Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Unë sot nuk ju dua
E shtune, 13.11.2021, 04:45 PM
UNË SOT NUK JU DUA
NGA
KALOSH ÇELIKU
7
(Po, Sot: Nuk ju dua. Shkaku, se:
gjithë jetën na maltertoni dhe i përdhosni simbolet shqiptare).
Shteti i
“përbashkët”, qe e ka ende në ballë edhe sot e kësaj dite vulën e Dexhallit me
trumbeta në Librin e publikur asaj kohe ”Trumbetat e Tellallit” (1992)
me kalorësit e arratisur në “Bit-Pazar”, në Shkupin Historik Shqiptar me
“manifestime kultutore e arsimore”, vit pas viti (tri herë me radhë i çliruar
nga kryengritësit shqiptar, 1844, 1912 dhe 1945). Vite, kur “vëllezërit” e
Njerkës pas lufte, i prisnin pushtuesit turq me dreka, darka, gra dhe cuca të
reja “maqedonase”, sipas Aleksandar Matkovskit tek libri historik “Kryengritja
e Dervish Carës” (Shkup, 1995). Edhe pse, kanë qenë si popull shumicë dhe
janë shqiptarët, ende gërhasin në gjumë.
Njerka me ninulla komuniste dhe neokomuniste i përkund në djep me ninulla
“demokratike”, ferexhenë e zezë dhe shemi mbi kokë.
Ninullë, gjoja e
Shtetit “përbashkët maqedonas” ish jogosllav komunist edhe, sot fundekrye neokomunist Jugosllav i shokut
Tito, që ende mbahet gjallë edhe sot e kësaj dite falë politikanëve të
arratisur dhe dalldisur shqiptarë me “Din e Iman” në rolin e argatit “musliman”
komunist ndërkombëtar, sot neokomunistë. Që, “maqedonasit”: Duhet ta kenë të
qartë, se: pa shqiptarët nuk ka “Maqedoni të Veriut”! Qoftë ajo, IRJ e
Maqedonisë, ose Maqedoni e Veriut! Punë tjetër ështe ajo, se: Partitë Politike
Neokomuniste Shqiptare dhe “maqedonase”, mund të bëjnë pazare politike me
vetëveten si Partri Politike Shqiptare dhe “maqedonase”. Populli Shqiptar, nuk
ka bërë Dje, dhe as bënë Sot, pazare politike me “vëllezërit” e Njerkës
Neokomuniste para kamerave televizive!
Im Atë, Emin
Çeliku: shpeshëherë ma përsëriste një porosi të tij familjare, pranë Oxhakut: Bir,
ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe kokën mbrapa! Sytë e tu besnik në
ballë, vetë të shohin, se: kush të vjen përmbrapa. Armiku, apo miku: Rrufjani,
Hoxha i Allahut me Hojdodolen përkrahu me dy-tri kësula lecka në kokë, herë pas
here si “musliman” edhe me një shajkaçë fshehur nën sjetulla. Dudumi që gërhet
për Liri. Apo, Skizofreni i shitur për një vend pune, banesë në Qeveri. Ose,
Psikopati me një torbë taxhi përqafe në grazhd të “Kalit Shemës” pas porte.
Historikisht,
populli shqiptar në jetë i ka pasur dy popuj “miq vëllezër” pushtues shekullor: turqit dhe serbët. Mos e
them edhe Marrëveshjen Historike Shqiptaro-Bullgare. (“Shqipërisë Madhe”). Punë
tjetër, se: a, u ka shërbyer këtyre dy “miqëve besnik” deri në vdekje me të
cilët është dashur edhe ta ndajnë Shtëpinë?! Armiq tradicional edhe sot e kësaj
dite, që para dere na i kanë lënë kopilat e Njerkës: pashallarë, agallarë e
vojvoda… Sejmenët e tyre përmbrapa, në sistemin komunist. Përveç, Fadil Hoxhës,
edhe: kryetarit Shtetit Jugosllav (Sinan Hasani) me partizanët e tyre komunistë
përmbrapa, ende pa Shtet Etnik Shqiptar me përjashtim të një eprori ushtarak të
APJ me sejmenët e tij përmbarapa në Qeverinë e “Shpëtimtarit” të shqiptarëve.
