E merkure, 09.10.2024, 11:45 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Çuku

E diele, 26.09.2021, 07:40 PM


ÇUKU*

NGA KALOSH ÇELIKU

“Abazi” nuk ka problem me “vëllezërit” e Njerkës, por me bërllokun shqiptar pas Shtëpie, që vite me radhë i ngatërrohet nëpër këmbë dhe  i është ulur këmbëkryq te Pragu i Derës Madhe. Vit për vit u shkruajnë letra “dashurie” BE, NATO -s dhe ambasadave ndërkombëtare. Edhe, kush: “intelektualë” dhe “analistë” politik të arratisur dhe dalldisur nëpër parti politike.

Fajin e ka vetë si politikan, që zbriti nga mali. Shkaku, se: gjithë bërdhoqet e rrugëve, Dje komuniste, Sot neokomuniste e “muslimane” i strehoi në partinë e vet politike- “demokratike”. Edhe, nuk la njeri të ish partive komuniste e nekomuniste dhe “hoxhallarë” pa i marrë nën sjetulla. Qofshin, ato: si këshilltarë politik, deputetë e ministra në Qeveri.

Edhe, Sot ia hapi shtegun malor Partisë Neokomuniste, propozojë si kryeminstër “shqiptar”  Çukin?! “Bota sot”, shkruan: Formimi i shumicës parlamentare në IRJ të Maqedonisë, duket se po has paksa në vështirësi për shkak se, që nga dita e takimeve të presidentit në rezidencën e tij në Vodno me liderët e partive politike dhe me kumtesën ku tha se, do i jap mandatin atij që do më dëshmojë se ka shumicën parlamentare për formimin e qeverisë, asnjë lëvizje mes partive politike në drejtim të njëra - tjetrës.

Ndërkohë, që disa parti politike më të vogla shqiptare kanë thënë hapur, se: do mbështesin “Shpëtimtarin” e shqiptarëve për të formuar shumicën parlamentare dhe qeverinë nëse e pranojnë Platformën shqiptare, mirëpo deri më tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për dhënie të nënshkrimeve të deputetëve për Partinë Neokomuniste. Ndërkohë, që në të njejtën vijë është dhe Xhadia e cila sipas informacioneve, ka takime të nivelit më të ulët me Partinë Neokomuniste, por që publikisht deri më tani asnjë detaj pajtimi.

Në anën tjetër, Partia Neokomuniste e “Shpëtimtarit” po e mat pulsin e shqiptarëve. Sonte, në rrjetin social Facebook ka nisur një fushatë “revolucionare” në të cilën “promovon” kulltukun e kryeministrit ardhshëm duke dhënë shenja se është e gatshme që në krye të këtij posti të ulë një shqiptar, mirëpo nga rradhët e saja partiake. Ndoshta kjo do të jetë një trik i rradhës nga ajo vetëm për të “mashtruar” partitë shqiptare vetëm për t`i “afruar” ato pranë vetes. E nga kampanja që po shihet tashmë e sponzorizuar në Facebook, si kandidat potencial që mund të ulet në kolltukun e kryeministrit po shfaqet deputeti i Njerkës, Çuki.

Provokim i radhës për “Abazin” e Malit dhe Haxhi Alinë e Fushës, dhe popullin shqiptar. Dudumët e “vëllezërve” të Njerkës, në Kuvend u “shesin” Teori të Letërsisë, e jo politikë. Shkaku, se: ky  halldup “musliman”, që fatkeqësisht mbanë edhe emrin e Pajgamberit të fundit, është prodhim melez (hibrit) i “Abazit” dhe Xhadisë. Gjatë gjithë kohës përsa ka qenë kryeredaktor në Televizionin kombëtar, më parë ka promovuar përçarje të popullatës shqiptare dhe organizime festive fetare, sesa: aktivitete arsimore e kulturore shqiptare. Sojin unikat të të cilit “musliman” me ferexhe, jo vetëm në Shkup, por edhe në gjithë Shtetin e “përbashkët” pa emër, fatkeqësisht e kemi me qerre.

Mendimi im personal, po të isha kryetar i ndonjë Partie Politike Shqiptare (çelësin e “bombës” politike ta kisha në dorë, siç e ka “Abazi”, këtij debili politik do t’ia mundësoja postin e kryeministrit “shqiptar” në Qeverinë e “Shpëtimtarit” shqiptarëve. Propozimin politik të Partisë Neokomuniste do ta përqafoja si rrugë për “dalje” nga kriza politike. “Bombën” politike do t’ia lija në dorë t’i pëlciste mu si “komandantit” të tij partiak në mjetet e informacionit. “Shpëtimtarit” shqiptarëve, që ende pa e hudhur në “instikam” bombën e radhës “Monstra”, e pritën dhe e puthën shqiptarët në dyja faqet, në Kumanovë.

Populli e ka një thënje antologjikre: Atë, që do ta mbjellësh në Pranverë, edhe do ta korrësh në Vjeshtë si “bereqet” në hambarë për Dimër. “Abazi”, Sot po i korrë të mbjellurat e tij me argatë të arratisur fushave shqiptare. Punë tjetër është ajo, se: ç’farë ka hudhur me hebet krahut arave, në Pranverë?! Argatët e tij “besnik”, siç duket farën me hebet në krah e kanë mbjellë ugareve në tjetër arë, matanë Vardarit e Anadollit.

Prandaj, edhe te Pragu i Shtëpisë: Sot, po, na mbinë ferrat e gomarit...

*Pjellë e gomaricës



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora