kam dy vorre n’at vend t’vajit,
t’nans e t’babs qi m’kan mjerue:
qaj me za t’përmallshëm shqim
nji kangë tanden gjith vajtim!…

Ka shum kohë qi s’jam n’Shqypni
n’ato vorre me vajtue,
ti dallendyshe, veshun në zi,
ti aty pra qaj për mue,
me nj’at za t’përmallshëm shqim,
kangën tande për vajtim…

Përgjigjen mallëngjyese përmes vargjeve, që ia kthen Filip Shirokës asaj kohe, Luigj Gurakuqi, me vjershën “Dallëndyshja u kthye”:

Dallendyshja u kthye

Ti dallëndysh’s je porositun
Vendin t’and me shkue me t’pa,
Nepër Shkodër me shetitun,
Mbi vorr t’prindvet për me qa,
N’shkoll’e n’shpi nji her’ m’u ndalë,
Me miq t’motshëm m’u përfalë.

Erdh njimend,e nepër Shkodër
Shum kërkoi tue fluturue,
Rrug’, livadhe, male e kodër,
Me kang’ t’vet na ka gazmue;
N’fush’ të Rmajit asht ndalue
E mbi vorre ka vajtue.

Në prendver’ ktej porsa mrrini
Miqvet t’uej iu fal me shndet,
Nepër shkoll’ e kisha hini,
Me t’a hjekë at kasavet,
E n’shpi t’vjetër ku ke le
Ka godit’ qerdhen e re.

Por kur kthej ,me t’than’ a dijti
Miqt,qytetin,pun’t si i la?
Parasysh Shqipninë a t’qiti ?
A e harroi ndoj send belda?
A t’kallxoi gjithshka kish pamun?
Si mbi vorre kishte qamun?

Po prej prindsh shndet a fjalë,
Nji bekim a t’a ka pru?
Mbi rras’ t’ tyne kur ashtë ndalë,
Nji tub’ lule ai a kish vu?
T’zezat t’ona a t’i kalxoi?
Me kang’ t’vet a t’i diftoi?

Shkodrën brengat e kan marrë,

Tjetër s’ndin veç gjamë  ankime,

Ma shpesh shifen se nej par

Gjaksit’  mrapshta e turbullime,

S’ka mbet’ gja pa u çorodit’,

Ma fort prangat na jan rrit’?

Por ani, borë ty t’kena,

Ti me dije na i fshin lotët.

Na t’vorfnit pshtet t’jena,

Ti na run, ti na del zot,

Shtetin tonë ti na e nakon

Si bylbylu kur gjimon!

Mir’ po shoh se ke shum mall
Për me u gjet’ nji her’ n’Shqipni;
Ik pra e eja për të gjall
Me miq t’u m’u knaq’, m’u ngi!
Eja vetë n’Rmaj m’e pa,
Eja vetë n’Rmaj me qa!...

Përkundër, para se të na ngulin në tru PYKA shelgu armiqtë e historisë, shqiptarët duhet të mësojnë zemrimin përmendësh, dhe t’u hyjë në punë. Mësojnë qetësinë dhe durimin. Asapk, nuk qëndron porosia “profesionale” e psiko-analistes politike: “Të rrezikosh jetën për të nxënë dije, kur ti ske mësuar as pa qenë rrezik për jetë, është qesharake dhe patetike”.

Çmenduri, e radhës historike e një psiko-analisteje politike, kur populli shqiptar historikisht ka bërë luftë me penë dhe pushkë, jo vetëm për liri, por edhe për Gjuhë Shqipe dhe dije. Shkronjat e Gjuhës Shqipe, patriotët shqiptar i kanë bartur maleve edhe me gomarë, për të cilat mes atyre shkurreve kanë dhënë edhe jetën (Papa Kristo Negovani).

Përçudi, të pëlqen jeta japoneze, që nxënësit “mësojnë edukatën”, kurse jo edhe mësuesit tanë shqiptar me nxënësit, që e mësojnë përmendësh vjershën e Filip Shirokës “Shko dallëndyshe”. Përgjigja e Luigj Gurakuqit, “Dallëmdyshja u kthye”. Atdhetarizmi, që sipas teje: “më në zor janë me prindërit e paedukuar sesa me fëmijët e tyre që pritet t’i edukojnë.”

Gabim trashanik pedagogjik “profesional” i një psiko-analisteje politike shqiptare, që shkruan sonambël në Facebook dhe portale elektronike. Nuk di asgjë, dhe as ka mësuar nga Historia Shqiptare, rrugëtimin e përgjakshëm të arsimit në Trojet Etnike Shqiptare, që nga koha e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, kur asaj kohe i mbuloi me mësuesë shqiptar të gjitha Trojet Etnike Shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, dhe Mal i Zi. Dhe, deri në Ditën e Sotshme, ende pa një Abetare të përbashkët. Libra dhe lektyra shkollore.

Dorën në zemër: Nuk t’i mohoj aftësitë tua gazetareske në Facebook dhe portale të varura e “pavarura” politike-elektronike. Herë pas here, edhe përpjekjet me shkrime publicistike për një realitet të Sotshëm politik Shqiptar. Por, jo edhe shkrimet teknefese mbarë-prapë përgjumshëm me urrejtje. Aqmëkak, që ti i beson Zotit si “muslimane”. Shkurt, nuk dua të t’i lexoj “psiko-analzat” politike me këmbët dhe trutë në legen.

