Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Talebanët fetaro-partiak i kemi ende pas porte
E diele, 12.09.2021, 08:03 PM
TALEBANËT FETARO-PARTIAK
I KEMI ENDE PAS PORTE
NGA KALOSH
ÇELIKU
Moti kohë, përmes shkrimeve të mia publicistike
dhe librave artistik, ua kam bërë me dije lexuesëve të mi besnik, se: Talebanët
fetaro-partiak, janë nateditë në pusi pas porte! Fatkeqësisht, ende partizanë
partiak me këmbët dhe trutë e partive politike në Legen, duke i përdorur të
gjitha forcat luftarake ushtarake për të qëndruar gjithë jetën në pushtet. Ose,
për ta rrëmbyer me dhunë pushtetin, dhe ende janë pas porte.
Mes kësaj lufte kriminele politike për “Liri”,
dihet: Viktimë është populli shqiptar. Luftë partiake, e cila vazhdon me vite
dhe shekuj. Dhe, jo vetëm e partive politike, po e Popullit Shqiptar. Kalorësve
të arratisur me kërpesh përfyti me zile, dhe një torbë taxhi përqafe. Herë pas
here, duke na sulmuar edhe me helmime, plumba dhe zjarr edhe nëpër spitale.
Dhe, Sot: me gjithë këto parti politike
shqiptare dhe “maqedonase” me pushtet e pa pushtet: Talebanët, i fusin zjarrin
spitalit të Tetovës, rrëzë Sharrit Plak. Kryeqendrës Kulturore Shqiptare.
“Fitoren” e tyre në Avganistan ta festojnë në Tetovë (Maqedoninë e Veriut),
përmes zjarrit na e rrasin me dhunë edhe
në Trojet Etnike Shqiptare, rrëzë Sharrit Plak?! Edhe, atë: një natë para datës të terrorizmit
të sulmeeve me avionë të Dy kullave binjake në Amerikë?!
Unë, një aksion të tillë terrorist e kisha
pritur në Shkup. Po, ja talebanët e realizuan para syve tanë të partive
politke, në Tetovë. Nuk ka problem: Edhe pse, politika e partive politike e
“vëllazërim-bashkimit”, moti kohë ka dështuar këmbekrye në Ditën e Sotshme.
Shqiptarëve, u duhet një Gjak i Ri në politikën
e tyre partiake për Ditën e Nesërme!...