Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Vjehrra fjeti me mullisin
E marte, 01.09.2020, 09:22 PM
VJEHRRA FJETI ME MULLISIN
NGA KALOSH ÇELIKU
Vite e shekuj, “studiuesit shkencor”, armiq shekullor të
popullit shqiptar janë marrë me studimin e mentaltetit të popullit shqiptar:
Besën, trimërinë dhe mikpritjen shqiptare. Shpërngulejn e tyre mga Trojet
Etnike Shqiptare. Kryengritjet e tyre shqiptare. Që, për çdo vjet, e kanë nisur
nga një luftë. Edhe, siç duket: Gjatë zgjedhjeve të fundit të parakohshme
parlamentare (2020), ia arritën qëllimit me “fitoren” e “shpëtimtarit” të
shqiptarëve (Zaevit), dhe “Abazit” fushës (Ali Ahmetit). E votuan njëzëri
Qeverinë e Zaevit 2. Unë, përsëri them: Ali Ahmeti (“Abazi” i fushës), bën
politikë “madhore”. Ndërsa, Zaevi (“Shpëtimtari” i shqiptarëve), luftë politike
për pushtet, Qeverinë e re, Zaevi 2, në
Maqedoninë e Veiut!
Gra e burra mejdani, një gjë duhet te dini në politikë dhe
jetë deri në vdekje, se: Politika, është profesion shekullor. “Art”. Më rrene,
të rrena. Vodhe, të vodha. Më vrave, të vrava. Pak veta, deri më Sot kanë dalur
fitimtarë në fushëbetajat luftarake. Akull, nëse nuk di të rrëshqasësh me ski,
ose sajë Sharrit Plak, e thyen kokën.
“Shpëtimtari” i shqiptarëve (Zaevi), dhe “Abazi” i fushës
(Ali Ahmeti), edhe kësaj radhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare
(2020), rrëshqitën me sajë, por nuk e di Nesër: A, do të rrëshqasin edhe me ski
bythekrye në përrua?!
Dhe, vërtetë: Sotpërsot, bënë politikë “madhore”: “Abazi”
(Ali Ahmeti) me “kryeministrin shqiptar”, “Shpëtimtari” i shqiptarëve (Zaevi)
me parullën politike neokomuniste publike, “BDI (DUI), koha është të shkojë në
opozitë!”
Shekuj me radhë, është përdorë kjo metodë politike
“shkencore” për t’i përzënë shqiptarët nga Trojet e tyre Etnike, dhe mbajtur
nën zgjedhë si argatë partiak politik. Studim i mirënjohur “shkencor”, se:
Populli shqiptar çdo gjë e bënë për inati.
Edhe, kësaj radhe doli sheshit: Studimi “shkencor” i
armiqëve shqiptar. Inatit të shqiptarëve, që: Për inatë të Zaevit
(‘Shpëtimtarit” të shqiptarëve), votën e shenjtë do t’ia jap Ali Ahmetit
(“Abazit” fushës). Identike, me hakmarrjen e Nuses me pashterkë të kuqe (Xhadisë):
“Për inatë të vjehrrës, do të flej sonte me mullisin!”
Dhe, jo rastësisht: Të gjitha partitë politike shqiptare
Qeveritare dhe opozitare, prisnin radhën para derës të “Shpëtimtarit” të
shqiptarëve (Zaevit) për të hyrë kush e para në Qeveri. Për inatë të vjehrrës,
Nusja me pashterkë të kuqe do të flej me mullisin!
Përçudi, ndodhi e kundërta: Kësaj radhe, nuk fjeti Nusja me
dy shami lidhur për brezi me mullisin, po Vjehrra me pashterkë të kuqe…