Poste politike, që sot nuk i kemi në Shtetin e Ri Neokomunist të “përbashkët”
ish Jugosllav?! Dhe, as që na duhen me këto eksponentë të
“vëllazërim-bashkimit”, për Ditën e Nesërme Shqiptare.
Dukuri shërbetori
(argati) nëpër shekuj, që edhe sot e kësaj dite nuk mund t’i heqim qafe si
mallkim pas shpine të Perandorive pushtuese turko-sllave. Namë e Perandorisë
Osmane: “Tradhëtisë” Skenderbeut. Përderisa, “Vëllai” madh e ka “zaptuar”
Shtëpinë e Babait. Arat, livadhet dhe malet… E, ne shqiptarët pas Partisë
Komuniste dhe Neokoministe gjithë jetën e lume duke u besuar Partive Politike
“demokratike’ dhe Neokomuniste Shqiptare e “maqeedonase”, u morëm me ndarjen e
lugëve, enëve dhe çajnikëve të çajit rusit me vite. Herët, që e kam thënë
publikisht në shkrimet e mia publicistike, përveçse mjeteve të informacionit
edhe në Libra publicistik për Nesër. Gjithë kohën u muarrëm me shkolla e gjuhë
shqipe, flamurin me Shqiponjën Dykrenare. Dhe, jo me Shtëpinë e Babait
(Shtetin): Arat… Livadhet dhe malet… Sot, duhet t’i duartrokisim “Shtëpisë
Publike” te Pragu i derës, në mes të Lëmës?!
Realitet, që ende
jemi pa Shtëpinë e Babait (Shtet) i “përbashkët”, ara, livadhe… Dhe, male…
Fatkeqësisht, Luftë “paqësore”, ende
bëjmë në këtë Shtet të “përbashkët demokratik” për ndarjen e lugëve,
enëve dhe çajin e rusit… Arsye, që sot shqiptarët ende nuk duhet të merren me
ndarjen e lugëve, enëve dhe çajnikëve të rusit. E, as të amerikanëve. Dhe, as
të Bahkimit Evropian, po me ndarjen e Shtëpisë Shqiptare (Shtetit), rrëzë
Kalasë Dardane Historike të kryengritësve shqiptar (1844).
Imzot, asaj kohe
si i ri nuk e kuptoja Thënjen e t’im
Ati: Çka donte të thotë me këtë porosi të përditshme im Atë?! Nateditë, e
vrisja mendjen, në shtëpi, shkollë e rrugë, zgjidh Porosinë e Madhe të t’im Ati
mes librave nateditë mbi kokë. Herë pas here edhe i bija me dy grushta kokës.
Ehu!… Patjetër, gjithësesi duhet ta zgjidh Porosinë e Babait!
Dhe, përçudi, sot
habitem me disa politikanë dhe “analistë” politik me këmbët dhe trutë në legen
në prehërin e partive politike. Dy-tre këshilltarëve “shqiptar” edhe në
Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit”. Përinatë, në debate televizive, se:
Shqiptarët duhet të ecin në jetë me kokën para, pa e kthyer mbrapa të shohin
se, cili i ndjek hap pas hapi pas shpine?! Edhe, të ecin në Ditën e Sotshme
Historike me kokën para pa e kthyer mbrapa pas shpine për Ditën e Nesërme?!
Dalldisen pas të arriturave historike të Rilindasëve Shqiptarë të asaj kohe
duke i përdhosur e përbaltur: me koncerte, këngë e valle trusakate. Pizi patetike
dhe banale, para kamerave televizive duke e fotografuar veten para popullit
shqiptar si politikanë, “intelektualë” dhe “analistë politik” me të
“arritura” dhe “fitore” historike?!
Kohë, kur ato
burra mali Rilindas dhe fushe fitoret i kanë manifestuar me pushkë dhe penë,
arave dhe maleve shqiptare. E, jo nëpër sallone aristokrate sllave e bejlere
turke. Sot, siç i festojnë qafë për qafe partizanët e Partive Neokomuniste
shtetërore, hotele e seli partiake, të shitur për një post partiak politik, një
banesë, një vend pune… Ose, një torbë taxhi përqafe, në grazhdin e “Kalit
Shemës” pas porfte. Kohë, kur ende arsimi dhe kultura shqiptare, nuk marrin
lirisht frymë. Ngulfaten, nga partizanët gjysëmanalfabetë të Partive Politike
Shqiptare, dhe këtij Shteti të “përbashkët” neokomunist ish jugosllav. Përsëri,
me këto dalldisje euforike festive plotë zhurmë arsimore dhe kulturore të
shqiptarëve para ekraneve televizive, në shtetin e “përbashkët” duke vazhduar
popullin shqiptar ta vënë në gjumë të thellë shekullor. Edhe pse, si “fitore”
historike janë nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar të asaj kohe, larg me shekuj.
