Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: “Parku i Grave” - W-ce publike
E premte, 10.09.2021, 08:55 PM
“PARKU I GRAVE” - W -ce PUBLIKE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Moti
kohë nuk kisha qenë te “Parku i Grave”, që nga pritja e Vitit Ri festiv 2021.
Edhe, pse: në atë “Park të Grave”, i kisha kaluar Ditët dhe Netët rinore i
strukur nën dëllinja asaj kohe si nxënës i shkollës mesme, në Shkup. Që, Sot:
ato dëllinja janë rritur pisha.
Masat
Qeveritare, për të më “mbrojtur” nga Koronavirusi, duke i mbyllur edhe
Tavernat, për ato që nuk kanë marrë vaksinë, më detyruan të kthehem te “Parku i
Grave”. Vendstrehimi im si nxënës me cuca dhe gra besnike ta kaloj Natën e
Madhe, Dhe, Sot: banor i Shkupit te
“Parku i Grave”, ta kaloj “Ditën” e Nesërme me Pandemi partiake politike.
Edhe,
pse: Sot, nuk kam asnjë Tavernë të lirë, së paku ku ta kaloj Natën e Madhe. E,
as Ditën e Nesërme. Aqmëpak, të pi një gotë raki rrushi me gratë e mia besnike.
Ose, një birrë “RRAPI”. Dhe, ulem pas kaq viteve te “Parku i Grave”.
Përçudi,
“Parku i Grave” para Kuvendit të Maqedonisë Veriut, përsëri edhe kësaj radhe
kishte mysafirë: burra, dhe gra besnike. Nuk ka problem. Fatkeqsisht, jo si të
atyre ditëve të “lumtura” dikur nën dëllinja te “Parku i Grave”. Edhe, këto
burra, dhe gra jetonin në “Liri”. Përballë meje rrinin disa burra “asganë” pa
asnjë Grua.
Përsëri,
Nuk ka problem, Nuk më pengonte biseda e tyre nacionaliste në ndikime të
alkoolit. E, kisha me vete Botën time artistike. Po. E dini çka më tmerroi:
Njëri nga ato “burra” u çua dhe pëshurri nën këmbët e “Gruas Parkut Grave”,
para Kuvendit të Maqedonisë Veriut?! Njëzetë metra, që e kishte larg W -cenë
publike të Qendrës Tregtare, në podrum?!
Inati,
do më vinte që ky “trim” të ishte shqiptar sipas gjuhës kominikuese mes vete.
Fatmirësisht, nuk ishte shqiptar.
Prandaj, edhe thashë me vete: “Parkun e Grave”, Sot: e shpalli publikisht W -ce
publike, Qeveria e Maqedonisë Veriut, po jo edhe
nga “terroristë” shqiptar...