1, Përgjigje që i jep Luigj Gurakuqi poezisë së Filip Shirokës Shko dallëndyshe.Titulli origjinal është i Geg Postrioppes - Një mik nga Shkodra” dhe është shkruar më 7 korrik 1898. Dy strofat e theksuara kanë qenë të hequra nga librat dhe tekstet shkollore gjatë regjimit komunist.

Edhe, mua më pëlqen poezia japoneze, por jo edhe arsimi i tyre dhe edukimi në shkollë. Shkaku, se: Atë, e kanë krijuar dijetarë dhe poetë japonez. Dhe, jo politikanë dhe “analistë” të partive politike. Dy popuj të ndryshëm me histori jetësore dhe tradita të veçanta kombëtare, nuk i kanë pasur dhe kanë të njëjtat rrugë për arsimim dhe kulturë për dije. Nxënësit tanë, ende nuk hyjnë me papuçe në klasë, por këmbëzbathur dhe pa fletore e libra, lektyra shkollore.

Qesharake, ë?! Që, kur vjen “koha e drekës nuk fillojnë të hanë derisa të shërbehen të gjithë, dhe kur fillojnë të hanë, fillojnë të gjithë përnjëherë”?! I kemi pasur moti ne si popull shqiptar këto rregulla partiake komuniste, që nga koha e sistemit komunist jugosllav. Fatkeqësisht, ende i kemi edhe Sot në Shkollat Shqipe, në sistemin Neokomunist. Çka na duhen këto rregulla “edukimi” dhe arsimi për Ditën e Nesërme si popull “musliman” me këmbët dhe trutë, edhe Sotekësjadite në legen?!...

E pabesueshme, nga një psiko-analiste politike e dalldisur dhe arratisur partive politike, nxënësi shqiptar, siç duket Sot: E ka kaluar këtë fazë partiake kolektive ende komuniste (sistemin komunist). Edhe, atë: pa Libra këndimi, lapsa e lektyra shkollore. Sot, ai ecë krah për krahu me moshatarët e tij nëpër botë?!

Çmenduria e radhës e psiko-analistes politike dhe arsimore, se: “Shqiptarët, nuk mbajnë pastërti. Ende s’janë mësuar me përdor fshisën e oborrit shqiptarët. Pra, unë ju urrej”?! Po, të ishte ashtu siç shkruan dhe thua ti si psiko-analiste politike, moti ky popull historik do të ishte zhdukur përgjithmonë nga faqja e Dheut. Aqmëpak, edhe paragjykimi, se: “ Nxënësi shqiptar, kurrë nuk mëson me prek me dorë në shpi t’vet që me ia nis sefte në shkollë. Gjimnazistit me i ra hunda në tokë, nuk e merr”.

E, budallaki tjera të radhës “alla” psiko-analisteje politike me të cilat nuk dua ta rëndoj këtë shkrim publicistik dhe lexuesin. Psiko-analiste, që është e lumtur (?!): “di me pi çaj”. Po, nuk e përmend çajin e rusit, kur Serbia e ndaloi në Kosovë, dhe doli i gjithë populli kosovar shqiptar rrugëve të Prishtinës në demonstrata për çaj rusi?!

Dhe, derdh lot krokodili për Partinë e saj Politike, se: “Shërbimi ushtarak i detyrueshëm i Albinit i kish ndihmu Çështjes”?!... Sepse, si analizë politike: “Live, disponimi i shqiptarëve për dijen është i njëjtë.” (?!)

Dhe, në Fund: “Kur, vjen shtatori, hapja e Shkollave Shqipe, edhe Shi bie mbi Shqipëri. Poeteshat, (shkrimi publistik që e kam nëpër duar sipas psiko-analistes politike), zakonisht qajnë për dashuri.” Qesharake. Askushi, Sot: Nuk qanë për dashuri, përveç teje si psiko-analiste partiake. Por, qajnë për Dije, Dhe, Liri!... Aspak, nuk është e vërtetë, se: “Ato pak libra janë të paprekur, të palexuar nga askushi para teje”, në bibliotekë.

Kurrë, deri më sot nuk kemi qenë kaq normal si popull shqiptar: Edhe, pas një gabimi trashanik të politikanëve arratisur e dalldisur pas posteve politike, dhe një psiko-analisteje politike. Mund, të thuash e shkruash, dhe shpifish  çka të  duash për Popullin Shqiptar, por jo edhe për jetën dhe luftën e tij historike, në Shtetin e “përbashkët të vëllazërim- bashkimit” edhe Sot me pushtues barbarë mbi kokë.

Edhe, Sotekësajdite, nuk jemi të barabartë në shtetitin e “përbashkët të vëllazërimit-bashkimit”. Dje, komunist, Sot Noekomunist. “Analistëve“ të partive politike me një torbë taxhi përqafe. Mund të thuash turrje, pas posteve politike të politikanëve shqiptar për pushtet argati, por jo edhe për një Popull Historik Shqiptar. Lëmsh, ende vazhdojnë t’i bëjn analitike të analistëve politik shqiptar.

Përderisa Dje, këto poezi antologjike-atdhetare të Rilindasëve i hoqi nga Librat e Këndimit sistemi komunist, Sot përpiqen me mtodat e tyre “politiko-arsimore” t’i heqin nga planprogramet shkollore mashat e partive politike shqiptare…



(Vota: 27 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora