Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Pandemia politike
E enjte, 22.10.2020, 08:38 PM
PANDEMIA POLITIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Përditë.
Përnatë, në mjetet e informacionit dëgjoj, tek ne dhe nëpër botë: Kaq e kaq të
infektuar me Covid -19. Kaq e kaq të
vdekur. Kaq e kaq të shëruar, në spital. Kaq e kaq nuk e mbijetuan Luftën me
Koronavirusin. Aspak, informata qeveritare shtetëtore, sesa: Fëmijë janë të
lindur në një kohë Pandemie politike, “amikun e
padukshëm”?!
Edhe,
më janë bërë banale porositë partiake politike qeveritare në Jetën e
përditshme. Edhe, më zi se në sistemin ish komunist: Lani duart me sapun! Mos
dilni në rrugë pa maska. Dy metra larg, rrini edhe me Gruan besnike! Miken.
Dilni, në verandë dhe kërceni me këngë krahpërkarhu me Arushën me dajre, sesi
heq valle në Ditën e Sotshme Neokomuniste!...
Nuk
pajtohem me këtë propagandë partiake politike: Të vdekurit, edhe Unë i dimë
këto pëllitje partiake. “artistike”. E, sa ka të lindur gjatë 24 orëve?!
Nesrër, do ta thonë vetë. Pse, nuk e informoni popullin pas numrit të
infektimimeve me Coronavirus pas vdekjeve: Përveç, të infekturve, shëruarve,
dhe të vdekurve. Edhe, me numrin e të lindurve?! Kaq e kaq kanë lindur me
Covid -19, në Ditën e sotshme?!
Mjaftëni,
më! U lodha me Pandeminë politike! Populli, nuk ka nevojë për t’u infektuar nga
Koronavisusi partiak: Shëruar në spital, dhe numrin e të vdekurve me katër krah dhe polici të më shpieni në varr, rrëzë
Çuke?!
Po,
ka nevojë gjatë 24 orëve: Edhe, për
numrin e të lindurve...