Risi, e
partizanëve të arratisur “kuqezi”, me këngë e valle, pizi e manifestime
historike njëri përmbi tjetrin, nën sjetullat e partive politike shqiptare në
pushtet e “opozitë”: Viti Historik i Skënderbeut, 28 Nëntori. Pavarsia e
Shqipërisë dhe Alfabeti i Gjuhës Shqipe në Manastir, ende pa “Din e Iman”. Dhe,
“Vatan” sipas Muhamedit a. s. Pejgameberit fundit, janë vetëm zhurma të dalldisura
arsimore dhe kulturore shqiptare me veshje partiake për ta mbajtur veten gjallë
si kalorës të arratisur në pushtetin e argatit politik, në Qeveri.
Përmëkeq, duke
jetuar me shekuj me turqit dhe sllavët si “vëllezër” të nënave dhe baballarëve
të Njerkave historike të pabarabartë, humbjet mu si ato i festojmë edhe sot e
kësaj dite nën këmbët e tyre si “fitore”?! Aspak, pa i rënë kokës me të dy
grushta: Pyesim veten si shqiptarë, pse deri më sot si popull Shqiptar mbetëm
ende me shekuj në Robërinë e të njëjtëve pushtues historik shekullor
(“vëllezërve” të Njerkës?! Argatë besnik të pushtuesve. Atdheut, copë-copë në
disa shtete, në Historinë Shqiptare?! Mund të jetojmë bashkë në një Shtet, por
vetëm me të drejta të barabarta si “vëllezër” në një Shtëpi (Shtet).
Popull i “lumtur”,
sot jemi ne shqiptarët përtej kufiri shqiptaro-shqiptar?! Edhe presim të na
çlirojnë nga robëria shekullore Amerika dhe Bashkimi Evropian?! E, ne nën hije,
siç thoshte Çajupi i Madh në një vjershë tek vepra e tij patriotike atdhetare “Baba
Tomorri” për burrat e Shqipërisë: Lozën nën hije kuvendojnë. Pika
që su bie se, nga gratë rrojnë. Identike me kohën e sotshme, e
them edhe Unë si autor i këtij shkrimi publicistik për Ditën e Nesërme,
politikanëve shqiptar: Pika që s’u bie se, nga populli, Amerika dhe
Bashkimi Evropjan rrojnë.
Vetëm i hapni
kanalet televizive, faqet e gazetave shqiptare: në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi,
e në Maqedoninë e Veriut, ku para kamerave televizive fotografohen nateditë
politikanë dhe “artistë” shqiptar partiak! “Analistë” politik me këmbët dhe
trutë në legen. “Artistë” rrufjanë pa kokën e tyre në qafë, mos e them se e
kanë te bytha.
“Fitore”
historike, ë?!. Këngë e valle me tupanë e çifteli. Pse, jo edhe me sharki?!
Edhe, me dajre pa Nuse në Lëmë. Debate maratonike politike dhe “kulturore” para
kamerave televizive. Popullin Shqiptar për ta vënë në gjumë edhe Sot e kësaj
Dite. Gjithë jetën si popull shqiptar, e “vramë” turkun dhe “shkaun” me çifteli
dhe pizi. Aqsa, në Ditën e Sotshme gjaku u derdh deri në gju, saqë u mbytë sot
edhe Kali i Skënderbeut, në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.
Viti i
Skënderbeut, edhe më i dalldisur dhe i arratisur me flamuj partiak “kuqezi”.
“Skanderbegat” e Fishtës, ende edhe në
Ditën e Sotshme pa Shtet Shqiptar Etnik, arsim dhe kulturë shqiptare. Sëpaku të
ishin në nivelin e Ministrit të asaj kohe arsimor, Ernest Koliqit.
