Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: ‘Polici’ spiun
E shtune, 18.09.2021, 05:44 PM
TORBESHI * KALLINJËVE MISËRIT
DHE “POLICI” - SPIUN
NGA KALOSH ÇELIKU
Edhe, pas përfundimit të shkollës mesme në Shkup
(1966-1970), studimeve dhe punës në Prishtinë (1970 -1979), pas shërbimit
ushtarak në Knin të Kroacisë (1980), kthehem në Shkup (1980 - 2021) në “?air”.Dhe,që
nga viti 2007 jetoj në lagjen “Serova”, në Shkup.Shtëpinë e Gruas besnike.Dihet,
me problemet e përditshme të kësaj lagje qytetare.Bërllok në rrugë.Prerjen
drurëve.Uzurpimin e parqeve të gjelbërimit.Fëmijë në rrugë. E, jo në familje. Dhe,
shkollë.Përkujdesjen e nënave të tyre dhe baballarëve.Shkollave.Shtetit të
“përbashkët”.
Vite më parë, përderisa isha në një Manifestim
kulturor në Prishtinë, ma dogjën për së dyti herë shtëpinë (2017), pas banesës
në “?air”(1993).
Krimineli, nuk u gjetë edhe sotekesaj dite.Kohën e fundit një “plolic” dhe
spiun me ditë, javë dhe muaj ditenatë më provokon përpara shtëpisë me sirenën e
makinës.
Një ditë, pasi e pash se e bënë me qëllim, i
thashë: Mos e bënë këtë veprim të panevojshëm! Jetojmë në këtë lagje me fëmijë,
gra dhe burra. Nuk, duhet ta prishësh qetësinë! Nuk ke ti faj, faj ka “Shteti i
përbashkët”.U përgjigjë: “ne te razbiram” (nuk të kuptoj). I shashë, pasi e
kuptova gjuhën e tij përshesh torbeshi, nuk ka problem. “Utre, çe me razbirash”
(nesër do më kuptosh).
1.
Shqiptar mysliman i asimiluar gjatë Perandorisë osmane dhe sistemit komunist
jugosllav…
Ditën tjetër, Torbeshi e përsëriti të njëjtin
provokim.E prita të ndalet, po ai as që e kishte mendjen.E maltertonte panevojë
lagjen.Nuk munda ta duroj, dhe dola jashtë në rrugë. I thashë: ti këtë e bënë
me qëllim. Jo, tha: “jas sum policiaec”(unë jam polic). Qesha.Dhe, iu përgjigja
në gjuhën e Torbeshit: Polici, duhet të mbajë rregulla dhe qetësi në vendbanime.
Dhe, nuk i lejohet ta prish vetë rehatinë e qytetarëve. Dikur, tha, edhe se: “Jas
sum spiun” (unë jam spiun).Përsëri, qesha: mos të të shoh më para Shtëpisë time
të ma prishësh rehatinë!
Po, atë ditë kuptova nga banorët e lagjes, se: ai
nuk ishte polic, po shitës i kallinjëve të vjedhur arave shqiptare, dhe pjekur
të misërit për t’i shitur në “Bit-Pazar”.Kutadi, Unë: Ndoshta, edhe është spiun…