Fatkeqësisht, ende nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar. Ministrit të arsimit të
asaj kohe, Ernest Koliqi. Megjithatë, në këto manifestime historike e
“kulturore” janë krah për krahu, dhe me “besë” para kamerave televizive. Edhe,
fotografohen nateditë me gratë e tyre të mbuluara e zbuluara edhe politikanët
anonim të arratisur e dalldisur pas posteve politike shqiptare, që nuk i njeh
as nëna e tyre, e ku më populli shqiptar. E marrin guximin, fjalën për ta
përshëndetur popullin shqiptar për “fitoret madhore” dhe “arritjet” e tyre
historike.
Ditën e Nesërme,
ende pa i hapur sytë si politkanë të arratisur dhe dalldisur shqiptar në Qeverinë
e “vëllazërim-bashkimit’, përsëri: e gëdhijnë veten në robërinë shekullore,
duke fajsuar turkun dhe “shkaun” për Liri. E, jo vetëveten si politikanë
shqiptar. Edhe, përsëri bien në gjumin politik dimëror - shekullor me këmbët
dhe trutë në legen.
Nëntorin e
ardhshëm Historik, përsëri të zgjohen nga gjumi në zgjedhjet e ardhshme lokale
dhe parlamentare. Dhe, një muaj me këngë e valle ta bëjnë “Shqipëri Etnike”.
Gjithë vitin Shqipëri të hajdutëve e partive politike shqiptare. Shkupin ta
“shpallin” Qytet Historik të Shqipërisë Etnike. Ditën e Nesërme, ta gëthijnë
veten mes bërlloku në “Bit-Pazar”, që i ka mbuluar këmbekokë me vite në Robëri.
Sot, falë
politikanëve tanë të arratisur dhe dalldisur me kokën para në Qeveri, e jo
mbrapa (me “analistë” me këmbët dhe trutë në legen), duke vrapuar me të katra
pas posteve politike dhe pasurive materiale personale, klanore e familjare, e
zgjidha Enigmën e t’im Ati: Bir,
ecë dy-tri hapa para! Dhe, kthe kokën mbrapa!...
Im Atë, siç duket
kishte qenë parashikues i madh i Ditës Nesërme Shqiptare. Kokë më kokë duke e
kaluar Natën e Madhe me Rilindasët e asaj kohe Shqiptare. Misionin arsimor të
Ministrit Arsimit Ernest Koliqi. Burrit, që asaj kohe i mbuloi me mësuesë
vullnetar të gjitha Trojet Etnike Shqiptare. Nuk e di ende, a e kam Unë si
pasardhës i tij shkrimtar atë dhunti Hyjnore? Vërtet, e kam vështirë si
shkrimtar. Dita e Sotshme, po na bind për atë Pasuri Historike Kombëtare. Falë
Rilindasëve Shqiptar. Sot, euforinë dalldisëse “patriotike” rreth festave
historike me kokën para, që nuk lanë pa e përdhosur asnjë festë historike,
simbole kombëtare: Skënderbeun, Flamurin kombëtar me Shqiponjën Dykrenare,
Alfabetin e Gjuhës Shqipe, plisin e bardhë… Dhe, së fundi edhe Besën Shqiptare.
Nuk e di, a u ka mbetur më politikanëve shqiptar të arratisur, sot pa e
përdhosur edhe ndonjë simbol kombëtar shqiptar?! Që, sot pa merita politike
duan ta përvetsojnë këto kalorës të arratisur politik shqiptar edhe Luftën me
armë e penë të Rilindasëve Shqiptar për ta mbajtur veten ende gjallë në skenën
politike?!
Politikanët e
sotshëm, të arratisur dhe dalldsisur pas posteve politike nateditë para
kamerave televizive, që i kanë përvetsuar si “fitore” të arriturat luftarake,
arsimore dhe kulturore të Rilindasëve Shqiptar, dhe dalin sot para syve të
popullit shqiptar me ferexhe të zeza dhe pa turp fare në mjetet e informacionit
dhe Facebook, që mjerisht janë me të dyja këmbët dhe trutë në legen. Kohë, kur:
Sot, shqiptarët kokën duhet ta kenë përpara dhe Trutë në kokë Rrugës malore,
dhiareve për në Baba Tomorr.
Herë pas here,
patjetër kokën ta kthejmë edhe mbrapa! Sytë, dhe Trurin. E, jo bythën: që, nuk
shikon pas shpine, as në Lëmë përpara Shtëpisë Publike!...